Miliona njerëz marshojnë për ndryshimin e regjimit në Francën e Macron

nga Syed Zafar Mehdi | Publikuar në Prill 1, 2023, 1:37 p.m.

Sipas sindikatës CGT, rreth 3.5 milionë njerëz dolën në rrugë në grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të së enjtes dhe këtu nuk u tregua asnjë shenjë e zbehjes së zemërimit publik. Sipas mediave franceze, më shumë se 500 protestues u arrestuan vetëm këtë javë, kryesisht në Paris; ky numër është shumë më i lartë se i të arrestuarve gjatë protestave të janarit dhe shkurtit.

Nëntorin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i përshkroi në mënyrë të çuditshme demonstratat e dhunshme në Iran si "revolucione", disa ditë pasi ai priti kryengritësit anti-Iran të financuar nga CIA në Paris.

Në atë kohë, Macron kishte thënë: “Diplomacia është të flasësh me njerëz me të cilët nuk je dakord dhe të përpiqesh të bësh gjëra të dobishme”. Ai nuk e dinte, ose nuk donte ta dinte, se revolucioni i vërtetë po rritej në shtëpinë e tij.

Protestat antiqeveritare që kanë mbërthyer Francën gjatë tre muajve të fundit për lëvizjen e diskutueshme të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64, e kujtojnë lëvizjen e Jelekëve të Verdhë, një fenomen i paprecedentë në historinë e lëvizjeve socio-ekonomike globale.

Protestat në Francë kanë marrë vrull ditët e fundit, me miliona njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin për të kërkuar rrëzimin e qeverisë jopopullore të Macron.

Sipas sindikatës CGT, rreth 3.5 milionë njerëz dolën në rrugë në grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të së enjtes dhe këtu nuk u tregua asnjë shenjë e zbehjes së zemërimit publik. Ndonëse presidenti i cili ishte në pozit të vështirë i shpëtoi për pak votimit të mosbesimit të së hënës, fati i tij politik është pothuajse i sigurt.

E thënë ndryshe, demonstruesit e zemëruar nuk duan vetëm anulimin e të ashtuquajturit "plani i reformës së pensioneve", por edhe "ndryshimin e regjimit" në Francë dhe shkarkimin e Macron.

Edhe mbreti Charles III i Britanisë u detyrua gjithashtu të anulojë një vizitë zyrtare në Francë të premten pasi në disa qytete shpërtheu dhuna në përgjigje të thirrjes së sindikatave për greva mbarëkombëtare.

Shkollat, vendet e punës, transporti, rafineritë e naftës dhe termocentralet janë prekur rëndë nga trazirat, veçanërisht pasi Macron ndërmori veprime pa votim parlamentar, duke vënë poshtë ligjvënësit.

Sipas raporteve të mediave lokale të enjten, protestuesit e zemëruar marshuan në Paris dhe u mblodhën në Place de la Bastille, vendi ku filloi Revolucioni Francez, duke brohoritur "Macron jep dorëheqje".

Videot që qarkullojnë në mediat sociale shfaqin policinë që gjuan me gaz lotsjellës protestuesit në kryeqytetin francez, ndërsa supermarketet dhe restorantet e ushqimit të shpejtë janë mbyllur me forcë.

Sipas mediave franceze, më shumë se 500 protestues u arrestuan vetëm këtë javë, kryesisht në Paris; ky numër është shumë më i lartë se I të arrestuarve gjatë protestave të janarit dhe shkurtit.

Protestat e furishme dhe dhuna brutale e policisë, tregojnë se presidenti i Francës nuk ka marr mësim nga lëvizja e madhe e Jelekëve të Verdhë gjatë mandatit të tij të parë në 2018-19.

Në një intervistë javën e kaluar, Macron foli për protesta "legjitime", duke i dalluar ato nga "protestat e dhunshme" dhe paralajmëroi kundër një trazire të llojit Capitol të 6 janarit.

Po ashtu, Macron kishte këmbëngulur kohët e fundit në legjitimimin e rebelëve të dhunshëm të mbështetur nga perëndimi në Iran dhe ta quante vandalizmin e tyre një "revolucion".

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin i quajti protestuesit "ngatërrestarë" ndërsa ata vizituan stacionet e policisë të enjten, duke pretenduar se ata "donin të përmbysnin shtetin dhe të vrisnin policët".

Ndërsa, në Iran, terroristët që sulmuan kohët e fundit në të gjithë vendin, duke vrarë me gjakftohtësi policët dhe vullnetarët Besic, u përshëndetën nga autoritetet franceze si "luftëtarë të lirisë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana'ani u kujtoi me mirësjellje zyrtarëve francezë të premten se në vend që të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera, ata duhet të bisedojnë me protestuesit dhe të dëgjojnë ankesat e tyre.

Në mënyrë të çuditshme, media kryesore perëndimore u egërsua gjatë trazirave në Iran, duke shtrembëruar faktet, duke lustruar në mënyrë arrogante retorikën e "ndryshimit të regjimit", ndërsa vendosi protestuesit paqësorë francezë në bankën e të akuzuarve për të kërkuar drejtësi sociale, duke portretizuar Macron si viktimë.

Sondazhet tregojnë se ndërsa dy të tretat e francezëve refuzojnë planin e Macron, miliona njerëz kanë dalë në rrugë që nga mesi i janarit, duke sugjeruar se rreziku për Macron vazhdon.

Franca sot nuk është në prag të trazirave civile. Ajo tashmë po përballet me një luftë civile. Qeverisë jopopullore të Macronit i ka ardhur fundi dhe vetë presidenti po shkruan nekrologjinë e tij.

Ka ardhur koha për "ndryshimin e regjimit" në Francë. Dhe ky ndryshim nuk kërkon asnjë ndërhyrje nga jashtë. Populli i Francës është mjaft i pjekur për të dërguar Macron.



Burimi : Press Tv

Syed Zafar Mehdi

Syed Zafar Mehdi është një gazetar, redaktor dhe bloger me bazë në Teheran me mbi ...