Udhëheqësit e Ihvanit flasin me familjet e tyre përmes gjuhës së shenjave

Publikuar në Tet. 1, 2018, 11:35 p.m.

Është parë se në gjykatën në të cilën është mbajtur seanca e liderëve të Vëllazërisë Muslimane në Egjipt, liderët e Ihvanit  flisnin nga burgu me familjet e tyre përmes gjuhës së shenjave.

Në pamjet e publikuara nga Al Jazeera, shihen duke folur me familjet e tyre përmes gjuhës së shenjave disa nga emrat kryesor të Ihvanit, siq janë murshidi i Vëllazërisë Muslimane, Muhamed Bedii, pastaj Reshad Bejumi, Muhamed Saad al Ketatni, Saad al-Hussain Abdulmexhid,Safvet Hijazi, Isameddin Arjan.

Shumë nga të burgosurit të cilët janë arrestuar nga qeveria e Egjiptit, nuk lejohen të vizitohen nga familjet e tyre.

Po ashtu u raportua se për shkak se liderët e burgosur nuk lejohen të zhvilllojnë me familjet e tyre komunikim me zë, ata kanë filluar të flasin me ta përmes gjuhës shenjave.

Në anën tjetër, para disa ditëve, Gjykata e Lartë egjiptiane kishte hedhur poshtë vendimin e gjykatës se 51 persona, duke përfshirë edhe  Kryetarin e Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Bedii, janë vendosur në listën e terroristëve.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit, Gjykata e Lartë kishte pranuar ankesën e propozuar kundër marrjes së Muhamed Bedit dhe 50 personave të tjerë në listën e terroristëve me akuzat në kuadër të rastit të njohur me emrin ‘Njësia e Operacioneve Rabia’.

Gjykata, e cila e hedhi posht  vendimin, vendosi ta rikthejë rastin në një ndërtesë tjetër.

Në muajin maj të vitit 2017, Gazeta Zyrtare kishte raportuar se Gjykata e Kajros kishte futur në listën e terroristëve 51 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Muhamed Bedii, në kuadër të rastit të njohur si ‘Njësia e Operacioneve Rabia’.

Liderët e Ihvanit po gjykohen me akuzën se në mes të datave korrik 2013 dhe janar 2014, Ihvan ka ‘përgatitur një dhomë të operacioneve për të udhëhequr lëvizjet kundër qeverisë’.

Në rastin në fjalë, në prill të vitit 2017, Gjykata e Lartë kishte dënuar Bediin dhe anëtarët e Këshillit Udhëzues, Mahmud Gazlan dhe Husam Ebubekir me 25 vjet burgim, 15 të tjerët me 5 vjet burgim, ndërsa 21 të tjerë i kishte liruar.



Burimi : Tasnim News Agency