Përplasja e SHBA-ve dhe Kinës rreth naftës iraniane
Analistët parashikojnë se Pekini nuk do të pranojë sanksionet e reja amerikane kundër Teheranit, të cilët e ndalojnë importin e naftës iraniane.
Ndoshta kjo askujt nuk është e nevojshme, por marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Kinës në fillim të nëntorit do të arrijnë pikën kritike, kur sanksionet e reja amerikane hyjnë në fuqi kundër Iranit, me qëllimin e proklamuar që eksporti iranian i naftës të reduktohet në zero.
Irani aktualisht eksporton 1,7 milion barel naftë të papërpunuar në ditë, ndërsa Kina blen ¼ e kësaj sasie, dalëngadalë po bëhet qendra e rezistencës globale aksionit unilateral, shkruan në artikullin e javores ekonomike amerikane Barons.
“Nuk besoj që Kina do të lëshojë pe para kërkesave amerikane, duke marr parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve”, thotë Stephen Brennock, analisti dhe ndërmjetësi në tregun e naftës.
Krejt duket sikurse faza është vendosur për konfliktin e madh tregtar, megjithatë të dyja anët kanë arsye se në hije të bëjnë disa koncesione, Kina si ilaç për tensione më të mëdha me SHBA-të, ndërsa Washingtoni për t’u shmangur shok çmimeve të naftës.
Por, afati i afruar, 4 nëntor, kur sanksionet amerikane kundër Iranit hyjnë në fuqi, vetëm se rrit pasigurinë në tregun e naftës, të cilat edhe pa to mjaft të brishtë janë.. Të gjithë blerësit e mëdhenj të naftës nuk dëshirojnë prapë të vendosen në “listën e zezë” amerikane.
Evropianëve, duart janë të lidhura, pasi që me tregjet e tyre të naftës dominojnë kompanitë private, të cilët duan të mbrojnë interesat e tyre në SHBA-të, si dhe transaksionet financiare në të cilin dominon dollari.
Kina është në pozitën më të mirë të shmang masat amerikane, thotë Peter Herel, të cilin State Deparatmenti amerikan gjatë kohës së presidentit Barack Obama e ka angazhuar për implementimin e sanksioneve Iranit, e tani është bashkëpunëtor në Qendrën për sigurinë e re amerikane.
“Ata kanë grumbullin e rafinerive të vogla dhe të mesme të cilët direkt nuk janë të imponuar ndikimit të SHBA-ve”, thotë Herel. Pekini poashtu ka përvojë në blerjen e naftës së papërpunuar në valutën e vet dhe në fillim të vitit ka lidh kontrata për pagesë me “petro-juana”.
Njëherit administrata e Obamasë ka arrit që eksportin iranian të reduktojë në një milion barel në ditë, ndërsa Hereli vlerëson se ekipi i presidentit Donald Trump do të ishte i kënaqur në rast se mund të arrijë diç të tillë, pasi që paralajmërimi i ndërprerjes së tërësishme të naftës iraniane është e pamundur.
Kina me sa duket është e vendosur që të zvogëlojë importin nëpërmjet rafinerive të mëdha shtetërore, sikurse Sinopeka, si koncesion Washintonit. ““Kryesore është që ty palët të shmangin konfliktin e madh rreth sanksioneve ndaj Iranit, por ky do të ishte potencial për konflikt”, thotë Michael Hearson, i cili në firmën konsulent të Eurasia Group të ngarkuar për Kinën.
Aksionet e mëtutjeshme të administratës së Trumpit varen në një masë të madhe nga ajo se Arabia Saudite dhe prodhues tjerë të Lindjes së Afërt do të rrisin prodhimtarin, të cilët Washingtoni haptas i inkurajon, megjithatë, si po duket nuk dëshiron të bindet, thonë analistët.
“OPEC-u nuk dëshiron të rris prodhimtarinë për 1,5 milion barel në ditë dhe tregu prapë të jetë i përmbytur me teprica nafte”, thotë Edward Bell, analisti i bankës Emirates NDB nga Dubai dhe shtoi:” Poashtu duhet ruajtur faqen, ashtu që të mos dukej se po i nënshtrohen amerikanëve”.
Parashikimi më i sigurt është qëndrimi i ashpër ndaj Iranit dhe Kinës dhe asnjë nga këto dy vende me siguri nuk do të imponojnë që të bëjnë koncesionet të cilët i kërkon. Liderët iranian po ngulin këmbë në qëndrimin e tyre dhe shpresojnë së Trumpin do të trashëgojë ndonjë më “i butë”, thotë Ariana Tabatabai, e cila në korporatën RAND përcjell Iranin.
“Ata do të presin të shohin se çfarë do të ndodh në vitin 2020”, kur janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA-të, ka shtuar ajo. Udhëheqësit kinez kanë sjell vendim të ngjashëm, ka vlerësuar banka JP Morgan dhe ka nxjerr parashikimin vijues: “Lufta tregtare në vëllimin plotë po bëhet skenari i ri bazik për vitin 2019”.
Burimi : Al Jazeera