Kush është Muaviu?

nga Hasan ibn Ferhan El Malikij | Publikuar në Gus. 3, 2023, 10:23 a.m.

Ai thotë:

E habitshme me disa njerëz, të cilët thonë se e duan Profetin dhe në të njëjtën kohë lavdërojnë persona të cilët gjatë gjithë jetës së tyre e luftuan të Dërguarin e Allahut dhe Ehli Bejtin dhe shokët e tij përgjatë 80 viteve!

 

Muaviu ka lindur pesë vjet para ardhjes së Profecisë profetit Muhamed (s.a.v.a.s). Që në vogëli ai u ushqye me urrejtjen ndaj Profetit. Babai i tij është Ebu Sufjani. Nëna e tij është Hindi, ngrënësia e mëlçisë së Hamzait. Halla e tij ishte Hammaletul hatab (mbartësja e druve). 

 

Në kohën që profeti ishte në Mekë Muaviu ka qenë prej atyre të rinjve të cilët kurejshitët i nxitnin që ta lëndonin të Derguarin e Allahut. Ai ka marrë pjesë me babanë e tij në luftërat kundër Profetit. Në luftën e Bedrit u vra vëllai i tij Handhalah, të cilin e vrau Aliu. Po ashtu u vranë dy gjyshërit e tij, Utbetu dhe Shejbetu si dhe daja i tij Uelijd. 

 

Më pas, në ditën e çlirimit të Mekës ai e pranoi islamin me hipokrizi. 

Mori pjesë si hipokrit në betejën e Hunejnit. Së bashku me babanë e tij u veçuan në majë të kodrës dhe thoshin: Sot u prish magjia! 

 

Në ditën e Hunejnit ai dhe babai i tij i vodhën devenë një të moshuare muslimane. Ajo iu ankua Profetit për ata të dy. Ata e mohuan vjedhjen dhe u betuan. Por, Allahu e lajmëroi Profetin për vendin se ku e kishin fshehur devenë. Profeti i qortoi ata të dy, ia ktheu devenë të moshuarës.

 

Në Tebuk, Muaviu dhe babai i tij u përpoqën të vrasin Profetin (s.a.v.a.s) në Akabetin e Tebukut. Por Allahu e mbrojti. Historinë e planit të vrasjes e ka përmendur Allahu në Librin e Tij: “…dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme.) Me Muaviun dhe Ebu Sufjanin kishte edhe burra të tjerë numri i të cilëve ishte katërmbëdhjetë burra. Ai i mallkoi ata. 

 

Pas kthimit të Profetit nga Tebuku, ai i nxorri nga xhamia ata që donin ta vrisnin dhe prej tyre ishte Ebu Sufjani dhe dy djemtë e tij Muaviu dhe Atebetu! Senedi (zinxhiri i transmetimit) të kësaj historie është i rregullt (sahijhun). 

 

Në kohën e Osmanit, Muaviu bëri ixhtihad në grumbullimin e pasurive dhe në shtypjen e punëmirëve duke përdorur kamatën (err rribau).

 

Në kohën e Aliut ai vrau 25 persona që morën pjesë në betejën e Bedrit dhe rreth 200 prej as'habëve që morën pjesë në Besëlidhjen e Ridvanit (Bej'atu err Rriduan) në Siffijn.

 

Po në kohën e Aliut, Muaviu e ka mallkuar atë (Aliun) nëpër minbere, shtypi përkrahësit, hapi varrin e Hamzait dhe urdhëroi një nga punonjësit e tij që të godadë këmbën e Hamzait, i cili vrau gjyshin e tij Atabetu. 

 

Ai (Muaviu) donte të shkatërronte minberin e Profetit. Këtë e bëri dy herë. Por qielli u errësua kur deshi ta bënte dhe ai e la këtë veprim. 

 

Ai (Muaviu) shkoi ne Ebva dhe deshi të bapte varrin e nënës së Profetit dhe ta hidhte në pus. Allahu e goditi me sëmundjen e deformimit të fytyrës dhe nuk e bëri. 

 

Fundi i tij ishte sepse për atë (Muaviun) u vërtetua thënia e Profetit, i cili ka thënë: "Muaviu do të vdesë jo prej ummetit tim.". Hadithi është i rregullt sipas kushtit të Muslimit. Këtë hadith e ka quajtur të rregullt Xhamiatul Ummul Kurra. 

 

Për atë (Muaviun) u vërtetua edhe një hadith tjetër që është hadithi i Ed Dubejletu (lungës), e cila iu shfaq atij në shpinë dhe kaloi te kraharori i tij. Ai qëndroi me këtë torturë plot një vit. 

 

Në Sahijhun Muslim, në hadithin e Kajs ibn Imad nga Ammar thuhet: “Tetë persona do të goditen me lungën (ed dubejletu) që është sëmundje e cila shfaqet në shpinat e tyre dhe depërton në kraharorët e tyre.” 

 

Muaviu nuk vishte çdo lloj rrobeje. Atij i punuan një veshje prej gushëve të zogjve. Edhe kjo i dukej e rëndë dhe e lëndonte. Kur sëmundja dhe rënkimet e tij zgjatën dhe nuk po shërohej, doktorri e këshilloi të vendoste kryqin dhe të hiqte dorë nga feja e Muhamedit. Ai (Muaviu) e bëri këtë dhe vdiq.

 

Ky është Muaviu që keni mbushur dynjanë me gënjeshtra e trrillime ndaj Allahut dhe Profetit duke e lavdëruar atë. I keni vendosur cilësi të kota që nuk i pëlqen Allahu. Madje e keni quajtur daja i besimtarëve!!!

 

Mjafton vetëm një hadith për ta fajësuar atë. Ai hadith është: "Muaviu nuk do të vdesë në fenë time."

Ky hadith i largon të gjitha debatet. Transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm (thukatë) dhe e kanë dëgjuar nga njēri-tjetri. Këtë hadith e kanë quajtur të rregullt një grup hadithologësh sipas kushtit të Muslimit. Prej tyre hadithologu Muhamed ibn Azuuz El Mekkij dhe ibn Akijl.

Hasan ibn Ferhan El Malikij

Shejkh Hasan Ferhan El Malikij, një prej profesorave të Fikhut në Mbretërinë e Arabisë Saudite ...