Ministri Pavle:Terorirstet e kthyer nga luftrat e Lindjes, për Maqedonin janë si një “ bomë e kurdisur”

Publikuar në Gus. 8, 2018, 12:21 a.m.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë  njoftonë se janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë si luftëtarë në mënyrë aktive kanë marrë pjesë si terroristë të huaj, në luftërat në Siri dhe Irak”.

Sipas Policisë, rapoton në komunikatën e tyre se: “Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tej me aktivitete të vazhdueshme në drejtim të detektimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj”.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e jashtme, paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me së paku pesë vjet burg.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka kërkuar nga organet e sigurisë së Maqedonisë që të jenë më transparente sa i përket të gjitha të dhënave që disponojnë rreth numrit të personave që janë të përfshirë në luftërat në Siri, Irak dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme.

Ekspertët e sigurisë duke komentuar sfidat me të cilat përballet vendi pas kthimit të personave të cilët kanë qenë të përfshirë në luftën në Siri apo vendet e tjera, thonë se anëtarësimi i Maqedonisë si shtet në aleancën Veri-Atlantike paraqet një nga shtyllat kyçe për luftën kundër terrorizmit.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Tajanov për Radion Evropa e Lirë thotë se të gjithë ata të cilët kthehen në Maqedoni pasi kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, janë “bombë e kurdisur”.

“Është më se e kuptueshme se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të rritet siguria në vend me atë që do të bëhemi pjesë e rrjedhës së inovacioneve të shërbimeve të inteligjencës të forcave botërore, siç janë SHBA-ja dhe vendet me BE-së, si Gjermania, Franca, etj”, thotë Pavle Tajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Në bazë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në luftërat në Siri dhe Irak janë të përfshirë 150 shtetas të Maqedonisë. Prej tyre, në vend janë kthyer 80 persona./