Kryetari i Venezuelës: Sulmet tripalëshe veprime kriminale ndaj Sirisë

Publikuar në Prill 26, 2018, 1:22 a.m.

Sipas Maduro, ata "qentë lufte" të cilët kanë nevojë për armë dhe angazhohen në luftime për pasurim në kurriz të të vrarëve, janë përgjegjës për këtë sulm me raketa.

Kryetari i Venezuelës,  Nikolas Maduro i ka quajtur sulmet e fundit të raketave të Perëndimit ndaj Sirisë një "veprim kriminal".

Sipas Maduro, ata "qentë lufte" të cilët kanë nevojë për armë dhe angazhohen në luftime për pasurim në kurriz të të vrarëve, janë përgjegjës për këtë sulm me raketa.

"Ne themi se ky sulm është një veprim kriminal kundër popullit të Sirisë, i cili u krye me qëllim të krijimit të panikut dhe terrorizmit dhe shkatërrimit të qendrave shkencore të vendit," tha Maduro në një deklaratë televizive.

Të premten mbrëma, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Anglia filluan sulmet mbi një numër objektivash në Siri.

Shtetet perëndimore kanë akuzuar forcat e presidentit Bashar Assad për një sulm kimik  në Duma. Udhëheqja siriane mohoi çdo përfshirje në sulmin dhe ftoi ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për të zhvilluar hetimet.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, të tri shtetet qëlluan mbi 100 raketa,  shumica e të cilave u qëlluan nga mbrojtja ajrore siriane. Sipas Damaskut, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se ka eliminuar rezervat e armëve kimike, sulmi ka dëmtuar infrastrukturën siriane dhe ka lënë të plagosur tre civilë.