Vendimi i GJPN-së për Myanmarin është një dritë për myslimanët Rohingya

Publikuar në Shta. 10, 2018, 10:02 p.m.

Këshiltari special për çështjet e parandalimit të genocideve i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Adama Dieng ka deklaruar se e ka pritur me pozitivitet vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare se ka juridiksionin për të filluar hetimin në lidhje me pretendimet se forcat e sigurisë të Myanmarit kanë dhunuar të drejtën ndërkombëtare duke zhvendosur nga shtëpitë e tyre qindra mijëra myslimanë Rohingya.

Sipas deklaratës që ka dhënë në formë të shkruar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së), Dieng vendimi në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare është pritur me pozitivitetet dhe si shprehet se “Ky vendim është një dritë për myslimanët e Rohingya të cilët kanë kaluar kohë shumë të vështira dhe të errta vitin e kaluarë.”

Dieng, i cili ka theksuar se kundrejt myslimanëve Rohinya të Myanmarit janë kryer krime të shumta dhe veçanërisht që pas gushtit të vitit 2017 janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre rreth një milion njerëz në deklaratën e tij shkruan se “Krimet që ka kryer Myanmari janë të frikshme dhe nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ekzistojnë raport shokuese që tregojnë për vrasjet në masë të Myanmarit, për përdhunime në masë të grave, për foshnje që janë hedhur në zjarr të gjallë dhe për fshatra që janë shkatërruar tërësisht. Ka qënë për të përdorur fjalën më të lehtë ‘frustruese’ që pavarësisht shumë thirrjeve dhe raporteve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ende nuk ishte bërë e mundur që të merrej një vendim në lidhje me hapjen e investigimeve nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

'HETIMET DUHET TË FILLOJNË NJË ORË E MË PARË

Dieng, i cili ka bërë thirrje që pavarësisht rëndësisë që mbart vendimi i marrë në GJPN, shoqëria ndërkombëtare duhet të vazhdojë me përpjekjet e saj e ka ftuar prokurorin e GJPN-së, Fatou Bensouda që të këshillojë fillimin e menjëhershëm të hetimeve të kësaj çështjeje.

GjPN, me qendër në Lahey të Hollandës dje ka marrë vendimin se kjo gjykatë gëzon juridiksionin për të filluar hetimet në lidhje me veprat penale që Myanmar ka kryer kundrejt myslimanëve Rohingya.

Prokurori i GJPN-së, Fatou Bensouda pati bërë kërkesën që të shiheshin mundësitë e fillimit të hetimeve duke marrë parasysh mundësitë nga Bangladeshi, i cili është vend antar i Statutit të Romës për arsye se gjykata nuk ka juridiksion mbi Myanmarit i cili nuk është vend antar i këtij statuti.



Burimi : Sputnik News