Ekziston një nevojë e madhe për xhami në Athinë

Publikuar në Tet. 20, 2017, 2:28 a.m.

"Greqia është i vetmi vend në BE pa një xhami në kryeqytetin e saj", deklaroi në një intervistë për Anadolu Agency (AA), myftiu i Komotinit (Gumylcine), Ibrahim Sherif.

Duke ngritur zërin për muslimanët në Athinë të cilët nuk kanë një zgjidhje tjetër përveçse të kryejnë namazin dhe lutjet në kushte joadekuate nëpër bodrume, një hoxhë i lartë musliman nga Greqia ka shprehur nevojën e madhe për një xhami në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

"Greqia është i vetmi vend në BE pa një xhami në kryeqytetin e saj", deklaroi në një intervistë për Anadolu Agency (AA), myftiu i Komotinit (Gumylcine), Ibrahim Sherif.

Sipas tij, aktualisht në Athinë jetojnë rreth gjysmë milionë muslimanë. “Këta njerëz e falin namazin nëpër bodrume dhe vende të papërshtatshme”, tha ai.

Ibrahim Sherif thotë se në vazhdim e sipër po kryhen punimet për ndërtimin e xhamisë, por siç tha, nuk do besojë përdersa të përfundojnë punimet dhe xhamia të hapet për besimtarët. “Mendoj se punimet do të zgjasin me vite”, shtoi Sherif.

Sipas planeve, punimet në xhaminë e parë zyrtare në Athinë pas shekullit të 19-të do të duhet të përfundojnë në fund të këtij viti.

 

Xhamitë janë të rrezikuara

 

Në intervistën në fjalë, Sherif tha se autoritetet greke kanë mbyllur disa mesxhide ose xhami të vogla në Aleksandri, Veroia, si dhe në Selanik, Didimoteicho dhe Evro.

"Fillimisht, njerëzit në këto qytete hapën organizata civile brenda së cilave kishte pasur edhe xhami.  Këto faltore u mbyllën”, rrëfen Sherifi, për të shtuar se e vetmja arsye zyrtare për mbylljen e tyre ka qenë mungesa e shkallëve për dalje në raste të emergjencës, të cilat nuk i kanë edhe ndërtesat tjera në qytet.

Myftiu i Komotinit thotë se shumë monumente që datojnë nga periudha Osmane rrezikojnë zhdukjen e plotë, përfshirë këtu edhe xhamitë në ishujt Rhodos dhe Kostë cilat u shembënnë kohën e fundit.

Përderisa TIKA restauron shumë monumente Osmane në Ballkan, asaj nuk i lejohet të bëjë të njëjtën në Greqi. “Për shembull, xhamia Çelebi  Mehmet në Didymoteicho u përfshi nga zjarri disa muaj më parë. Historikisht, është xhamia e parë në Ballkan, e cila tani që tre muaj qëndron e djegur. Nuk di se çfarë do të ndodhë”, thotë ai.

Sherifi  tha se shpreson që kjo vepër e madhe e artit të mund të restaurohet me mbështetjen e UNESCO-s ose TIKA-s. "Me aq sa di, Greqia nuk lejon që ky restaurim të bëhet, por nga ana tjerët as ata vet nuk e bëjnë riparimin”, thotë Sherif.



Burimi : Anadolu News Agency