ISIS-i përdor shërbimin inteligjent për të spastruar kundërshtarët

  • None
nga Ali Mamuri | Publikuar në Tet. 31, 2014, 1 a.m.

Shteti Islamik (IS) ndryshon nga grupet e tjera paraardhëse të ngjashme, pasi drejton një aparat të fuqishëm inteligjent, i cili ështëi fortë dhe ka përvojë të madhe nëçështjet e sigurisë të fituar nga zyrtarë të shërbimit sekret të regjimit të kaluar. Aparati i shërbimit sekret të ISIS-it kryen lloje të ndryshme operacionesh, të ngjashme me shërbimet e tjera sekrete nëpër botë. Një nga operacionet më të rëndësishme është monitorimi dhe identifikimi i kundërshtarëve të vet, që t’i eliminojë menjëherë në mënyrë që të shmang mundësinë që qeveria irakene, dhe palët e tjera lokale apo rajonale të infiltrojnë aparatin e vet të shërbimit sekret, apo që të pengojë daljen e një opozite ushtarake në territorin e vet.

Bazuar në operacionet e ISIS-it, lista e njerëzve që duhen eliminuar përfshin sheikë fisesh që kanë bashkëpunuar më parë me qeverinë, anëtarë të lëvizje “Zgjimi” që kanë marrë pjesë në luftime kundër ISIS-it në të kaluarën, klerikë të cilët i kundërvihen ekstremizmit të ISIS-it dhe kushdo që dyshohet se i jep palës qeveritare apo grupeve të tjera bashkëpunëtoreinformata që kanë të bëjnë me sigurinë.

Politika e eliminimit të kundërshtarëve sapo marrin një zonë të gjërë, konsiderohet një metodë e krijuar nga ISIS-i, e cila u adoptua kur evuloi në Irak pas pushtimit të vitit 2003. Përveç arsyeve të sigurisë, kjo teknikë bazohet edhe në ideologjinë ekstremiste të ISIS-it, e cila ka për qëllim spastrimin e vendit nga çdo palë kundërshtare, në mënyrë që të krijojë një komunitet pa diferenca fetare apo politike.

Fushata tokësore kundër ISIS-it është rritur që kur u formua aleancë ndërkombëtare që filloi sulmet ajrore në zonat e ISIS-it, duke çuar në eliminimin e grupit nga rajonet që i kishte më parë. Përveç kësaj, filluan të kryhen vrasje kundër drejtuesve të ISIS-it në Mosul dhe rajone të tjera të Irakut, të cilat e shtynë grupin të forcojë më shumë sigurinë e tij dhe të eliminojë një numër të madh të dyshuarish.

U vunë në shënjestër një numër i madh i drejtuesve të ISIS-it, përfshirë Ebu Enes el-Kurdin, një zyrtar i krahut ushtarak në Mosul, i cili u vra gjatë një bombardimi ajror më 29 shtator. Një burim në Mosul tha për Al-Monitor se ISIS-i ka rritur sigurinë pas sulmit, duke kufizuar shfaqjen e drejtuesve kryesorë në publik si dhe duke arrestuar njerëz që dyshohet se i japin informata gazetave apo palëve të jashtme.

Al-Monitor ka intervistuar një aktivist në terren në qytetin Hitit, dy ditë pasi ra në duart e ISIS-it më 13 tetor, pas një përparimi domethënës nëprovincen e Anbarit, që përfshin shumë prej qyteteve të tij. Burimi tha se disa banorë ishin anëtarë të ISIS-it pa dijeninë e fqinjëve të tyre. Pasi ISIS-i mori kontrollin, militantët eliminuan të gjithë ata që nxisnin njerëzit kundër ISIS-it, apo punonin me ushtrinë dhe fiset kundërshtare. Njerëzit eliminohen duke u bazuar në informacionet e dhëna nga banorët që janë anëtarë të ISIS-it.

Burimi tha se numri i viktimave është i lartë dhe denimet janë jashtëzakonisht mizore. Disa aktivistë, të cilët kritikuan masat arbitrare dhe ekstremiste të ISIS-it u vranë në qytet. Kushdo që kundërshton masat fetare ekstreme të grupit, si vënia e hixhabit për femrat, bëhet objekt ndërshkimi. ISIS-i ngre flamurin e tij mbi shtëpitë e viktimave që t’i bëjë shembull, në mënyrë që të tjerët ta dinë se dikush është ndërshkuar. Grupi kryen ekzekutime në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë edhe të burgosit e kapur gjatë betejave.

Terrori që mbizotëron në Mosul ka bërë që një numër i madh banorësh të largohen e të gjejnë strehim në rajonet perëndimore të dominuara nga shiitët.Al-Monitor ka qënë dëshmitar i rradhëve të gjatë të refugjatëve në hyrje të qytetit të Kerbelasë, që prisnin kontrollet e sigurisë për t’u futur në qytet. Këto procedura mund të zgjasin me ditë për shkak të numrit të madh të refugjatëve dhe mungesës së objekteve për t’i strehuar ata.

ISIS-i reagon fuqishëm ndaj kundërshtarëve të vet, nga frika e forcimit të një opozite nga entiteti Suni, si në vitin 2008 pas krijimit të lëvizjes “Zgjimi,” ku Shteti Islamik i Irakut humbi tokat e tij për shkak të dëmtimeve nga bombardimet e lëvizjes. ISIS-i është i vetëdijshëm se do të përbënte një kërcënim domethënës dalja e një opozite ushtarake sunite që e lufton atë brenda tokave që kontrollon.

ISIS-i ka bërë ndarje të mëdha fetare në rajonet që kontrollon, duke zhvendosur të gjithë elementët jo suni, si shiitët dhe minoritet e tjera fetare, që t’i jap fund marrëdhënieve shoqërore mes fiseve dhe elementëve irakenë. Qëllimi i kësaj është që të eliminojë mundësinë e daljes së një force Sunite që dëshiron të bashkëpunojë me shiitët për të luftuar ISIS-in. Nga ana tjetër, politika e terrorit ka bërë që kundërshtarët të largohen nga rajonet e kontrolluara nga ISIS-i, ose të paktën të rrinë në heshtje duke mos i kritikuar veprimet e tij.

Nuk ka gjasa që një force Sunite efektive të ngrihet kundër ISIS-it, për shkak të humbjes së komunikimit mes liderëve politik suni dhe popullatës. Nuk ka asnjë masë vendimtare kundër grupit. Ndërsa qeveria irakene është e paaftë të ndryshojë ekuacioni ushtarak në rajonet Sunite. Prandaj, pritet që ISIS-i të qëndrojë për një kohë të gjatë në rajonet sunite.




Burimi : Al Monitor

Ali Mamuri

Ali Mamouri është një studiues dhe shkrimtar i cili është i specializuar në fe. Ai ...