OKB: Mianmari nuk lejon qasje në Arakan

Publikuar në Gus. 27, 2018, 1:42 a.m.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ata janë duke pritur për të bërë një qasje efektive në Arakan dhe se qeveria e Mianmarit nuk i ka dhënë ende leje për këtë.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se qeveria e Mianmarit nuk i’u ka dhënë leje për qasje efektive në Arakan, edhe disa muaj pasi është arritur marrëveshja për të ndihmuar muslimanët Rohingya të kthehen në shtëpitë e tyre.

Rreth 700.000 musliman Rohingya janë detyruar që të arratisen në kufijtë e Bangladeshit për shkak të dhunës së ushtrisë së Mianmarit që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Kombet e Bashkuara po i cilësojnë aktet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit si një gjenocid dhe spastrim etnik kundër muslimanëve Rohingya. Ndërsa Mianmari mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se këto akte po i bënë për të mbrojtur qytetarët e vet nga militantët Rohingya.

Bangladeshi dhe Mianmari nënshkruan një marrëveshje për kthimin e refugjatëve Rohingya, por ata nuk dëshirojnë të kthehen pa u rikthyer siguria dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Organizatat e Kombeve të Bashkuara, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) kanë nënshkruar në muajin qeshor një marrëveshje me udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, marrëveshje e cila lejon kthimin  e muslimanëve Rohingya në shtëpitë e tyre.

Por, qeveria e Mianmarit ende nuk ka pranuar kërkesën e personelit tëOKB-s që të vizitoj rajonin Arakan. Këtë e tha Koordinatori i Ndihmës Humanitare i Kombeve të Bashkuara në Mianmar.

Këto deklarata të zyrtarit të OKB-së, bien në kundërshtim me fjalët e Ang San Suu Kyi e cila tha se: “Qeveria e Mianmarit i ka lejuar OKB-së qasje në 23 fshatëra në Arakan.” Koordinatori i Ndihmës Humanitare i Kombeve të Bashkuara u shpreh se: “Unë nuk e di se si Mianmarit zgjodhi këto 23 fshatra. Kombet e Bashkuara dëshirojnë të hyjnë në fshatra të ndryshme.”

Zëdhënësi i Qeverisë së Mianmarit tha se Kombet e Bashkuara mund të fillojnë operacionet e tyre kryesisht në rajonet e përzgjedhura dhe më pas të zgjerojnë aktivitetet e saj.



Burimi : Tasnim News Agency