Pse Amerika i frikësohet aftësive ushtarake të Iranit?
Irani njoftoi testin e tij të parë të drejtëpërdrejtë të sistemit të mbrojtjes ajrore, Bavar 373, për të cilin thuhet se është i ngjashëm, ose një alternativë e sistemit rus S300. Ky lajm u shfaq dy javë më parë, por nuk pati një mbulim mediatik të duhur. Megjithatë, specialistët dhe palët e interesit e lexuan me interes të madh.
Mediat iraniane shfaqën foton e parë të njërës prej raketave Bavar, e cila ngjan shumë me raketat e përdorura nga sistemi S300. Ky test paraqet fillimin e kompletimit të fazës së fundit të sistemit iranian të mbrojtjes ajtore, i cili përbëhet nga disa sisteme me linja të shumta. Disa janë forma të reja të armëve të vjetra amerikane, ndërsa disa të tjera janë klonime të radarëve dhe raketave të huaja, e disa të tjera janë kombinim i të dyjave.
Është shumë e vështirë të vlerësosh fuqinë ushtarake të Iranit. Shumë nga projektet e tij janë sekrete dhe bëhen të ditura vetëm pasi janë përfunduar. Gjithashtu, edhe propaganda e ministrisë së mbrojtjes ua shton akoma më shumë misterin. Disa kërkime dhe modele eksperimentale janë ekspozuar sikur të ishin në fazën prodhuese. Përzierja e arritjeve aktuale me propagandë bëhet me qëllim dizinformimi. Shpesh, shtypi iranian keqinterpreton deklaratat ushtarake. Dhe media, në përgjithësi, është e njohur për injorancën e saj në çështjet ushtarake dhe mbulimin e papërshtatshëm të këtyre çështjeve, duke shtuar më shumë përshtjellim.
Ajo që ne dimë është se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke planifikuar seriozisht një luftë kundër Iranit, apo të paktën, një fushatë ajrore për të goditur programin bërthamor iranian dhe objektivat e tjera ushtarake që nga pushtimi amerikan i Irakut. Një nga korporatat më të mëdha të energjisë në botë, ka marrë raporte nga shërbimi sekret rus në vitin 2006, duke konfirmuar se lufta do të zhvillohet në muajt e ardhshëm. Çfarë e ka shtyrë këtë luftë për gjithë këto vite, duke e bërë këtë një skenar të padëshirueshëm për ushtrinë amerikane, pavarësisht kundërshtimeve të Izraelit.
Kushtet e lojës
Nëse qëllimi është krahasimi i aftësive ushtarake të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, përgjigjia do të ishte e lehtë dhe e qartë. Nuk ka krahasim mes burimeve dhe aftësive të të dy vendeve, qoftë në termat e buxhetit, nivelit teknologjik, përgatitjes apo pajisjeve. Shumica e tankeve iranianë janë të vjetër, më të vjetër se Revolucioni Iranian. E njëjta gjë vlen e dhe për forcat ajrore. Marrëveshja e fundit ushtarake serioze që Irani ka firmosur me një vend tjetër për të modernizuar ushtrinë e tij ka qënë në fillimet e viteve ’90, kur bleu disa tanke T-72 dhe avionë MiG-29 nga Rusia, plus dy nëndetëse. Këto janë armët “më të reja” të importuara të arsenalit të vjetër iranian.
Ballafaqimi me Iranin nuk ka të bëjë me një luftë të drejtëpërdrejtë përgjatë kufijve të të dy vendeve. Në fakt, protagonistët duhet të dërgojnë trupat e tyre në një zonë mijëra kilometra larg tokës amerikane, të vendosura në një distancë ajrore nga Irani, për të siguruar rrugë të sigurta për furnizimin ajror dhe për të marrë kontrollin e një liqeni të madh – Gjirin Persik - gjerësia e të cilit në shumë vende është më pak se 200 kilometra, ndërsa thellësia më pak se 50 metra. Duke përfituar nga rrethanat e luftës Irak-Iran, marina amerikane hyri në Gjirin Persik në vitet 1980, duke vendosur ndikimin e saj me forcë pas një sërë përleshjesh që u kthyen në një luftë të shpejtë kundër marinës iraniane, të cilën forcat amerikane e fituan shumë lehtë (Operation Praying Mantis). Iraku nga ana e tij nuk ishte i kënaqur me këtë zgjerim të Shteteve të Bashkuara, edhe pse ishte kundër armikut të tij. Në vitin 1987, një vion reaktiv iraken goditi fregatën amerikane USS Stark me një raketa franceze Exocet, duke vrarë mbi 35 amerikanë.
Qeveria irakene tha se sulmi ishte një gabim, por shumë analistë besuan se raketa ishte një mesazh iraken që kishte për qëllim të shkurajonte Shtetet e Bashkuara për të mos patur një prani ushtarake në këtë zonë strategjike, sidomos pasi pati pretendime se piloti nuk ishte dnëshkuar, por ishte shpërblyer pas “incidentit.” ( në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara e detyruan Irakun të hapte një fond prej 400 milion dollarësh amerikanë si kompensim për viktimat e USS Stark dhe për të burgosurit amerikan të luftës nga pushtimi amerikan i Irakut.) gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, prania ushtarake amerikane u kthye në një prani me baza të përhershme dhe në një strukturë mbështetëse pas nënshkrimit të marrëveshjes për “mbrojtje” gjysmë-koloniale nga të gjitha vendet në bregun perëndimor të Gjirit [Persik].
Në këtë kuptim, ka një ngjashmëri midis Iranit dhe Kinës. Të dyja vendet janë të fokusuara te një qëllim ushtarak, domethënë, ballafaqimin me një sulm të Perëndimit, i mbështetur nga aleatët rajonalë, duke e parandaluar që të marrë kontrollin e plotë të zonës detare që rrethon vendet, duke e bllokuar dhe gditur atë.
Ndryshimi është se Kina pret një ballafaqim të dhunshëm, por të kufizuar në Detin e Kinës Jugore në kuadër të konkurimit për influencë. Kina e di se një përplasje tillë nuk do të çojë në një pushtim të tokës kineze, apo në ndonjë sulm për të rrëzuar regjimin dhe për të shkatërruar ekonominë e saj, duke marrë pasur parasysh fuqinë bërthamore që ka Kina, por që Irani nuk e ka akoma. Pikërisht ky është skenari që SHBA-të dëshirojnë të shmangin. Nëse kushtet e ballafaqimit do të kishin qënë ndryshe dhe nëse Gjiri nuk do të ishte një teatër kërcënues luftë, shumica e sistemit iranian të armëve do të përbënte një kërcënim për forcat amerikane. Irani, për shembull, është përqendruar në importimin e raketave anti-anije nga Kina (C-801 dhe C-802), në zhvillimin e tyre dhe në ndërtimin e modeleve të reja me një sistem drejtimi, rrezja e të cilave i kalon 200 kilometra.
Kjo nuk do të kishte shumë rëndësi nëse ballafaqimi do të bëhej në detë të hapur ku aeroplanmbajtëset dhe bombarduesit që i shoqërojnë, krijojnë një zonë të ndaluar që shtrihen për më shumë se 400 kilometra në të gjitha drejtimet, duke mos lejuar asnjë anije apo avion të kalojë përmes. Megjithatë, në Gjirin [Persik] situata është ndryshe. Distanca mes tokës iraniane dhe bazës së flotës së Pestë në Bahrein është më pak se 190 kilometra. Kjo do të thotë se çdo anije amerikane në Gji është brenda rrezes së zjarrit të raketave, të qëlluar nga skafet dhe avionët, bashkë me një numër platformash tokësore të vendosura përgjatë pjesës lindore të bregut të Gjirit.
Në këtë kuptim, nëndetëset e vogla – shumë prej të cilave janë prodhuar në Iran – nuk kanë vlerë në ujërat ndërkombëtare, ku nëndetëset amerikane dhe aeroplanët bredhin më “skuadra gjuetarësh” për të mposhtur këtë lloj kërcënimi. Por, si një minierë detare, ato bëhen një armë e rrezikshme në Gjirin e cekët plot me objektiva, ku hidrolokatori (sonari) nuk punon në mënyrë të efektshme. Përveç kësaj, nëndetëset e mëdha amerikane nuk mund të operojnë apo të zhyten në pjesën më të madhe të Gjirit [Persik].
I njëjti skenar vlen edhe për arsenalin e raketave iraniane dhe bazat amerikane në vendet fqinje. Disa iranianë thonë se saktësia e e raketës Fateh-110, të cilat Irani i ka prodhuar para tre bresazh e që quhet “Raketa e Libanit” në mesin e iranianëve, sepse rrezja dhe karakteriztikat e saj përshtaten me terrenin libanez sikur të ishte projektuar për të. Por Fateh gjithashtu përbën një kërcënim për bazat amerikane në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite (përveç sigurisë së objekteve të naftës dhe porteve për eksportimin e naftës në afërsi të këtyre bazave). Përveç Fateh-ut, Irani ka një numër të madh raketash Shagab-2 dhe Shahab-3 pas vitesh të tëra prodhimi, të cilat mund të përdoren në shumë ballafaqime për të prishur sistemin raketor mbrojtës, qoftë në Gjirin Persik apo në Afganistan.
Lufta pa kufi
Ka dy faktorë kryesorë që përmbledhin arsyet e ngurrimit të SHBA-ve për t’u angazhuar në një aventurë ushtarake kundër Iranit. E para, vështirësia e kufizimit të luftës dhe mbajtjes së saj brenda kufinjve të dëshiruar nag Shtetet e Bashkuara. E dyta, sepse lufta kundër Iranit rrezikon të jetë ballafaqimi i parë që ushtria amerikane kryen në kushtet e “luftës moderne,” ku ushtria e kundërshtarit nuk i përket shekullit të kaluar, por që e njeh mirë forcën e amerikanëve e që ka pargatitur mjete teknike për ta neutralizuar. Me fjalë të tjera, lufta kundër Iranit nuk do të jetë një shëtitje në park apo një mundësi për të treguar superioritetin teknologjik. Ushtria amerikane e din se do të hyjë në një zonë ku sistemi GPS do të bllokohet dhe dronët mund të mos jenë të aftë të kontaktojnë me bazat e tyre me anë të satelitëve. Në fakt, SHBA-të mund të privohen nga hapësira dhe zbulimi elektronik, të cilat janë shtylla baza e doktrinës së tanishme të luftës amerikane. Për shembull, është e pamundur të përdoret armatim me rreze të gjatë në mungesë të sistemit GPS. Alternativa e vetme është të drejtohen me anë të lazerave dhe kamerave, të cilat kërkojnë që dronët të jenë afër objektivave të tyre, duke qënë kështu brenda rrezës së hapsirës ajtore të mbrojtur nga armiku.
Këto frikëra nuk janë ekzagjerime apo thjeshtë supozime. Të gjitha janë të bazuara në eksperienca dhe në aftësitë e dëshmuara në fushën e betejës. Për shembull, gjatë muajve kur Irani u tregua i aftë të kontrollonte një avion spiun amerikan “të padukshëm,” duke e rrëzuar vitin e kaluar, amerikanët u habiten kur iranianët “verbuan” një satelit spiun që po kalonte mbi Iran me anë të një lazeri, i cili me shumë të ngjarë goditi lentet e saj. Mesimi nga dy incidentet është se Irani zotëron radarë dhe mjete zbulimi që lejojnë të gjurmojnë dronë të padukshëm dhe satelite në orbitë të ulët. Për planifikuesit e luftës ky përbën një shqetësim të madh. Bombarduesi amerikan B-2, që pritet të çojë përpara çdo fushatë ajrore, është i ngadaltë, i paaftë të manovrojë dhe varet pothuajse tërësisht në teknologjinë padukshmërisë nga radarët për të depërtuar në një zonë ajrore armike e për të bombarduar mbrojtjen e tij ajrore. Kur Irani tregoi aftësinë e tij për të pushtuar teknologjinë e padukshmërisë nga radarët, bombarduesit më të shtrenjtë në botë – dhe SHBA-të kanë më pak se 20 versione të tyre – bëhen nga shënjestër e lehtë për mbrojtjen ajrore.
Amerika është mësuar me ushtritë e botës së tretë që kërcënojnë, por që kanë një strukturë të brishtë, me plot propagandë e pa asnjë efektivitet ushtarak. Megjithatë, përformanca e milicive të mbështetura nga Irani në Liban, Gaza dhe Irak, përbëjnë një dallim mes propagandës dhe realitetit dhe janë një shembull i pamohueshëm i nivelit të luftimit me të cilën do të përballet çdo fuqi pushtuese. Kur anija e marinës izraelite Hanit i godit në vitin 2006 me nëj raketë të prodhuar nga Irani, shumë ekspertë thonë, se lufta kundër Iranit u shty për shumë vite. Arabët ishin të parët që futën raketat anti-anije në historinë e ushtrisë kur dy anije egjiptiane me raketa arriten t’i godasin bombarduesin izraelit Eilat me raketa te vjetra ruse Styx në muajin tetor të vitit 1967. Goditja e Eilat përuroi një epokë të re në luftën detare në botë. Ekpertët e kuptuan se këto raketa të reja i japin mundësinë një anijeje të vogël që të shkatërrojë një anije më të madhe. Megjithatë, arabët nuk qenë në gjendje ta përsërisnin këtë akt heroik për më shumë se 40 vite, deri në vitin 2006. E njëjta gjën vlen edhe për IED që tmerruan trupat amerikane në Irak, taktikat që dobësuan izraelitët në Liban dhe Gaza dhe përformanca e forcave të trajnuara nga Irani në Siri.
Së fundit, kushtet e ballafaqimit e pengojnë Amerikën që të planifikojë një goditje të kufizuar apo të përmbajtyr që do ta bëntë Iranin të paaftë të kundërpërgjigjej. Siç shkruajti dhe Seymour Hersh-i në një raport rreth kësaj çështjeje vite më parë, zyrtarët ushtarakë amerikanë zbuluan se kufizimi i luftës kundër Iranit, siç ndodhi në Iran në vitit 1991, është e pamundur. Nuk është e mundur të goditen impiantët bërthamore të Iranit pa siguruar bazat amerikane në rajon. Kjo kërkon që të goditen platformat raketore iraniane, por kjo nuk mund të bëhen ndërsa Gjiri është i mbushum me raketa anti-anije. Për këtë arsye, pak nga pak, objektivat e fushatës amerikane filluan të zgjerohen, duke përfshirë pushtimin e brigjeve iraniane dhe shkatërrimin e një numri të madh ndërtesash ushtarake në të gjithë vendin. Fushata e shpejtë ajrore u kthye në një plan lufte gjithpërfshirës me qindra e mijëra objektiva. Gjerenalët amerikanë shuan aq larg sa menduan seriozisht që të përdornin bomba bërthamore taktike për të shuar mbrojtjen iraniane, sipas burimeve të Hersh-it.
Prandj, lufta kundër Iranit u bë një propozim i rrezikshëm. Disa kërkues amerikanë, sidomos ata të afërt me Izraelin, u përpoqën të nxisin qeverinë amerikane që të godiste Iranin, duke këmbëngulur se mbrojtja ajrore nuk do të përbente një kërcënim për flotën superiore të Amerikës. Por, asnjë vend në botë nuk do të shkonte në luftë nëse kostoja e një gabimi apo gjykimi të gabuar do të ishte fundosja e një aeroplanmbajtëse apo shkatërrimi i një baze me mijëra trupa amerikane. Synimet e mëdha çojnë në ngurrim. Shtyrja e luftës ndaj Iranit e bëri këtë më të vështirë e më të ndërlikuar. Goditja e Iranit në vitin 2004 ishte më e lehtë se në vitin 2007. Dhe lufta kundër Iranit në vitin 2007 është e pakrahasueshme me një luftë që mund të bëhet sot, sepse Irani ka zhvilluar aftësi dhe armë të reja. Linja e tij prodhuese ka punuar me vite për të prodhuar dhe akumuluar raketa, efektiviteti dhe saktësia e të cilave është rritur çdo vit. (Në vitet e fundit, iranianët filluan të zëvendësonin mbushjet e vjetra ushtarake të Shahab-3 me mbushje të reja më efektive dhe më të sakta). Kjo ishte arsyeja pse izraelitët po i nxisnin amerikanët që të godisnin Iranin duke argumentuar se shtyrja e ballafaqimit do ta bënte atë me të vështirë e më të ndërlikuar, deri sa të bëhej krejtësisht e pamundur. İranianët filluan të shfaqin raketat që po projektonin, të cilat, si ato më përpara, do të fusin një element të ri që do të ndryshojë krejtësisht ekuacionin sapo ato të futen në punë.
Një shembull i përgatitjes iraniane: zbulimi i aeroplanëve të fshehtë
Vendet e botës së tretë mund të blejnë teknologjinë më të mirë të prodhuar nga Perëndimi apo Rusia e kjo nuk do të ishte problem për Amerikën, pasi bëhet fjalë për radarë më pak efektivë të prodhuar nga vetë vendi më aftësitë e veta. Karakteristika dhe specifikat e të gjitha sistemeve të eksportuar janë të njohura dhe mjetet elektronike në bordin e aeroplanëve janë të programuar të monitorojnë valët e radarëve të armiqve, t’i imitojnë dhe bollokojnë ato. Ajo që e frikëson një ushtri pushtuese janë gjërat që nuk i pret, radarët që nuk i njeh dhe metodat mbrojtëse për të cilat nuk është i përgatitur. Në luftën moderne, një bateri e mbrojtjes ajtore, kur punon ashtu siç duhet, mund të rrëzojë një skuadër të tërë me avionë brenda disa minutash. Shfaqjet e ushtrisë iraniane gjithmonë luajnë me idenë e frikës nga e panjohura dhe shfaqin sisteme të ndryshme, edhe kur ato kryejnë të njëjtën punë.
Padukshmëria e teknologjisë është një shembull i qartë i investimeve ushtarake në Iran. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të aftë që me anët të luftrave të shumta të shndërrojnë avionët luftarëkë të fshehtë në një avantazh teknologjik të madh. Avioni F-117 (prototipi i avionit të fshehtë) goditi radarët irakenë gjatë sulmeve që nisën Luftën e Dytë të Gjirit. I njëjtit aeroplanë, përveç bombarduesit B-2, kanë luajtur një rol qëndror në fushatat në Jugosllavi dhe në Irak në vitin 2003. Nga ana tjetër, janë zhvilluar disa metoda teknologjike për të kompensuar avantazhin e padukshmërisë. Irani i ka përqëndruar kërkimet dhe prodhimin e tij në këto fusha specifike.
Metoda e parë ka të bëjë me tipin e radarit. Rusët shumë shpejt zbuluan se avionët e fshehtë janë projektuar që t’i shpëtojnë një lloj radari specifik. Domethënë radavëve me frekuencë të lartë (banda X) që përdorën për të zbuluar avionët armiq dhe raketat. Kjo frekuencë prodhon një valë të shkurtër, me gjërësi disa centimetra, i cili është idela për të kapur shënjestra me saktësi.
Kështu, rusët filluan të ndërtojnë me teknololigjë e valës së gjatë (banda K, Banda L dhe në HF, e cila është një valë metrike. Dmth, gjerësia e saj e kalon një metër), të cilën e kanë përdorur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, pengesa është se ka mungesë saktësie dhe nuk mund të përdoret për drejtim (sa më e gjërë vala, aq më e shpërndarë është në distanca të gjata, duke i dhënë koordinata e pasakta në lidhje me objektivin). Avantazhi i valës së gjërë është madhësia e saj e bën projektimin e avionit të fshehtë të padobishmë. Sipërfaqja e avionëve është projektuar për të shpërndarë, shmangur dhe absorbuar valët e vogla, por nuk mund të parandalojnë një rreze të gjërë që të kthehet të burimi dhe të zbulojë objektivin.
Kur avioni F-117 u rrëzua mbi Jugosllavi, shumë ekspertë thanë se kjo i detyrohet përdorimit nga ana e jugosllavëve të radarëve të vjetër rus (banda L, një vale decimetrike) në Sistemin Sam-3, i cili rrëzi avionin. Pas luftës në Jugosllavi, rusët bënë një hap përpara në zhvillimin ë një gjenerate të re të radarëve metrikë, saktësia e të cilëve është e krahasueshme me radarët e frekuencave të larta. Sistemi u integrua në çdo bateri S-300 në Rusi. Irani ka shfaqur për vite të tëra tipe të ndryshme radarësh me valë të gjërë. Më të famshmit janë Matla-ul-Faxhr-1 dhe Matla-ul-Faxhr-2. Ky i fundit i ngjan radarit rus Nebo që konsiderohet si një zbulues i padukshmërisë në bateritë S-400.
Gjeneralët iranianë pretendojnë se këta radarë janë kudo dhe kanë mbuluar tërësisht hapsirën ajrore iraniane.
Metoda e dytë e përdorur për të kompensuar teknologjinë e padukshmërisë kërkon përdorimin e pajisjeve vizuale në vend të radarëve. Me zhvillimin e kamerave termale moderne, pilotët zbuluan se këto mund të jenë një alternativë e shkëlqyer për të zëvendësuar radarët në shumë raste. Ato janë një mjet i rëndësishëm monitorimi (armiku nuk e di se po i ndjek). Rusët e dinin që nga vitet 1980 se kamerat moderne janë të afta ta monitorojnë bombarduesit amerikanë nga një distancë e gjatë mbi 90 kilometra pa pasur nevojë të përdorin radar, sidomos në lartësi të mëdha ku ka një ndryshim të madh të temperatures së avionit dhe atmosferës së ftohtë përreth. Asnjë vend tjetër në botë nuk mbështet sistemet vizuale siç bën Irani. I ka integruar ato në të gjitha llojet e sistemeve mbrojtësë, e njëkohësisht zhvillon sisteme të reja të afta për zbulimin e objektivave, raketave të drejtuara dhe mitralzëve të rendë. Kjo është një tjetër shpikje iraniane, pasi establishmenti i mbrojtjes vuri re se artileria anti-ajrore, e konsideruar nga shumë si modë e vjetër, mund të bëhet shumë efektive nëse lidhjet me radarë modernë dhe përdoret nga një grup që përdorin programet kompiuterike që mund të drejtojnë një valë zjarri, duke e formuar saktësisht atë, duke krijuar kështu një mur apo një formë katrore në qiell përreth objektivit. Këto medota janë ideale për të rrëzuar raketa dhe avionë zbulimi, apo për të mbrojtur zona të ndjeshme.
Përfundim
Irani ka ndërtuar kapacitetet e tij parandaluese duke shmangur konkurrencen me SHBA-të në terrenin e saj. E dinte që herët se kurrë nuk do të ishte në gjëndje të konkuronte me një fuqi perëndimore në qiell apo në det. Nga këtu doli teknologjia e luftës asimetrike, duke u munduar të shfrytëzojnë mangësitë ekzistuese dhe të godisin armikun me mjete jokonvencionale, si raketa për shembull. Për vite më rradhe, Amerika ishte e zënë duke zhvilluar mjete mbrojtëse për t’u mbrojtur nga raketat e rusëve, kinezëve, koreanoveriorëve dhe iranianëve. Por, një raport i publikuar kohët e fundit në revistën Eçonomist shpjegon vështirësite e kësaj. Amerika nuk ndalen dot se folur rreth programit raketor mbrojtës, por disa njerëz e din se një program i cili kushton më shumë se 40 miliard dollarë amerikanë ka dështuar në të pesta testet zbuluese të kryera që nga viti 2008. Economist thotë se rreth 100 miliard dollarë amerikanë janë shpenzuar në dekadën e fundit në programe të ngjashme, të cilat as nuk i afrohen afër neutralizimit të kërcënimit raketor. Përkundrazi, mund të ketë treguar se qëllimi është i pamundur. Dhe ky në fakt, është përfundimi që kanë dalë shumë gjeneralë amerikanë që kanë punuar në këtë fushë. Problemi nuk është i kufizuar te vështirësite teknike – në përpjekej për të kapur një mbushje apo mbushje të shumta me madhësinë e një dollapi lundrues në hapsirë në një distancë prej 8 mach apo më shumë – por gjithashtu ka të bëjë me atë se sa e lehtë është të mashtrohesh me sisteme mbrojtjeje komplekse,me metoda te thjeshta. Sot, raketat ruse janë të projektuara të lëshojnë dhjetra objektiva të rreme kur koka ndahet nga raketa në hapsirë, të gjitha të ngjashme në madhësi dhe lëvizin me të njëjtën shpejtësi, në mënyrë që ta bëjë pothuajse të pamundur dallimin mes tyre. ndërkohë që Amerika zhvillon zbulues të rinj, Rusia lëshon kundërmasa që e bëjnë efektin e tyre të padobishëm.
Ky diskutim ushtarak dhe teknik përbën bazën e zhvillimit të marrëdhënieve të Iranit me Perëndimin dhe përcaktn, në një masë të madhe, dinamizmin e ballafaqimit, saksionet, dialogun, marrëveshjet dhe garimin. Kushdo që është i pavëmendshëm ndaj këtij sfondi bëhet një pre e lehtë e terorive koknspirative të thjeshta dhe narrativave rreth “lojës” që iranianët dhe amerikanët po luajnë pas perdeve, ndërkohë që në publik pretendojnë se janë armiq. Qëllimi është që ne t’i mashtrojmë arabët.
Duke marrë parasysh madhësinë e ekonomisë amerikane dhe aftësitë e saj teknologjike, asnjë vend në botë nuk mund ta frikësojë Amerikën me ushtrinë e vet, apo me flota detare e ajrore te stilit amerikan. Ajo që e frikëson Amerikën janë ushtritë me eskperiencë dhe një doktrinë luftarake të tyren, të aftë të përfitojnë nga avantazhet e faktorëve lokal dhe gjeografikë, si dhe të projektojnë stilin e tyre të luftimit jashtë kutisë tradicionale perëndimore. Në këtë kontekst, ne mund të mësojmë shumë nga ekperienca e Iranit.