Këngëtarja irlandeze me famë botërore konvertohet në muslimane

Publikuar në Tet. 26, 2018, 1:31 a.m.

Këngëtarja irlandeze me famë botërore Sinead O'Connor ka njoftuar se është konvertuar në muslimane.

Sipas një lajmi të gazetës Irish Post,  O’Connor ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter, se e ka braktisur fenë e Krishterë, duke e zgjedhur Islamin.

O’Connor është shprehur kështu: “Jam krenare që jam muslimane. Ky është një përfundim natyral i çdo teologu inteligjent.Të gjitha shkrimet e shenjta na çojnë drejtë Islamit. Islami i bën të panevojshme të gjitha librat e tjerë të shenjtë.

Këngëtarja 51 vjeçare tha se do të merr një emër të ri pasi të bëhet musliman dhe tani do të përdor emrin “Shuhada Davitt”.

Këngëtarja postoi në Twitter një fotografi me mbulesë dhe me emrin e saj të ri “Shuhada Davitt”.

Fotografinë e saj të profilit në të cilën shihej slogani i firmës amerikane për veshje sportive “Just Do It”, këngëtarja e ka ndërruar duke shkruar mbi të “Wear Hijab”.

Është vënë në dukje se Davitt ka ndarë një fotografi me mbulesë nën të cilën ka shkruar “E lumtur”.

Shuhada Davitt ka ndarë edhe thënien e hz. Musa që gjendet në suren El Bekare: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga të qenurit injorantë i tillë.”

Ajo po ashtu e ndau edhe një video duke kënduar ezanin.

Sinead O'Connor në vitin 1990 kishte zgjedhur fenë e krishterë, duke e marrë emrin Magda Davitt.



Burimi : Sputnik News