‘Damasku është më i sigurt se shumë qytete evropiane’
Jorgo nga Blegjika i cili vizitoi kryeqytetin e Sirisë, Damaskun, u shpreh: “Nuk u ndjeva i kërcënuar nga hajdutët as edhe një herë të vetme.”
Shkuarja në Siri ishte një hap i paqartë për të, por të gjitha frikat u kaluan nga hapi i parë që ai kishte marrë në territorin sirian. Jorgo e ka ndarë me Sputnik vizitën e tij në Siri si turist.
Ai u shpreh kështu: “Të gjithë mendojnë se Siria është e rrethuar terësisht nga lufta. Në fakt, situata në rajonet e kontrolluara nga qeveria është shumë e qetë. Kam folur me sirianët dhe libanezët në Liban. Ata më thanë se mund të shkoj në Damask me paqe mendore.”
Jorgo i cili tregoi se e kanë tërhequr vendet e treguara si të rrezikshme siq janë Çernobili, Feniani dhe tani Siria, tha se kishte planifikuar të shkonte në Siri në muajin shkurt, por nuk ka mundur të merr dokumentet e nevojshme në kohë, por një agjenci të cilen ai e gjeti më vonë, i ka ndihmuar të organizojë një turne në Siri mbi Beirutin.
Ai u shpreh se: “Meqë nuk e dija se çfarë do të më priste, ndjenjat e mia para se të shkoja ishin shumë të përziera. Por sapo arrita në Damask, e gjithë frika mu largua.”
Historin e tij ai e vazhdoi kështu: “Në agjencinë turistike më pyetën se çfarë dëshiroja të bëja në Siri dhe ata përgatiten një rrugë sipas kërkesave të mia. Nuk ishte e mundur që unë të dilja nga kjo rrugë dhe të vizitoja vende të paparashikuara. U lejua të vizitoja vetëm zonat e kontrolluara nga qeveria. Po të doja të shkojë në Aleppo, do të më lejonin, por unë vendosa të shkoj vetëm për një javë.”
‘U NDJEVA I SIGURT’
Jorgo u shpreh se ai u ndje i sigurt në Siri edhe pse lufta aty ka zgjatur disa vjet dhe vuri në dukje se: “Në një vend ku nuk ka turizëm nuk ka as mashtrues. Prandaj, ju nuk mund t’a mendoni atë si të ndryshme nga qytetet evropiane popullore në mesin e turistëve. Nuk u ndjeva i kërcënuar nga hajdutët as edhe një herë të vetme. Ndryshe nga Athina dhe Parisi. Ju mund të përballeni me këtë në vendet ku turizmi nuk ka sektor me rëndësi ekonomike.”
Duke treguar se situata në Damask është krejtësisht normale, turisti nga Belgjika u shpreh se nuk ka parë mbeturina nëpër qytet dhe se njerëzit po jetojnë një jetë normae, duke shtuar se: “E gjithë kjo na bën të harrojmë faktin se ka luftë në vend.”
Aventurën e tij në Siri, Jorgo e tregoi edhe në blogun e tij.
Jorgo shkroi se Damasku është një qytet i bukur me tregjet e tij tradicionale, duke u shprehur se: “Kur shëtitja nëpër Damask natën, e ndjeja vetën më të sigurt se në shumë vende të Evropës. Nuk u ndjeva i rrezikuar as edhe për një herë të vetme. Mori shumë kohë për të kaluar pikat e kontrollit, por gjithçka është nën kontrollin e ushtrisë siriane. Nuk është e mundur të shkoni në vende të rrezikshme kur të dëshironi ju. Në të njëjtën kohë, të habit shkatërrimi që shihni jashtë Damaskut.”
Jorgo, i cili u habit më së shumti nga mikpritja e popullit sirian, vazhdoi fjalët e tij kështu: “Dy ushtarë në një pikë kontrolli më përshëndetën kështu: Mirë se vini në Siri, shpresojmë se ju pëlqen çaji. Banorët vendas ishin shumë miqësor dhe më mirëpritën shumë ngrohtësisht. Sirianët janë njerëz të mahnitshëm, ju ftojnë të pini çaj dhe kuzhina e tyre është fantastike.”
Udhëtari nga Belgjika shkroi kështu: “Shpresoj se lufta do të përfundojë së shpejti. Le të kthehet paqja në Siri.”
Burimi : Sputnik News