Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Francës të rishikoj ligjin për ndalimin e niqabit-burkës

Publikuar në Tet. 25, 2018, 4:32 p.m.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ndalimi për përdorimin e burkës në fusha publike, paraqet një shkelje të të drejtave të njeriut dhe i ka bërë thirrje Francës që të rishikoj këtë ndalim.

Kombet e Bashkuara kanë marrë vendim në lidhje me kërkesën e dy femrave muslimane të gjykuara dhe dënuara në vitin 2012 për shkak të veshjes së niqabit, kur me 11 tetor të vitit 2010, në Francë për ‘arsye sigurie’, hyri në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të veshjeve të cilat mbulojnë fytyrën.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paraqitur vendimin e tij në lidhje me kërkesën e dy femrave muslimane të dënuara për përdorim të veshjeve që mbulojnë plotësisht trupin dhe fytyrën dhe ka thënë se ky ndalim në Francë paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe lirisë fetare.

‘DËMTON PËRMBUSHJEN E OBLIGIMEVE FETARE’

Në deklaratë u tha se ‘Franca nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë në mënyrë adekuate se pse është i nevojshëm ndalimi i niqabit’ dhe se kjo gjë ka dëmtuar në mënyrë ‘joproporcionale’ përmbushjen e obligimeve fetare të këtyre dy femrave muslimane.

‘SHTETI MUND TË KËRKOJ TREGIMIN E FYTYRËS’

Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është shprehur se ‘nuk është i bindur për arsyet dhe shqetësimet e qeverisë së Francës në lidhje me përdorimin e niqabit’, duke shtuar se  shtetet mund të kërkojnë që individët të tregojnë fytyrat e tyre në mënyrë që të mund të identifikojnë veten në situata të caktuara, por ndalimi i niqabit është shumë i gjerë nga ky qëllim.

‘PENGIMI PËR QASJE NË SHËRBIMET PUBLIKE MUND TË ÇOJ NË NDËRPRERJE TË LIDHJES ME BOTËS’

Është thënë se për femrat muslimane të cilat veshin niqab, ky ligj mund të ketë pasoja negative, siq është pengesa për qasje në shërbimet publike, margjimalizimi i tyre dhe mbyllja e tyre në shtëpi.

FRANCËS I JANË DHËNË 180 DITË

Pas vendimit, Franca duhet të përgatisë një raport brenda 180 ditëve dhe të njoftoj hapat e ndërmarrë  për zbatimin e vendimit të OKB-së.

Këta hapa përfshijnë masa për parandalimin e shkeljeve të ngjashme në të ardhmen, duke përfshirë edhe pagimin e kompensimit për këto dy femra muslimane si dhe rishikimin e ligjit të vitit 2010.

‘NUK KA EFEKT DETYRUES’

Vendimi i Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka efekt detyrues. Pra, nuk i imponon qeverisë franceze që të ndryshojë ligjin. Megjithatë, thuhet se do të bëjë presion mbi qeverinë franceze për të hequr ligjin për ndalimin e niqabit.



Burimi : Sputnik News