Sa më pak kohë që kalojnë fëmijët para ekranit, aq më shumë do të rritet aftësia e tyre e të kuptuarit

Publikuar në Tet. 5, 2018, 8:07 a.m.

Është raportuar se fëmijët të cilët flenë 9-11 orë në ditë, bëjnë aktivitet fizik 1 orë dhe të cilët qëndrojnë më pak se 2 orë para ekranit, kanë zhvillim më të lartë të aftësisë së të kuptuarit.

U raportua se fëmijëve të cilët bëjnë gjumë të mjaftueshëm, merren me aktivitete sportive dhe nuk qëndrojnë shumë kohë para ekranit, i zhvillohen më mirë aftësitë e tyre të të kuptuarit.

Në një hulumtim të publikuar në revistën The Lancet Child and Adolescent Health, janë vlerësuar rezultatet e vëzhgimeve të bëra me mbi 4 mijë e 500 fëmijë të moshës 8-11 vjeq.

Hulumtuesit kanë krahasuar kohën që këta fëmijë kalojnë para ekranit si dhe gjumin dhe aktivitetet fizike që ata bëjnë.

U zbulua se fëmijët të cilët flenë 9-11 orë në ditë, bëjnë aktivitet fizik 1 orë dhe të cilët qëndrojnë më pas se 2 orë para ekranit, kanë zhvillim më të lartë të aftësisë së të kuptuarit.

Drejtuesi i këtij hulumtimi, Jeremy Walsh nga Instituti i Kërkimeve CHEO në qytetin Ottawa t Kanadasë, u shpreh se: “Dëshmitë tregojnë se gjumi i mirë dhe aktiviteti fizik shoqërohen me performancë më të mirë akademike dhe se aktivitetet fizike janë të lidhura me zhvillim të vëmendjes dhe kujtesës tek fëmijët.”

Walsh deklaroi se fëmijët të cilët kalojnë më shumë se 2 orë në ditë para ekranit, kanë një aftësi më të dobët të të kuptuarit dhe shtoi se nevojiten më shumë studime për të shqyrtuar dallimet në mes të përvojave nga ekrani me programe arsimore dhe nga ai me me programe argëtuese.

Në studim u zbulua se vetëm 1 nga 20 fëmijë në SHBA i përmbahen orareve të ekranit, gjumit dhe aktiviteteve fizike.



Burimi : Sputnik News