SHBA-të rrëzojnë lirën turke në minimumin e saj historik

Publikuar në Gus. 10, 2018, 10:43 p.m.

Banka amerikane Goldman Sachs paralajmëron se rrënja e mëtutjeshme e lirës turke do të mund të sjell te bankrotimi  i bankave në vend. Problemi është se Goldman Sachs ”paralajmëron” në  faktin se nuk është fajtore ekonomia turke, por në  sulmet manipuluese kundër lirës turke qëndrojnë Washingtoni dhe elita financiare nga Wall Streeti.

Në prizmin e rrënjës së lirës turke, banka amerikane Goldman Sachs paralajmëron mundësin e mëtutjeshëm të rrënjës së lirës turke, dhe se për një dollar amerikan do të duhet ndarë së shpejti 7 lira( në mbrëmjen e sotshme arriti në 6,5 lira turke për 1 dollar), bankat turke do të vendosin në situatë të tmerrshme ashtu që mund të bankrotojnë. Devalvimi i tillë i valutës turke do të mund të”shkrijnë” rezervat kapitale të bankave.

Konkretisht gjer tani rreziqeve ishin të ekspozuara fabrikat turke dhe biznesmenët, të cilët kanë tërhequr kapitalin nga shteti në valuta të huaja. Këtë e kanë bërë edhe investues të huaj të cilët ngadalë po tërheqin kapitalet, që edhe më shumë po bëjnë presion në valutën nacionale turke.

Këto shqetësime nuk do të thotë se qeveria turke mund të grumbullojë para vetëm nga tregu i kapitalit. Ankara tani duhet të paguaj më shumë se 20% kamata në letrat me vlerë dhjetëvjeçare. Përveç kësaj, ministria turke e financave në treg ka plasuar letrat me vlerën në shumë prej 539, 7 miliona lira për të cilat shteti turk duhet të paguaj kamata enorme prej 22,1%.

Pasojat e kësaj politike mund të sjell në bankrotim të shumë bankave turke, ndërsa shteti turk shumë vështir mund t’i shpëtojë  nëpërmes garancionit shtetëror. Përveç kësaj,shumë persona fizik dhe kompanitë mund të përfundojnë në falimentim, që do të ndikojë në tërë ekonominë turke.

Kursi i sotshëm ka arrit pikën kritike prej 6 lirave për 1 dollar( në mbrëmje arriti në 6,5 lira për 1 dollar). Turqia nuk dyshon se prapa kësaj qëndrojnë arsyet gjeopolitike dhe sulmet manipuluese kundër lirës turke, para se gjithash për shkak të blerjes së armëve ruse, refuzimin e lirimit të pastorit amerikan Brunson, i cili është akuzuar për terrorizëm dhe spiunim dhe lidhjeve me organizatorët grusht shtetit të dështuar ushtarak  me 15 korrik 2016.

Presidenti turk Rexhep Tajib Erdogani ka bërë thirrje qytetarëve që të mos “të mos i kushtojnë vëmendje” në provokimin e zyrtarëve amerikan dhe të besojnë në valutën e tyre nacionale.

“Nuk duhet të shqetësoheni”, ka deklaruar Erdogani në paraqitjen e tij kombit turk të enjten mbrëma me 9  gusht në krahinën e Rizës në bregdetin e detit të Zi.

Fjalët e presidentit turk ishin të porositura lidhur me vazhdimin e rrënjës së kursit të lirës kundrejt dollarit amerikan. “Bisedimet amerikano-turke në Washington për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale kanë pas rolin në zvogëlimin drastik të valutës kombëtare, pasi që kanë përfunduar me mossukses”.

“Mos harroni, në rast se ata kanë dollarin, ne kemi njerëzit tonë, Allahun tonë. Po punojmë vështir. Shiheni çka ishim para 16 vitesh dhe shiheni tani neve ku jemi”, ka porositur qytetarëve të Turqisë presidenti i saj Erdogan. Sipas  fjalëve të ekspertëve, rrënja e lirës turke po ndodh për shkak të vendimit të qeveritarëve amerikan që të rishikojnë qasjen pa doganë të  prodhimeve turke në tregun amerikan dhe për shkak të klimës skandaloze politike në marrëdhëniet në mes Washingtonit dhe Ankarasë.

Masat restriktive amerikane do të mund të ndikojnë në eksportin turk të mallrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë prej 1, 66 miliard dollar, ndërsa pala amerikane qartë e ka treguar përgatitjet për futjen e barrierave të reja tregtare në biznesi me Turqinë premten e kaluar me 3 gusht 2018.

Nga fillimi i vitit lira turke ka humb 30% të vlerës së saj. Gjer te përkeqësimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare  në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë analistët arsyen për rrënjën e vlerës së lirës turk e kërkonin në përzierjen e presidentit Erdogan në politikën monetare të vendit të tij.

Por tani shihet qartë se në Washington është sjell vendimi që me sulmin në lirën turke Erdogani të detyrohet që të ndryshojë politikën e tij. Në rast se kjo nuk jep rezultate, presioni do të vazhdojë gjer sa popullata e Turqisë të fillojë të kundërshtoj atë dhe të kërkojë largimin e Erdoganit dhe partisë së tij AKP-së nga pushteti, gjatë së cilës do të shfrytëzohen edhe mjetet tjera të provuara për largimin e tij nga pushteti.



Burimi : LOGIČNO