Po Vjen Udhëtimi Më I Madh I Botës Dhe Ju Këtë Nuk E Keni Dëgjuar Kurrë!

nga Seyid Muhammed el-Müderrisi | Publikuar në Shta. 13, 2022, 12:44 a.m.

Ajo gjëpër tëcilën po bëjmë fjalë nuk është Haxhxhi në Islam apo Kumbh Melaja e hinduve. Ky udhëtim i shenjtë i cili njihet me emrin “erbain” (dyzetët), është takimi më masiv i botës dhe ka gjasa që ju këtë nuk e keni dëgjuar kurrë! Pjesëmarrja jo vetëm që e tejkalon numrin e atyre të cilët shkojnë në Mekkë (ështëpesëfishi i tyre), por është më tepër se sa pjesëmarrja në Kumbh Mela, sepse kjo e dyta zhvillohet vetëm një herë në tre vite.

Ajo gjëpër tëcilën po bëjmë fjalë nuk është Haxhxhi në Islam apo Kumbh Melaja e hinduve. Ky udhëtim i shenjtë i cili njihet me emrin “erbain” (dyzetë), është takimi më masiv i botës dhe ka gjasa që ju këtë nuk e keni dëgjuar kurrë! Pjesëmarrja jo vetëm që e tejkalon numrin e atyre të cilët shkojnë në Mekkë (ështëpesëfishi i tyre), por është më tepër se sa pjesëmarrja në Kumbh Mela, sepse kjo e dyta zhvillohet vetëm një herë në tre vite. Shkurtimisht “erbaini” i lë në hije mbarë takimet në sipërfaqen tokësore dhe pjesëmarrja në vitin e kaluar (në 2013)arritinëshifrën e njëzetë milionëve. Kjo shumë është e barabartë me 60 % të tërë popullsisë së Irakut dhe është duke urritur nga viti në vit.

Përpara çdo gjëje “erbaini” është autentik sepse në prapaskenën e tij po përjetohen skena kaotike dhe të rrezikshme gjeopolitike. ISIS-i (ose siç njihet ndryshe Shteti Islam) i sheh shiitët si armiq vdekjeprurës dhe për këtë arsye ky grup terrorist nuk ka ndonjë vuajtje më madhe se sa t’i shikojë shiitët teksa mblidhen bashkë për shfaqjet e tyre më të mëdha të besimit.

“Erbaini” ka dhe një tjetër veçori të jashtëzakonshme. Ndonëse kjo është një praktikë shpirtërore e cila në veçanti i përket shiitëve, në këtë vizitë marrin dhe pjesë dhe sunnitët, madje të krishterët, eziditë, zoroastrianët dhe sabiinët (adhuruesit e yjeve) edhe u shërbejnë besimtarëve të cilët marrin pjesë në këtë udhëtim. Kur mendohet se cilësitë e ritualeve fetare janështrembëruar, kjoështë një gjendje për t’u patur zili dhe ka vetëm një kuptim: njerëzit pavarësisht ngjyrës së lëkurërave të tyre dhe besimeve të tyre, e shikojnë Imam Husejnin (p.m.t.) si një simbol universal të të lirisë dhe të mëshirës, i cili i kapërcen kufijtë dhe e tejkalon fenë.

Ka shumë gjasa që arsyeja se përse ky udhëtim nuk është dëgjuar kurrë, është sepse kur bëhet fjalë për Islamin shtypi në vend që të pasqyrojë një pasqyrë sqarimesh pozitive,të cilat të frymëzojnë, ai është i prirurqë burimi i tij të jetë i interesuar me një tabloid të jashtëzakonshëm negativ dhe të përgjakshëm lajmesh. Fjala vjen nëse disa qindra njerëz ecin kundër emigrantëve në Londër kjo ndodhi bëhet kryeartikull. Sërish nëse në Hong Kong ndodh një ecje për demokraci, ose kundër Putinit në Rusi ndodh një ecje për demokraci kjo ndodhi do të gjejë të njëjtin interesim. Megjithatësfidimi i njëzetë milionë njerëzve ndaj terrorit dhe padrejtësisë kjo ndodhi nuk kalon as si një lajm me titra në televizon! Ndonëse ky rrëfimështë në zotërim të numrave të pjesëmarrësve, kuptimit politik, mesazhit revolucionar, prapaskenës së tensionuar dhe autenticitetit, pra të tëra veçorive me anë të të cilave tërheqin vëmendjen e njerëzve, mbi këtë ndodhi gjiganteështë duke u zbatuar një embargo mediatike e cila nuk është emërtuar. Megjithatë një rrëfim i tillë nëse do të mund të shpëtojë nga përkufizimet e botuesve të institucioneve të mëdha të lajmeve, do të krijojë valë tronditjeje dhe do të prekë një pjesë shumëtë madhe të njerëzve të thjeshtë.

Njëri nga njerëzit e panumërt të cilët janë frymëzuar nga kjo ndodhi, është dhe një burrë australian i cili ishte bërë musliman më vonë. Sigurisht se njeriu nuk e merr lehtësisht një vendim të tillë i cili do t’i ndryshojë jetën e tij, për këtë arsye kur e pyeta për këtë, sipas asaj që më rrëfeu ishte se çdo kishte filluar në vitin 2003. Pra ai më rrëfeu se ndërsa ishte duke ndjekur një lajm të mbrëmjes, kishte parë skenat e ecjes së miliona njerëzve në qytetin e Kerbelasë i cili njihet si i shenjtë, duke thërritur emrin “Husejn” të cilin kuk e kishte dëgjuar kurrë më parë deri në atë ditë. Sërish në atë ditë pas dhjetë viteve për herë të parë, bota kishte mbetur përballë kësaj ngjarjeje, të cilën televizionet e kishin pasqyruar në shkallë botërore, qoftë për një çast të vetëm kishte parë zjarrin e fesë i cili ishte asgjësuar më parë në Irak.

Në kohën kur ishte përmbysur regjimi sunnit baathisit vëzhguesit perëndimorë, ishin shumë të ngazëllyer kur kishin parë teksa irakianët kishin shpëtuar nga trysnia e diktaturës dhe se si ata do t’i jepnin përgjigje një epoke të re. Tanimë “Republika e Frikës” ishte shpërndarë dhe xhini kishte dalë nga shishja në një mënyrë të pakthyeshme. Njeriu për të cilin po flas kujton se ai i kishte pyetur këto pyetje vetes: “Ku është Kerbelaja?”, “Përse të tërë këta njerëz po ecin në këtë drejtim?”, “Përse njerëzit duke i lënë mënjanë dallimet e tyre të mblidhen së bashku?” “Kush është ky Husejni i cili u jep shtysë që të kuptojnë vdekjen e tij edhe pas katërmbëdhjetë shekujsh?”

Në këtë lajm 60 sekondësh gjëja të cilën dëshmoi ishte në veçanti lëvizja, sepse pamja, nuk i përngjante asgjëje sa kishte parë deri në atë ditë. Teksa një ndjenjë e fuqishme besnikërie, njerëzit të cilët vizitonin, fusha magnetike e qendresës së Husejnit e cila nuk mund të tregohej, ishin duke iu afruar asaj gjëje e cila mund të përshkruhej, pohoj se ata ishin shndërruar në pluhur hekuri në të cilin tërhiqnin njëri-tjetrin. Ai thoshte kështu: “Nëse doni që të shikoni një fe e cila është e gjallë, merr frymë dhe jeton, atëherë shkoni në Kerbela”.

Si të jetë e mundur që një njeri i cili është vrarë para 1396 vitesh të jetë kaq i gjallë dhe miliona njerëz të cilët duke iu drejtuar një pranie kaq konkrete, të bartin çështjen e tij dhe ta shikojnëfjalën e tij si fjalën e tyre? Njerëzit për sa kohë që nuk zotërojnë një përfitim vetjak mbi njëçështje në përgjithësi ata nuk ndeshin në mosmarrëveshje (kjo dukuriështë më e rrallë se sa ka qenënë kohërate vjetra). Nga ana tjetër nëse ju ndjeni se një njeri po lufton për të drejtën e lirisë suaj, për të drejtën tuaj për t’u sjellur me drejtësi, për të drejtën tuaj për të jetuar me nder, këtu ju ndjeni se keni një përfitim dhe filloni që të keni empati për të. Kjo shkon deri në atë pikë sa përvetësimi juaj i besimeve të tij nuk është një gjasë shumë e largët.

Tragjedia Më e Madhe

Husejni nipi i të nderuarit Muhammed, respektohet nga ana e muslimanëve me epitetin “Zotëriu i Dëshmorëve”. Husejni ka rënë dëshmor në Ditën e Ashurasë, në ditën e dhjetë të muajit Muharrem të kalendarit Islam në Kerbela, si pasojë e mosdhënies së zotimit ndaj prijësit të degjeneruar dhe shtypës Jezidit.

Ai, familja e tij dhe udhëtarët e tij, ishin të rrethuar nga një ushtri e përbërë nga 30 mijë njerëz, ishin lënë të uritur dhe të etur, më pas u ishin prerë kokat në mënyrën më të frikshme, ndodhi kjo e cila është shndërruar në një rrëfim të gjallë nga ana e ndjekësve të tij që nga vrasjet e tyre dhe deri në ditët e sotme. Madje atyre u ishin gjymtuar dhe kufomat. Historiani anglez Eduard Gibbon këtë ngjarje e ka përshkruar me këto fjalë: “Skena e vdekjes tragjike e cila i ndodhi Husejnit në një epokë dhe mjedis të largët, do të vërë në lëvizje madje dhe ndjenjat e lexuesit më të ftohtë”.

Duke filluar që nga ajo ditë muslimanët shiitë mbajnë zinë e Husejnit dhe këtë e bëjnë në ditën e Erbainit, e cila bie saktësisht dyzetë ditë pas në veçanti me Ditën e Ashurasë. Dyzetë ditë është një kohë e cila ka ardhur duke u ruajtur në traditën e shumë muslimanëve. Këtë vit Erbaini bie saktësisht në ditën e premte më 12 dhjetor (duke nisur nga 2014).

Udhëtimi i Gjatë

Me qëllim që të zbuloja se përse ky qytet i ka bërë njerëzit që të kalojnë kaq shumë nga vetja unë udhëtova në Kerbela në atdheun e etërve të mi. Gjëja të cilën dëshmova më vërtetoi mua se dhe objektivi i kamerës me këndin më të gjërë është tepër i ngushtë, për të filmuar shpirtin e këtij takimi të stuhishëm por paqësor.

Një ortek njerëzish i përbërë nga burrat, gratë, fëmijtë por nga gratë e mbuluara me ngjyrë të zezë të cilat dallonin, t’i mbushte sytë nga njëra majë e horizontit deri tek tjetra. Turmat ishin aq gjigante sa ata kishin shkaktuar një bllokim udhe me një gjatësi prej qindra miljesh.

Largësia prej 425 miljesh mes Basrasë qytetit port në jug dhe Kerbelasë, merr kuptimin e një udhëtimi të gjatë me automjet, ndërsa kur shkohet duke ecur bëhet një udhëtim aq i vështirë sa nuk mund të ëndërrohet. Kryerja e tërësishme e udhës nga vizituesit zgjat plot dy javë. Njerëz të çdo moshe ecin me vështirësi nën Diellin përvëlues gjatë tërë ditës dhe në ftohtësinë e cila të ngrin kockat gjatë natës. Udhëtimi kalon gjatë udhëve të pashtruara dhe të çregullta, gjatë kështjellave të terroristëve dhe në zonat e kënetave të rrezikshme. Vizituesit në një mënyrë të privuar nga nevojat më themelore ose nga veshjet e udhëtimit, nuk bartin ndonjë gjë të madhe pranë tyre, përveç se janë të djegur nga dashuria për zotërinë e tyre Husejnin. Flamujt dhe parrullat e tyre u kujtojnë atyre dhe botës qëllimin e udhëtimit të tyre:

O shpirt, ti je pavlerë pa u bërë si Husejni,

Jeta ime dhe vdekja ime është një dhe njëjtë,

Nëse duan le të më thonë i çmendur!

Ky mesazh, më kujton një rrëfim të treguar nga Abbasi, i cili ishte vëllai nga babai i Husejnit dhe ndihmësi i tij i besuar, i cili ishte vrarë në përleshjen e Kerbelasë që ka ndodhur në vitin 680 p.e.s., teksaishte duke u përpjekur për t’i çuar ujë nipërve të tij të cilëve iu ishte tharë gjuha. Askush nuk dyshon se këto fjalë janëtë vërteta në cilindo kuptim që të merren, duke qenë se Iraku është bërë shteti numër një në botë për kushtet e shkatërruara të sigurisë së tij.

Ushqimi Falas i Drekës... dhe Ushqimi i Mbrëmjes dhe i Mëngjesit!

Një pjesë e cila do të lërë tëçuditur çdo vizitor të udhëtimit të shenjtëështë dhe pamja e mijra çadrave të cilat janë në zotërim të kuzhinave lëvizëse të ngritura ngaana e fshatarëve të cilët jetojnë në rrethinat e udhëtimit të vizituesve. Këto çadra të quajtura “meukib” janë vende në të cilat haxhxhinjtë mund të sigurojnëçdo gjë për të përmbushur nevojat etyre. Duke filluar që nga ushqimet freskëta për t’u ngënë, një fushë për të pushuar, bisedat telefonike ndërkombëtare të kryera për të qetësuar të afërmit  e shqetësuar, deri tek pelenat për fëmijë si dhe çdo nevojë tjetër është falas. Në fakt vizitorët të cilët përshkojnë një udhëtim prej 425 miljesh nuk ndjejnë nevojën për tëçuar ndonjë gjë tjetër perveçveshjeve me të cilat janë veshur.

Një gjë e cila tërheq dhe më shumë vëmendjen është mënyra se si ata të ftojnë vizituesit për të ngrënë dhe për të pirë. Organizuesit e “meukibit” duke dalur në udhën e vizituesve, i bëjnë lutje këtyre të fundit që të pranojnë një tërësi shërbimesh, të cilat në përgjithësi i meritojnë mbretërit: si fillim ju mund t’i thoni atyre që t’iu bëjnë masazh për këmbët, më pas ju iu shërbehet një gjellë e mrekullueshme e nxehtë, më tej ju iu paraqitet parapëlqimi për t’u qetësuar dhe gjatë kësaj kohe veshjet tuaja lahen dhe hekurosen dhe pas një gjumi të shkurtër ato iu rikthehen tek ju. Sigurisht se të tëra këto shërbime jana falas.

Për të patur një perspektivë më të qartë mendoni këtë: Pas tërmetit të Haitit, krahas simpatisë së ndjerë në shkallë botërore dhe krahas ndihmës së dhënë Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se maja e përpjekjeve të ndihmës kishin arritur në shifrën gjysmë milioni ushqime... Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar Operacionin e Përgjigjes së Bashkuar, kishte sjellë bashkë burimet gjigantetë organizatavetë ndryshme federale dhe brenda pesë muajve në vijim pasi kishin ndjekur katastrofën njerëzore për pesë muaj kishte njoftuar se haitianëvë u ishin dëguar 4.9 milionë ushqime. Tani krahasojeni këtë shifër me 50 milionë ushqime të dhëna në një ditë gjatë Erbainit: kjo i bie që të jetë 700 milionë ushqime gjatë kohës së këtij udhëtimi dhe kjo nuk financohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB-së) ose nga institucionet ndërkombëtare por financohen nga ana e punëtorëve dhe bujqërve të varfër të cilët mbledhin para gjatënjë viti të tërë për ti dhënë ushqim dhe për t’ikënaqur ata njerëz të cilët vijnë për vizitën e shenjtë. Duke përfshirë këtu dhe sigurinë çdo gjë në pjesën më të madhe sigurohet nga ana e vullnetarëve; njëri sy i luftëtarëve vullnetarë është mbi ruajtjen nga ISIS-i, ndërsa syri tjetër është mbi ruajtjen e udhës së vizitorëve. Një organizues i “meukibit” shprehet kështu: “Për të kuptuar se çfarë na mëson Islami, mos shikoni veprimet e disa qindra terroristëve barbarë, por shikoni flijimet pa shpërblim të shfaqura nga miliona vizitorë në Erbain”.

Në fakt Erbaini duhet të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness nga disa kategori të ndryshme: si p.sh. takimi më i madh vjetor, tryeza më e gjatë e përhershme e ushqimit, numri më i shumtë i njerëzve të cilët ushqehen falas, organizimi i saj nën kërcënimin e afërt të bombarduesve vetëvrasës, numri i madh i vullnetarëve të cilët shërbejnë për një veprimtari të vetme.

Besnikëria e Pashoqe

Vetëm shikimi i turmave të këtyre përmasave e lë njeriun pa frymë. Një gjë që i shtohet kësaj panorame, teksa kushtet e sigurimit po përkeqësohen, është ecja e njerëzve duke sfiduar kërcënimet e terroristëve dhe motivimi më i tepërt i tyre duke i trembur këtatë fundit. Për këtë arsye ky udhëtimi shenjtë, nuk është vetëm një ritual fetar, por në të njëjtën kohë është një lajmërim i qendresës së guximshme. Për më tepër ka video të postuara online, të cilat tregojnë se si një bombardues vetëvrasës kishte hedhur veten në erë në mesin e vizituesve, por turmat duke u rritur dhe më shumë kishte hakërryer këtë:

Edhe nëse do të na presin duart dhe këmbët tona,

Ne do të arrijmë në trojet e shenjta duke u zvarritur!

Sulmet e frikshme me bombë të cilat ndodhën në vitin e shkuar të cilët kishin për synim kryesor vizitorët shiitë dhe të cilat morën jetë të panumërta, shpalosën kërcënimet me të cilët janëduke u përballur shitiët në Irak dhe zbrazëtirën e sigurisë e cila vazhdon që të jetë një fatkeqësi parësore për shtetin. Pavarësisht kësaj kërcënimi i afërt me vdekje, nuk ia ndryshon mendjen nga udhëtimi i rrezikshëm, i cili kryhet në këtë qytet të shenjtë, pa marrë parasysh nëse është i ri apo i vjetër, irakian apo i huaj.

Them se për një njeri i cili shikon nga jashtë, është e vështirë që të kuptojë se cila është ajo gjë e cila i frymëzon pjesëmarrësit në këtë vizitë. Ju shikoni gra të cilat mbajnë fëmijë në krahë, burra të moshuar me karrike me rrota, njerëz me patericë nën sqetull dhe të moshuar të verbër me bastunë. Unë u njoha me njëbaba i cili së bashku me të birine tij invalid ishin duke ardhur nga Basra. I biri 12 vjeç kishte pësuar një paralizë në tru dhe nuk mund të ecte pa mbështetje. Për këtë arsye në një pjesë të udhëtimit burri i kishte vendosur këmbën e të birit mbi këmbën e tij dhe kishin ecur duke e marrë atë nën sqetullën e tij. Ky është një lloj rrëfimi për t’u bërë skenar i filmave Oscar, por me sa duket Hollyëoodi shfaq më tepër interes për heronjtë qesharakë se sa për heronjtë në jetën e vërtetë të cilët kanë super fuqi, guxim dhe besnikëri.

Kubbeja e Praruar e Husejnit

Ndjenjat nuk janë shtysa e vetme e atyre të cilët vizitojnë tyrben e Imam Husejnit dhe vëllait të tij Abbasit. Ata teksa janë duke vajtuar dhe përkujtuar vrasjen mizore të Imam Husejnit, shpalosin edhe njëherë besnikërinë e tyre ndaj idealeve të tij.

Gjëja e parë që bëjnë ata të cilët vijnë tek tyrbeja, është leximi i Zijaretit (Udhëtimit) e cila është një tekst i shenjtë i cili përmbledh statusin e Husejnit. Si fillim në këtë tekst ata e përkujtojnë Imam Husejnin si “trashëgimtarin” e të nderuarit Adem, të nderuarit Nuh, të nderuarit Ibrahim, të nderuarit Musa dhe të nderuarit Isa.

Kjo tregon se mesazhi për të vërtetën, drejtësinë dhe shtypjen e Imam Husejnit, shihet se është një pjesë e pandashme e të tërë të dërguarve të përzgjedhur hyjnorë.

Njerëzit nuk shkojnë në Kerbela, për të soditur panoramën e mbushur me pemat e hurmave të qytetit, apo për të admiruar bukurinë fizike të tyrbes, ose për të psonisur, për t’u argëtuar ose ose për të vizituar vendet e lashta historike. Ata shkojnë për të vajtuar. Ata shkojnë për të mbajtur zi dhe për të përjetuar shpirtin engjëllor të Imam Husejnit. Ata hyjnë në tyrben e shenjtë duke ndezur vajtimin i cili është vepra më e madhe e flijimit e cila është parë deri më sot.

Panorama thuajse është si çdo njeri i cili gjendet atje të ketë krijuar një lidhje vetjake me një njeri të cilin nuk e ka parë kurrë. Ata flasin me të dhe hakërrejnë emrin etij; ata përqafojnë sëndukun e varrit, ata puthin tokën e cila shkon tek tyrbeja; ata prekin muret dhe dyert e tyrbes si një njeri i cili prek fytyrën e shokut të tij i cili ka humbur për nëj kohë të gjatë. Kjo është një panoramë me përmasa epike, piktoreske. Ajo gjë e cila u jep shtysë njerëzve është se ata duhet ta kuptojnë karakterin dhe statusin e Imam Husejnit si dhe lidhjen shpirtërore që zhvillojnë ata njerëz të cilët vijnë për ta njohur atë me legjendën e tij të gjallë.

Nëse bota do ta kishte kuptuar Imam Husejnin, mesazhin dhe flijimin e tij, do të kishin filluar që të kuptonin rrënjët e lashta të ISIS-it, besimin e tij vdekjeprurës dhe shkatërrues. Njerëzimi u bë dëshmitar i lindjes së përbindëshave pa ndjenja të konkretizuar në vrasjen e Husejnit dhe atyre të cilët ishin së bashku me të. Kjo ngjarje është përballja e dritës absolute që shkëlqen me errësirën sterrë të zezë, shfaqja e virtytit ndaj ligësisë, virtyt ky i cili në ditët e sotme përfaqëson shpirtin e Husejnit. Qenia e tij, është vendosur që nga lindja në çdo element të jetës së tyre. Eposi i tij, u jep shtysë ndryshimit në drejtim për tek më e mira, ai e frymëzon këtë dhe e mbron këtë si dhe asnjë errësim mediatik nuk mund ta shuajë dritën e tij.

“Kush është ky Husejn?” Kjo pyetje e thellë për qindra miliona ndjekës të tij, e cila mund t’i hapë udhë njerëzve që të lënë një fe dhe të zgjedhin një fe tjetër, mund të marrë përgjigje vetëm ju kur të shkoni duke ecur në tyrben e Husejnit.



Burimi : Medya Şafak