Iran, Gjermania, po bashkëpunojnë në 24 projekte akademike
Irani dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të zbatuar 24 projekte akademike të financuara nga DFG, Organizata Gjermane Hulumtuese (Deutsche Forschungsgemeinschaft).
DFG financon kërkime shkencore, inxhinierike dhe humanitare përmes një sërë programesh, grantesh, dhe duke financuar infrastrukturën.
Organizata është e vendosur në Bon dhe financohet nga shtetet gjermane dhe nga qeveria federale.
Duke folur për Agjencinë IRNA të premten, zëvendësministri i Shkencës për Çështje Ndërkombëtare, Hussein Salar Amuli tha se universitetet e Teheranit, Amir Kabir, Isfahanit, Hamburgut, Dresdenit dhe Berlinit janë duke bashkëpunuar në zbatimin e projekteve të lidhura me lëndët djegëse, fosile, kristale, baker, filma, gjuhë dhe letërsi persiane dhe përkthimin e veprave të Shamsi Tabrizit.
Universitetet e Amir Kabirit dhe Teheranit me shtatë dhe pesë projekte renditen në listën e bashkëpunimit në fushat, shtoi ai.
Duke elaboruar në shkëmbimet shkencore në nivel ndërkombëtar, Hussein Salar Amuli tha se një grup nga Gjermania janë tani në Iran për të shqyrtuar kapacitetet e tyre për të përfituar nga projekte kërkimore dhe trajnuese dhe bashkëpunimin në rritje në të ardhmen.
Ata do të marrin pjesë në universitetet e Teheranit, Tabrizit, Mashadit dhe të Isfahanit.
Ai vazhdoi të thotë se Memorandumet e Mirëkuptimit u nënshkruan me Francën në fushat teknike dhe të artit.
Burimi : IRNA