Turqia nuk do të zbatojë sanksionet amerikane kundër Iranit

Publikuar në Nën. 8, 2018, mesnatë

Presidenti turk Erdogan ka kritikuar SHBA-të për shkak të implementimit të sërishëm të sanksioneve kundër Iranit dhe ka cekur se Ankaraja nuk do të mbështet veprimet restriktive kundër fqinjit të tij.“Fare nuk do të respektojmë këto sanksione. Po blejmë 10 miliard m3 gaz natyror nga Irani. Nuk mund të lejojmë që populli ynë të ngrihet  nga acari dimëror”, ka thënë dje Rexhep Tajib Erdogani. Lideri turk poashtu ka deklaruar se sanksionet kundër Iranit janë të gabuara dhe dëmtojnë baraspeshën globale.

Të hënën, me 5 nëntor, SHBA-të prapë e kanë aktivizuar të gjitha sanksionet kundër Iranit, të cilët ishin të shfuqizuara në kuadër të marrëveshjes historike nukleare kundër Teheranit dhe “Grupit 5+1”, të cilët e përbënin SHBA-të , Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe plus Gjermania. Donald Trumpi ka thënë se qëllimi i tij është izolimi i sektorit transportues dhe financiar të Republikës Islame të Iranit dhe ndërprerja e eksportit të naftës iraniane.

Por, Washingtoni ka lejuar përjashtimin nga sanksionet për blerjen e naftës iraniane për Turqinë dhe shtatë shtete tjera, Kinën, Indinë, Italinë, Greqinë, Japoninë, Korenë Jugore dhe Tajvanin. Këto tetë shtete”mund” të vazhdojnë të importojnë naftën iraniane, pa përballje me sanksione amerikane. “Edhe pse kemi kërkuar përjashtim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishim shumë të sinqertë me ata duke thënë se konfrontimi me Iranin fare nuk është e mençur. Izolimi i Iranit është shumë i rrezikshëm, ndërsa dënimi i popullit iranian nuk është  i drejtë”,  ka deklaruar dje ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Çavushogllu.

Sanksionet e reja të Washingtonit kanë nxitur kritika në botë, por shumë shtete janë të shtrënguara t’i përmbahen, pasi që janë nën mbikëqyrjen direkte të administratës amerikane pasi që ekonomit dhe financat janë të ndërthurura me ato amerikane dhe nuk mund të hyjnë në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Washingtoni me të madhe filloi të shfrytëzojë politikën me qëllim të zbatimit të sanksioneve kundër vendeve të ndryshme, sidomos Iranit, për atë shkak po ka kritika edhe nga aleatët e tij amerikan. Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë dënuar hapat e njëanshme amerikane dhe kanë premtuar se do të respektojnë  marrëveshjen nukleare me Iranin.

“SHBA-të janë të izoluara me politikën  e saj”, ka cek presidenti iranian Ruhani, dhe ka dënuar politikën e administratës amerikane të Donald Trumpit.



Burimi : LOGIČNO