Dhjetë ndërhyrjet fatale të CIA-s në Amerikën Latine

Publikuar në Gus. 17, 2018, 12:53 p.m.

Që prej 26 korrikut të vitit 1947 deri më tani, CIA ka luajtur rol në organizimin e qindra atentateve, grushteve të shtetit dhe rebelimeve në çdo vend të botës nga Argjentina deri në Zaire (Repoblika Demokratike e Kongos). Pavarësisht “mbështetjes së Lirisë”, qëllimi i vërtetë i CIA-s, siç e kërkon dhe natyra e saj ka qënë imperializmi. Në çdo vend ku SHBA-ja është përzier në punët e brendshme qëllimi ka qënë gjithnjë material, qoftë me naftën në Iran dhe qoftë më bananet në Guatemala.

Që prej 26 korrikut të vitit 1947 deri më tani, CIA ka luajtur rol në organizimin e qindra atentateve, grushteve të shtetit dhe rebelimeve në çdo vend të botës nga Argjentina deri në Zaire (Repoblika Demokratike e Kongos).

Pavarësisht “mbështetjes së Lirisë”, qëllimi i vërtetë i CIA-s, siç e kërkon dhe natyra e saj ka qënë imperializmi. Në çdo vend ku SHBA-ja është përzier në punët e brendshme qëllimi ka qënë gjithnjë material, qoftë me naftën në Iran dhe qoftë më bananet në Guatemala.

Me qëllim që të arrijë e saj, CIA rekruton personalitete me ndikueshmëri, intelekt dhe karizëm. Po kështu, agjencia përdor gjithashtu edhe metoda sikërcënimet, rrëmbimet, torturat, si dhe vrasjet e organizuara. Në të njëjtën kohë, ajo nxit dhunën, kryengritjet dhe rebelimin ushtarak si dhe shkakton kaos dhe mjerim ekonomik për popujt nëpërmjet pamundësimit të aksesit për ushqimeve jetësore bazë dhe kështu me radhë.

Role të këtilla të CIA-s janë ekzspozuar në një numër rastesh përmes provave të dokumentuara, rrjedhjeve të informacionit si dhe të dhënat nga agjentë aktivë dhe ata të mëparshëm.

1. 1954 në Guatemala

Në vitin 1944, diktatura e fortë e Jorge Ubico e cila gëzonte mbështetjen e SHBA-së u rrëzua si pasojë e një kryengritjeje popullore. Ubico kishte shërbyer thjesht si një kukull e kompanisë United Fruit, e cila ishte një kompani qënë thelb e skllavëronte popullsinë. I mori gjithçkafermerëve dhe njerëzve indigjenë të atyre territoreve nga tokave të tyre dhe i detyroi ata qëtë punonin parcelat e tyre ndërkohë që i paguanin ata me thërrime. Ata që guxuan të mos i bindeshin u dënuan brutalisht nga një forcë policore që punonte për kompaninë bujqësore amerikane (KompaninëUnited Fruit).

Fitorja e kryengritjes solli paqe në vend për 10 vite të tëra, kulmi i saj ishte zgjedhja në vitin 1951 e Jacobo Arbenz progresiv, i cili kërkonte që të bënte një reformë agrare.

Në vitin 1954, CIA nisi operacionin të njohur me kodin PBSUCCES. Kryeqyteti i vendit Guatemala City u bombardua nga avionët amerikanë. Në atë kohë i riu Ernesto "Che" Guevara ishte atje dhe ka dhënë dëshmi  personale të drejtpërdrejtë në lidhje m këtë pushtim.

Pas këtij grushti të shtetit, Guatemala pësoi tre dekada represioni brutal nga duart e një seri sundimtarësh ushtarakë të njëpasnjëshëm që erdhën në pushtet. Vdiqën deri në 200,000 njerëz, shumica e të cilëve kanë qënë fshatarët që janë vrarë nga forcat e sigurisë.

2. 1959 në Haiti

Shteti i Haitit është po aq strategjikisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara sa janë edhe Republika Dominikane dhe Kuba. Megjithatë, përtej kësaj në, historia Haiti është e ndryshme. Në vitin 1959, dy vjet pas ardhjes në pushtet me ndihmën e CIA-s, Francois Duvalier krijoi një milicia rurale të njohur me emrin “Macoute”me qëllim që t’i vihej kundërshfaqjes së pakënaqësisë mes njerëzve ndaj sundimit diktatorial të tij në zhvillim e sipër. Macoute, e cila deri në vitin 1961 ishte dy herë më e madhe se ushtria, kurrë nuk u zhvillua në një forcë ushtarake të vërtetë, por funksiononte më shumë se vetëm si një polic sekret, duke terrorizuar ata që kundërshtonin diktatorin e mbështetur nga SHBA-ja.

Djali i Duvalierit, trashëgimtari i cili ishte miratuar edhe nga CIA, Jean-Claude mori pushtetin e lënë nga babai i tij në vitin 1971 dhe vazhdoi të njëjtin sundim represiv. Sipas organizatës jofitimprurëse, Amnesty International gjatë presidencës së tij, deri në vitin 1986, “burgjet dhe qendrat e torturës morën jetën e qindra viktimave. Arrestimet arbitrare, tortura, vdekjet në paraburgim, zhdukjet me forcë dhe vrasjet politike janë raportuar të kenë ndodhur rregullisht”.

3. 1964 në Brazil

Në fillimet e viteve 1960 janë shënuar vitet e transformimit në të pabesueshëm në Brazil. Presidenti Joao Goulart vuri në jetë planin e tij për “Reformat Bazë”, me antë të së cilave synonte të luftonte analfabetizmin e të rriturve; kontrollin e transferimit të fitimeve nga kompanitë shumëkombëshe me seli jashtë vendit duke reformuar ligjet tatimore; shpronësimin e tokës dhe rishpërndarjen e saj tek popullsia vendase.

Në vitin 1964, një grusht shteti ushtarak rrëzoi Goulart nga pushteti. Lincoln Gordon shërbeu si ambasador i SHBA-së, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjene opozitës kundër qeverisë së Goulart madje edhe gjatë grushtit të shtetit. Më 27 mars të vitit 1964, ai shkroi një kabllo të fshehtë për qeverinë amerikane, duke i kërkuar që të mbështeste grushtin e shtetit të Humberto de Alencar Castello Branco me anë të një“shpërndarjeje të paligjshme të armëve si dhe dërgesave të gazit dhe naftës.” 

4. 1969 në Uruguaj

Gjatë viteve 1960, në Amerikën Latine u përhapën lëvizjet revolucionare. Shtetet e Bashkuara panë udhëheqës socialistë me ndikueshmëri tek populliqë të dilnin nga këto popuj të Amerikës së Jugut. Për shembull, në ndër këto grupe revolucionare ishte grupi revolucionar guerilësh urban i njohur si Tupamaros. Hose “Pepe” Mujica ishte pjesë e këtij grupi dhe po kështu ishte edhe gruaja e tij Lucia Topolansky. Uashingtoni u fiksua me eliminimin e tyre, duke qënë se i friksohej ndikueshmërisë dhe fuqisë që ata kishin arritur.

Gjatë një turne në gjithë Amerikën Latine të urdhëruar nga presidenti Richard Nixon Nelsonnë vitin 1969, Rockefeller shkoi edhe në Uruguaj për të vëzhguar në në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e ndjenjës kundëe Jankit në rajon. Ai u kthye në Uashington për të njoftuar autoritetet se duhej bërë diçka urgjentisht. Sigurisht, CIA u përgjigj menjëherë.

Ata dërguan atje Dan Mitrione. Në vitin 1969, Mitrione u transferua në Uruguaj për të mbikëqyrur Zyrën e Sigurisë Publike (OPS), e cila fshihej nën maskën e USAID-it. OPS-ja ndihmonte policinë lokale prej shumë vitesh tashmë, duke i trajnuar ata dhe u duke ofruar armë. Mitrione thuhet se ishte njeriu i cili kujtohet për torturën rutine që kryente.Me vetë fjalët e tij ai shprehej se, “dhimbja e saktë, në vendin e saktë, në sasinë e saktë, jep efektin e dëshiruar.”

Në vitin 1971, Juan Maria Bordaberry u zgjodh president si kandidat i Partisë së Kolorados. Ai udhëhoqi një grusht shteti në qershor të vitit 1973, me miratimin e CIA-s dhe arriti të qëndronte në pushtet deri në vitin 1976, kur edhe ai vetë , nga ana tjetër, u rrëzua nga ushtria. Si pasojë e operacioneve Bordaberry dhe Condor, mbetën të vrarë qindra njerëz, u torturuan, u burgosën, u rrëmbyen dhe u zhdukën.

5. 1971në Bolivi

Në vitin 1967, Che Guevara mbeti i vrarë pasi kishte udhëhequr një luftë guerile kundër oligarkisë në Bolivi. Misioni i mbështetur nga CIA për të vrarë udhëheqësin revolucionar arriti të krijonte pasoja ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, në vitin 1970, gjenerali Juan Jose Torres mori pushtetin dhe vuri në zbatim reforma prej të cilave do të mund të përfitonin punëtorët e thjeshtë dhe ata që jetonin në varfëri. Shpresa ishte kthyer në Bolivi. Pas më pak se një viti në pushtet, Torres u rrëzua me antë të një grushti shteti të përgjakshëm të udhëhequr nga Junta e Komandantëve të Forcave të Armatosura. Pavarësisht rezistencën masive, qoftë nga vetë civilët por edhe nga ushtarake, forcat konservatore iu përgjigjën kësaj rezistence me brutalitet pa asnjë shenjë dhembshurie. Banzer udhëhooqi vendin për shtatë vitet e ardhshme, duke bashkëpunuar me Operacioni Condor dhe CIA-n për të shuar zërin e të gjithë kundërshtarëve të tij.

6. 1973 në Kili

Në Kili, CIA ka përdorur taktika të ndryshme, megjithatë rezultatet kanë qënë të njëjta. Agjencia udhëhoqi një fushatë të madhe kundër qeverisë së Kilit, në të njëjtën formë që është duke e bërë aktualisht në Venezuelë. Ata kanë përdorur mediat kombëtare dhe ato ndërkombëtare për të demonizuar presidentin socialist Salvador Allende.

Veçanërisht pasi Allende vendosi të nacionalizonte burimet natyrore, forcat e CIA-s dhe krahu i djathtë në vend u përpoqën ta destabilizonin situatën në vend duke u mbështetur në taktika të ndryshme si kërcënimet, tortura, burgosjes, zhdukjeve të detyruara dhe vrasjeve. Më 11 shtator të vitit 1973, gjenerali Augusto Pinochet udhëhoqi ushtrinë deri në pallatin presidencial me mbështetjen e CIA-s, e cila i dha atij të gjitha armët e nevojshme dhe automjetet e blinduara.

Avionët e luftës bombarduan pallatin mbretëror. Para se të vdiste, Allende i tha popullit të tij këto fjalë:

“Nuk do të dorëzohem! I vendosur në një tranzicion historik, unë do të paguaj për besnikërinë ndajpopullit tim me jetën time. Dhe unë po ju them me siguri se ajo që ne kemi mbjellë në ndërgjegjen e mirë të mijëra e mijëra kilianëve nuk do të rrënohet asnjëherë. Ata janë të fortë dhe mund të jenë në gjendje të na mbizotërojnë, megjithatë proceset sociale nuk mund të ndalen, as me krim dhe as me forcë.”

Pinochet qëndroi në pushtet për 17 vjet.Gjatë kësaj periudhe numri zyrtar i viktimave arriti deri në 40,018. Kjo shifër përfshin arrestimin dhe/ose torturimin; zhdukjen ose ekzekutimin me forcë; si dhe rrëmbimet. Mbi 200,000 kilianë u detyruan të braktisin vendin e tyre.

7. 1976 në Argjentinë

Lufta e Pistë që u zhvillua nga viti 1976 deri në vitin 1983 ka mbetur në kujtesë për qendrat e ndalimit, qendrat e torturës, masakrat, përdhunimet e grave dhe fëmijëve dhe zhdukjet e shumta. Në total besohet se kanë mbetur të vrarë 30,000 njerëz dhe se janë zhdukur 13,000 të tjerë.

Një juntë ushtarake përmbysi Presidentin Isabel Peron në vitin 1976 dhe vetëm pak kohë më pas, Ministri i Jashtëm Cesar Guzzetti i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së të asaj kohe, Henry Kissinger, se ushtria i kishte goditur “terroristët” në mënyrë të pamëshirshme sipas publikimeve të  New York Times.

Kissinger i është përgjigjur kësaj deklarate se,

“Nëse ka gjëra që duhet të bëhen, atëherë duhet t'i bëni ato shpejt”, duke paralajmëruar se Kongresi amerikan mund të ndërpresë ndihmën.

Kështu qeverisë argjentinase iu dha një dritë jeshile nga SHBA-ja për të vazhduar sulmet e saj brutale ndaj guerriljeve të majtë, disidentëve politikë dhe kundërshtarëve të dyshuar.

8. 1980 në El Salvador

Ekzistojnë dëshmi bindëse të cilat nuk mund të mohohen në asnjë mënyrë për të treguar se për më shumë se 30 vjet, pjesëtarët e ushtrisë amerikane si dhe operatorë të CIA-s kanë ndihmuar në organizimin, trajnimin dhe financimin e veprimtarisë së skuadrave të vdekjes në El Salvador.

Është zhbuluar se një nga ish komandantët e Skuadrës së Vdekjes dhe komandanti i përgjithshëmi Ushtrisë Salvadoriane, Ricardo Castro ka zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme takime mujore me zëvendës shefin e zyrës së CIA-s në El Salvador, Frederic Brugger i cili e kishte rekrutuar për interes të të dhënave të inteligjencës pas takimit në një prej dhomave të marrjes në pyetje. Castro gjithashtu pohoi se kishte njohuri për kryerjen e masakrave të mëdha të civilëve nga Departamenti i Ushtrisë 5.

Në vitin 1980 dhe gjatë gjithë luftës së qeverisë kundër rebelëve të FMLN-së, grupet e vdekjes të mbështetura nga CIA terrorizuan popullin Salvadoran. Kryepeshkopi Oscar Arnulfo Romero, një besimtar i teologjisë çlirimtare u vra ndërkohë që po shërbente duke mbajtur një ligjëratë në vitin 1980. Kur mbaroi lufta civile e frymëzuar nga Shtetet e Bashkuara, të paktën 75,000 njerëz u raportuan se ishin vrarë dhe mijëra të tjerë kishin braktisur vendin e tyre.

9. 1989 në Panama

Më 20 dhjetor të vitit 1989, mbi 27,000 ushtarë amerikanë pushtuan Panamanë.

Si pasojë e operacionit që njihet si “Çështja e Drejtë”kanë mbetur të vdekur të paktën 3,000.Sipas shumë dëshmitarëve të ndryshëm nëpër rrugët e vendit gjendeshin të grumbulluarë trupa të djegurtë cilët i shin të paidentifikueshëm.

Pushtimi ushtarak, i nisur nga Presidenti George H. W. Bush, erdhi 10 vjet pasi vendi i vogël më në fund fitoi pavarësinë e tij mbi kanalin e njohur të Panamasë. Dhjetë ditë pas pushtimit, kanali, i cili i përkiste Shteteve të Bashkuara deri në vitin 1979, më në fund u detyrua të kthehej në kontroll të paanshëm panamez në vitin 1990 dhe plotësisht në vitin 2000. Me qëllim që të përpiqej të mbante një qeveri që mbështeste interesat e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur hegjemoninë amerikane në rajon, Uashingtoni kishte provuar më parë sanksione ekonomike, madje edhe një përpjekje të dështuar të grushtit ushtarak, përpara se të përdorte metodën e fundit të pushtimit të plotë të gjithë vendit.

Frika se autoriteti mbi kanalin mund t’i transferohej një qeveriee cila nuk do t’i nënshtrohej tërësisht interesave amerikane nxiti Shtetet e Bashkuara të kujtoheshin krejt papritur se duhet të ishin “shpëtimi i panamezëve nga një diktator i egër”, i cili ishte gjithashtu një trafikant droge, aktivitet ky për të cilin ata ishin të vetëdijshëm, megjithatë nuk dukej që t’i kishte shqetësuar mëparë, ndërsa Presidenti Manuel Noriega bashkëpunonte me CIA-n, në luftën e Uashingtonit kundër sandinistëve të Nikaragës për shembull.

Deri në vitin 1988, Uashingtoni madje e kishte vlerësuar Noriegën për përpjekjet e tij kundër trafikimit të drogës në rajon në disa raste të ndryshme, pavarësisht se CIA mbante një regjistër të përfshirjes së tij në aktivitetet kriminale që nga viti 1972, siç është shprehur Noam Chomsky në librin e tij të vitit 1993, “Çfarë dëshiron me të vërtetë Uncle Sam?”

10. 1990 në Peru

Alberto Fujimori u zgjodh presidenti vendit në vitin 1990. Ai caktoi drejtorin e shërbimit kombëtar të inteligjencës Vladimiro Montesinos. Montesinos ishte në qendër të një rrjeti të gjerë të aktiviteteve të paligjshme, duke përfshirë përvetësimin e pronave, grabitje, vrasje si dhe trafikimin e armëve dhe të drogës. Më vonë ai u arrastua dhe u dënua për akuza të shumta. Montesinos kishte lidhje të forta me CIA-n dhe thuhej se kishte marrë 10 milionë dollarë nga agjencia për aktivitetet anti-terroriste të qeverisë së tij.

Kapitulli i raportit vjetor vitin 1997 i raportit të të drejtave të njeriut i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Perunë përshkroi fuqinë masive që SIN kishte fituar nën drejtimin e Montesinos dhe përdorimin e kësaj fuqie kundër kundërshtarëve politikë vendas. Përkundër këtyre shqetësimeve, shitjet e armëve në regjimin Fujimori nga qeveria e SHBA-së dhe kompanitë e licencuara nga SHBA-ja u pothuajse katërfishuan në vitin 1998 deri në 4.42 milionë dollarë, krahasuar me 1.17 milionë dollarë që shënon në vitin 1997.

Më 7 prill të vitit 2009, një panel prej tre gjyqtarësh fajësoi Fujimori për akuza në lidhje me abuzime me të drejtat e njeriut duke deklaruar se “akuzat kundër tij janë vërtetuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.” Paneli e shpalli atë fajtor për urdhërimin e skuadrës së Grupos Colina për të kryer masakrën e Barrios Altos të nëntorit të vitit 1991 dhe masakrëssë korrikut të vitit 1992 La Cantuta, që rezultoi me vdekjen e 25 njerëzve, ndër të tjera.



Burimi : Global Research / Medya Şafak