Izraeli Në Frymën E Tij Të Fundit

nga Arij Shabijt | Publikuar në Nën. 16, 2023, 6:41 a.m.

Ky artikull u botua në gazetën hebraike “Haaretz” 

Autori i artikullit është shkrimtari i famshëm sionist, Arij Shabijt, i cili thotë: Më duket se ne po përballemi me njerëzit më të vështirë të historisë dhe nuk ka zgjidhje me ata përveç njohjes së të drejtave të tyte dhe përfundimit të pushtimit.

Shabijt e fillon artikullin e tij duke thënë: Duket se kemi kaluar pikën pa kthim dhe është e mundur që "Izraeli" të mos jetë i aftë të përfundojë pushtimin, të ndalojë ndërtimin e kolonive (vendbanimeve) dhe të arrijë paqen. Duket se nuk është më e mundur të reformohet sionizmi, të shpëtohet demokracia dhe të bëhet ndarja e njerëzve në këtë vend.

Ai shtoi: Nëse situata është e tillë, atëherë nuk ka shije jetesa në këtë vend. Nuk ka shije për të shkruar në “Haaretz”, nuk ka shije të lexosh “Haaretz-in”* Duhet të bëjmë atë që sugjeroi Rogel Alpher dy vite më parë, që është largimi nga vendi.

Nëse “izraeliti” dhe çifuti nuk janë një faktor jetik në identitet dhe nëse çdo qytetar “izraelit” ka pasaportë të huaj, jo vetëm në kuptimin teknik, por edhe në atë psikologjik, atëherë çështja ka marrë fund. Duhet thënë lamtumirë miqve dhe të shkohet në San Francisko, Berlin ose Paris. 

Që andej, nga trojet e nacionalizmit të ri ekstrem gjerman, apo trojet e nacionalizmit të ri ekstrem amerikan, duhet parë me qetësi dhe të shikohet se si “Shteti Izraelit” po merr frymën e fundit. Ne duhet të bëjmë tre hapa mbrapa dhe të shikojmë fundosjen e shtetit demokratik hebre.

Ndoshta çështja nuk ka arritur ende deri këtu.

Ndoshta ende nuk e kemi kaluar pikën pa kthim.

Ndoshta ekziston mundësia që t'i jepet fund okupimit, ndalimit të ndërtimit të kolonive (vendbanimeve), rikthimi i reformimit të sionizmit, shpëtimit të demokracisë dhe ndarja e vendit.

Më tej shkrimtari thotë:  E vendos gishtin tim në syrin e Netanyahut, Liebermanit dhe neo-nazistëve, për t'i zgjuar nga deliri i tyre sionist.

As Trump, as Kushner, as Biden, as Barack Obama dhe as Hillary Clinton nuk janë ata që do t'i japin fund okupimit.

Nuk janë Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që do të ndalojnë ndërtimin e kolonive (vendbanimeve).

E vetmja forcë në botë që është e aftë për të shpëtuar Izraelin nga vetja janë vetë izraelitët. E kjo duke krijuar një gjuhë të re politike që njeh realitetin dhe që palestinezët i kanë rrënjët në këtë tokë. Ju bëj thirrje që të kërkoni rrugën e tretë që të mbijetoni këtu dhe të mos vdisni.

Shkrimtari në gazetën Haaretz konfirmon:

Që kur "izraelitët" erdhën në Palestinë, ata e dijnë se janë rezultat i një gënjeshtre të krijuar nga lëvizja sioniste, e cila përdori të gjitha mashtrimet në karakterin hebre gjatë historisë.

Duke shfrytëzuar dhe ekzagjeruar atë që i thuhet Holokaust me dorën e Hitlerit, lëvizja cioniste arriti të bindte botën se Palestina është "Toka e Premtuar" dhe se Tempulli i supozuar ndodhet nën xhaminë Al-Aksa. Kështu që ujku u shndërrua në një qengj duke pirë paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë, derisa u bë një përbindësh bërthamor.

Shkrimtari përmend arkeologët perëndimorë dhe hebrenj, më i famshmi prej të cilëve është “Israel Flintstein” nga Universiteti i Tel Avivit, i cili konfirmoi se “Tempulli është gjithashtu një gënjeshtër dhe një përrallë që nuk ekziston. Të gjitha gërmimet kanë vërtetuar se ai u zhduk plotësisht mijëra vjet më parë, dhe kjo u tha shprehimisht në një numër të madh referencash jahudite dhe shumë arkeologë perëndimorë e kanë konfirmuar këtë.

E fundit prej atyre arkeologëve ishte në vitin 1968, arkeologia britanike Dr. Caitlin Kabinos, e cila ishte drejtoreshë e gërmimeve në Shkollën Britanike të Arkeologjisë për Jerusalemin. Ajo kreu gërmime në Jerusalem dhe u dëbua nga Palestina për shkak se zbuloi gënjeshtrat e mitit izraelit për praninë e gjurmëve të Tempullit të Solomonit nën xhaminë Al-Aksa.

Ajo dëshmoi që nuk kishte fare gjurmë të tempullit të Solomonit dhe zbuloi se ajo që izraelitët e quajnë "Ndërtesa e Stallave të Solomonit" nuk ka të bëjë fare me Solomonin apo stallat, por është një model arkitekturor i një pallati të ndërtuar zakonisht në disa zona në Palestinë. 

Shkrimtari hebre theksoi: Mallkimi i gënjeshtrës është ajo që i përndjek "izraelitët" dita-ditës dhe i godet në fytyrë si një thikë në dorën e një banori në Jerusalem, në Khalil, në Nabuls. Ose goditet me një gur nga banori i Xhemmaijni, ose nga një shofer autobusi nga Jafa, Haifa dhe Akka.

“Izraelitët” e kuptojnë se nuk kanë të ardhme në Palestinë. Palestina nuk është tokë pa njerëz, siç u gënjyen.

Një shkrimtar tjetër që pranon, jo vetëm ekzistencën e popullit palestinez, por më tepër epërsinë e tij ndaj "izraelitëve", është Gideon Levy, sionisti i majtë, i cili  thotë: Duket se palestinezët kanë një natyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e njerëzimit. Ne ua pushtuam tokën, rinisë së tyre i lëshuam të pasurat, prostitutat, drogën dhe thamë se do të kalojnë disa vite dhe ata do të harrojnë atdheun dhe tokat e tyre. Por më pas brezi i tyre i ri shpërtheu Intifadën (Kryengritjen) e vitit 1987...

I futëm ata në burgje dhe thamë se do t'i edukojmë ata nëpër burgje. Vite më vonë, pasi menduam se e kishin marrë mësimin, ata u kthyen tek ne me një kryengritje të armatosur në vitin 2000 që shkatërroi çdo gjë, të gjelbër dhe të thatë.

Dhe ne thamë se do t'ua prishim atyre shtëpitë. Ne i bëmë bllokadë për shumë vite dhe më pas ata nxorrën raketa për të na sulmuar, pavarësisht rrethimit dhe shkatërrimit.

Ne filluam të planifikojmë për ta me murin ndarës dhe telat me gjemba...dhe ja, na erdhën nga nëntoka dhe nëpër tunele, derisa na shkaktuan vrasje të rënda.

Në luftën e shkuar ne i luftuam me mendjen tonë dhe më pas ata sunduan satelitin "izraelit" (Amos) dhe futën terror në çdo shtëpi në "Izrael" duke transmetuar paralajmërime dhe kërcënime, siç ndodhi kur të rinjtë e tyre arritën të merrnin në kontroll Kanalin 2 "izraelit".

Përmbledhja e thënies, siç thotë shkrimtari: Duket se po përballemi me njerëzit më të vështirë që ka njohur  historia dhe nuk ka zgjidhje tjetër veç njohjes së të drejtave të tyre dhe dhënies fund pushtimit.

Titulli i artikullit: Izraeli në frymëmarrjen e fundit



Burimi : Haaretz