Bahrejni do të largon imamët dhe myezinët e huaj

Publikuar në Shta. 20, 2018, 11:40 p.m.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Çështjet Islame të Bahrejnit ka njoftuar planet për të zëvendësuar imamët e huaj  dhe muezinët me shtetasit e Bahreinit.

Sipas faqes së internetit të Mira'at al-Bahrain, Farid Miftah, Zëvendës i Minister i Drejtësisë dhe Zëvendës Ministri i  Çështjeve Islame, tha se plani do të zbatohet së shpejti në koordinim me Departamentin Sunni të  Vakfit.

Ai tha se ka shumë bahrejnasë  që mund të udhëheqin Namazin si hoxhai ose të thirrin Ezanin, si myezini.

Farid Miftah shtoi se shumë prej tyre, imamëve dhe myezinëve,  do ta kryejnë falas, pa kërkuar që të paguhen.

Vendimi erdhi pasi Abdul  Xhelil Hamoud, një qytetar i një vendi aziatik që udhëhoqi  namazin në Xhaminë   Bin Shidda në Bahrejn, u vra kohët e fundit.



Burimi : IQNA