Anglezët që po përgatiten të takohen me Trumpin po kërkojnë që të vendosin këngën ‘American Idiot’ të parën në listë

Publikuar në Korrik 12, 2018, 9:34 p.m.

Para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Angli, britanikët filluan një fushatë në mediat sociale për të sjellë albumin e quajtur ‘American Idiot’ të rock grupit amerikan Green Day, në krye të listës muzikore të Anglisë.

Anglezët do të protestojnë kundër Trump-it, i cili do të vizitojë të premten, kryeqytetin e Anglisë, Londrën. Është mësuar se në protestë, do të ngritet një balonë e madhe me fytyrën e Trumpit në të dhe se shfaqja e protestës u organizua përmes mediave sociale.

Anglezët të cilët bënë thirrje që albumi American Idiot i publikuar në vitin 2004 nga grupi Green Day, të merret nga interneti, kanë për qëllim që ditën e vizitës së Trumpit, ky album të jetë i pari në listën muzikore.

Kënga me të njëjtin emër si albumi fillon me fjalët "Unë nuk dua të jem idiot amerikan / nuk dua një komb nën mediat e reja". Periudha gjatë së cilës u publikua kënga pati shkaktuar reagime për shkak të fjalëve në ashpra në të.



Burimi : Sputnik News