Rusia me kohë e ka paralajmëruar SHBA-në për ISIS-in

  • None
nga Aleksandar Nekrasov | Publikuar në Shta. 18, 2014, mesnatë

Në mes zyrtarëve dhe autorëve rus të cilët interesohen dhe përcjellin ngjarjet në Lindjen e Afërt qarkullon gjatë këtyre ditëve n barsoleta : Si do të përballen amerikanët me grupin e ISIS-it? Do të krijojnë ISIS-in 2, grupin më të madh dhe më të armatosur dhe do të lejojnë që të ndeshet me grupin e pare të ISIS-it. E çfarë do të ndodh nëse edhe ISIS-2 kthehet kundër tyre, sikurse ndodhi me grupin e ISIS-it 1. Do të krijojnë ISIS-in 3 dhe kështu në rreth.

         Shakanë e cekur të lemë anash, ngritja dhe zgjerimi i ISIS-it është me të vërtet gjë serioze. Tani, kur SHBA-ja dhe aleatët më në fund janë bërë të vetëdijshëm për rrezikun e zgjerimit të këtij grupi ekstremist, në Moskë janë të shqetësuar që kokat e nxehta në Pentagon dhe në selinë e NATO-së në Bruksel do të mund të vendosin që të fillojnë të gjuajnë pozitat e ISIS-it në Siri, së bashku me caqet tjera si për shembull, pozitat e ushtrisë siriane. Presidenti amerikan Barak Obama veç e ka paralajmëruar planin e tij të përballjes  me këtë grup, në të cilin ka premtuar se do të udhëheq ”koalicionin e shkallës së gjerë” që do të “ndal këtë kërcënim terrorist”. Në Moskë frikësohen që SHBA-të do të shfrytëzon rastin dhe do të kryej intervenimin ushtarak në Siri. SHBA-të mund të shfrytëzojnë praninë e ISIS-it në Siri si justifikim që”skenarin libian” të zbatojnë në vepër, thotë Valeri Fenenko nga qendra për sigurinë ndërkombëtare të Moskës. “ Amerikanët sigurisht do të përpiqen të kompensojnë dështimin e tyre vjeshtën e kaluar”, cek ai.” Në fillim do të jenë sulmet ajrore kundër terroristëve , e më pas në të njëjtën kohë mund të kalojnë në ndihmë opozitës së matur siriane. SHBA-të mund të fillojnë të përzihen në mënyrë të tillë, sikurse ka ndodhur në Bosnjë”. Gjithsesi, përpjekjet diplomatike të Rusisë janë në kulminacion. Siç cek  një burim rus, Moska po tenton të parandalojë sulmet e mundshme ajrore amerikane, britaneze dhe të tjerëve në Siri, ashtu si ka vepruar edhe vitin e kaluar, kur rreziku nga sulmet ajrore rritej dita më ditë.

         “Njerëzit tanë në kryeqytetet arabe dhe evropiane kanë tentuar të gjejnë ndonjë zgjidhje vitin e kaluar” ka thënë ai.” Kremljini shumë seriozisht e ka kuptuar rrezikun e luftës rajonale e cila ka mund të eskalojë edhe në luftë botërore. Ky skenar është i mundshëm prapë. Në Moskë konsiderojnë se në samitin e NATO-së të mbajtur kohë më pare në Newport në Vels, është lëshuar rasti i madh që Rusia të përfshihet në gjetjen e zgjidhjes për ISIS-in dhe grupet tjera militante në Irak dhe Lindjen e Afërt  me të cilët janë të lidhur. Të mos përmendim tani rrezikun real që këta njerëz të dhunshëm të hyjnë në shtetet evropiane dhe të depërtojnë gjer në SHBA-të.” Që nga fillimi i shpërthimit të luftës qytetare në Siri, rusët kanë paralajmëruar amerikanët që shumë e rrezikshme është që të armatosin opozitën e atjeshme”  ka treguar një ish gjeneral rus I cili ka qenë i ngarkuar me operacionet antiterroriste. “ Nuk ka pas gjasa që armët e destinuara të ashtuquajturës opozitë të matur të mos përfundojnë tek grupet tjera, sikurse që është ISIS-i. Të mos flas që mjaft armatim ka ardhur edhe nga”Libia e çliruar”. Zyrtarët rus i shqetëson refuzimi i vazhdueshëm i administratës së Obamas që të bisedojë me qeverinë e kryetarit Bashar al Asad për përpjekjet e përbashkëta që të mposhtet ISIS-I në Siri. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka deklaruar kohë më pare se nuk ka kuptim që Perëndimi të ndihmojë qeverinë irakiane në luftë kundër ISIS-it në njërën anë, ndërsa në anën tjetër të refuzojë bashkëpunimin me Asadin i cili po luftojnë të njëjtit rebel. Disa analistë rus flasin që problem më i madh në krizën e tanishme paraqet atë që grupi i ISIS-it udhëheq kampanjën rekrutuese jo vetëm në Lindjen e Afërt, por edhe në Evropë. Theksohen shifrat e ndryshme kur flitet për numrin e evropianëve që janë bashkangjitur këtij grupi në disa muajt e fundit, por në rast se merret fakti  që numri i luftëtarëve është rritur, sipas vlerësimeve ruse nga 6000 sa ishin në qershor, tani ku numër kalon 30.000, mund të supozohet që mund të flasim për mijëra të rinj mysliman të cilët vijnë nga Evropa që të luftojnë në luftën të cilin e konsiderojnë të shenjtë.

         Lufta e pakuptimtë në Gazë sigurisht në mënyrë tërthorazi i ka ndihmuar kampanjës rekrutuese të ISIS-it. Kjo luftë i ka lehtësuar pohimet e tyre që Perëndimi dhe Izraeli  janë të vendosur që me çdo çmim të shfarosin myslimanët nga Lindja e Afërt. Mbetet e paqartë pse ushtria izraelite e ka sulmuar Gazën gjatë kohës së muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ka kryer sulmet ajrore të cilët kanë shkaktuar numër të madh viktimash njerëzor. Ekspertët rus konsiderojnë se kjo më tepër i përngjan mbulimit të dështimeve amerikane në Irak, Libi e Siri se sa përpjekja që nga faqja e dheut të fshijë Hamas-in dhe arsenalin e tij ushtarak dhe komandantët e tij kryesor. Nga këndvështrimi ushtarak lufta e Netanjahut nuk ka arrit absolutisht asgjë, porse e ka bërë Hamas-in edhe më të popullarizuar. Grupi i ISIS-it është i rrezikshëm dhe për Rusinë, pasi që disa anëtar të tij vijnë edhe nga Çeçenia dhe Dagistani, dy republikat ruse në jug të Sirisë, dhe ekziston rreziku që ky grup do të mund të gjejë simpatizues dhe mbështetës atje dhe të fillojë të thurë rrjetën gjatë gjithë Kaukazit. Për këtë qëllim Moska tani thërret të gjitha anët që të bashkohen në përpjekjet që të shkatërrohet ISIS-I para se të bëhet me të vërtet rrezik internacional.

         Megjithatë, sikurse thekson kryetari i Akademisë për probleme gjeopolitike Konstantin Sivkovi, opsioni ushtarak është vetëm pjesë e zgjidhjes për shtypjen e ISIS-it. Ai thotë se sulmet ajrore nuk do të jenë të mjaftueshme dhe se gjithashtu faktor i rëndësishëm është të luftohet kundër ideologjisë së saj dhe të ndërpritet burimi i saj financiar i cili tani rrjedh nëpër kanalet legale bankare.