Hizbullahu është fitore e Islamit dhe arabëve

nga Abdussettar Kasım | Publikuar në Dhj. 2, 2017, 12:40 a.m.

Hizbullahu nuk është organizatë terroriste, përkundrazi është një organizatë që lufton për myslimanët dhe arabët dhe për çlirimin e tokave të shenjta palestineze dhe besojmë se do të vijë dita kur toka e shenjtë palestineze të arrijë të jetë e lirë. Hizbullahu do të udhëheqë në luftën kundër sionistëve. Ndërkohë që kjo gjë do të shkruhet në faqet më të rëndësishme të historisë, historia do t’i tregojë vendin që meritojnë edhe udhëheqëve arabë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Arab e kanë shpallur Hizbullahun një organizatë terroriste. Në mbledhjen që është marrë një vendim i këtillë për Hizbullahun dhe Ensarullahun është mbajtur e fshehtë se po mbaheshin nën vëzhgim edhe Hamasi, Xhihadi Islam dhe Komitetet e Rezistencës Popullore. Këto gjëra nuk trembin askënd dhe askush nuk i pranon vendimet e marra gjatë kësaj mbledhjeje.

Ministrat e jashtëm të vendeve arabe, po ashtu edhe si udhëheqësit e tyre që i kanë vënë në këto pozicione janë të etur për pushtet dhe flasin përçart prapa vendimeve të tyre me pasoja të këqija vetëm për të arritur interesat e tyre personale të parëndësishme. Sipas asaj që kemi lexuar nga shtypi, këtë vendim e kanë kundërshtuar vetëm dy shtete. Libani dhe Iraku. Po populli palestinez ku është? Ku është ministri i jashtëm i qeverisë autonome palestineze? Gjithëkush e di se Hizbullahu e ka mbështetur gjithmonë Palestinën. Ndërkohë që populli palestinez ende pret që të merret haku i tyre, Hizbullahu ka qënë e vetmja forcë që i ka dhënë fund pushtimit të Libanit nga terroristët dhe sionistët.

Hizbullahu nuk është organizatë terroriste, përkundrazi është një organizatë që lufton për myslimanët dhe arabët dhe për çlirimin e tokave të shenjta palestineze dhe besojmë se do të vijë dita kur toka e shenjtë palestineze të arrijë të jetë e lirë. Terroristët e vërtetë janë vetë sionistët dhe mbështetësit e tyre nga regjimet arabe. Regjimi sionist është një regjim i jashtëligjshëm qëështë krijuar me terror, luftë dhe me dëbimin e palestinezëve nga vetë shtëpitë e tyre. Ndërkohë që regjimet arabe i kanë mbështetur sionistët me anë të feudalëve arabë dhe palestinezë para vitit 1948 për të marrë tokat palestineze dhe për të dëbuar popullin palestinez nga shtëpitë e tyre.

Pushtimi është një përkufizim i terrorizmit. Regjimi sionist është themel i terrorizmit në rajon dhe në të gjithë botën. Nëse ky regjim nuk do të ekzistonte, nuk do të ishin zhvilluar dhe krijuar as organizatat terroriste që dëmtojnë myslimanët dhe arabët.

Ndërkohë që, pas sionistëve burimi i dytë i terrorizmit janë regjimet arabe. Këto regjime, duke i ulur kokën popujve arabë përballë armiqve të tyre dhe duke i detyruar ata të jetojnë në kushte të jashtëzakonshme i kanë përçudnuar dhe poshtëruar ato. Ndërkohë që, shërbimet e tyre të inteligjencës janë rreziku më i madh dhe më i frikshëm për popujt arabë. Organizatat e shërbimeve të inteligjencës, që për vite të tëra ndjekin njerëzit duke i persekurtuar ata, ushtrojnë presion, skllavërojnë dhe persekutojnë njerëzit i kanë ekspozuar këto popuj arab ndaj arrestimeve të paligjshme, torturave, kushteve nën minimale të jetesës që i çojnë drejt vuajtjes dhe dëshpërimit. Kështu, regjimet arabe i privojnë popujt e tyre nga të drejtat më themelore të njeriut duke i bërë ata të jetojnë në frikë.

As regjimi sionist dhe as regjimet arabe nuk kanë të drejtë të flasin lidhje me terrorizmin. Të dyja janë aleate të djallit dhe bashkëpunojnë në armiqësinë kundër Allahut dhe njerëzve. 

Ndërkohë që, nga ana tjetër Hizbullahu e ka treguar veten në çështjen e mbrojtjes së ymetit me fuqinë dhe kapacitetet e veta. Hizbullahu është një organzatë varësia, drejtësia, trimëria, trajnimi, rregulli, sakrifica dhe kthjelltësia e së cilës është e paprecedentë. E ka mundur dy herë regjimin sionist. Hizbullahu, i cili i ka dhënë shërbime të mëdha rezistencës palestineze, ka parandaluar tre sulme të ushtrisë sionistëve. Ata që e kanë vënë ymetin tonë në pozicionin e humbësve përballë armikut nuk kanë asnjë të drejtë të flasin në asnjë moment rreth Hizbullahut dhe kreut të tij, Seid Hasan Nasrallah. Seid Nasrallahu është një udhëheqës arab që duhet të drejtojë gjithë popullin arab. Nëse disa libanezë bashkëpuntorë të regjimeve arabe nuk do të kishin vënë pengesa në rrugën e tij, Libani pa dyshim do të ishte shndërruar në shtet udhëheqës në botën arabe. Do të mund të drejtonte gjithë botën arane. Hizbullahu do të udhëheqë luftën kundër sionistëve. Ndërkohë që kjo gjë do të shkruhet në faqet më të rëndësishme të historisë, historia do t’i tregojë vendin që meritojnë edhe udhëheqëve arabë.

Me qëndrimin e tij të moralshëm dhe të ndershëm, Hizbullahu është një shembull për të gjithë botën. Anëtarët, njësitë dhe mbështetësit e tij kanë zhvilluar një sistem të ndershëm për t’u madhështuar. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe në gjithë fushëbetejat ku ka marrë pjesë. Pra, nëse ka një palë që i ka bërë ballë terrorizmi është vetëm Hizbullahu. Në këtë situatë, nuk është aspak e çuditshme që arabët që mbështesin dhe financojnë organizatat terroriste për të shkatërruar shtetet arabe të duan t’i japin fund ekzistencës së Hizbullahut.



Burimi : Medya Şafak