Kur Vdes Një Dijetar Vdes Bota: Republika E Malit Humbi Dijetarin E Saj Fetar Më Të Respektuar

nga Ahmet Kavas | Publikuar në Jan. 26, 2019, 1:37 a.m.

Vallë përse bota e masmedias, nuk e vuri në mesin e lajmeve të rëndëishme krimin e kryer në kryeqytetin Bamako të Republikës së Malit një shtet i cili gjendet në Afrikën Perëndimore në mëngjesin e datës 19 janar? Sepse i vrari ishte një dijetar musliman. Nëse do të ishte një prift, një rabbin nuk ka rëndësi se për cilën arsye do të ishte vrarë atëherë BBC, Reuters, AFP dhe shumë masmedia të tjera do të nxitonin qëta jepnin këtë menjëherë si lajme “flash”. I vdekuri ishte Abdoulaye Aziz Yattabaré një emër ky i cili njihet nga të tërë në mbarë vendin. Republika e Malit duke filluar që nga viti 1850 zotëron gjeografinë e cila shton jashtë mase oreksin në sofrën e ujqërve.Sepse ajo është vendi mbi të cilin janë bërë llogaritë më të mëdha mbi Afrikën. Duke nisurqë nga viti 2012 dhe deri në ditët e sotme thuajse është duke qarë gjak. Në fakt fatkeqësia e kolonializmit e cila është ngjizur nga viti 1850 dhe deri në ditët tona në fund të fundit ua kishte marrë frymën njerëzve të këtij vendi.

Teksa flasim janë vendosur 13,000 ushtarë tëUN-MINUSMA të Kombeve të Bashkuara dhe janë vazhdimisht në gjendje gadishmërie nga ajri dhe toka ndaj organizatave terroriste, të cilat kërcënojnë paqen në veri, por si do që të jetë puna shkretëtira e madhe e Saharasëështë shndërruar në kazan, ushtarët e UN-MINUSMA-së në qepçe dhe terroristët në drithërat e supës të cilët janë duke luajtur si macja me miun. Por falë Allahut në mesin e këtyre 13,000 ushtarëve gjenden dhe forcat ushtarake të ardhura në emër të Çadit, sepse përndryshe Kombet e Bashkuara do të ishin tërhequr dhe do të ishin larguar nga këto troje pikërisht ashtu siç u tërhoqën forcat amerikane nga Somalia anë vitin 1990. Kështu qënë mëngjesin e 19 janarit në vendin në të cilin u vra dijetari më në zë, së bashkume të u vranë dhe 10 ushtarë nga Çadi nga ana e terroristëve, të cilët lanë pas dhe një numër të madh të plagosurish. Vallë përse ka terror në Mali dhe përse vetëm ushtarët nga Çadi flijojnë jetët e tyre në vijën e parë të vdekjes? Në fakt ka një mori pyetjesh, të cilave nuk mund t’u jepet përgjigje.

Më kujtohet si sot se ishin ditët e fundit të muajit prill të vitit 1993 kur u njoha një të ri i cili kishte mbaruar medresenë, i cili me një qëndrim të respektueshëm, me trup të mesëm po rrinte përpara Xhamisë së Madhe në Bamako. Mësova se emri i tij ishte Abdoulaye Aziz Yattabaré. U bënë plot 26 vite dhe më 19 janar ai ra dëshmor si pasojë e një sulmi tradhtar. Ky njeri kishte bërë për vete zemrat e muslimanëve të Malit. Përfaqësuesit e institucioneve të shoqërisë civile të cilët shkonin nga Turqia në Mali fillimisht trokisnin nëderën e tij. Vetëm anëtarët e FETÖ-s nuk shkonin tek ai sepse zemra e tij nuk ishte ngrohur aspak ndaj tyre. Instituti Islam Yattabaré ishte si dhurata e të atit për të. Kur francezët në vitin 1860 morën nga dora e Haxhi Umerit qëndruesit më të madh të Afrikës Perëndimore trojet e këtij vendi dhe kur ishin vendosur në të katër anët në vitin 1890, kishin asgjësuar traditën 1000 vjeçare të edukimit islam.

Të tëra medresetë u mbyllën, dijetarët ose u dënuan me vdekje, ose u dëbuan ose u tërhoqën në qoshet e tyre dhe pritën që armiku të largohej. Nuk zgjati shumë dhe kundrejt dhunës dhe shtypjes së francezëve, shpërtheu qëndresasë cilës iu bashkangjitën dhe udhëheqësit vendas të cilët luftuan dhe kundër medreseve franceze, të cilat këta të fundit kishin filluar që t’i hapnin në Algjeri në vitin 1850 dhe më pas i kishin përhapur në mbarë Afrikën Perëndimore,numri i të cilave nuk i ka  cilat nuk i kalonte gishtat e dy duarve, me qëllimin e edukimit të nëpunësve fetarë të cilët do t’i nënshtroheshin atyre.Njëri nga këta ishte i ati i Abdoluaye Aziz Yattabarésë i cili ra dëshmor me një shkak të stisur të servirur në median vendase duke dalë nga namazi i sabahut i ditës 19 janar 2019. Ky i fundit ishte njëri nga themeluesit e medreseve të hapura të lëna të lira në Afrikën Perëndimore. Sërish ky i fundit duke ndjekur udhën e të atit e zgjeroi dhe e përhapi këtë nismë në mbarë vendin. Madje ai drejtonte dhe një rrjet të madh edukimi të shkollave në urdhrin e shtetit.

Në vitet 1993 dhe 1994 kur isha duke bërë tezën time të doktoraturës në Mali mbi medresetë e kryeqytetit Bamako, unë krijova lidhje të ngushtë miqësie si me atë vetë ashtu dhe me drejtuesit e të tëra medreseve me udhëzimin e tij. Personalisht më ka ndihmuar shumë dhe përpara se të ndahesha në vitin 1994, mendova që të drekonim bashkë në një lokal libanez në kryeqytet por ai nuk pranoi. Do ta qirasja unë por ai më tha: “Nëse atje na shohin kujdestarët e nxënësve do të pandehin se atë drekë ta kam qirasur unë. Ata mund të thonë se ai merr pagesa nga nxënësit në medrese dhe drekon në lokal luksi më të huajt”.Këtë herë unë i dhashë pagesën e një deleje dhe i thashë: “Atëherë ftoji të tërë mësuesit e medresesë dhe le të hamë së bashku”. Ai pranoi dhe u bë një gosti e bukur. Për herë të parë në Mali në vitin 1994 ai vetë i kishte therur që të dyja kurbanet e mia.

Në Mali nuk kalon java që të mos vriten mizorisht pesë ose dhjetë vetë. Kinezët kanë pushtuar çdo cep të këtij vendi dhe nuk ka mbetur asnjë punë që të mos bëjnë për para. Në fillim të viteve 2010 thuhej se kishte rreth 400 butikë dhe hotele të hapura nga kinezët në kryeqytetin Bamako. Shifra mund të jetë e fryrë por në një shtet 95 % e të cilit është musliman sektori i prostitucionit i cili ka zënë fill që në epokën e francezëve është përhapur këtu në një mënyrë të paparë në botë. Madje jo më larg se disa vite më parë media franceze ka dhënë një sërë lajmesh mbi këtë dukuri të shndërruar në një çështje serioze. Duke filluar që nga vajzat e mitura dhe deri tek gratë e martuara një mori njerëzish po zvarriten në prostitucion. Vjedhjet e të arratisurve të cilët kanë ardhur këtu pas nisjes së trazirave në Bregun e Filidshtë janë shndërruar në një shqetësim më vete për banorët e Malit.Teksa tërësia e këtyre kënetave vazhdon, le të mos harrojmëkëtu as sulmet të cilat teuarikët i kryenë kundër njësiteve të qeverisë qendrore, të cilat kanë nisur me pretendimin për pavarësisë ose marrjes së mëtepërt të të drejtave, të cilat herë pas herë bëhen të padurueshme.

Sërish vazhdimisht kërkohet që të hiqen pjesët që kanë të bëjnë me Islamin nga kushteta e cila është përpiluar në përputhje me zakonet vendase të shtetit.Por kur këtyre fatkeqësive iu shtua dhe orvatja për vënien e thënieve të cilat do të bënin homoseksualizmin si një gjë të zakonshme në librat e shkollës atëherë kjo gjendje i inatosi tej mase banorët besimtarë të Malit. Abdoulaye Aziz Yattabaré ishte njëri nga udhëheqësit intelektualë të cilëve iu pyetej mendimi përballë të tëra këtyre mynxyrave. Studimi për jurisprudencë të cilin ai e kishte mbaruar në vitet 1980 në Libi dhe dituritë e tij të shëndosha islame e kishin bërë atë një njeri të cilit iu dëgjohej fjala në sytë e popullit. Ai ishte bërë zëvendëskryetar në Këshillin Islam të Malit dhe përgjegjës për edukimin.

Fuqitë shumëkombështe të cilat i kanë rritur synimet në Afrikë, nuk vijnë këtu vetëm më arsyetimin e ruajtjes së sigurisë. Vallë përse 13,000 ushtarë të Kombeve të Bashkuara nuk kanë arritur që të sigurojnë qetësinë në 7 vite? Madje në vend vazhdimisht ndodhin përleshje nëmes të farefisit Fulani i cili ndryshe njihet dhe si Pol dhe atij Dogon. Teuarikët tanimë janë shndërruar në një shoqëri e izoluar e cila thuajse po lufton për të zënë një qoshe në shkretërirën e paanë dhe të pafund të Saharasë dhe jo mëqë të kërkojnë rifitimin e respektueshmërisë të cilën e humbën së bashku me kolonializmin. Të tëra çështjet që kanë të bëjnë me shqetësimin e vendit kanë nisur që të ngarkohen në kurriz të teuarikëve duke filluar qënga trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i armëve dhe deri në trafikimin e drogës. Për më tepër nuk është bërë e ditur nëse Ijad Aga Gali i përkushtuari i organizatës terroriste të quajtur Ensaruddin është gjallë apo vdekur. Ky i fundit ishte bërë mjeti më i rëndësishëm i cili siguronte çdo lloj burimi material në këmbim të shpëtimit të pengjeve për disa vite përpara se europianët ta trazonin Republikën e Malit. Por me sa duket ky rrjet i marrëdhënieve të fshehta mundohet që të mbahet i fshehur me anë të dorës së Perëndimit.

Vdekja e Abdoulaye Aziz Yattabarésë nuk është vdekja e një njeriu të zakonshëm, sepse ai i merrte fëmijtë e Malit që nga shkolla fillore dhe i edukonte ata derisa të merrnin diplomën e shkollës sëmesme. Kjo nënkupton asgjësimin fizik të një njeriu i cili dilte me laps dhe jo më armë në dorë përballë çdo imoraliteti në këtë vend dhe i ndriçonte tëtërë me mendjen dhe diturinë e tij. Vrasësi i tij kishte shkuar menjëherë në rajonin e policisë dhe kishte stisur një rrëfim i cili nuk kishte asnjë lloj vlere ende pa u marrë në pyetje se përse e kishte kryer këtë krim. Pas Yattabarésë despotizmi mund të zërëvendin e mendjes në Bamako. Në veri ka kaluar thuajse një shekull në të cilin lapsi ua ka lënëvendin armës. Tani mund ta kenëradhën jugu dhe kryeqyteti i vendit për t’u trazuar.

Kinezët në fillim të viteve 2010 shpërndanin duke mos hasur në asnjë pengesë duke tundur duart dhe krahët reklamat e libërthave të cilat përmbanin marrëdhënie imorale në rrugët e Bamakos. Por vallëçfarë kuptojnë muslimanët e botës kur thuhet Mali? A janë edhe ata “duke u shkuar pas mineraleve të arit dhe diamantit” si europianët dhe popujt e Lindjes së Largët? Në një kohëkur atjebashkësia islame më se 1000 vjeçare është duke u mbytur dhe u asgjësuar dhe fëmijtë e mitur janë duke u zvarritur nëimoralitet. Ata nëmënyrë të pavetëdijshme thonë: “Epo s’kemi çfarë t’u bëjmë lë t’i lëmë në gjendjen e tyre”. Askush të mos gëzohet sepse zakoni i diturisë të cilin Abdoulaye Azzi Yattabaré e ka trashëguar nga i ati i ka dhënë frytet e tij, me dhjetra mijra do të ndjekin gjurmëne tij dhe kështu që as lakmia e fitimit të parasë ngaçdo gjë përfshirë këtu dhe imoralitetin e kinezit dhe as orvatjet për marrjen e arit, diamantit, naftës dhe gazit natyror dhe për lënien e lirë të imoralitetit e perëndimorit nuk do të japin rezultat. Kombet e Bashkuara janë në atë shkallë në të cilën kanë fuqi që në vend të Forcave të Paqes të krijojnë rendin e mbrojtjes së vlerave përkatëse të mbarë gjeografisë së Malit dhe Afrikës nga vrasësit e armatosur. Mjafton që ata të zgjohen nga gjumi në të cilin janë zhytur pa dashje kundrejt këtyre mynxyrave të cilat u kanë rënë përsipër si ankth.

Ndonëse themi se “vdiq një dijetar dhe u shemb bota” tanimë ato fidanë të cilët ai ka mbjellur tanimëreshtën së dhëni fryte dhe e vërteta gjithmonë do të ngadhënjejë me fitore kundër të kotës.Republika e Malit ka kaluar sa e sa mynxyra/sprova në një shekull e gjysmëqë lamë pas.Yatabbarévdiqnjëherë por dituria që ai vizatoi bëri qëtë ringjallen me mijra udhëtarë të saj.



Burimi : www.afam.org.tr