Turqia shpërndan Kur'anin në Amerikën Latine

Publikuar në Qershor 19, 2018, 12:54 a.m.

Fondacioni Fetar i Turqisë - Diyanet (TDV) shpërndan kopjet e Kur'anit të përkthyera në gjuhën spanjolle.

Për nder të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, Fondacioni Fetar i Turqisë (TDV) i shpërndau disa muslimanëve spanjollë në vendet e Amerikës Latine kopje të Kur'anit të Shenjtë.

Fondacioni do t'i japë 55.000 Kur'an muslimanëve në Kolumbi, El Salvador, Guatemalë, Belize, Haiti, Panama, Kili, Ekuador dhe Peru në sferën e '' Kur’ani dhuratë për ty ''.

Deri në këtë muaj, agjensia turke ka shpërndarë ndihma për muajin e shejtë të Ramazanit në Afrikën e Jugut, Pakistan, Kirgistan, Etiopi, Mianmar, Bangladesh dhe Siri.

Këtë muaj, grupi dhuroi 3,000 Kur'anë duke përfshirë tekstin origjinal arabisht për muslimanët spanjollë që jetonin në Granada dhe Sevilje, Spanjë.



Burimi : World Bulletin