Muslimanët e Çekisë protestojnë kundër bastisjes së xhamisë

  • None
Publikuar në Maj 9, 2014, mesnatë

Rreth treqind myslimanët në Republikën Çeke të premtën protestuan përpara Ministrisë së Brendshme në kryeqytet, Pragë, kundër bastisjeve policore të xhamisë javën e kaluar.


     Bastisjet u zhvillua javën e kaluar gjatë namazit të xhumasë , ku u arrestuan 20 besimtarë myslimanë, duke përfshirë botuesin e një libri, i cili e kishte përkthyer  një libër në gjuhën çeke.


     Botuesi, i cili kishte qenë i akuzuar për promovimin e gjuhës së urrejtjes në librin e quajtur “Bazat e Teuhidit shkruar nga imam Bilal Philips në Mbretërinë e Bashkuar, me prejardhja nga Xhamajka, do të përballet me deri në 10 vjet burg.


    Policia e armatosur e forcojë praninë e tyre rreth protestuesve, të cilët kërkonin përgjigje mbi mënyrën në të cilën janë kryer bastisjet në xhami, kurse kryetari i Unionit të Bashkësive Muslimane në Republikën Çeke (UMO), Munib el-Ravi, e ka quajtur bastisjen tërëssht të papërshtatshme dhe krejtësisht të paarsimuar.


    Ne dëshirojmë të shprehim indinjatën tonë me mënyrën e kryerjes së intervenimit të policisë, tha Munib el-Ravi për gazetën The Prague Post.


      Ai, gjithashtu, shprehu frikën e tij për pakicën muslimane në Republikën Çeke, e cila mund të jetë e rrezikuar pas bastisjeve.


    Ne paralajmërojmë, kundër rritjes së ekstremizmit dhe të ndjenjave anti – myslimane sepse një sjellje e tillë mund të shkaktojë pasoja tjera dhe ne jemi të shqetësuar në lidhje me valën e komenteve Islamofobe të cilat u shfaqën  pas ndërhyrjes së policisë, tha ai.


    Popullsia muslimane e Republikës Çeke është vlerësuar se është mes 15.000 dhe 20.000. Feja Islame ka qenë e njohur si një fe zyrtare në këtë vend  që nga viti 2004