Ibrahimi Dinani: Bisedat E Fejd Kashanit: Le Të Njohim Fejd Kashanin (Pjesa E Parë)
Edhe unë jam nga ata njerëz që besojnë se Imām Gazzālīu është shī‘īt, sigurisht gjatë fundit të jetës së tij. Unë duke u mbështetur në librin tim me titull: “Manṭiḳ ue Ma‘rifet fī Naḍḥari Gazzālī” (Logjika dhe Urtësia në Shikimin e Gazzālīut) që e kam hartuar tridhjetë vite më parë lidhur me të, kam vërtetuar se ai është shī‘īt. Një nga dëshmitë më të mëdha të këtij pohimi është libri me titull: “Sirru’l-‘Ālemejni” (E Fshehta e Dy Botërave) që ai e ka përpiluar vetë. Sepse dhe Fejḍ Kāshānī duke u mbështetur në të njëjtin libër miraton se ai është shī‘īt.
Le Të Njohim Fejḍ Kāshānīn
Ismā‘īl Menṣūrī Lārīxhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Ma‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Fillojmë të shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, gjithëpërfshirëse dhe të thella të ḥakīm Fejḍ Kāshānīt. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Fejḍ Kāshānī është një personalitet interesant që ka mendime mjaft të larta në luginën e diturisë, mençurisë, njohurisë dhe urtësisë.
Nisim programin e kësaj mbrëmjeje duke ftuar një personalitet mjaft të çmuar, një nga emrat më të shkëlqyer të shekullit të XI-të të hixhretit islām. Ai është dikush që ka lënë shumë vepra të rralla pas në të gjitha fushat e diturisë dhe shkencës. Po bëjmë fjalë për Mullah Muḥsin Fejḍ Kāshānīn... Ai është hem një mufessir (komentues i Ḳur’ānit Famëlartë) hem një muḥaddith hem një mutekel’lim (apologjet) dhe hem një filozof... Njëkohësisht ai është dhe një ‘ārif (i urtë) dhe edīb (letrar)... Ne nuk mund të kalojmë pa cekur se ai ka shkruar një “Dīuān” (Koleksion, Përmbledhje) madhështor. Nëse do Allāhu bashkë me sqarimet e mjeshtrit tonë të nderuar, do të kemi fatin që të mund të shpalosim anët që kanë mbetur të fshehta të këtij personaliteti të rrallë.
Para së gjithash nëse më lejoni unë dua që të bëjmë një hyrje me përmasat historike të personalitetit të Fejḍ Kāshānīt. Pandeh se atë epokë bëhej fjalë për një epërsi të qartë të Shkollës Filozofike të Iṣfahānit (në Īrān) ndaj shkollave të tjera filozofike, si dhe vetë ai ishte njëri nga nxënësit e kësaj shkolle.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e zëmë fill mësimin e kësaj mbrëmjeje, duke cituar se po, është e vërtetë që ashtu siç bëtë dhe ju të ditur Fejḍ Kāshānī është një nga dijetarët më të mëdhenj shī‘ītë të shekullit të XI-të. Ai është një personalitet i gjithanshëm mbi të cilin ia vlen të flitet. Ne e dimë se në skenën e historisë kanë kaluar shumë personalitete që kanë qenë të gjithanshëm dhe në të njëjtën kohë kanë zotëruar mbarë dituritë dhe shkencat e kohës së tyre. Mirëpo gjëja që e dallon, veçon Fejḍ Kāshānīn nga të tjerët është qenia e tij hem akhbāri dhe hem filozof. Natyrisht se ne nuk duhet ta kalojmë pa prekur dhe qenien e tij të urtë në këtë post të përveçëm, veçantë. Ashtu siç kanë argumentuar dhe disa realitete, vërtetësi historike, akhbāritë në përgjithësi nuk kanë paraqitur një qasje, qëndrim pozitiv kundrejt filozofisë. Gjithashtu ata nuk pajtoheshin as me urtësinë.
Megjithatë Fejḍ Kāshānī i kishte thyer këto kallëpe, trajta, ai krahas qenies një akhbāri i plotë, në njërën anë kishte shfaqur interes hem ndaj filozofisë dhe në anën tjetër hem ndaj ‘irfānit (urtësisë). Ashtu siç bëtë dhe ju të ditur pakëz qëparë ai njëkohësisht ishte dhe nje poet me shije.
Ai la vepra të mahnitshme pas tij. Fjala vjen ai kishte shkruar një tefsīr (komentim i Ḳur’ānit Fisnik) shumë të bukur. Mundësia e bashkimit të tij të këtyre dy posteve të kundërta të tij (qenia akhbāri dhe filozof) është mjaft interesante. Ai kishte jetuar në shekullin e XI-të të hixhretit islām dhe kishte marrë pjesë në një nga shkollat më të rëndësishme filozofike të asaj epoke. Ashtu siç e dini ai ishte një nga nxënësit më të dalluar, spikatur të Mullah Ṣadrās. Ky i fundit kishte një numër të lartë nxënësish. Mirëpo në gjirin e tyre dy vetë kishin spikatur më shumë se të tjerët: I pari i ishte Fejḍ Kāshānīu, kurse i dyti ishte Fejjāḍ (‘Abdurrezāḳ) Lāhīxhīu. Ne duhet të shtojmë se që të dy janë personalitete mjaft të vyera. Edhe Fejjāḍ (‘Abdurrezāḳ) Lāhīxhīu ishte një filozof mjaft largpamës dhe i thellë. Do të ishte pikërisht mësuesi i tyre Mullah Ṣadrā, ai i cili do t’i vinte epitetet, titujt Fejḍ dhe Fejjāḍ nxënësve të tij, si dhe do t’i martonte këta të fundit me dy vajzat e tij (që quheshin Bedrijje dhe Ṣadrijje).
Kjo dukuri do të shihet dalëngadalë kur të fillojmë të hyjmë në veprat e Fejḍ Kāshānīt, ai me të vërtetë është një mendimtar që ka mendime mjaft interesante. Megjithëse disa njerëz drejtojnë pretendimin se ai kishte mbetur akhbāri deri në moshën dyzet vjeç dhe më pas ishte kthyer nga këto mendimet e tij, kumtojmë se këto pretendime nuk kanë të bëjnë me realitetin, vërtetësinë, sepse ai kishte mbetur si akhbāri deri në fund të jetës së tij. Mbase kur të gjejmë rastin në ardhmen, sigurisht se mund të bëjmë fjalë dhe për qenien akhbāri të tij. Fundja nuk ka asgjë të keqe në qenien i tillë. “Akhbārizmi në aspektin e qenies akhbāri” nuk është një mangësi për njeriun. Disa ngrejnë pretendimin se kjo është një mangësi dhe një epitet i keq, fjala ose termi “akhbāri” do të thotë ai njeri që lajmëron, u kushton rëndësi dhe madje u jep përparësi lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Domethënë pikat e mbështetjes së këtyre njerëzve janë më shumë lajmet dhe rrëfimet e tyre. Në këtë kuptim në fakt mbarë shī‘ītët janë secili një akhbāri më vete dhe u kushtojnë rëndësi rrëfimeve të imāmëve të pafajshëm (p.m.t.).
Lārīxhānī: Akhbārizëm nënkupton dhënien përparësi të kuptimit të dukshëm, jashtëm të fjalës, apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Po dhe unë doja të cekja saktësisht këtë në këtë çast. Natyrisht se akhbārizmi në vetvete nuk është një mangësi, e metë. Ç’është e vërteta një mangësi për një akhbāri është shndërrimi në një ngurtësi, ngrirje dhe pamje të dukshme, jashtme i kuptimit të fjalëve tek lajmet (ḥadīthet, rrëfimet) dalëngadalë pas një kohe të caktuar dhe si përfundim i kësaj dukurie ngrirja, ngurtësimi i mendimeve dhe mendjes së tij, si dhe fillimi i daljes kundër logjikës, racionalizmit. Kjo nuk është një mangësi e krijuar nga akhbārizmi por nga ngrirja, ngurtësimi i mendimit. Si rrjedhojë ne duhet të asgjësojmë këtë konceptim, perceptim të gabuar të këtushëm. Qartësojmë se qenia akhbāri përkthehet kushtimi rëndësi i lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Shumë mirë, por a është diçka e keqe kjo?! Patjetër që jo! Gjithashtu dhe ne quhemi një akhbāri në këtë kuptim.
Diçkaja e keqe këtu është ngrirja, ngurtësimi i mendimit; kjo është diçka e keqe si për një akhbāri, ashtu dhe për një jo akhbāri... Por fatkeqësisht duke qenë se një mori akhbārish kanë mbetur të mbytur, zhytur në këtë ngritje, ngurtësim mendimi në të kaluarën, kjo gjendje është përgjithësuar dhe për akhbāritët e tjerë dhe është pretenduar se secili nga këta të fundit ka mendime të ngrira, ngurta. Ndërkohë çdo akhbāri nuk është i detyruar të ketë mendime të ngrira, ngurta. Kështu që mes akhbārizmit të Fejḍ Kāshānīt dhe akhbārizmit të Mullah Emīn Esterābādit ka një dallim mes qiellit dhe tokës. Edhe Mullah Emīn Esterābādi është një akhbāri, mirëpo një akhbari me mendime të ngrira. Pra ai nuk është i hapur ndaj çdo lloj mendimi. Por a është Fejḍ Kāshānī i tillë?! Sigurisht se jo, sepse ai është dhe një filozof njëkohësisht. Në fund të fundit kur t’i lexoni librat e tij filozofikë këtu, do të keni vënë në dukje se sa nxënës i spikatur i Mullah Ṣadrās është.
Pra ju mund ta përmendni shumë lehtësisht emrin e Fejḍ Kāshānīt pas emrit të Mullah Ṣadrās si një personalitet i çmuar i shkollës së tij. Gjithashtu ai është një ‘ārifu’l-ḳalenderi (i urtë i përulur, thjeshtë). Nëse dikush ka një fushë mendimi dhe një shesh shndërrimi mendimor kaq të gjërë dhe të thellë, vallë a mund të ketë ndonjë të keqe, ose pengesë që të jetë një akhbāri?! Shembujt negativë të së shkuarës kanë hapur rrugën e një perceptimi negativ në mendjet e këtyre njerëzve, të cilit tanimë i ka ardhur koha për t’u ndrequr. Shkurt nuk mund të thuhet se “akhbārizmi në aspektin e qenies akhbāri” është një mangësi për njeriun. Dhënia rëndësi dhe vlerë e lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.) është një bukuri dhe përkryerje më vete. Mirëpo nëse me akhbārizëm, ose me qenien akhbāri kuptohet ngrirja e mendimit, miratojmë se kjo është një mangësi kyesore, thelbësore. Edhe Fejḍ Kāshānī është nga ata akhbāri që nuk ka mendime të ngrira. Këto që thashë ishin një përgjigje e shkurtër e pyetjes suaj.
Lārīxhānī: Shejkh Jūsuf Ibn Aḥmed Baḥrānī në veprën e tij me titull: “Lu’lu’l-Baḥrejni” (Perla e Dy Detrave) bën për dy mendime fjalë: Mendimi i parë e çmon akhbārizmin si një lloj sherī‘ati dhe i vlerëson fjalëzat duke u përqendruar mbi kuptimet e dukshme, jashtme të tyre dhe anët filozofike dhe të urta të Fejḍ Kāshānīt i pozicionon, vë përballë kësaj shkolle (akhbārizmit). Pra sipas këtij mendimi anët e lartpërmendura të Fejḍ Kāshānīt bien ndesh me akhbārizmin, qenien akhbāri të tij. Sigurisht se dhe Fejḍ Kāshānī ka gjëra që ka thënë në këtë çështje... Unë do të mundohem që t’i paraqis dhe mendimet e tij të tjera për të cilat bëra fjalë brenda ecurisë, rrjedhës së programit tonë.
Gjithashtu dhe thëniet apo ato që thatë ju ishin mjaft të rëndësishme. Ne me të vërtetë duhet ta ndreqim këtë gabim të lashtë. Pra dhënia përparësi e lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.) nuk duhet të ketë kuptimin e mbajtjes, shfaqjes së një qëndrimi të ngurtë, rreptë mbi kuptimet e tyre dhe anashkalimin, mënjanimin e kuptimeve të brendshme, padukshme të tyre. Ky është një qëndrim që Fejḍ Kāshānī ka bërë jashtë mase kujdes në veprat e tij. Sakaq unë kam mbajtur disa shënime nga libri i tij me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) në lidhje me çështjen. Për shembull ai ka recituar si më poshtë: “Ehli Bejti (p.m.t.) është një nga shtyllat e imāmetit (prijësisë) dhe uelājjetit (kujdestarisë), që nënkupton hyrjen në ‘ālemu’l-bāṭinin (botën e brendshme, padukshme) dhe fitimi i të fshehtës së krijimit”. Kjo është me të vërtetë një pikë e rëndësishme. Ai shton këto në vijim: “Ne nuk mund të hyjmë në këto botëra, fusha pa qenë rrëfimet dhe udhëzimi i tyre”.
Mjeshtër Dīnānī: Po, në këto fjali kam parë gjërat që jam orvatur që t’i sqaroj pakëz shparë. Vallë a mund të më thoni nëse a ka patur ndonjë muxhtehidu’l-uṣūlī (juristi më i lartë metodik: Media e Lirë) i cili i ka anshkaluar rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.) gjatë historisë?! Nëse ka patur vallë a mund t’i themi fāḳih (jurist) një njeriu të tillë?! Çdo muxhtehid dhe fāḳih duhet t’u japë lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.) rëndësi dhe duhet të përfitojë nga këto. Si rrjedhojë dhe Fejḍ Kāshānī ka përfituar nga këto të fundit. Ai ka thënë fjalë madhështore në veprën e tij me titull “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) dhe që të tëra këto janë marrë nga rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.). Fejḍ Kāshānī ishte dhe nxënësi i muḥaddith Shejkh Jūsuf Ibn Aḥmed Baḥrānīt. Ai në rininë e tij kishte marrë mësime në fushën e ḥadīthit nga personalitete që ishin thelluar dhe zhytur jashtë mase në detin, oqeanin e lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.) pikërisht si mësuesi i tij Shejkh Jūsuf Ibn Aḥmed Baḥrānī.
Lārīxhānī: Po dhe i dyti i këtyre dy emrave ishte Mullah Emīn Esterābādi.
Mjeshtër Dīnānī: Po e saktë, por për fat të keq ai është mposhtur nga ngrirja e mendimit dhe ka mbetur në vendnumërim. Në kundërshtim me të Fejḍ Kāshānī kishte studiuar filozofi dhe urtësi pranë Mullah Ṣadrās dhe nuk ishte mjaftuar me anën e dukshme, jashtme të asgjëje. Madje mund të thuhet se ai ishte dikush i hapur ndaj zhvillimeve mendimore si natyrë dhe nuk ishte fanatik. Kjo është arsyeja se përse ne nuk mund të gjejmë një mangësi ose një anë për qortimin e akhbārizmit, qenies akhbāri të tij. Unë flas në emrin tim dhe nuk mendoj se ka një ngrirje, ngurtësi mendimi tek ai.
Lārīxhānī: Shumë mirë, por përse ai atëherë qorton bërjen e ixhtihādit?!
Mjeshtër Dīnānī: Dukuria që ai qorton është bëra e ixhtihādit pa u mbështetur në lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.)... Dhe ai që synon në të vërtetë është et-tefsīru bi’r-re’ji (komentimi sipas mendimit vetjak). Vallë a mund ta quajmë ixhtihād pozitiv bërjen e dikujt të një ixhtihādi në degët e diturisë, shkencave fetare duke u mbështetur në mendimin e tij vetjak?! Gjëja që ai i del kundër këtu është largimi i muxhtehidëve nga lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.). E thënë ndryshe ai beson se udha që shkon në et-tefsīru bi’r-re’ji (komentimi sipas mendimit vetjak) i hap udhë këtij qëndrimi...
Asnjë muxhtehid i vërtetë nuk e quan të drejtë, saktë qëndrimin e sipërcituar. Ixhtihādi duhet të mbështetet në një argument të nxjerrë nga katër dëshmitë: Ḳur’āni Kerīm, sunneti i të dërguarit të nderuar (p.q.m.t.), ‘aḳli (mendja) dhe ixhmā‘aja (njëzëshmëria). Shtojmë se nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë ndjeshmërinë e tij, sepse tekefundit ai ishte një fāḳih (jurist) dhe lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.) u jepte rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër. Qenia e tij jurist nuk qëndron më poshtë se askush tjetër. Ata të cilët hulumtojnë librat e tij në fushën e jurispridencës do ta kuptojnë shumë mirë se çfarë dua të them.
Lārīxhānī: Po. Ai ka shkruar vepra të tilla si “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut) dhe “Mefātīḥu’sh-Sherā’i‘i” (Çelësat e Sherī‘ateve).
Mjeshtër Dīnānī: Si rrjedhojë duhet të vihet re një dallim mes tij dhe akhbārive të tjerë.
Lārīxhānī: Po. Si pasojë e këtyre përgjithësimeve në fakt iu bë padrejtësi, u dhunuan dhe ata që ndjekin një udhë të drejtë. Për shembull dhe Shejkh Aḥmed Aḥsā’īu ka thënë një sërë gjërash për Fejḍ Kāshānīn.
Mjeshtër Dīnānī: Si rrjedhojë, nëse ne do ta kishim përdorur fjalëzën “akhbāri” në kuptimin e ditur dhe të përhapur për një dijetar, nuk ka dyshim se ky do të ishte Shejkh Aḥmed Aḥsā’īu. Ky i fundit i ka shkruar një sqarim dhe Mullah Ṣadrās, mirëpo sa çudi që në të vërtetë ai nuk ka mundur që të kuptojë qoftë një fjali të vetme të këtij të fundit! Ai thjesht dhe vetëm ka dhënë disa sqarime të kota të quajtura “sherḥ” (sqarim). Tani pa shikoni nivelin, shkallën e diturisë së Fejḍ Kāshānīt përballë këtij “sqarimi”... Ai nuk kishte asnjë mangësi nga Mullah Ṣadrā dhe ishte një nga nxënësit më të dalluar të tij. Fejḍ Kāshānī e kishte vënë në formën, mënyrën më të bukur në zbatim në çdo vend ku duhej hedhur dritë mbi mendimet e Mullah Ṣadrās. Atëherë le të pyesim këtë pyetje: Vallë kush e kishte kuptuar më mirë Mullah Ṣadrān, Shejkh Aḥmed Aḥsā’īu apo Fejḍ Kāshānī?! Shumë mirë, cilin nga këta të dy do ta pranonit si “akhbāri”?! Ja pra këto janë disa mangësi dhe paradokse ku duhet bërë kujdes.
Lārīxhānī: Në të njëjtën kohë dhe një paqartësi, turbullirë, vegim...
Mjeshtër Dīnānī: Po e saktë, ashtu është.
Lārīxhānī: Ai e rrëfen në një formë, mënyrë shumë bukur takimin e tij të parë me Mullah Ṣadrān: “Unë e gjeta të humburën time tek ai. Unë e pashë uelājjetin (kujdestarinë) e tij si ṣirāṭu’l-musteḳīmi (udhën më të drejtë). Kështu mendimi im e gjeti udhën, xhaden ku do të ecte”. Këto janë me të vërtetë thënie interesante dhe të mrekullueshme. Në shtesë ai e kishte shoqëruar Mullah Ṣadrān në të tëra vetmitë e tij gjatë atyre viteve dhe ishte bërë bashkëndarësi dhe shoqëruesi i të fshehtës së tij.
Mjeshtër Dīnānī: Po, keni të drejtë. Saktësojmë se ata të cilët i kanë sqaruar në mënyrën më të bukur doktrinat dhe mendimet kapërcyese, tejkaluese të veprës me titull “Ḥikmetu’l-Mute‘ālijje” (Urtësia Tejkaluese) të Mullah Ṣadrās, janë pikërisht këto dy personalitete emrat e të cilëve i zumë në gojë në fillim të programit tonë: pra Fejḍi dhe Fejjāḍi. Po ai kishte dhe nxënës të tjerë; por këta të dy janë më të përzgjedhurit, spikaturit në gjirin e tyre.
Lārīxhānī: Përsëri ai në veprën e tij me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta), lajmëron se një numër i lartë çështjesh që ceken në veprën me titull: “Esfāru’l-Erba‘a” (Katër Udhëtarët) janë të përbëra nga bisedat, fjalimet që kanë ndodhur në gjirin e Mullah Ṣadrās dhe tij, ose ndonjëherë në gjirin e Mullah Ṣadrās dhe ‘Abdurrezāḳ Lāhīxhīut. Ja pra pikërisht si bisedat, dialogjet e zhvilluara mes meje dhe jush në këtë programin tonë... Ja pra themelet e mendimeve të Ḥikmetu’l-Mute‘ālījjes (Urtësisë Kapërcyese, Tejkaluese) janë formësuar në këto debate, dialogje, fjalime.
Mjeshtër Dīnānī: Nëse Mullah Ṣadrā nuk do t’i kishte këta dy nxënës, atëherë Mullah Ṣadrā nuk do kishte kaq shumë ndikim dhe mendimet e tij nuk do të përhapeshin dhe shfaqeshin në një masë kaq të gjërë. Një nxënës i mirë e kënaq gjithmonë mësuesin e tij dhe e bën dhe më të dalluar atë. Për shembull filozofi dhe i urti i njohur Ibn Sīnā, sigurisht që ishte një personalitet i madh dhe i rëndësishëm në vendin e tij, mirëpo nëse nuk do të kishte nxënës si Behmenjār Ibn Merzubāni, ka gjasa që nuk do të mund të shtonte kaq shumë risi në fushën e mendimit. Madhështia e tij ishte dhe pakëz falë nxënësve të tij. Këta të fundit i ngazëllejnë mësuesit e tyre, me pyetjet e bëra dhe me interesin e shfaqur në mësime, ata shtojnë motivimin, nxitjen e mësuesve të tyre dhe bëjnë që brenda tyre të gufojnë, shpërthejnë burime. Ja pra nxënësi Behmenjār nuk ishte, qëndronte aspak poshtë mësuesit të tij Ibn Sīnās në këtë kontekst. Le të rikthehemi tek Mullah Ṣadrāja: Nëse ai nuk do të kishte nxënës si Fejḍi dhe Fejjāḍi, miratojmë se mendimet e tyre nuk do të gufonin kaq shumë dhe se ai nuk do të mund të shpaloste ide, mendime të tilla të reja. Nëse do të themi se nxënësi është faktori që bën të gufojnë, shpërthejnë dhe u jep më shumë mendimeve të tij krahë, pandeh se nuk do ta kemi tepruar.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, Fejḍ Kāshānī ka lënë dyqind vepra gjithsej në një numër të madh fushash si edebijjāt (letërsi), felsefe (filozofi), fiḳh (jurisprudencë), ḥadīth, ‘irfān (urtësi), kelām (apologjetikë) dhe tefsīr (komentim i Ḳur’ānit Famëlartë). Njëra nga veprat më të rëndësishme në fushën e jurisprudencës është ajo me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut). Ai në këtë vepër ka grumbulluar, mbledhur rreth pesëdhjetëmijë ḥadīthe që kanë arritur nga Ehli Bejti (p.m.t.), njëkohësisht ka qortuar dhe katër librat e mëdhenj të ḥadītheve të shī‘ītëve. Për shembull ai në këtë vepër ka njoftuar se disa ḥadīthe janë përsëritura, një pjesë nuk janë të besueshme dhe poshtë secilit nga këto ka shtuar disa sqarime me kreun me titull: “El-Bejjān” (Sqarime).
Një çështje tjetër që dua të hedh dritë lidhur me veprën e tij me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut), ka të bëjë me dukurinë se kur ky libër shihet në përgjithësi, haset në disa sqarime filozofike dhe urtësie të derdhura në shkrim me një mënyrë, stil delikat. Ai në vendet ku janë mbledhur ḥadīthet që na kanë arritur nga Ehli Bejti (p.m.t.) ka theksuar se kuptimet e brendshme, padukshme dhe të fshehtat e tyre janë më të rëndësishme se kuptimet jashtme, padukshme të tyre.
Mjeshtër Dīnānī: Me fjalë të tjera libri i mësipërm me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut) i Fejḍ Kāshānīt nuk është një vepër për t’u nënçmuar, nënvlerësuar. Askush tjetër përpara tij nuk ishte avitur, qasur në një mënyrë kaq qortuese veprës me titull: “Kutubu’l-Erbe‘a” (Katër Librat) - (katër librat themelorë të ḥadītheve shī‘īte: Media e Lirë). Zbardhim se kjo vepër me titull: “Kutubu’l-Erbe‘a” (Katër Librat), e cila përbëhet nga vepra si “Istibṣāri” (Largpamësia), “Uṣūlu mine’l-Kāfī” (Metodologjia e Mjaftuesit), “Men Lā Jaḥḍuruhu’l-Fāḳihu” (Kush nuk Vjen me Juristin) dhe “Tehdhīb (Përmirësimi) janë nga veprat më të rëndësishme shī‘īte. Autorët e veprave në fjalë - Allāhu ua shtoftë shpërblimin - kanë derdhur shumë djersë, gjak, mund dhe kanë duruar, janë përballur me një mori mundimesh e vështirësish me qëllimin e grumbullimit, mbledhjes dhe ndreqjes së lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.), si dhe ja kanë dalë mbanë të bënin një punë të madhe në këtë kontekst, kuptim.
Megjithatë pavarësisht të tëra këtyre Fejḍ Kāshānī ende besonte se diçka mungonte. Kështu që vepra e tij me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut) është një baraspeshë e veprës me titull: “Uṣūlu mine’l-Kāfī” (Metodologjia e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit. “Po, pohojmë se kjo e fundit mjafton për shī‘ītët”. Mirëpo në veprën e tij me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut) ai tregon besnikëri ndaj të vërtetës dhe hatrin, hirin e saj e çmon më lart se gjithçka. Ashtu siç saktësova nuk ka dalë askush tjetër që të mund ta bëjë këtë përveç Fejḍ Kāshānīt. Me të vërtetë ne jemi të detyruar të themi se ai ka bërë një punë të madhe në mbledhjen dhe filtrimin, kullimin e lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Si rrjedhojë ne nuk mund ta anashkalojmë, mënjanojmë, shmangim veprën me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut).
Lārīxhānī: Shumë e vërtetë, mjeshtër i nderuar.
Shumë mirë, mjeshtër ju falenderojmë shumë për sqarimet tuaja të bukura, por me lejen tuaj si fillim le të bëjmë një pushim të shkurtër dhe do të vazhdojmë pas tij...
***
Lārīxhānī: Përsëri Fejḍ Kāshānī e vijon në këtë mënyrë rrëfimin, tregimin e tij pakëz të mëparshëm: “Mjeshtri im Mullah Ṣadrā më kishte vënë dy gjëra si kusht, kur kisha për qëllim mbledhjen e ḥadītheve: Gjëja e parë ishte selāmetu’l-‘aḳli (shëndeti i mendjes), kurse gjëja e dytë ishte ṭahāretu’l-ḳalbi (pastërtia e zemrës)”. Sa hollësi të bukura janë të fshehta në këto thënie...
Mjeshtër Dīnānī: Po, vallë a kemi pasuri tjetër përveç këtyre dy veprave?! Nga çfarë duhet pastruar zemra?! Nga dëshira, epshi, joshja, kënaqësia, mendimet shkatërruese dhe të shthurura... Një ‘aḳlu’s-sālimi (mendje të shëndoshë) me një ḳalbu’ṭ-ṭāhiri (zemër e pastër) bëhen një gjë e vetme dhe japin një gjykim të vetëm; nuk gjykojnë për dy gjëra të ndryshme. Sa bukur që e ka përshkruar!
Lārīxhānī: Njëra nga veprat e këtij personaliteti të madh është dhe “Mehexhxhetu’l-Bejḍā” (Udha e Bardhë, e Ndriçuar). Ai shton një pjesë lidhur me “Eimmetu’l-Ma‘ṣūme” (Imāmët e Pafajshëm (p.m.t.)) në veprën me titull: “Iḥjāu’l-‘Ulūmi’d-Dīni” (Ringjallja e Diturive Fetare) të Imām Gazzālīut dhe nëse do të përdorim thënien e duhur këtu ai shfaq, shpalos një ekspertizë, specializim të vërtetë imāmologjie. Një sërë njerëzish e qortojnë këtë qëndrimin e tij. Ai i jep shumë bukur përgjigje këtyre kundërshtimeve. Në njërën anë ai derdh, radhit, rreshton lëvdata të mëdha ndaj veprës së lartpërmendur të Imām Gazzālīut dhe njofton se ajo është gjithëpërfshirëse dhe shumë e çmuar, vyer. Ai në pjesën e 33-të, të veprës së sipërcituar të tij u jep vend këshillës që mjeshtri u ka dhënë atij rreth Ehli Bejtit (p.m.t.). Nëse më lejoni, unë kam dëshirë t’i lexoj këtu:
“Unë i bëra një pyetje Ṣadruddīn Shīrāzīut (Mullah Ṣadrās) për thënien e Emīru’l-Mu’minīt (Prijësit të Besimtarëve) Imām ‘Alīut (p.m.t.): “Puna jonë (urdhri ynë, kujdestaria jonë) është me të vërtetë e vështirë. Askush tjetër përveç ‘abdu’l-mu’minit (robit besimtar) nuk mund të ngarkohet me zemrën që Allāhu ia ka sprovuar me īmān (besim)”.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kjo është largpamësia dhe mençuria, zgjuarsia e hollë e tij. Ashtu siç e saktësova dhe pakëz qëparë ai dinte, zotëronte një numër të lartë të veprave të shkrimtarëve të shkuar. Kjo ishte dhe arsyeja që ai shkroi veprën me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut): Në mënyrë që të mund të mbulojë, zëvendësojë ndonjë gabim ose mangësi të mundshme që rastiset në veprat e shkrimtarëve të shkuar - që patjetër se rastiset në një numër të madh gabimesh dhe mangësish në këto vepra me këtë diametër, kalibër të madh dhe të rëndësishme... Ai në këtë kontekst përqendrohej mbi veprat me rëndësi më jetike dhe më kritike për shī‘ītët. Me të vërtetë vepra me titull: “Iḥjāu’l-‘Ulūmid’d-Dīni” (Ringjallja e Diturive, Shkencave Fetare) e Imām Gazzālīut është vepra më e mirë e shkruar deri në atë çast në gjirin e Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit në fushën e etikës dhe moralit. Domethënë ju nuk mund të ndeshni në asnjë libër tjetër më të hollësishëm, imtësishëm më gjithëpërfshirës dhe më të madh se kjo vepër në fushën përkatëse.
Lārīxhānī: Shumë e vërtetë, në të njëjtën kohë është dhe mjaft i rregullt dhe sistematik.
Mjeshtër Dīnānī: Po, mëse e saktë, madje dhe numri i vëllimeve është mjaft i tepërt. Si përfundim Fejḍ Kāshānī ishte një njeri i gjykimit të shëndoshë; ai kishte ditur t’i çmonte lart flijimet dhe mundimet e Imām Gāzzālīut në këtë fushë dhe i kishte dhënë vlerë atij. Krahas kësaj ai rishtas kishte mundur të zbulonte se kishte një mangësi në këtë libër. Ai në këtë vepër kishte parë se megjithëse ishin përcjellë shumë gjëra nga çdo ‘ārif (i ditur, i urtë), ḥakīm (i urtë), dervish, nuk ishte përcjellë asgjë nga Ehli Bejti (p.m.t.). Mendoni që një vepër kaq gjithëpërfshirëse dhe madhështore nuk kishte asgjë nga të përcjellë nga Ehli Bejti (p.m.t.)! Ndonëse në njërën anë Fejḍ Kāshānī kishte shprehur se e kishte pëlqyer këtë - ashtu siç kam bërë dhe më parë të ditur - vepra me titull: “Iḥjāu’l-‘Ulūmid’d-Dīni” (Ringjallja e Diturive, Fetare) e Imām Gazzālīut është libri i vetëm që nuk e ka ndjekur filozofinë e etikës aristoteliane.
Për shembull ne jemi dëshmitarë se disa vepra që janë shkruar lidhur me etikën, moralin islām (si për shembull vepra e Ibn Miskeuejhut) janë shkruar duke marrë një filozofi aristoteliane për bazë. Ja pra Imām Gazzālīu saktësisht në këtë pikë ishte përpjekur të mishëronte, sendërtonte, trupëzonte një botëkuptim të etikës, moralit islām që nuk ishte aristotelian - nga ana tjetër Fejḍ Kāshānī kishte ditur ta qortonte këtë libër meqenëse brenda tij nuk kishte ndeshur asnjë lajm dhe rrëfim që i përkiste Ehli Bejtit (p.m.t.). Në emër të mbulimit, zevëndësimit të kësaj mangësie të veprës në fjalë, ai e kishte përkryer, plotësuar atë me rrëfimet që kishin arritur nga Ehli Bejti (p.m.t.). Për më tepër ai nuk ishte mjaftuar as me këtë, por ai kishte shtuar thënien: “Mehexhxhetu’l-Bejḍā” (Udha e Bardhë, e Ndriçuar) në fillim të veprës së Imām Gazzālīut. Kjo thënie ka kuptimin “udha e bardhë, e ndriçuar, e ndriçimit”.
Shumë mirë, por me çfarë ndriçohet udha?! Ajo ndriçohet dhe plotësohet me lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.). Vepra e mësipërme e Fejḍ Kāshānīt është njëra nga veprat më të rëndësishme të hartuara, përpiluara në fushën e etikës, moralit islām. Për më tepër në formën, mënyrën që mund të përfshijë dhe lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.)... Si rrjedhojë tekefundit a nuk do dhe Imām Gazzālīu që vepra e tij (pra etika, morali) të mbështetet në themele islāme?! Këto janë vetëm disa punë të mëdha që i urti Fejḍ Kāshānī ja ka dalë mbanë.
Lārīxhānī: Fejḍ Kāshānī kumton se ka parë Imām Gazzālīun në ëndërr dhe se beson se ai është shī‘īt.
Mjeshtër Dīnānī: Edhe unë jam nga ata njerëz që besojnë se Imām Gazzālīu është shī‘īt, sigurisht gjatë fundit të jetës së tij. Unë duke u mbështetur në librin tim me titull: “Manṭiḳ ue Ma‘rifet fī Naḍḥari Gazzālī” (Logjika dhe Urtësia në Shikimin e Gazzālīut) që e kam hartuar tridhjetë vite më parë lidhur me të, kam vërtetuar se ai është shī‘īt. Një nga dëshmitë më të mëdha të këtij pohimi është libri me titull: “Sirru’l-‘Ālemejni” (E Fshehta e Dy Botërave) që ai e ka përpiluar vetë. Sepse dhe Fejḍ Kāshānī duke u mbështetur në të njëjtin libër miraton se ai është shī‘īt. Në librin tim për të cilin fola gjenden dhe dëshmi të sjellja nga ana ime, përveç dëshmive të paraqitura nga Fejḍ Kāshānī. Ata që duan t’i hulumtojnë këto dëshmi mund t’i drejtohen librit tim.
Lārīxhānī: Po, kjo është e saktë. Sërish Fejḍ Kāshānī pohon se e ka parrë në ëndërr atë. Në këtë të fundit Imām Gazzālīu rrëfen këtë fjali: “Fjalën tonë nuk mund të mësojë tjetër përveç ḳulūbu’l-emīni (zemrave besnike) dhe ‘uḳūlu’s-sālimi (mendjeve të shëndosha)” të Imām ‘Alīut (p.m.t.) që ceket në khuṭben me numër 189 të veprës me titull: “Nehxhu’l-Belāgati” (Udha e Oratorisë). Më tej Fejḍ Kāshānī shton këtë: “Pas një kohe të shkurtër pasi pashë këtë ëndërr, kur më ra në duar vepra e tij me titull: “Sirru’l-‘Ālemejni” (E Fshehta e Dy Botërave), krijova mendimin e prerë se Imām Gazzālīu është shī‘īt”. Këto dy elementë bartin një rëndësi jetike: “ḳulūbu’l-emīni (zemrat besnike) dhe ‘uḳūlu’s-sālimi (mendjet e shëndosha)”. Domethënë “Mehexhxhetu’l-Bejḍā” (Udha e Bardhë, Ndriçuar).
Mjeshtër Dīnānī: Po, kjo është një udhë kaq e ndriçuar, sa tanimë njeriu nuk shkon, shmanget në shmangie. Kur njeriu ka një zemër besnike dhe mendje të shëndoshë, atëherë dhe “revāni” (shpirti) i tij bëhet plotësisht i pastër. Këtë e kisha thënë dhe në programet tona paraardhëse. Fjalëza “revān” (shpirt) që ka kuptimin e fjalëzës “xhān” (shpirt) në gjuhën perse, që është e barasvlefshme me kuptimin e fjalëzës “rūḥ” (shpirt) dhe “nefsu’n-nāṭiḳi” (shpirti folës) në gjuhën ‘arabe, ka kuptimin e fjalës “shkues, vajtës” si natyrë e rrjedhjes së fjalëzës. Ai është “shkues” në një udhë të ndriçuar. Atëherë përse është përdorur një fjalëz e tillë?! Si pasojë e mosditurisë, mosnjohjes kurrë të një kufiri, limiti, ndalimi dhe mosqëndrimit në vendumërim të saj. Nefsi (shpirti) është gjithmonë në një ecuri, lëvizje, veprim e sipër. Një mendim që nuk është veprues, a mund të jetë mendim?! Mendimi është gjithmonë veprues, kurse nefsi ose rūḥu (shpirti) është gjithmonë shkues. Deri kur shkon kjo ecuri?! Deri në pafundësi. Shpirti është shkues deri në pafundësi dhe nuk u bindet nevojshmërive të ligjit të rëndesës; ai është jashtë mbarë këtyre. Ligji i rëndesës ju mban vazhdimisht diku; mirëpo ai nuk mund të ketë asnjë ndikim mbi shpirtin tuaj. Shpirti e di se çfarë është ligji i rëndesës, por ai nuk mbetet, qëndron nën ndikimin e tij.
Lārīxhānī: Madje as koha nuk mund ta mbajë nën fre atë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, shpirti i thotë kohës: “Nëse unë nuk do të jipja një kuptim ty, vallë çfarë lloj kuptimi do të kishe ti?!”
Lārīxhānī: Sa sqarim i bukur dhe interesant! Atëherë pa thuani se ne īrānianët ju paskemi vënë “një emër që meriton të emërtohet sipas tij”...
Ndërkohë lejomëni të zbardh se ai ka një stil qasjeje të ndryshme nga mendimtarët e tjerë, për sa i përket çështjes së imāmetit (prijësisë) dhe uelājjetit (kujdestarisë). Për shembull në përgjithësi të urtët e nxjerrin gjithmonë imāmetin (prijësinë) nga uelājjeti (kujdestaria) por Fejḍ Kāshānī duke ecur, lëvizur nga qenia e Ehli Bejtit (p.m.t.) një burim lajmi dhe rrëfimi, na vë në dijeni se fusha e imāmetit (prijësisë) bart meritën e zotërimit të një gjërësie kaq të madhe (pra të zotërimit të gjërësisë së përfshirjes dhe të uelājjetit (kujdestarisë) brenda saj). Shqyrtimi i tij në një mënyrë kaq gjithëpërfshirëse dhe zotëruese i një çështjeje të një rëndësie jetike duke u nisur nga fjalët, lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.) me të vërtetë është për t’u lëvduar dhe vlerësuar.
Mjeshtër Dīnānī: Po, sepse ai ishte një shī‘īt i vërtetë dhe e dinte shumë mirë se si duhej përfituar nga lajmet dhe rrëfimet e Ehli Bejtit (p.m.t.). Pra ai na ka përcjellur në një mënyrë shumë të bukur kuptimet elegante që ka parë në ato rrëfime. Besoj se do ta keni parasysh, vlerësoni se mundësia e kuptimit të lajmeve dhe rrëfimeve nuk është një gjë aq e lehtë. Ashtu siç kuptimi i Ḳur’ānit Famëlartë është i vështirë, gjithashtu dhe kuptimi i rrëfimeve është i vështirë: “Puna jonë (urdhri ynë, kujdestaria jonë) është me të vërtetë e vështirë”. Domethënë mendimet, stilet e Ehli Bejtit (p.m.t.) nuk janë aq të lehta dhe të thjeshta sa pandehni. “Askush tjetër përveç ‘abdu’l-mu’minit (robit besimtar) nuk mund të ngarkohet me zemrën që Allāhu ia ka sprovuar me īmān (besim)”. Që të tëra këto të fshehta hyjnore, të padukshme janë më tepër se mund të marrin rrëfimet e tyre. Çdo fjali dhe rrëfim ka një përmasë të jashtme, padukshme dhe një përmasë të brendshme, padukshme...
Përmasa e jashtme ka të bëjë më shumë me sherī‘atin - në krahasim me përmasën e brendshme - nuk ka ndonjë vështirësi të madhe në zbulimin e saj. Për shembull ka të bëjë me çështje fetare se si një besimtar musliman duhet të marrë abdest dhe duhet të falë namaz... Megjithatë në lajmet dhe rrëfimet që na vijnë nga Ehli Bejti (p.m.t.) në fushën e urtësisë gjendja nuk është kaq e lehtë. Dituritë, çështjet e urtësisë që janë të lidhura me teuḥīdin (njëshmërinë e Allāhut të Lartësuar), nubuūetin (lajmësinë), imāmetin (prijësinë), me‘ādin (rikthimin, ringjalljen) dhe ‘ālemu’l-gajbin (botën e fshehtë) kërkojnë një botëkuptim të thellë, njohjen thelbësore dhe zotërimin themelor të çështjeve. Shprehemi kështu sepse fjalëzat dhe thëniet e përdorura në rrëfimet e kësaj fushe, janë thëniet më të koklavitura dhe më të vështira të kësaj bote; sigurisht pas ājeteve të Ḳur’ānit Fisnik. “Vështirësinë e punëve dhe urdhrave” e thotë përsëri vetë një imām i pafajshëm. E thënë ndryshe është mëse e natyrshme që këto thënie nuk i kupton çdo njeri.
Lārīxhānī: Cila ishte gjëja që Imām ‘Alīu (p.m.t.) kishte synuar me thënien “ma‘rifetu bi’n-nūrānijje” (urtësia me ndriçimin)?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, ai këtu nuk thotë “ma‘rifetu bi’l-xhismānijje” (urtësia me truporen). Sepse secili e shihte si trup atë të nderuar (p.m.t.). Secili që ishte me të e shihte trupin e tij. Madje vetëm kjo thënia e tij shpalos gjithçka. Për shembull çfarë ishte dhe ku ishte ndriçimi i tij?! I nderuari Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve) (p.m.t.) e shihte veten të ndriçuar. Madje pa ngurruar aspak ne mund t’i themi dhe “nūr” (dritë) atij. Pra kemi “nūr” (dritë) dhe “nūrānī” (i ndriçuar). Ç’është e vërteta i nderuari Imām ‘Alīu (p.m.t.) është vetë “nūri” (drita). Dituria e të nderuarit Imām ‘Alī (p.m.t.) rreth postit të nūrit (dritës) dhe postit të uelājjetit (kujdestarisë) nuk është një dituri, shkencë që mund ta zotërojnë të tërë... Ja pra Fejḍ Kāshānī u ka kushtuar jashtë mase rëndësi këtyre rrëfimeve që na kanë ardhur në nëpërmjet Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe ka menduar me kujdes mbi kuptimet e tyre.
Lārīxhānī: Patjetër që ashtu është. Njëra nga veçoritë e veprave të Fejḍ Kāshānīt është nxjerrja në pah me mbarë aftësinë, zotësinë e tij se ai ka bërë zhytje në oqeanin e pafund të urtësisë së Ehli Bejtit (p.m.t.).
Mjeshtër Dīnānī: Po, kjo është e saktë. Nëse të tërë akhbāritë tanë gjatë historisë shī‘īte, do të ishin pikërisht si Fejḍ Kāshānī gjithçka do të ishte kaq e përkryer. Mirëpo fatkeqësisht për një pjesë të madhe të akhbārive bëhet fjalë për një ngrirje, ngurtësim mendimi. Kjo rrymë e shfaqur në gjirin e shī‘ītëve - nuk kam për qëllim Fejḍ Kāshānīn këtu, por akhbāritë e tjerë - për fat të keq kanë mbetur pa shpresë dhe pa zgjidhje ndaj texhemuddit (ngrirjes) dhe taḥaxhxhurit (ngurtësimit) të mendimit. Këto lloj rrymash nuk ishin të pranishme vetëm brenda shī‘ītëve, por gjithashtu ishin të pranishme dhe brenda Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit. Për shembull brenda ḥanbelive, mālikive dhe shumë palëve të tjera. Këta të fundit kishin përvetësuar ḍḥāhirizmin (anën e dukshme, jashtme). Shumë mirë, por çfarë na këshillon Ḳur’āni Kerīm krahas këtyre?! Meditimin, mendimin... Vallë a nuk ua kishin vënë veshin këto degë, palë, shkolla këtij parimi të lartë ḳurānor?! Pra ashtu siç kishte palë të tilla për të cilat folëm brenda Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit, ashtu kishte dhe palë si akhbāritë në gjirin tonë të shī‘ītëve. Mirëpo Fejḍ Kāshānī është një përjashtim mes tyre. Ai krahas dhënies rëndësi të lajmeve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit (p.m.t.), sërish nuk bëhet fjalë për një ngrirje, ngurtësim mendimi të tij.
Lārīxhānī: Fejḍ Kāshānī në veprën e tij me titull: “Kitābu’l-Uāfī” (Libri i Besnikut) thekson se lajmet dhe rrëfimet e filozofike, të mençura dhe të urta të Ehli Bejtit (p.m.t.) janë më tepër se rrëfimet lidhur me sherī‘atin. Shikoni se ku ka tërhequr vëmendjen...
Mjeshtër Dīnānī: Po, gjëja që ka thënë është shumë e vërtetë. Rrëfimet e tyre në fushën e urtësisë janë më tepër se rrëfimet në mbarë fushat e tjera.
Lārīxhānī: Po, rishtas në lidhje me këtë, ai shënjon se është vënë një vulë maḥxhūrijjeti (lënieje, ngrirjeje, ngurtësimi) në fytyrën e Ehli Bejtit (p.m.t.): “Porosia, testamenti im për secilin që përpiqet në këtë fushë - sidomos për ata të cilët kanë patur fatin të kenë urtësinë shī‘īte - është të heqin e të hedhin perden e paditurisë mbi këto vepra të mrekullueshme dhe përjetshme dhe të shuajnë etjen e tyre me këtë urtësi”. Sa këshillë e bukur dhe përgjegjësi ndjellëse, ndjerëse...
Mjeshtër Dīnānī: Këto thënie tregojnë se ai kishte ndjerë dhimbjen, vuajtjen e këtyre çështjeve dhe kishte ndjerë përgjegjësi në këtë fushë. Nëse shumë vetë do të kishin bartur të njëjtën ndjeshmëri me Fejḍ Kāshānīn, atëherë sot një numër i lartë rrëfimesh nuk do të kishin mbetur të lëna, ngrira, ngurta.
Lārīxhānī: Po, fatkeqësisht këto janë gjëra që ne u kushtojmë shumë pak kujdes.
Atëherë duke filluar që këtu, le të bëjmë klasifikimin e çështjeve nëse dëshironi: Pikë së pari le të mënjanojmë fiḳhun (jurisprudencën). Sepse çështja, formati dhe natyra e programit tonë nuk është e drejtuar në këtë fushë. Pa le të shohim shkrimet e tij në fushën e filozofisë:
Për shembull ne kemi dëshirë të lexojmë një fragment nga pjesa e hyrjes së veprës me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta). Kështu që dalëngadalë do të kemi nisur dhe mësimet tona: Ai ka thënie shumë delikate rreth fjalëzës “kelīme” (fjalë): “Aq fjalë sa kam parë në ‘ālemu’l-makhlūḳāti (botën e të krijuarave) - qoftë brenda qoftë jashtë saj - kam vënë re se asnjëra nga këto nuk ngjan me njëra-tjetrën. Çdo fjalë në botën e të krijuarave të Allāhut kishte një mesazh. Për shembull teksa kaloja poshtë një peme, unë isha dëshmitar i melodive që u përkisnin çdo gjetheje të saj dhe i çdo pike uji të lumit që kalonte atje”. Sa interesante, mjeshtër i nderuar.
Mjeshtër Dīnānī: Po, domethënë ai dëgjon me veshë melodinë e gjetheve dhe rrjedhjen e ujit. Nëse dikush ka veshë që dëgjojnë, atëherë ai do të dëgjojë me veshë se dhe gjethet kanë një këngë. Fërfërima e erës, shushurima e gjetheve dhe rrjedha e ujit, secila nga këto i thotë diçka njeriut. Madje jo vetëm tingulli, zëri i tyre por dhe zëri i drurëve, gjallesave, gurëve, insekteve, kafshëve, valëve, zogjve etj, pra i mbarë botës pëshpërit, pipëtin një jehonë, melodi, tingull. Shkurtimisht gjithçka ka një zë patjetër... Por duhen dhe veshë për t’i dëgjuar këto zëra. Nëse do të kemi veshë që do të dëgjojnë simbolin, shenjën e të vërtetës nga grimcat e botës së qenies, atëherë do të shihet se sa lajme janë fshehur në secilën nga këto. Kjo botë është e pafund dhe gjithçka brenda saj është një lajm brenda një lajmi. Sa keq që ne jemi të hutuar, shkujdesur nga kjo dukuri. Ne jemi varrosur, zhytur aq shumë në qenien tonë të zënë, përgjegjësitë, shqetësimet, veprimtaritë tona të përditshme, mbathjet dhe veshjet tona, ngrëniet dhe pirjet tona sa ç’të të them...
Sakaq në çdo gjë dhe në çdo vend të botës ka një lajm. Madje dhe nëse zhyteni në thellësitë e shtratit të një deti dhe ngjiteni në lartësitë e majës së një mali, përsëri do të shikoni se në çdo gjë është fshehur një e fshehtë. Në humnerat, vrimat më të thella dhe në majat, pikat më të larta... Bota nuk është kurrë larg, e pastër nga pëshpërima e dashurisë. E tërë kjo botë është një fabrikë, punishte e qenies. Gjithçka ka një fabrikë sot, apo nuk është ashtu?! Megjithatë kur sodisim më mirë, vështrojmë se fabrika e madhe e vërtetë është vetë qenia dhe bota e qenies. Fabrika e qenies është vetë kjo botë në të cilën jetojmë dhe gjërat që shikojmë në të. Shumë mirë, por a ka ndonjë qëllim kjo fabrika e qenies apo është krijuar ashtu pa asnjë qëllim?! Ne ndonëse nuk e dimë qëllimin e fabrikës së qenies, si përfundim e dimë se ajo është krijuar për një qëllim të caktuar. Ne kalojmë shkeleshko në një mënyrë të çrregullt, rëndomtë, sipërfaqësore dhe verbërisht pranë saj. Ndërkohë ajo që duhet të bëjmë është të marrim mësime dhe shembuj nga ajo.
Lārīxhānī:
“Thashë se: “O Muḥsin seri (koka) është tek ti, por e fshehta është tek gjethja dhe uji,
Atëherë shpëtoje veten nga ky hutim, shkujdesje”.
Mjeshtër Dīnānī: Po, kjo është njëra nga poezitë ku Fejḍ Kāshānī ka shfaqur, shpalosur bukuritë e gjuhës perse... Muḥsin është emri i tij... Ai i bën zë dhe i thotë kështu vetvetes: “Ti ke, zotëron kokën, kurse ata kanë, zotërojnë të fshehtën”. Si rrjedhojë seri (koka) dhe e fshehta duhet të krijojnë një lidhje me njëra-tjetrën. Nëse seri (koka) nuk ka një të fshehtë, atëherë nuk mund t’u thuhet as kokë asaj. Më e shumta që mund t’i thuhet asaj është “krye”. Koka është kokë vetëm kur njihet me të fshehtën, në rast të kundërt ajo nuk do të mund të jetë më tepër se një “krye”.
Lārīxhānī: Fejḍ Kāshānī vijon si më poshtë: “Pikërisht në atë çast erdha në vete dhe vendosa që të mos e çoj dëm pjesën e mbetur të jetës sime, të mos e shpenzoj, shpërdoroj kot dhe të luaj rolin tim në punishten e qenies”.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra pikërisht këtu qëndron dhe pika e shpërthimit, ose e vlimit të çështjes. Cili është qëllimi i fabrikës së qenies?! Kjo është një pikë e rëndësisë kritike. Të paktën ne mund të mësojmë se cili është roli ynë në fabrikën e qenies apo nuk është kështu?! Apo mos ndoshta nuk duhet ta kuptojmë as këtë?!
Lārīxhānī: Epo kjo është më e pakta që pritet nga njeriu.
Mjeshtër Dīnānī: Kur ta dimë, mësojmë, njohim rolin tonë, fundja do të kemi kuptuar dhe rolin tonë në fabrikën e qenies.
Lārīxhānī: Sqarimet tuaja ishin me të vërtetë shumë të vyera, mjeshtër i nderuar. Me këtë rast bëmë dhe një hyrje shumë të bukur në çështje.
Në fund të fundit dhe emërtimi i tij si “Fejḍ” nga ana e Mullah Ṣadrās nuk ishte i kotë dhe paqëllim...
Mjeshtër Dīnānī: Po, pas vënies së emrave të tyre si “Fejḍ” dhe “Fejjāḍ” nga ana e Mullah Ṣadrās, Fejḍ Kāshānī dhe ‘Abdurrezāḳ Lāhīxhīu ishin fërkuar ëmbël-ëmbël në mesin e tyre se cili nga ata qëndronte më lart se tjetri. Tekefundit fjala “Fejjāḍ” është në trajtën më të lartë, sipërore, tepruar në gjuhën ‘arabe. Kurse fjala “Fejḍ” është mëse normale, pra është thjesht dhe vetëm fejḍ. Si rrjedhojë është debatuar, diskutuar se cila nga këto dy fjalë qëndron më lart se tjetra. Kurse Mullah Ṣadrā i ka dhënë këtë përgjigje kësaj pyetjeje: “Kjo është pikërisht si të thuash: “Zejdi është drejtësia”. Pra ai njeri është barazuar me atë gjë. Herë-herë themi “Zejdi është i drejtë”, kurse herë-herë themi “Zejdi është drejtësia”, ose “Zejdi është vetë drejtësia”. A ka më shumë teprim në drejtësinë apo në qenien i drejtë?! Kurse ti je vetë “Fejḍi””. Pa shikoni urtësinë në përgjigjen e Mullah Ṣadrās.
Lārīxhānī: Kjo ishte me të vërtetë ishte një përgjigje e mrekullueshme.
Ne përfituam sërish nga dituritë tuaja të vyera dhe gjithashtu thëniet tuaja shërbyen në cilësinë e një parathënieje të programeve tona në të ardhmen. pasardhëse. Nëse do Allāhu i Lavdëruar ne do të mundohemi t’u japim vendin e duhur përmasave të shumëllojshme dhe veprave shkencore të personalitetit të këtij mendimtari të madh në programet tona pasardhëse.
Lārīxhānī: Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, ju themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut të Madhëruar mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimi : Medya Şafak