Klerikët luajnë një rol të rëndësishëm në konfliktet sektare në Irak
Ligjëratat fetare zënë një vend të rëndësishëm në krizën fetare dhe shoqërore që po kalon Iraku, një vend i karakterizuar nga një shumëllojshmëri identitetesh fetare. Këto ligjërata kanë një rol të dyfisht e cila varet edhe nga natyra e predikuesit. Disa prej tyre e ngrejnë në piedistal rëndësinë e krizës sektare disa të tjerë e shuajnë atë. Disa figura fetare irakene përdorin retorikën e tolerancës dhe pajtueshmërisë në fjalimet e tyre që mbajnë me raste eventesh fetare ndërsa disa të tjerë në mënyrë të vazhdueshme nxisin për urrejtje dhe dhunë. Këto dy praktika janë të dukshme edhe në dy mazhoritetet fetare: atë sunnite dhe atë shiite.
Në anën shiite, Ali al-Sistani përfaqëson ato që janë të moderuar dhe tolerant kundrejtë feve dhe sekteve të tjera në Irak. Kjo është e dukshme në opinionet personale dhe qëndrimet që ai mban si dhe deklaratat që mbajnë përfaqësuesit e tij. Është vën re gjithashtu se edhe figura të tjera fetare shiite përpiqen për të ndrequr hendekun që ekziston midis tyre dhe sunnitëve. Kjo është realizuar nëpërmjet sesioneve dialoguese apo institucioneve sidomos nga Fondacioni Imam al-Khoei i cili bashkëpunon më së shumti me figurat sunnite dhe me jomuslimanë për të përhapur ide dhe për të promovuar tolerancën fetare midis feve dhe sekteve të ndryshme. Gjithashtu ky fondacion ka kontribuar në krijimin e Këshillit iraken për Djalog Ndërfetar.
Nga ana tjetër kemi dy figura shiite që nxisin për konflikt sektar. Kategoria e parë përbëhet nga klerikët që krijuan dhe udhëhoqën militant që përdorin dhunë kundrejt besimtarëve të sekteve të tjera. Ndërsa grupi tjetër nga predikues e liderë që përdorin eventet fetare për të nxitur urrejtje dhe armiqësi ndaj sekteve të tjera, sidomos ndaj sunnitëve.
Edhe në anën sunnite ekziston një linjë e moderuar e përfaqësuar nga Sheikh Abdul Malik al-Saadi figura më e përhapur në mesin e muslimanëve sunni sidomos në krahinën e Anbar-it. Saadi është i mirënjohur për fjalimet e tij nacionaliste kundër dhunës sektare. Është shndërruar në shënjestrën kryesore të kritikave nga ana e sunnitëve ekstremist të cilët e quajnë mospërfillës pasi në deklaratat e tij është shprehur se nuk ka dallim midis shiitëve dhe sunnitëve dhe se të gjithë irakenë janë të barabartë në atdheun e tyre. Kundërpërgjigja e qeverisë irakene ndaj propozimit te Saadit për të zgjidhur krizën ndërmjet qeverisë dhe palës sunnite ka bërë që të dobësohet pozita e tij dhe të forcohet ajo e lidërve të “linjës së ashpër”. Ekziston një numër i madh predikuesish ekstremist nga të dyja palët në Irak por edhe jashtëvendit të cilët qartazi po promovojnë dhunë kundrejt sekteve të tjera sidomos nga ana shiitëve sicc janë dhe të ashtuquajturit “rafidah” (të dalurit). Qëllimi i tyre është që të kthejnë konfliktin politik në një konflikt sektar vetëm midis shiitëve dhe sunnitëve.
Ndarja midis këtyre figurave fetare në Irak është një nga shkaqet kryesore të keqkuptimeve dhe të përkeqsimit të marrdhënieve midis sekteve. Shumë shiitë ndihen të acaruar dhe shprehin mllef ndaj hoxhallarëve sunni përshkak se ato nuk kanë dënuar dhunën dhe bombardimet që kanë ndodhur në vendet me shumicë shiite sikur ato të ishin aq të zën me punët e tyre sa mos të kishin kohë për kaq gjë. Nga ana tjetër sunnitët ankohen për mungesën e mbështetjes që kanë treguar shiitët karshi kërkesave të tyre për pajtim. Pjesa më e madhe e kësaj kritike duket se buron nga mungesa e komunikimit mes dy palëve. Vlen të përmendet se Sistani mbështet kërkesat e sunnitëve, dhe i ka kërkuar qeverisë për pak mbështetje në përmisimin e marrdhënieve të tyre. Edhe Saadi ka deklaruar jo më shumë se një herë se të drejtat e sunnitëve nuk janë vetëm në dobi të tyre por në dobi të të drejtave të qytetarëve irakenë në të gjithë vendin.
Ndaj dhe arrijmë në përfundimin se përmirësimet e marrëdhënieve të tendosura mes klerikëve shiitë dhe sunitë nëpërmjet takimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e rrjeteve të komunikimit të vazhdueshme midis tyre është me rëndësi të madhe. Ky është një shans i mirë për të parandaluar përkeqësimin e debatit sektar dhe për të shndërruar rolin negativ të predikuesëve në një rol pozitiv.
Ali Mamouri është një kërkues dhe studjues i cili është i specializuar në studime fetare. Ai është një profesor me kohë të plotë dhe jep mësim dhe seminarë në universitetet e Iranit dhe të Irakut. Ai ka publikuar artikuj të ndryshëm në lidhje me marrdhëniet ndërfetare midis dy vendeve si dhe ndryshime shoqërore dhe sektarizma në Lindjen e Mesme.