Nasrallah: Ju bëjmë thirrje të gjitha kombeve

Publikuar në Nën. 19, 2018, 12:40 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah tha në një fjalim se normalizimi i marrëdhënieve midis vendeve arabe dhe Izraelit është i dobishëm për të nxjerrë në dritë maska dhe klane hipokrite të fytyrave të tyre të neveritshme.

Në një fjalim të bërë gjatë një vide -konference me rastin e Ditës së Dëshmorëve në jug të Bejrutit, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Seyyid Hasan Nasrallah u shpreh kështu: “Ne dënojmë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin izraelit, dhe i bëjmë thirrje ju bëjmë thirrje të gjitha kombeve që ta kundërshtojnë këtë.”

Nasrallah u shpreh se përkundër disa prej qëndrimeve negative të vendeve arabe drejt Sirisë, ky vend vazhdon të mbështesë Palestinën. Ai shtoi se nëse Siria nuk do të rezistonte sot, ne do të ishim dëshmitar të gjurmëve të Netanyahut dhe të tjerëve në Damask.

Nasrallah deklaroi se regjimi racist izraelit ka ndaluar qindra operacione palestineze, por rezistenca vazhdon dhe kjo situatë tregon frymën e rezistencës palestineze, si dhe shtoi se duke vazhduar të drejtën e tyre “për tu kthyer” si dhe sakrificat e tyre, populli i Gazës ka vënë në dukje qartë se nuk e ka bindur regjimin sionist.

Nasrallah e cilësoi rrugën e rezistencës si një rrugë të qartë dhe të fuqishme e cila përcakton të ardhmen, si dhe shtoi se deri më tani, falë rezistencës janë korrur suksese të shumta kundër regjimit terrorist dhe se gjaku i dëshmorëve dhe treshja “ushtri, komb, rezistencë” ka penguar regjimin terrorist që të sulmoj Libanin.

Nasrallah u shpreh se bota është habitur nga vrasja brutale e gazetarit Jamal Khashoggi nga regjimi saudit, por se ky regjim nuk u habit nga vrasjet në Jemen, dhe shtoi se 14 milionë jemenas tashmë janë në rrezik urie për shkak të sulmeve të regjimit saudit, por pavarësisht kësaj, nuk ka reagime nga vendet perëndimore.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah tha se aleanca e Arabisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së u mposhtën në luftën e Jemenit në saje të rezistencës së popullit jemenas.

Duke iu referuar sulmit të mundshëm të Izraelit racist ndaj Libanit, Nasrallah u shpreh se: “Netanjahu dëshiron që ne të jemi të dobët, ndërsa ai është në kërkim të fuqisë çdo ditë e më shumë. Duke ushtruar presion, armiku po përqëndrohet në fuqinë tonë të raketave. Por ata duhet të dinë se nuk do të përkulemi ndaj presioneve dhe sanksioneve. Ne do ta mbrojmë vendin tonë deri në fund dhe do të reagojmë ashpër për çdo sulm ndaj Libanit.”

Nasrallahu deklaroi se ata dëshirojnë përfaqësimin e “deputetëve të pavarur sunit” në qeveri.

Nasrallah u shpreh se: “Hariri na njoftoi se ata janë kundër përfaqësimit të ndonjë ministri sunit në qeveri më 8 mars. Megjithatë, ne thamë se nuk do të dërgojm emrat e ministrave tanë. Që nga fillimi qëndrimi ynë është i qartë”, si dhe shtoi se: “Deputetët sunitë, të cilët përfaqësojnë një pjesë të madhe të libanezëve, kanë të drejtën e përfaqësimit në qeveri. Dhe ne jemi duke qëndruar pranë tyre.”

Nasrallahu dënoi konfuzionin e çështjeve të Iranit dhe Sirisë për çështjen e përfaqësimit të “deputetëve të pavarur sunit”, duke argumentuar se ato janë “fjalë boshe”.



Burimi : Rast Haber