Komandantët amerikan pranojnë se nuk mund të fitojnë luftën kundër talibanëve në Afgansistan

Publikuar në Nën. 20, 2018, mesnatë

Pas 17 vite luftë të zhvilluar, komandantët suprem amerikan në Afganistan pranojnë se talibanët nuk mund të fitohen.

“Lufta në Afganistan nuk mund të përfundojë me luftë të zhvilluar dhe se paqja mund të arrihet vetëm me rezolutë politike me talibanët”, ka deklaruar gjenerali amerikan  i ngarkuar me operacione ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-së Ostin Skot Miler.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë me fitore ushtarake. Duhet të gjendet zgjidhje politike”, ka thënë ai. Shtoi se akoma nuk është e qartë se sa janë të gatshëm talibanët për bisedime. Komandanti i ushtrisë talibane në një intervistë të radhë për Russia Today ka deklaruar se ata nuk kanë kurrfarë dëshire të bisedojnë me Amerikanët.

Gjenerali amerikan Joseph Dundford, komandanti i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura të SHBA-ve ka deklaruar se talibanët nuk po “humbin” dhe nuk ekziston “zgjidhja ushtarake” për përfundimin e luftës në Afganistan.

Vërejtjet e Dundfordit kanë ardhur për shkak të përpjekjeve amerikane dhe afganistaneze për nisjen e bisedimeve paqësore me talibanët të cilët kontrollojnë më shumë territore se sa që kishin në kohën e invadimit ushtarak amerikan kundër Afganistanit në vitin 2001.

“Aktualisht ata nuk po pësojnë disfatë, mendoj që është e vërtetë”, ka thënë gjeneral Dundford gjatë bisedës në forumin e sigurisë në Halifaks në Kanada me 17 nëntor 2018. Invadimi amerikan kundër Afganistanit ka filluar në tetor të 2001.



Burimi : SAFF