Deklarata Balfour: Lëvizja Botërore Sioniste dhe Lufta e Parë Botërore

nga Adeyinka Makinde | Publikuar në Dhj. 26, 2017, 10:58 p.m.

Për ta ndryshuar këtë balancë të luftës kishte nevojë për burimet njerëzore të Amerikës dhe mjetet e saj ushtarake. Megjithatë, amerikanët ashtu siç do të vepronin edhe në mënyrën e përfshirjes në Luftën e Dytë Botërore treguan se ishin shumë të ndrojtur përsa i përket përfshirjes në punët e palëve të treta, këshillë kjo që e ndiqnin prej kohësh nga baballarët e kombit. Ky është pikërisht momenti kur në lojë hyjnë liderët botërorë sionistë!

Vetëm një numër relativisht i vogël i historianëvepranojnë se sa afër humbjes ishte Britania e Madhe gjatë Luftës së Parë Botërore.

Megjithëse një humbje në numër të lartë të jetëve të të rinjve në luftën e ndërlikuar tokësore në territorin francez shkatërroi forcën dhe moralin kombëtar të francezve, fati i të ardhmes sëBritanisë, për një periudhë të caktuar shqetësuese kohore, ishte i varur nga zhvillimi i luftës në det të hapur. Kjo situatë nuk ishte e lidhur me një zvogëlim të fuqisë së frikshme të marinës britanike që kishte sunduar në mënyrë të tërthortë detet që nga koha e fitores së Lord Nelson.

Menjëherë një muaj humbjes në Betejën e Koronelit në brigjet e Kilit, në nëntor 1914 u arrit hakmarrja me një fitore në Betejën e Falklands. Dhe ndërsa Flota Detare Gjermane shkaktoi humbje të mëdha për Marinën Mbretërore britanike në betejën epike të Jutland në vitin 1916, rezultati i kësaj beteje ishte në thelb një barazim duke qënë se marina gjermane nuk u detyrua të kishte përplasjeme britanikët përveç përplasjeve në portet e saj në Detin Baltik. Problemi në det lidhej me luftën gjermane U-Boat-at* që shkaktoi humbje kolosale në ngarkesën britanike. Një vend i cili ështëishullor nuk mund të rezistonte më shumë para se të dorëzohej dhe të kapitullonte.

Ky ishte një paralajmërimndaj sundimtarëve politikë që kontrollonin në vitin 1917 Komandën e Forcave Detare Britanike.

Për të ndryshuar balancën e kësaj lufte nevojiteshin burimet e Amerikës si për fuqi njerëzoreshtu edhe për mjete ushtarake për luftën. Megjithatë, ashtu siç do të vihej në jetë edhe ndërhyrjae SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore, amerikanët, për një kohë të gjatë, duke i kushtuar vëmendje këshillave të dhëna nga Etërit e tyre Themeluesë të vendit, ishin të kujdesshëm për të ndërhyrë në “punët e ndërlikuara të të huajve”.

Ky është edhe momenti kur në lojë hynë edhe krerët e Sionizmit botëror!...

Ishte bërë një marrëveshje shumë e thjeshtë: nëse një ndër udhëheqësit e hebrenjve amerikanë si Chaim Ëeizmann do t’i bënte thirrje Diasporës Hebraike në Amerikë që të përdorte ndikueshmërinë e saj për të zgjidhur situatën e pashpresë të luftës duke e bindur SHBA-në që të merrte pjesë në këtë luftë dhe nga ana tjetër Britania zotohej se do të bënte çdo gjë që kishte në dorë për të ndihmuar në realizimin e ëndrës së sionistëve për krijimin e një shteti hebre në Palestinë.

Edhe Deklarata Balfour ka qënë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Ëinston Churchill e ka pranuar një gjë të këtillë gjatë deklaratave që ka bërë për Shtëpinë Përfaqësuesve: Do të ishte thjesht një iluzion po të supozojmë se ky ishte një veprim i thjeshtë i entuziazmit të kryqëzatave ose i filantropisë donkishotiste. Përkundrazi, ishte një masë e këtillë për të dhënë këtë kontribut në luftë... në nivelin e nevojitur të luftës me qëllim të promovimit të fitores së përgjithshme të Aleatëve, ka qënë një vendim i rëndësishëm dhe i mirëmenduar qëështë marrë me vetëdije të plotë.

Dëshmi të tjera të marrëveshjes janë disponuar edhe nga korrespondenca midis Churchillit dhe Chaim Ëeizmann, një udhëheqës i njohur i asaj kohe i sionizmit botëror. Në një letër drejtuar Churchillit e cila daton në datën 10 shtator të vitit 1941,Ëeizmannpërdor njëgjuhë për t’iu lutur Churchillit që të krijonte një “forcë lufte hebreje” që do të kishte “emrin dhe flamurin tonë të veshur kundër [Adolf Hitlerit], dhe vazhdon e shkruan më tej në vijim:në luftën e e fundit hebrenjtë e Amerikës kanë kontribuar që lufta të përfundojë në favor të Britanisë së Madhe dhe zyrtarët britanikë e kanë pranuar këtë kontribut herë pas here. Ata (hebrenjtë) janë të të gatshëm të bëjnë një gjë të këtillë dhe mund ta bëjnë përsëri.

Deklarata Balfour ishte një nga marrëveshjet e shumta të arritura prej sionistëvrnë rrugën e gjatëdrejt shpalljes përfundimtare të Shtetit të Izraelit në vitin 1948. Një tjetër nga këto marrëveshje është edhe Marrëveshja kontradiktore Haavara (apo siç njihej ndryshe ‘Marrëveshja e Transferimit’) me Gjermaninë naziste të lidhur nga sionistët gjermanë në 1930.

Para se të lindte shteti i Izraelit do të zhvillohej një luftë e Agjencisë Hebraike të Palestinës me qëllim që të merrte mbështetjen e Britanisë së Madhe, mbajtëses  ëe Mandatit, e cila më pas do të mund të lejonte imigrim të pakufizuar të të gjithëhebrenjve në Palestinë si dhe organizatat Irgun dhe Lehi që kishin organizuar shpërthimet dhe vrasjet nga kundër objektivave britanikë dhe arabe, kjo luftë ishte pjesë e Planit të Ndarjes së Kombeve dhe një luftë kundër ushtrive arabe.

Armenët e sotëme kanë shfaqur zhgënjimin e tyrenë lidhje me ‘tradhtinë’ e fuqive perëndimore të cilat nuk i njohëntë drejtënpër të krijuar të një shtet armen që do të përfshinte pjesën më të madhe të territorit të saj historik por gjithashtu në mënyrë të ngjashëm ndjehen ‘të tradhëtuar’ edhe kurdët nga premtimi i paplotësuar i krijimit të shtetit të tyre të pavarur nga Traktati i Sevresë i vitit 1920. Megithatë, pak persona janë të vetëdijshëm se në vitin 1934 u krijua brenda një shtet hebre autonom nën kontrollin e Joseph Stalinit, që njihet i një atdhe për hebrenjtë me kryeqytetin e tij administrativ Birobidzhan. Ky rajon autonomvazhdon të ekzistojë, megjithëse mban vetëm një popullsi të vogël hebreje.

Ndërkohë, Izraeli po i afrohet vitit të shtatëdhjetë të formimit të tij. Deklarata Balfour vendosi në imagjinatën publike idenë e një shteti hebre që njëzet vjet më parë, Theodor Herzl, ndërkohë që tregohej i kujdesshëm që të merrej me seriozitet dhe të mos bëhej temë tallje ishte i kënaqur të shkruante në ditarin e tij pas Kongresit të Bazelit në lidhje me futjen në mendjet e njerëzve krijimin e këtij shteti.Herzl më 3 shtator të vitit 1897 shkruante se “Nëse sot do ta kisha thënë me zë të lartë këtë gjëdo të përballesha metallen e të gjithë botës. Megjithatë,ndoshta pas pesë viteve dhe sigurisht pa dyshin pas pesëdhjetë viteve të gjithë do ta pranojnë këtë mendësi.”

Deklarata që Lordi Arthur Balfour bëri përparaLordWalter Rothschild ishte problematike në atë kohë, për arsye se Britania ende nuk kishte marrë kujdestarinë e Palestinës që në atë kohë ndodhej nën sundimin e sundimtarëve osmanë. Megjithatë, gjëja më problematike në gjithë këtë situatë ishte paralajmërimi se një premtim i tillë “nuk do të shkelte të drejtat civile dhe fetare të bashkësive jo-hebraike ekzistuese (në Palestinë)”.

Fakti që arabët e Palestinës, të lidhur ngushtë për shekuj me fshatrat, qytetezat dhe qytetet në territoret që sionistët i referohen si Eretz Yisrael**, janë nënshtruar ndaj dëbimit dhe pushtimit ndërkohë që vazhdimisht u mohohet e drejta për të ndërtuar një shtet të tyrin është sigurisht dëshmi se Deklarata e Balfour nuk është përmbushur ky kusht i lordit se nuk do të cënoheshin këto të drejta të shoqërive jo-hebraike.

Si përfundim, hebrenjt krijuan një komb në Palestinë;mejgithatënjë gjë e këtillë krijoi një padrejtësi të pashmangshme kundër banorëve të tjerë arab myslimanë dhe të krishterë të Palestinës.

Shënim i përkthyesit:

(*): U-bot vjen nga gjermanishtja dhe do të thotë nëndetëse, megjithatë në disa gjuhë të tjera përdoret si term që i referohet forcave detare gjermane. Ky term është përdorur gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

(**): Territor Izraelit 



Burimi : Medya Şafak