Rusia do t’i përfaqësojë pozicionet e Serbisë lidhur me Kosovën

Publikuar në Dhj. 22, 2017, 12:10 a.m.

Gjatë takimit të ngrohtë në Kremljin në mes presidentit Putin dhe presidentit Vuçiq janë trajtuar këto pikat themelore për marrëdhëniet në mes dy vendeve: Rusia fuqishëm do të përfaqësojë pozicionet e Beogradit lidhur me statusin përfundimtare të Kosovës, Moska si prodhuese në parim ka dhënë pëlqimin e saj se Serbia mund të bisedojë me Bjellorusinë për blerjen e sistemit mbrojtës kundërajror S-300, Serbia është ftuar zyrtarisht të merr pjesë në projektin e ashtuquajtur”Rrjedha turke” me ç’rast do të sigurojë stabilitetin e saj energjetik. Serbia është obliguar se në arenën ndërkombëtare edhe më tutje do të mbajë anën e Rusisë, gjatë së cilës do të mbrojë  edhe interesat e saja.

Marrëveshjet e arritura në Kremljin së shpejti do të ndihen, pasi që në vitin e ardhshëm pritet që të zgjidhet edhe çështja përfundimtare e Kosovës. I ballafaquar me dëshirën e madhe të pushtetit në Prishtinë që në bisedime të sjellin edhe amerikanët, presidenti serb Vuçiq ka pyetur Putinin se a do të mund të pranojë që Rusia të jetë ndërmjetësuese në rast të zgjerimit të formatit të dialogut për Kosovën.

“Presidenti Putin është pajtuar me këtë. Bashkimi Evropian gjer tani është i vetmi ndërmjetësues në dialog, dhe neve nuk kemi asnjë problem,por në rast se dikush do të përfshijë SHBA-të, vendi i cili e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë Serbia sigurisht do të kërkojë prezencën e dikujt i cili nuk e ka pranuar pavarësinë dhe logjikisht kjo duhet të jetë Rusia. Rusia këtë ftesë e ka pranuar”.

Presidenti i Serbisë ka arsyetuar se edhe pse nuk ka ftesë për përfshirjen e aktorëve tjerë në dialog, Beogradi vetëm kërkon marrëdhënie të barabartë për këtë çështje dhe se për këtë temë nuk është mundur të flitet më herët, pasi që nuk ka ekzistuar sinjali i gjelbër të organeve shtetërore ruse.

“Mbi neve ka qëndruar që të pyesin rusët dhe se kemi arritur një lloj marrëveshje. Çdo ditë pala shqiptare insiston në përfshirjen e amerikanëve. Ata kërkojnë, por askush nuk e ka lejuar. Në rast se dikush do të thotë se duhet të hyjnë në bisedime edhe amerikanët, ne do të thoshim se do të duhej të merr pjesë edhe dikush tjetër. Kjo do të sigurojë që bisedimet të kenë validitet”, ka cek Vuçiqi.

“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan për Serbinë duhet të mbesin më të rëndësishëm. Absolutisht jam i bindur se për ruajtjen e pavarësisë, Serbia çdo herë mund të llogarisë në mbështetjen e Moskës”.



Burimi : Global Cir