Shteti Islam ka lënë në hije Al Kaidën
Fuqitë botërore dhe opinioni publik ndërkombëtar janë zënë me mizoritë e luftëtarëve të këtij grupi, të cilët nuk përmbahen nga krimet më të rënda për të shndërruar krijesën e tyre të quajtur Shteti Islam në kategorinë e përhershme gjeopolitike.
Fitoret ushtarake dhe brutaliteti i krimeve ndaj të tjerëve me mendim tjetër, shiitëve, krishterëve, mistikëve, kurdëve, jezidëve dhe pakicave tjera etnike dhe fetare, si dhe konsolidimi i territoreve të fituara në Irak dhe Siri të cilët ekstremistët e këtij grupi e kanë quajtur Shteti Islam, po fillon me shumë seriozitet të shqetësojë jo vetëm botën perëndimore por edhe atë islame. Pas invazionit angloamerikan në Irak në vitin 2003 janë krijuar kushtet “ideale” për lëvizjet islamike radikale që të testojnë suksesin e ideologjisë së tyre dhe aftësinë ushtarake të fituar në luftimet në Afganistan. Grupi i sotshëm Shteti Islam fillimisht është quajtur Al Kaida në Irak. Pas shpërthimit të luftës qytetare në Siri, aktivitetet operacionale të kësaj lëvizjeje janë zgjeruar edhe në territorin e atij shteti. Kjo ka reflektuar edhe në emrin e kësaj organizate e cila është quajtur Shteti Islam në Irak dhe Siri(apo Levant). Iraku atëherë u shndërrua në qendër globale të xhihadit.
Likuidimi i Zarkavit në vitin 2006 si dhe i Bin Ladenit 5 vite pas, nuk ka sjell aspak dobësimin e këtyre lëvizjeve, ndërsa bastioni më i fuqishëm të ekstremistëve sunit u bë Anbari, krahina më e madhe irakiane. Gjatë kohës së zgjimit dhe përpjekjeve okupuese të forcave amerikane që të përfitojnë sunitët irakian, që së bashku me forcat amerikane të rezistojnë kundër kryengritësve, është dobësuar në masë të madhe Shteti islam, me ç’rast komandantët udhëheqës të tyre janë likuiduar. Gjer te rigrupimi dhe forcimi i kësaj organizate erdhi pas tërheqjes së forcave okupuese amerikane nga Iraku, ndërsa në krye të saj erdhi Abu Bakr al Bagdadi. Mos suksesi i regjimit të Bagdadit që formacionet e ndryshme ushtarake sunite të inkorpojë në forcat e reja ushtarake të Irakut edhe më tej e ka forcuar grupin e Shtetit islamik. Politika pro shiite e kryeministrit irakian Nuri al Malikit edhe më tej ka shkaktuar rritjen e pakënaqësisë të sunitëve me pozitën e tyre në Irak, të cilin ekstremistët me mjeshtëri e kanë shfrytëzuar. Impuls shtesë forcimit të Shtetit islam u ka ofruar lufta qytetare në Siri. Brutaliteti i regjimit të Bashar al Asadit ndaj opozitës siriane dhe kryengritësve të cilët kanë filluar rebelimin ushtarak i kanë ndihmuar që të fitojë legjimitet të ri, të rekrutojë ushtarë të rinj, dhe duke falënderuar sukseseve në fushëbeteja të rritej në force respektabile, edhe pse brutale forcën ushtarake të cilin e ka tani.
Abu Bakr al Bagdadi më vonë ka formuar degën siriane të Shtetit islam, të ashtuquajtur frontin al Nusra, në krye të cilit është zgjedh Abu Muhamed al Golani, pseudonimi i të cilit aludon në lokalitetin e rrafshnaltës së Golanit. Për dallim nga grupi i Shtetit islam, i cili është ndarë, fronti al Nusra ka vepruar në koordinim me udhëheqësit e Al Kaidës, të cilëve ju ka mbet lojal. Mundësit shtesë në Irak dhe Siri kanë ndikuar në rritjen e grupit të Shtetit islam, i cili forcohej më tepër, duke margjinalizuar ndikimin e lëvizjes së Al Kaidës, e cila gradualisht ka filluar të humbasë ndikimin në Irak dhe Siri. Animoziteti në mes krerëve të grupeve të Shtetit islam dhe Al Kaidës është rritur gjer në at masë sa që Zavahiri është distancuar nga grupi i Shtetit islam dhe orientimit të tij sektar të cilin e ka konsideruar të tepruar e posaqërisht krimet e tyre të cilit ishin të paparapara. Grupi është forcuar rrufeshëm dhe ka marrë nën kontroll më shumë territore, të cilët i ka marr nga formacionet tjera opozitare, duke përfshirë edhe territoret nën kontrollin e Ushtrisë së lire siriane. Nga organizata terroriste grupi Shteti islamik u transferua në ushtrinë e vërtet e cila ka arritur të pushtojë territore, të mbajë nën kontroll dhe të vendos pushtetin e saj administrativ. Sigurisht, ky pushtet qëndron në interpretimin ekstrem të burimit të drejtës islame, e cila është në kundërshtim të plotë me principet themelore të islamit autentik. Pavarësisht nga kjo, grupi projektin e vet të ashtuquajtur halifat islam, falë trajtimit të duhur të sofistikuar të mediave elektronike dhe rrjetave shoqërore globale i ka paraqit dhe ka tentuat të shes si model i “ shtetit ideal islam” të cilin myslimanët radikal në shtetet arabe, por edhe në perëndim, kanë pranuar atë si “ sukses i islamit” të llojit të vet. Për fat të mire shumica e myslimanëve në botë e ka dënuar këtë projekt të grupit Shteti islam, posaqërisht metodat me të cilët është themeluar.
Përveç këtij zhvillimi dinamik intern, ekzistojnë edhe një varg faktorësh dhe aktorësh të cilët me veprimin e tyre kanë ndihmuar që grupi të jetë ai që është sot, kërcënimi më i madh i pluralizmit fetar, paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Afërt, por edhe mashtrimi më i madh bashkëkohorë i Islamit dhe myslimanëve. Faktorët të cilit kanë favorizuar krijimit të grupit Shteti islam, janë para se gjithash sistemet autokratike të pushtetit në botën arabe, nga të cilët ky grup nxjerr ”legjimitetin” dhe përvetëson përkrahës. Përveç saj, politika amerikane intervenuese në Lindjen e Afërt, e cila pas vitit 2001, ka marr karakterin e invazionit të hapur dhe okupimit, me të vërtet është shkak i forcimit të Shtetit Islam. Kësaj i ka kontribuar edhe politika okupuese amerikane e qeverisjes tranzitore në Irak, e cila nga Iraku plural ka krijuar me vetëdije shtetin ekskluziv sektar shiit dhe atë në përpjekje për të balansuar ekstremizmin sunit në rritje i cili vinte nga Arabia Saudite. Kësaj duhet shtuar edhe forcimin e ndikimit iranian në Lindjen e Afërt, I cili pas tërheqjes amerikane nga Iraku, ka fituar në peshë duke zgjeruar ndikimin e saj në Irak. Përveç tjerash qëndrimi iranian në anën e regjimit të Damaskut dhe dhënia e mbështetjes forcave të Asadit kundër opozitës siriane, pas së cilës edhe milicia shiite e Hizbullahut në Liban, ka marr anën e forcave të Asadit, ka hedh benzinë në zjarr dhe ka shkaktuar konfliktin e hapur sektar në mes sunitëve dhe shiitëve me pasoja katastrofale. Lëvizjet islame selefite në shtetet e Gjirit, gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme kanë inkurajuar forcimin e grupit të shtetit islam. Kësaj i ka ndihmuar edhe ndihma financiare bujare të individëve, disa analistë theksojnë edhe të qeverive të shteteve të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit, kryesisht Arabisë Saudite. Anëtarët e këtij Këshilli nga frika prej rrezikut dhe dominimit iranian, me vetëdije kanë mbështet projektin territorial të grupit Shteti islam si tampon zone gjeopolitike dhe balansit të ndikimit në rritje të gjeopolitikës iraniane. Nuk është sekret se pjesëtarët e grupit Shteti Islami në Jordani e kanë trajnuar ekspertët amerikan, spekulohet se territori i Turqisë është shfrytëzuar për stërvitjen e tyre dhe infiltrimin në territorin sirian, edhe pse qeveria e Turqisë këtë e demanton. Ndikimi gjeopolitik i Iranit si mbajtës kryesor i rezistencës kundër hegjemonisë izraelite dhe amerikane në Lindjen e Afërt, monarkitë arabe e konceptojnë në mënyrë të dyfishtë. Ata e shohin si përpjekje e zgjerimit të medh-hebit shiit(shkollës juridike islame) në hapësirat tradicionale sunite të botës arabe, por edhe si “agresion” i fshehtë i nacionalizmit safavid persik. Për shkak të këtyre perceptimeve Arabia Saudite ka intervenuar ushtarakisht në Bahrejn, në të cilin qeveris dinastia pakicë sunite e familjes Halifa, pavarësisht popullsisë shiite shumicë, në të cilin në Bahrejn është rreth 70%. Prandaj grupin e Shtetit islam si dhe konfliktet në të cilin është involvuar është gabim të vështrohen njëanshëm dhe të redukohen në nivel fetar. Këto konflikte janë multidimensionale dhe më së shumti pasqyrojnë joprincipialitetin, kontradiktat dhe afinitetet sektare, pasi që vendet e Këshillit për bashkëpunim të Gjirit në Bahrejn ushtarakisht e mbrojnë sundimin e pakicës, gjersa në Siri më shumë se tri vite financojnë dhe armatosin kryengritësit më ekstrem kundër regjimit të Asadit, e pjesërisht edhe opozitën siriane. Ajo çka më së shumti shqetëson në ankthin e tanishëm të Lindjes së Afërt, është fakti se forcat e matura, demokratike dhe legjitime, lëvizjet politike liberale, si dhe forca politike më serioze Vëllezërit Mysliman, për shkak të interesave vetanake të shteteve të caktuara me vetëdije margjinalizohen, shpallen terroriste, ndalohen, ndërsa mbyllen sytë para sulmeve më brutale vrasëse të grupit Shteti Islam dhe nuk merren veprimet kredibile në shuarjen e tij.
Bile edhe gazetari, Thomas Friedman, i The New York Timesit, kritikët e tij e konsiderojnë apologjetin e neoimperializmit perëndimor në botën arabe, para ca kohësh ka vërejtur se Lindja e Afërt po shkona drejt dy taborreve ideologjike politike. I pari është ISISI, i cili pasqyron anën e errët të selefizmit militant redukcionist, i dyti është SISI, me të cilin nuk nënkuptohet vetëm diktatori egjiptas Abdyl Fatah al Sisi, por si paradigmë e forcave kundërrevolucionare të mbajtjes së status quo në Lindjen e Afërt,të cilin ai e simbolizon, e të cilin e kanë mbështetur grusht shtetin e kryer nga ai, duke ndalur zgjerimin e pranverës arabe dhe demokratizimin e botës arabe. Përkundër paradigmave simplificite të Friedmanit në ISISI dhe SISI, ekziston edhe ai, i mbytur, por zëri autentik i popujve arab, i cili nuk mundet përherë të neutralizohet, pa marr parasysh raportim e forcave të tanishme, të interesave strategjike dhe ekonomike të forcave udhëheqëse botërore, të petrodollarëve dhe arsenalit ushtarak. Ai zë edhe më tej po dëgjohet, dhe se ndikimi i pranverës arabe vetëm përkohësisht është ndalur. Për këtë flet më së miri edhe rezistenca e popullit palestinez.
Pasi që liria i takon të gjithë popujve barabartë, me vetëdije anashkalohen arabët për të ruajtur interesat e ngushta të oligarkëve të vetë shpallur qeverisës arab dhe hegjemonizmit izraelit. Është gabim kardinal i Perëndimit dhe të klientëve të tij arab që e bëjnë në dëm të vet. Grupi Shteti islam është vetëm njëra prej shkaqeve të kësaj politikës jo principiele.
Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.