Muslimanët e Kinës falën namazin e Kurban Bajramit

Publikuar në Gus. 29, 2018, 12:51 p.m.

Muslimanët kinezë, si të gjithë muslimanët e tjerë në mbarë botën, festuan Kurban  Bajramin, duke falur Namazin e Bajramit në qytete të ndryshme anembanë  Kinës.

Muslimanët e kremtuan këtë ngjarje në kryeqytetin e Kinës, në Pekin dhe qytetet  Ningxia, Xinjiang, Gansu  dhe Henan.

Xhamia Niujie, një nga xhamitë më të mëdha në Pekin, priti myslimanë vendas nga Irani, Pakistani, Afganistani, Malajzia, Turqia dhe vende të tjera aziatike dhe afrikane.

Festa e Kurban Bajramit e quajtur  gjithashtu si Festa e Sakrificës,  është e dyta nga dy festat islame që festohet në mbarë botën çdo vit (tjetra është Fitër Bajramit.)

Kjo feste përkujton, nderon  gatishmërinë e Hz. Ibrahimit (a.s.) për të sakrifikuar djalin e tij si një akt bindjeje ndaj urdhrit të Zotit.

Para se Hz.Ibrahimi (a.s.) të sakrifikonte të birin, Zoti siguroi një qengj që të sakrifikonte.

Ka rreth 35,000 xhami në Kinë me disa prej tyre që datojnë më shumë se një mijë vjet.



Burimi : IRNA