A do të fitojë Libia Sisin e vet?

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Gus. 12, 2014, mesnatë

Situata humanitare dhe e sigurisë në Libi është aq e dobët sa që spekulohet se Libianët aspirojnë diktatorin e ri i cili do të ishte i aftë të garantojë sigurinë e qytetarëve. Disa, shpresojnë në përsëritjen e skenarit egjiptian, në të cilin me bekimin e fuqive të perëndimit dhe me ndihmën financiare të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye të Egjiptit është instaluar ish komandanti i ushtrisë egjiptiane, gjenerali Abdyl Fatah al Sisi. Si kandidat potencial për diktatorin e ri libian properëndimor, po përpiqet të imponohet Halifa Haftar, gjenerali i larguar i ushtrisë libiane. Haftari në fund të viteve 80-ta është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin ka vu kontakte të përafërta me strukturat amerikane të sigurisë. Në Libi është kthyer me rastin e intervenimit ushtarak perëndimor, që së bashku me revolucionarët tjerë, duke përfshirë edhe islamistët, ka marr pjesë në rrëzimin e regjimit të Gadafit. Disa libian me të drejtë pyesin, a është Haftari një diktator i ri potencial, me ideologji politike të ndryshme nga Gadafi dhe me mentorët e ri perëndimor. Ekziston frika se në rast se forcat e t’ia nga konflikti libian dalin fitues, atëherë Haftari do të mund të suspendojë dëshirën demokratike  të popullit libian dhe të margjinalizojë bile edhe islamistët të matur, për të mundur të mënyrë të qetë të shërbejë interesave të korporatave perëndimore të naftës dhe kompleksit industrial ushtarak amerikan. Në rast se do të ndodh skenari që Haftari të jetë lideri i ardhshëm i Libisë, kjo do të sjell dëmin e madh  tranzicionit libian nga diktatura në demokraci dhe edhe më tej do të dëmtojë kredibilitetin e harxhuar amerikan në botën arabe.

         Libinë e karakterizon për momentin, qeveria qendrore e brishtë demokratike e zgjedhur në Tripoli, e cila nuk e ka kontrollin në dy qytete më të mëdha, e lere më në tërë territorin e Libisë. Libia për nga madhësia territoriale është në vendin e 17-të në botë, ndërsa me kapacitetet poseduese të naftës në vendin e 10-të në botë, ndërsa numrin e popullsisë e ka rreth  6.5 milion banorë. Pushtetin real në teren e kanë milicit, të cilët numërojnë rreth 300.000 luftëtar mirë të armatosur. Milicit e konfrontuara, me forcën e armës, tentojnë të sigurojnë pjesën e vet të kulaçit qeveritar, territorit dhe resurseve të naftës, të cilën në procesin politik nuk kanë arritur të marrin, e për të cilin besojnë se ju takon.

 

 

 

Forca kryesore politike në Libinë post revolucionare , islamistët e matur, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka fituar më së shumti mandate në Kongresin Popullor Gjeneral. Kjo parti politike ka iniciuar hartën e rrugës demokratike të Libisë. Ajo insiston në implementimin e Ligjit të përgjithshëm izolues(GIL), për të cilin analistët theksojnë se paraqet njërin nga kushtet themelore të konfliktit më të ri të brendshëm libian. Sipas këtij Ligji, të gjithë zyrtarëve politik, oficerëve, por edhe zyrtarëve administrativ dhe diplomatëve të regjimit të Gadafit, iu ndalohet angazhimi i tyre politik dhe publik për periudhën 10 vjeçare. Ligjin e  përmendur, të cilin në Parlament e kanë inicuar islamistët e matur të afërt me Vëllezërit Mysliman, është sjell me qëllim që të parandalohet në Libi skenari eventual kundër revolucionar egjiptian dhe të sigurohet mekanizmi ligjor i mbrojtjes së rendit të ri demokratik në Libi. Ky ligj, ka shkaktuar pakënaqësinë e gjysmë milioni libian, të cilët kanë ushtruar  funksione të rëndësishme në ish regjimin, e të cilët frikësohen se me implementimin e tij do të mund të mbesin pa punë. I revoltuar me aprovimin e këtij Ligji, dorëheqje ka dhënë  edhe kryetari i Kongresit Gjeneral Nacional(GNC) dhe de fakto shef i shtetit, Muhamed Jusug al Magariaf. GNC-ja është trupi ligjdhënës, të cilin gjat këtyre ditëve do të duhej të trashëgojë parlamenti i ri i sapozgjedhur. Ligji i shpërmendur diskualifikon edhe gjeneralin Halifa Haftar, pasi që edhe ai, sikurse al Magariafi, në të kaluarën ka qenë zyrtari i lart ushtarak i regjimit diktatorial të Gadafit. Për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në Tripoli dhe Bengazi, parlamenti i ri i Libisë, i zgjedhur në fund të qershorit, ditëve të kaluar ka mbajtur seancën e vet në qytetin lindor  Tabruk, afër kufirit me Egjiptin. Validitetin dhe demokracitetin e parlamentit  të ri të zgjedhur e kritikojnë edhe pjesëtarët e matur islamik, ndikimi i të cilëve është dobësuar.

         Protagonistët kryesor të konfliktit në Libi, janë në të vërtetë ish aleatët revolucionar, të cilët janë shndërruar në rival ideologjik, Në njërën anë janë brigadat e Zintanit, bastioni kryesor i të cilit gjendet në qytetin e Zintanit. Atë e përbëjnë luftëtarët antiislamistë të quajtur Sawaiq, të cilët veprojnë së bashku me ish lojalistët e dikurshëm të Gadafit. Këto formacionet ushtarake përbëjnë shtyllën e të së ashtuaquajtur të Ushtrisë së pavarur libiane të Haftarit. Ata theksojnë se duan të parandalojnë “ekstremistët islamik” të marrin kontrollin mbi Libinë.

 

 

Mbështetje i japin edhe forcat kontrarevolucionare të status quo në botën arabe, Egjipti si dhe monarkitë e pasura arabe të kryesuara nga Arabia Saudite dhe shërbimet perëndimore. Rivalët e tyre janë islamistët, bastioni kryesor i të cilit gjendet në limanin perëndimor të Misratës, të cilit janë lojal Partisë së orientuar Islame të Drejtësisë dhe Zhvillimit, e cila përfaqëson krahun politik të Vëllezërve Mysliman. Islamistët theksojnë se qëllimi kryesor i tyre është parandalimi i kthimit në skenën politike të forcave të përmbysur të ish regjimit libian. Pjesëmarrës në konflikt është edhe Ansar al Sharia(alokuesit e sheriatit), lëvizja ushtarake selefite radikale, të cilët fare nuk e pranojnë parlamentarizmin, dhe të cilët insistojnë në vendosjen e rendit islamik “ autentik”. Është themeluar në Bengazi pas rrënjës së regjimit të Gadafit, e cila ka agjendën e posaqshëm dhe ka ndikim të caktuar në qytetet e Sirtit dhe Darnahut, besohet se anëtarët e saj janë përgjegjës për sulmin në misionin amerikan në Bengazi, gjatë të cilit është vrarë edhe ambasadori amerikan në Libi. Gjenerali Halifa Haftar, i cili në fillim ka luftuar së bashku me islamistët, ka vendosur të udhëheq luftën e tij  jo vetëm kundër rivalit ekstrem të Ansal al Shariasë, por edhe kundër formacioneve ushtarake lokale të Vëllezërve Mysliman, gjatë së cilës forcat e t’ia në luftime kanë pësuar disfatë. Disa njohës të rrjedhave libiane besojnë se motivi themelor të cilin e ka cekur Haftari në luftën e armatosur kundër islamistëve, ka qenë pikërisht ligji kontrovers më sipër i përmendur, me të cilin zbatim Haftari do të margjinalizohej politikisht. Gjenerali i rebeluar i cili gjer tani gëzon mbështetjen e shërbimeve perëndimore, dëshiron të konfrontohet me islamistët, edhe pse ata në Libinë pasrevolucionare kanë fituar mbështetjen më të madhe të popullit. Haftari, insiston edhe në shpërbërjen e GNC-së të zgjedhur në mënyrë demokratike, me vendosjen e Këshillit Presidencial jodemokratik. Haftari njashtu, sygjeron hartë të re për Libinë, për të cilin islamistët  e matur besojnë se ajo paraqet kërcënim më të madh  kundrejt demokracisë së brishtë libiane. Përveç ndarjeve ideologjike, rajonale dhe fisnore, Libia gjithashtu përfaqëson konglomeratin e bashkësive etnike, të Amazighëve, Tibuatëve dhe Tuargesëve, të cilët gjatë diktaturës së Gadafit kanë qenë të margjinalizuar politikisht. Ata tani kërkojnë drejtat e veta, duke besuar se vetëm me koncenzus mund të fitojnë. Mbështetjen për kërkesat e tyre këto pakica etnike e gjejnë në Kushtetutën e vitit 1951 gjatë qeverisjes së mbretit Idris.

 

 

 Libia atëherë ka qenë administrativisht e ndarë në tri regjone: Tripolitania në perëndim, Kyrenaika në lindje dhe Fezzani në jug të vendit. Këto tri provinca kanë pas shkallë të lartë të vetadministrimit gjer në vitin 1963, kur Libia është shndërruar në monarki unitare, e në vitin 1969 me puçin ushtarak të kolonel Gadafit është shndërruar në republikën socialiste autokratike. Me fjalë tjera, përveç islamistëve radikale selefite, të cilët assesi nuk e pranojnë rendin parlamentar  si dhe islamistëve të matur demokratik të cilët dominojnë me proceset politike demokratike pas revolucionare, e të cilët mbështeten në doktrinën politike të Vëllezërve Mysliman, ekzistojnë edhe forcat tjera të cilët angazhohen për federalizmin e Libisë si koncept i zgjidhjes së konfliktit ushtarak. Ndarja më e theksuar në mes libianëve e krijuar në periudhën pas revolucionare është ajo në revolucionar (thuvar) dhe në shtypësit (azlam). Sipas kësaj logjike qytetet e tëra, rajone dhe fise janë shpallur si lojalistë të Gadafit  dhe sit ë tillë janë përjashtuar dhe margjinalizuar. Ndarja në revolucionar dhe shtypës paraqet pengesën më të madhe drejt pajtimit kombëtare, stabilizimit dhe ruajtjes së tërësisë territoriale të Libisë si dhe krijimit të shtetit funksional të barabartë për të gjithë qytetarët. Pajtimi i vërtetë do të jetë i mundur të realizohet me punë kontinuale nëpërmjet institucioneve demokratike duke respektuar specifitetin kompleks të shoqërisë libiane. Për shkak të kaosit të gjithëmbarshëm në të cilin gjendet Libia aktualisht ekziston mundësia që forcat perëndimore, pikësëpari Britania e Madhe dhe Franca, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë interesat e tyre strategjike dhe ekonomike, prap të intervenojnë ushtarakisht në Libi. Në rast se vjen gjer te intervenimi i ri perëndimor ushtarak, qëllimi i vërtet i saj do të jetë eliminimi i islamistëve të matur të Vëllezërve Mysliman, si bastion i fundit i demokracisë islame të matur në Lindjen e Afërt dhe përpjekja e instalimit të favoritit të perëndimit dhe monarkive arabe në krye të Libisë, i cili do të duhej të sigurojë represionin mbi protagonistët politik islamik të orientuar dhe garantimin  e interesave strategjike dhe ekonomike të perëndimit në këtë shtet.


Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...