Kampi i përqendrimit për boshnjakët gjatë luftës edhe në Serbi

Publikuar në Maj 30, 2018, 2:09 a.m.

Gazetari i Banjallukës Dragan Bursaqi ka publikuar në Facebook fotografinë e kampit të përqendrimit për boshnjakët gjatë luftës në Shljivovicë në qendër të Serbisë, në Uzhice, pas së cilës Facebooku profilin e tij përkohësisht e ka bllokuar.

Lajmi për ekzistimin e kampeve të përqendrimit gjatë luftës së kaluar 1992-1995 për boshnjakët në Uzhice të Serbisë, është larguar, gjoja se po i shkel standardet e rrjetit social të Facebookut. E vërteta është shumë e zhveshur për stomakun e censorit të Facebookut. Profili i Draganit në Facebook është bllokuar për 24 orë, por nuk do ta ndal atë të punojë në përhapjen e të vërtetës sado që të jetë e pakëndshme për standardet e dikujt, ka deklaruar bashkëshortja e Draganit, Vanja.

Gazetari serb Dragan Bursaqi ka publikuar foton e kampit dhe tekstin në të cilën përkujton se Serbia ishte agresor në luftën kundër Bosnjës e Hercegovinës.

“Vëllezër Serb, ky është kampi i përqendrimit për Boshnjakët, i quajtur ”Shljivovica” në Uzhice të Serbisë. Pa më thoni se Serbia nuk ka kryer agresion mbi Bosnjën e Hercegovinën, dhe atë kampi i tillë gjendet në qendër të Serbisë. Në kamp ishin 800 boshnjak të abuzuar, të dhunuar, të rrahur, të uritur, të shtypur në kamiona...Nuk gjendet Uzhica as në Krajinë e as në Hercegovinë, por në qendër të Serbisë! A duhet thënë se për këtë  “projekt humanitar”askush gjer tani nuk është përgjigjur”, ka shkruar gazetari Dragan Bursaqi në rrjetin social në Facebook.