Organizata E Muxhahidëve Të Popullit Dhe Shqipëria: Samiti I Varshavës

nga Dr. Yasemin Konukçu | Publikuar në Shk. 7, 2019, 3:37 a.m.

Shqipëria, e cila është një vend i cili ndodhet në Europën e Jugut, në Gadishullin e Ballkanit dhe i cili është pjesërisht e izoluar. Krahas kësaj Shqipëria është shndërruar në pozicionin qendror në Europë të Organizatëssë Muxhahidëve të Popullit (MKO-së) duke luajtur një rol kyçnë përplasjen mes SHBA-së dhe Iranit.

Vendosja e MKO-së në Shqipëri ka disa arsye themelore. E para e këtyre arsyeve janë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Themeli i marrëdhënies së ngushtë SHBA-Shqipëri, mbështetet në politikën që Uashingtoni ka ndjekur gjatë rrëzimit të Jugosllavisë dhe krizës së Kosovës. (1) Ndërsa SHBA-ja është duke mbështetur anëtarësimin në NATO dhe BE të Tiranës, qeveria e Shqipërisë ka bërë të ditur se qëndron pranë Uashingtonit në krizat që kanë të bëjnë me çështjen e Afganistanit, Irakut dhe Iranit. Në këtë kontekst SHBA-ja ia del mbanë që të krijojë kontakt me MKO-në me anë të Shqipërisë, në shtesë dhe Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Pers sigurojnë mbështetjen finaciare për organizatën.

Për më tepër Shqipëria e cila ishte një depo në të cilën Bashkimi Sovietik kishte depozituar armë në epokën e Luftës së Ftohtë, është bërë një vend i frekuentuar shpesh në të cilin vijnënjë numër i madh organizatash dhe vendesh, si dhe kërkojnë armë me çmim të ulët dhe jashtë kontrollit. Si pasojë e sigurisë së ulët dhe hapësirave ligjore sigurimi i këtyre armëve është lehtësisht i mundur. Përveç kësaj politikanët shqiptarë i japin mbështetje të hapur Organizatës së Muxhahidëve të Popullit. Për këtë arsye Tirana bart një rëndësi kryesore për opozitarët iranianë. MKO-ja duke filluar që nga viti 2013 është në gjendje aktive në Shqipëri dhe ky grup i opinionit publik dhe i politikanëve është shndërruar në epiqendrën e interesit. Ndonëse veprimtaritë propogandistike dhe marrëdhëniet politike të organizatës janë të diskutueshme ndikimi i saj në vend nuk është i diskutueshëm.

Potenciali I Armëve Dhe I Logjistikës Së Shqipërisë

Shqipëria është një vend logjistik serioz për Organizatën e Muxhahidëve të Popullit (MKO) dhe për grupet e lidhura me të. Gjatë epokës së Luftës së Ftohtë Shqipëria është përdorur si një depo armësh nga ana e ish BRSS-së. Pas rënies së këtij të fundit, duke qenë se armët kishin qëndruar të paprekura në depot e tyre, vendi është shndërruar në një vend të frekuentuar, nga ana e tregtarëve dhe grupeve të ndryshme luftuese, me qëllim që të siguronin armë në mënyra të cilat nuk janë të ligjshme.

Madje duhet të përcaktohet se njëra nga vendet e cila siguron armë në mënyrë të jashtëligjshme është SHBA-ja e cila është njëra nga vendet më të mëdha e cila prodhon armë në botë. Qeverisja e Uashingtonit, gjatë pushtimit të Afganistanit me synim që të merrte armë me çmim të lirë, duke përdorur automjete ka grabitur nga Shqipëria pajisje ushtarake të prodhuara në Rusi dhe Kinë. (2) Ndonëse stoqet e armëve të vendit nuk dihen në mënyrë të saktë, nuk duket aspak i rastësishëm fakti se MKO-ja ka ngritur këtu qendrën e saj.

Borzou Daragahi, shkrimtar i Financial Times pretendon se Organizata e Muxhahidëve të Popullit ka ngritur “një shtet brenda shtetit” në Shqipëri. Ky grup i cili kur u vendos për herë të parë në Shqipëri filloi që të banonte në apartamentet e rreshtuara rreth e rrotull qytetit, më pas ngriti një kamp në një fushë e cila është afërsisht 84 dënymë të mbrojtur mirë, e cila shtrihet në një kurriz malor në një fshat të Shqipërisë dhe ngriti rrjetin e tyre të komunimikimit me radio. Radioja në fjalë dhe në shtesë rrjeti i masmediave shoqërore sigurojnë mbajtjen të nxehtë e diskutimeve mbi regjimin iranian.

Vendosja e organizatës në Shqipëri, ka fituar një paraqitje më strategjike pas korrikut të 2017-s. MKO-ja e cila ka nisur qëtë vendoset në qytezën e Manëzës e cila ndodhet mes Tiranës dhe Detit Adriatik, e ka zgjeruar kampin duke blerë toka të reja. Siguria e kampit sigurohet nga një firmë sigurie shqiptare. Për më tepër MKO-ja ia ka dalë mbanë që të marrë një leje zyrtare për pajisjet të cilat do të fuqizojnë mekanizmin e tyre të komunikimit në majë të Malit të Dajtit në Tiranë. (3)

Në njërën anë Irani pretendon se janë duke u mbajtur me dhunë një numër i madh njerëzish në kampin i cili ndodhet në Shqipëri dhe se janë duke u asgjësuar anëtarët të cilët kundërshtojnë udhëheqësit e organizatës,ndërsa në anën tjetër MKO-ja mbron pretendimin se anëtarët të cilët janë gjetur të vdekur kanë qenë pre e objektivave të agjentëve iranianë. Shkurtimisht Shqipëria po luan rolin e zonjës së shtëpisë së një lloj lufte të propogandës mes Iranit dhe MKO-së.

Mbështetja Politike E Tiranës

Mbështetja për MKO-në e qeverisjes së Tiranës, nuk është e kufizuar me dhënien e lejes për veprimtaritë e organizatës dhe me hapjen e fushave të reja. Politikanët shqiptarë marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbledhjet e propagandës së organizatës. Për shembull në mbledhjen e zhvilluar në vitin 2017 morën pjesë Pandeli Majko i cili është ish ministër i shtetit dhe ish kryeministër;Elona Gjebrea sekretarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit; Fatmir Mediu kreu i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish ministrri i mbrojtjes.

Nëse do ta shohim në një kornizë mëtë gjërë afrimiteti i treguar i politikanëve shqiptarë ndaj MKO-së, vë në rrezik marrëdhëniet Iran-BE. Sidomos politikanët reformistë iranianë janë jashtë mase të shqetësuar nga tensionimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe BE-së. Për këtë arsye reformistët, veprimtaritë e organizatës, i përkufizojnë si “një kurth i shërbimit të fshehtë” i cili mund të dëmtojë marrëdhëniet Iran-BE.

Shqetësimet e zyrtarëve iranianë nuk janë të pavend. Sepse sipas Teheranit duke zënë fill që nga viti 1980, arsyeja e kryerjes së sulmeve terroriste në Iran, e njerëzve të cilët kishin lidhje me MKO-në, ishte stërvitja e tyre mbi çështjen e mbledhjes së të dhënave dhe zhvillimin e operacioneve, nga ana e organizatave të shërbimit të fshehtë irakian (Muhaberatit) të Saddam Husejnit dhe nga ana e shërbimit të fshehtë izraelit (MOSSAD-it).

Tensioni I Iranit Në Shqipëri

Tirana është pa dyshim qendra e parë e cila mund të masë në Europë ndikimin e hapave të trysnisë dhe tensionit të SHBA-së mbi Iranin. Gjatë dy viteve të fundit diplomatët iranianë janë duke u ndjekur ngushtë nga ana e zyrtarëve të shërbimit të fshehtë shqiptar. Në këtëkontekstjanë dëbuar dy diplomatë iranianë më datë 20 dhjetor 2018. Ky vendim është marrë si pasojë e planifikimit të“njësulmi me lëndëshpërthyese” i dy diplomatëve iranianë me ndihmën e Trupave të Revolucionit Islamtë Kudsit mbi bazat e MKO-së ose ndaj anëtarëve të cilët kryejnë veprimtari në këto baza.

Qeverisja e Teheranitpavarësisht se tregon si arsyetim shkeljen e “statutit diplomatik” nga ana e autoriteteve shqiptare, ajo pretendon se këtë hap e ka ndërmarrë SHBA-ja. Qëllimi i kësaj të fundit është vlerësimi si sabotim i i marrëdhënieve Iran-BE.

Marrjae vendimit për dëbimin e diplomatëve e Tiranës, ka ndodhur në të njëjtën kohëkur Trumpi i ka dërguar një letër lëvdimimë 14 dhjetor “për përpjekjet e vendosura mbi çështjen e kundërshtimit ndaj veprimtarive çregulluese të Iranit” drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama e shqetëson dhe më tej nëçështjen e “kurthit të shërbimit të fshehtë” në Iran. Sepse ka njëkohë që nështypin e SHBA-së kanë filluar që të zënë vend analiza dhe komente për sa kanë të bëjnë me rijetësimin e operacioneve të fshehta të cilat kanë për synim opozitarët iranianë në Europë. Madje dhe pakica bektashite e cila ndodhet në Shqipëri, pretendohet se është një pjesë e zgjatimit tërrjetit të Teheranit në Ballkan.

Samiti Mbi Iranin I 12-13 Shkurtit

Në vazhdim tëkrizës në Shqipëri qeveritë e SHBA-së dhe Polonisëkanë bërë të ditur se do të zhvillojnë “samitin mbi Iranin” më datë 12-13 shkurt 2019 në Varshavë. Nuk dihet ende në mënyrë të saktë përgjigjja e pyetjes se çfarë do të ndodhë pas samitit të kryesuar nga Trumpii cili nuk ka dyshim se ëshët një aktor politik mjaft i qëndrueshëm në çështjen e mbikqyrjes së normave dhe rregullave ndërkombëtare.

Në samit janë ftuar rreth 70 vende. Ndonëse pritet që të ndodhë një pjesëmarrje në shkallën e ministrave në Europë, Rusia Franca dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në samit. Pavarësisht kësaj pritet pjesëmarrja e Kinës dhe e Gjermanisë në samit.Duke patur parasysh shumëllojshmërinë dhe ndasitë e mendimeve të vendeve pjesëmarrëse duket tej mase e vështirë gjasa që këto vende të dalin me një deklaratë të përbashkët. Por mund të pritet që të shfaqen ndasi mendimi mbi çështjen e politikave të cilat do të ndiqen ndaj Iranit nga vendet e BE-së.

Si kriza e Shqipërisë edhe samiti mbi Iranin në Varshavë synon thyerjen e qëndresës së BE-së mbi çështjen e Iranit. Zgjedhja e Polonisë një vendi anëtar i NATO-s dhe i BE-së për samitin, tregon se qeveria e SHBA-së do të vërë në tryezë fuqinë ekonomike, diplomatike dhe të shërbimit të fshehtë që ajo zotëron, përtej kërkimit për ndihmë nga aleatët. Në rast të kundërt ashtu siç ka ndodhur dhe në hapat e tjera lëvizja e izolimit të Iranit mund të përfundojë me qëndrimindhe më të vetëm të Uashingtonit.



Burimi : ordaf.org