Islami Shiit: Çfarë Thonë Kur’ani Dhe Sunneti I Të Dërguarit Për Çështjen E Pasardhësit - Hadithi i “Badu’d-Dauetit” (Fillimit Të Thirrjes) (Kreu I Tretë)
Kreu 3: Pozita Dhe Përgjegjësitë E Pasardhësit E Të Dërguarit
Hadithi i “Badud’d-Dauetit” (fjalë për fjalë i “Fillimit të Thirrjes”), i cili ka të bëjë me fillimin e detyrës së të dërguarit, është i mirënjohur nga muhaddithët, historianët dhe komentuesit e Kur’anit. Kur Allahu e urdhëroi të dërguarin që të thirrte të afërmit e tij të ngushtë në Islam “Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt” (Sure 26, Ajeti: 214) ai i tha Aliut që të përgatiste ca ushqim për të ftuarit. Pasi prijësit e farefisit Beni Abdulmuttalib kishin mbaruar së ngrëni ushqimin, i dërguari nisi që t’i drejtohej atyre. Ai tha: “Udhërrëfyesi nuk gënjen kurrë. Unë betohem në Allahun, i Cili është Një dhe i vetëm, se unë jam i dërguari i Tij për ju dhe për mbarë njerëzit. Ju do të vdisni njëlloj siç ju flini dhe ju do të ringjalleni njëlloj siç ju zgjoheni dhe ju do të gjykoheni për ato që veproni. Më pas do të ketë një Xhennet të përjetshëm dhe një Xhehennem të përjetshëm. O ju bijtë e Abdulmuttalibit! Betohen në Allahun, se unë nuk di asnjë të në mesin arabëve i cili mund të paraqisë diçka më të vlefshme për njerëzit se sa ajo të cilën unë iu paraqis. Unë iu këshilloj që të besoni në Allahun dhe ai i cili më ndihmon në këtë do të jetë vëllai im, trashëgimtari im dhe pasardhësi im në mesin tuaj”. I dërguari e përsëriti thirrjen e tij në Islam tri herë dhe Aliu iu përgjigj në të tria herët duke thënë: “O i dërguari i Allahut, unë jam i gatshëm që t’iu ndihmoj në detyrën tënde”.Askush tjetër nuk u përgjigj. Në këtë pikë, i dërguari tha: “Unë shpall se Aliu është vëllai im, trashëgimtari im dhe pasardhësi im në mesin tuaj. Kështu që vërjani veshin dhe binduni!” (Ibn Hanbeli 1/111, Taberiu 2/62, Ibn Ethiri, 2/40). Në këtë mënyrë, i dërguari shpalli Aliun si pasardhësin e tij në atë ditë në të cilën ai e shpalli detyrën e tij tek populli i tij.
Hadithi (Hadithi) i Shkallës (Menziles)
Dijtarët e hadithit (hadithit) dhe jetëshkrimit (sires) rrëfejnë se kur i dërguari ishte duke u nisur në fushatën e Tebukut, në mesin e tridhjetë mijë burrave, Aliu e pyeti atë: “A do të vij me ty?” Ndërsa ai u përgjigj: “Jo”.Kjo përgjigje e trishtoi shumë Aliun, kështu që i dërguari i Allahut i tha atij: “A nuk je i kënaqur të jesh në të njëjtën shkallë (menzile) me mua ashtu siç ishte Haruni me Musain, përveç se nuk do të ketë më të dërguar pas meje?” (Buhariu, hadithi nr: 4706 dhe 4416). Ne e dimë se Haruni, sipas Ku’'anit, ishte një i dërguar dhe në të njëjtën kohë, ai ishte ndihmësi dhe pasardhësi i Musait. Si rrjedhojë Aliu ishte ndihmësi dhe pasardhësi i të dërguarit. Sipas Muslimit, muhaddithit të njohur sunnit, kur Muauijje i urdhëroi njerëzit të fyenin Aliun, ai pa se Sad Ibn Ebi Uekkasi nuk e bëri këtë. Kur e ai mori në pyetje atë për arsyen e kësaj, Sadiiu përgjigj: “Unë nuk fyej Aliun sepse më kujtohen tri gjëra të cilat i dërguari i tha atij, madje edhe një prej të cilave do të ishte një nder i madh për mua”. Pastaj Sadi bëri të ditur fjalët e lartpërmendura të të dërguarit të cilat ky i fundit ia kishte thënë Aliut në kohën e fushatës për në Tebuk. (Muslimi 6/120).
Hadithi (Hadithi) i Gadirit
Hadithi (hadithi) i Gadirit është njëri nga hadithet më të përcjelljura në shkallë të gjërë dhe të vërteta në Islam; ai është përcjellur nga jo më pak se 120 bashkëkohës, 90 pasardhës dhe 360 dijetarë sunnitë. Ibn Tejmijje (v. 728/1328), i cili ka ushqyer disa armiqësi kundrejt Aliut e ka hedhur poshtë vërtetësinë e hadithit. Megjithatë përfaqësuesi i mëvonshëm i shkollës së tij të mendimit, Nasiruddin Albani (1333-1424/1914-1999), e ka qortuar atë për mungesën e një hetimi të plotë të tëra pjesëve të tij. Sipas këtij hadithi, ai u dha shtysë njerëzve që të dëshmojnë për njëjësinë e Allahut, profetësinë e tij dhe Ditën e Gjykimit. I dërguari pyeti: “O ju njerëz! Si do të silleni me dy porositë e rënda pas meje?” Një njeri u ngrit dhe pyeti me zë të lartë: “Cilat janë ato?” I dërguari u përgjigj: “Porosia më e madhe është Libri i Allahut, njëra anë e të cilit është në duart e Allahut dhe tjetra është në duart tuaja. Kështu që lidhuni fort pas saj dhe nuk do të shmangeni. Ndërsa gjëja më e vogël është farefisi im (itreti). I Gjithëdituri më ka vënë në dijeni se këto dy porosi nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua tek bazeni (haudi). Unë i kam kërkuar Allahut që këto të ndodhin. Mos shkoni përpara tyre sepse do të asgjësoheni dhe as mos qëndroni pas tyre sepse do të asgjësoheni! Më pas i dërguari ngriti lart dorën e Aliut derisa njerëzit mund të shihnin bardhësitë e sqetullave të tyre dhe të tërë mund t’i njihni atë. I dërguari pyeti njerëzit: “Cili është më parësor (eula) për besimtarët se sa ata janë për vetet e tyre?” Njerëzit u përgjigjën: “Allahu dhe i dërguari Tij e dinë më së miri”. Ai shtoi: “Allahu është zotëriu im (meula) dhe unë jam zotëriu i besimtarëve (meula). Unë jam më parësor për besimtarët se sa ata janë për vetet e tyre. Ai i cili më ka mua zotëri atëherë dhe ky Aliu është zotëriu i tij! I dërguari e përsëriti këtë fjali tri herë (ose katër herë përcjell Ahmed Ibn Hanbeli). Më tej ai shtoi: “O Allah! Bëhu mik i miqve të tij dhe armik i armiqve të tij, duaji ata të cilët e duan atë dhe urreji ata të cilët e urrejnë atë, ndihmoji ata të cilët e ndihmojnë atë dhe largohu nga ai i cili largohet nga ai. Shndërroje drejtësinë me të kudo që ai të kthehet. Dhe me të vërtetë! Lërini ata të cilët janë të pranishëm që të lajmëojnë ata të cilët mungojnë!”
Do të bënim mirë që të pyesnim se cili ishte qëllimi i një mbledhjeje kaq të madhe njerëzish. Nëse marrim parasysh të tëra fjalët e të dërguarit në Gadir, ne do të gjejmë disa arsye të mira për të besuar se qëllimi i tij i vetëm në ndalimin e të tërë atyre njerëzve atje në nxehtësinë e asaj dite ishte për të njoftuar pasardhësin e tij ndaj tyre:
Pikë së pari, i dërguari e filloi fjalën e tij duke u dhënë shtysë njerëzve që të dëshmojnë për njëjësinë e Allahut, të vërtetën e Ditës së Gjykimit dhe profetësinë e tij. Pastaj ai vazhdoi duke shpallur pasardhësin e tij Aliun. Kjo nënkupton se caktimi pasardhës i Aliut tek i dërguari, është në kuptim të rëndësisë së tij, në një shkallë me këto tre parime themelore të Islamit. Me fjalë të tjera, nëse ai kishte për qëllim që të shprehte miqësinë e tij ndaj Aliut ose t’u kërkonte të tjerëve qëtë miqësoheshin me të (ashtu siç disa njerëz kanë këshilluar duke u mbështetur në kuptimet të ndryshme të fjalës meula), i dërguari nuk do të kishte përmendur këto besime themelore.
Pikë së dyti, i dërguari i ka pyetur njerëzit: “Cili është më parësor (eula) për besimtarët se sa ata janë për vetet e tyre?” përpara se të thoshte: “Ai i cili më ka mua zotëri atëherë dhe ky Aliu është zotëriu i tij!” I dërguari këtu në mënyrë të qartë e ka përdorur fjalën “meula” për të treguar autoritetin mbi njerëzit në çështjet e tyre shoqërore dhe politike dhe për të mbrojtur jetën e tyre.
Pikë së treti, i dërguari i ka lajmëruar njerëzit për vdekjen e tij të afërt: “Unë jam duke u thirrur së shpejti dhe unë duhet të përgjigjem”. Kjo na këshillon se ai ishte duke u menduar dhe duke u përpjekur të siguronte masa parandaluese për shoqërinë muslimane pas vdekjes së tij, që të kishte një autoritet prijës për njerëzit për t’u ndjekur.
Pikë së katërti, pasi shpalli: “Ai i cili më ka mua zotëri atëherë dhe ky Aliu është zotëriu i tij! I dërguari shtoi: “Allahu është më i Madhi, i Cili përsosi fenë islame dhe plotësoi bekimin dhe tani Allahu është i kënaqur me profetësinë time dhe me kujdestarinë (uilajetin) e Aliut. Këto fjali tregojnë se feja e Allahut u përsos dhe bekimi i Tij u plotësua me caktimin e Aliut si pasardhës në prijësi/kujdestari (uilajet) pas të dërguarit. (Emini, 1/26, 27, 30, 32, 33, 34, 36, 47 dhe 176). Në mënyrë më të qartë, i dërguari ka shpallur se tani Allahu është i kënaqur me profetësinë e tij dhe me caktimin e Aliut si pasardhësin dhe prijësin e muslimanëve.
Pikë së pesti, pasi i dërguari kishte përfunduar drejtimin e tij ndaj muslimanëve, Ebu Bekri dhe Umeri së bashku me një numër shumë të madh të bashkëkoëhsve të të dërguarit erdhën tek Aliu dhe e përgëzuan atë për ngjarjen, e cila zgjati deri në perëndimin e diellit. Ebu bekri dhe Umeri i thanë Aliut: “Urime! Mes mëngjesit dhe mbrëmjes së ditës së sotme, ti u bëre zotëriu (meulaja) e të tërë burrave dhe grave muslimane”. (Emini, 1/27, 283).
Përfundimisht, ata që nuk e kundërshtojnë vërtetësinë e hadithit në vetvete, por pohojnë se fjalët e të dërguarit vetëm kishin për qëllim që të thoshin se njerëzit duhet të jenë miq të Aliut, duhet t’i kushtojnë vëmendje faktit se do të ishte e papajtueshme me diturinë e të dërguarit për të ndaluar një karvan të përbërë rreth një qind mijë njerëzish në nxehtësinë e ditës, vetëm për t’u treguar atyre që të jenë miq të Aliut. Miqësia e tij me besimtarët nuk ishte e dyshimtë, sepse siç shpall Kurani të tërë muslimanët janë vëllezër dhe miq me njëri-tjetrin: “Besimtarët janë vetëm vëllazër” (Sure 46, Ajeti: 10) dhe “Besimtarët, burrat dhe gratë, janë mbrojtës të njëri-tjetrit”. (Sure 9, Ajeti: 71).
Dy Kundërshtime
Ata që kanë hetuar hadithin (hadithin) e Gadirit e pranojnë vërtetësinë e tij dhe faktin se fjalët e tij u janë shprehur me të vërtetë nga i dërguari. Kjo është arsyeja përse bashkëkohësit, pasardhësit dhe dijetarët e mëvonshëm e kanë përcjellur hadithin dhe kanë vërtetuar se i dërguari me rastin e Gadirit ka thënë: “Ai i cili më ka mua zotëri atëherë dhe ky Aliu është zotëriu i tij!”Megjithatë, disa kanë pohuar se fjala arabe “zotëri” (meula) nuk është përdorur asnjëherë në arabisht në kuptimin e fjalës “eula” (më shumë të drejtë), ndërsa ata që e përdorin këtë hadith, në fakt e nënvizojnë këtë kuptim me synimin për të themeluar prijësinë e Aliut pas të dërguarit.
Si një përgjigje të këtij kundërshtimi, ne mund t’u kujtojmë qortuesve se fjala “zotëri” (meula), siç pohojnë shumë interpretues, është përdorur në të vërtetë në Kur’an në kuptimin e “më shumë i drejtë apo më i duhur”. Një shembull i këtij kuptimi mund të jetë të gjendet në ajetin vijues: “Pra sot nuk do të merret asnjë shpërblim nga ju as nga jobesimtarët. Zjarri është vendi juaj i duhur: është streha juaj dhe një vendmbërritje e keqe”. (Sure 57, Ajeti: 15).
Burimi : en.shafaqna.com