Falendërohet Rusia për mbështetje të Serbisë kundër Kosovës

Publikuar në Dhj. 29, 2017, 12:26 a.m.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin kanë biseduar për atë që mediet serb e quajnë bashkëpunim të suksesshëm të periudhës së shkuar ndërmjet dy vendeve si vazhdimin e tillë të këtij bashkëpunimi.

Në takim u vlerësua se vizita e javës së shkuar e kryetarit serb Aleksnadar Vuçiq në Rusi i ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë përparimit ë bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përcjell rtv.

“Prandaj, sidomos jemi shumë falënderues për gatishmërinë e treguar nga Federata e Rusisë që, nëse ndryshon formati i bisedave me Prishtinë, ajo aktivisht të futet në këtë proces“, thuhet në kumtesën e publikuar pas takimit.