Problemi i regjimit sionist para viteve 1980 nëdiskursin e Ajetullah Humeinit si një themel i ligjshmërisë së Revolucionit Islamik të Iranit

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Shta. 18, 2017, 1:31 a.m.

Ky artikull është publikuar në numrin e parë të Revistës së Punimeve rreth Iranit të përgatitur nga Instituti i Lindjes së Mesme të Universitetit Sakaria

ABSTRAKT

Ekzistenca e Revolucionit Islamik Iranian mund të lidhet me shumë arsye. Njëra prej këtyre arsyeve është edhe ekzistenca e regjimit sionist izreaelit dhe kuptimësia që i është dhënë atij, kuptimësi e cila është përdorur më pas nga Ajetullah Hameini, i cili udhëhoqi Revolucionin Islamik të Iranit për të delegjititmuar pushtetin e Shah Muhammed Riza Pehlevit. Parë nga ky këndvështrim, revolucioni është një nga pasojat historike me në qendër Jeruzalemin. Guri i Themelit, i cili është i vendosur poshtë Kubbetus Sahra nuk është thjesht një tempul. Ai përbën edhe themelin e gjerdanit që ndërlidh ngjarjet në përputhje me tre fetë hyjnore. Botë dhe ngjarje semantike kanë formësuar njëra-tjetrën, Ajetullah Hameini e ka përdorur fuqinë e shenjtërisë si çelësin për të shkatërruar hegjemoninë e sistemit kolonial dhe në këtë mënyrë ai arriti të delegjitimonte të gjith veprimet dhe mbrojtjet e Shahut. Qëllimi i këtij artikulli është që nëpërmjet të dhënave historike, zbulimeve, dëshmive të dëshmitarëve të hedhë dritë mbi rolin që luajtën autorët gjatë kësaj periudhe, botët semantike të ndërthurura mes tyre dhe sesi Ajetullah Hameini arriti t’i përdorte ato.

Fjalët Kyçe:Iran, Palestinë, Jeruzalem, Sionizëm, Ajetullah Hameini, Shah Muhammed Riza Pehlevi

ABSTRACT

Existence of Islamic Revolution of Iran can be correlated with many factors. One of them is entity of Zionist Israel regime and has been ascribed a meaning to it that it was used against Shah Mohammad Reza Pahlaviby Ayatollah Khomeini who Leader of Revolutionfor delegitimize him. From this point of view, Revolution is a consequent of history which based on al-Quds. The Foundation Stone is not only a temple’s base stone which under Dome of the Rock, rather a base of chain of events that centred around devouts of three abrahamic religons. Semantic worlds and events had formated each other, Ayatollah Khomeini had used power of holly as a key to break hegomony of colonial system and thus he had invalidated all actions and pleas of Shah. The article goals under favour of historical records, verities and witnesses  to bring light actors who had a part in period, telescopic semantic worlds and how Ayatollah Khomeini used all of them. 

Key Words: Iran, Palestian, al-Quds, Zionism, Ayatollah Khomeini, Shah Mohammad Reza Pahlavi

Hyrje

Një ndër themelet e përligjjes së Revolucionit Islamik të Iranit është situata aktuale në të cilën gjendet Palestina. Ngjarjet e shumta dhe të ndërlikuara në Palestinë formësojnënjë botëkuptim dhe një të vërtetë të ndryshme për çdokënd. Në këtë pikëpamje Palestina merr një “kuptimësi” të qëndrueshme. Për të patur ndikueshmëri në këtë kuptimësi lipset që të njihemi edhe periudhën e përvetësimit të syrit që e vrojton edhe lidhjen që e bën këtë kuptimësi të qëndreshme. Një gë e këtillë na detyron që t’i gjejmë përgjigje një sërë pyetjesh të tjera që lindin. Gjithsesi, Palestina nuk përfaqëson vetëm vetveten, përkundrazi ka ndikueshmëri në shumë aspekte afër dhe larg vetes, duke përfshirë këtu edhe Iranin.

Ky artikull, i cili mbështetet mbi tezën se çdo konflikt në çfarëdolloj fushe që fillon duke u bazuar tek gjuha, do ta gjejë edhe zhgjidhjen përsëri nëpërmjet së njëjtës gjuhë ka për qëllim që t’i përgjigjet pyetjeve sesi janë shndërruar terminologjitë e ndërlidhura të Palestinës dhe sesi kjo fushëështë shndërruar në një fushë konflikti, sesi Palestina gjatë periudhës së Revolucionit Islamik të Iranit është shndërruar në një nga themelet kryesore të legjitimitetit të Revolucionit si dhe si ka arritur të dobësojë forcën e dijetarëve religjozë (ulema) të Pehlevi Hanedanit duke u mbështetur në një narrativë historike të të dy shteteve si dhe duke analizuar botëkuptimet e aktorëve që kanë lujtur rol gjatë kësaj periudhe historike.

Burimi i konflikteve dhe (rrugë)zgjidhjet e tyre

Në tezën e dorakturës nën titullin Roli i Gjuhës në Zgjidhjen e Konflikteve mes Individëve, Erol Güngör ka parashtruar se infromacione të ndryshme përdoren në mënyra të ndryshme gjatë konflikteve ideologjike, apo mendësore dhe se një gjë e këtillë i hap rrugë zgjidhjeve të ndryshme dhe këto zgjidhje i hapin rrugë konfliteve të reja dhe se për zgjidhjen e të gjithë këtyre konflikteve ose duhet të arrihet në një lloj kompromisi, ose duet që njëra palë të përvetësojë këndvështrimin e palës tjetër.[1]Thënë me fjalë të tjera më shkurt, konflikti merr jetë kur një individ e përdor të njëjtin informacion në një mënyrë të ndryshme. Ashtu si dy individë mund të marrin vendime të ndryshme përballë të njëjtit problem duke u mbështetur në indikatorë të ndryshëm, indikatorët e përdorur mund të përmbajnë vlera të ndryshme për çdo individ të ndryshëm. Parë në këtë këndvështrim, mjeti i nevojshëm që do të përdoret për të arritur një zgjidhje apo për të arritur një marrëveshje mes palëve është hrja në diskutim dhe negociata për rëndësinë relative të argumentëve të mbledhur që zotërohen. Për të arritur një gjë të këtillë elementi që nevojitet është gjuha.

Gjuha, duke mundur të shihet në këndvështrimin e sistemeve që fjala edhe përshkruan objektin apo ngjarjen konkrete për të cilën bëhet fjalë edhe në këndvëshrimin e funksionit të përshkrimit të ekpseriencës personale të ndikushmërisë që ajo ka mbi çdo individ luan një rol të rëndësishëm në rastet e konfliktit. Megjithatë, vetë gjuha, e cila përbën një ndër elementët më thelbësorë të konfliktit në vetvete pranohet si një sistem gjysmë-racional, gjë e cila na çon në krijimin e disa mospërputhshërishë të reja dhe në elementë të dykuptimtë. Kjo për arsye se kuptimësia e një fjale varet si nga përputhhmëria objektive, po kështu edhe nga nga ndikueshmëria e caktuar që ajo ka krijuar tek një individ i caktuar. Pavarësisht se ndryshueshmëria në kuptimshmërinë objektive është një prej elementëve thelbësore në zanafillën e konfliktit, bashkëngjitja e ndikueshmërisë objektive përkrah kuptimshmërisë objektive i hap rrugë perceptimit të së njëjtës fjalë në dimensione të ndryshme. Kjo gjë na vërteton se “arritja në një kompromis për përshrkrimin” në një konflikt nuk mund të jetë e mjaftueshme për të formuar një dialog të pranueshëm mes palëve të konfliktit dhe se në të njëjtën kohë duhet që të zhduken ndryshueshmëritë mes palëve përsa i përket kuptimësisë subjektive.[2]Për të arritur një gjë të këtillë, lipset që të paktën palët t’i drejtohen njëra-tjetrës në një “gjuhë” apo “lidhje” të njëjtë. Vetëm një hap i këtillë nuk është i mjaftueshëm për të arritur në një përfundim, sepse ashtu siç kuptimësia nuk është e pavarur nga gjuha, edhe vetë “gjuha” nuk është e pavarur nga struktura shoqërore dhe kulturore prej së cilës ajo ka dalë. Parë nga ky këndvështrim, gjuha – më shumë se një grumbull fjalësh apo fjalor të mbledhur– është një produkt i kënvështrimit të një shoqërie karshi universit, mënyrës sesi e përkufizojnë atë, zakoneve, histrorisë dhe ndjeshmërisë së kësaj shoqërie. Gjuha dhe shoqëria janë në një marrëdhënje të drejtë. Ndërkohë që një shoqëri formëson një gjuhë, në të nëjtën kohë nëpërmjet kësaj gjuhe fomësohet në mënyrë dialektike ndërgjegjja e kësaj shoqërie dhe me anë të gjuhës shoqëria jo vetëm flet por në të njëjtën kohë edhe mendon. Ashtu siç zanafilla e mendimit është gjuha, ajo është poashtu nxitësja drejt këtij mendimi dhe kuptimin zë vend brenda kësaj nxitjeje. Në këtë këndvështrim, për të arritur deri tek kuptimi lipset që të njihemi me planin e mbrapëm të tekstit, qëllimit, mënyrat e ndryshme të shprehjes së këtij qëllimi, thënë shkurt duhet të njihemi me kushtet histroike prej nga ku ka lindur teksti. Sepse në fund të fundit, themeli në të cilin është formësuar dhe ka ndryshuar kuptimësia është pikërisht historia e krijuar nga “të tashmet” e vazhdueshme dhe ndërgjegjësimi ynë historik do të na bëjë të mundur që të mund të kuptojmë se ku qëndron ndryshueshmëria mes folësve dhe atyre rreth së cilave është duke u folur. Kushti i parë për të mundur të përfitojmë nga themeli zanafillor kur është e nevojshme që imagjinata t’i bashkëngjitet termave, këto terma të jenë themeltarë. Mundësia e krijimit të një zinxhiri kuptimësishë nga zanafilla deri tek përfundimet e nxjerra varet nga njohja e termae një nga një në mënyrë të pavarur.[3]

Të gjithë këto elementë janë të vlefshëm edhe përsa i përket konflikteve mes popujve.[4] Edhe problemi që ka krijuar Izraeli nuk është i shkëputur nga ky aspekt dhe është e pamundur që të shkruajmë në lidhje me historinë pa pranuar faktin se Jeruzalemi është pika ku mbështetet historia e botës, apo se në të vërtetë ai është shtylla kurrizore e historisë.[5]

Krijimi dhe Ndryshimi i Botëkuptimësive në Lidhje me Palestinën

Çfarëështë Palestina e cila përmban në vetvete Jeruzalemin i cili ka qënërruga e fronteve të shumë luftrave strategjike, një vendbanim i cili ka ekzistuar që prej 5000 vjet para erës sonë, qëështë shkatërruar dhe rindërtuar disa herë, e gjithëfuqia dhe dominimi i të cilit ka qënë në duart e Zotit dhe është udhëhequr nga shumë të dërguarë dhe më pas nga dijetarë fetarë të lartësuarë?

Palestina, e cila e ka marrë emrin nga palestinezë të cilët janë një degë e Fiseve të Detit, para vitit 130 të erës sonë kur romaku Hadrianus e fshiu qytetit hebraik nga rajoni dhe ia ndryshoi emrin në Palestinëështë njohur në forma të ndryshme.[6] Rrjedha e historisë i ka ndryshuar këto kuptimësi dhe herë herë edhe i ka ndërlikuar ato. Aq sa emri Palestinë, të cilin Hadrianus ia dha për hir të armiqësië që kishte kundër hebrenjve dhe që më pas në Bibël është përdorur për të plotësuar mungesat kulturore, deri në shekullin e njëzet është përdorur për t’iu drejtuar hebrenjve. Ndërsa arabët janë përshkruar si “Arabët palestinezë”.[7] Megjithatë, duhet të ishte vënë në diskutim se çfarë nënkuptonte termi “arab”. Disa burime bëjnë me dije se termi “arab” është përdorur si një term përballë “hebrenjve” duke nënkuptuar të qenin “mysliman” derisa përqasja nacionaliste i dha këtij termi një kuptimësi tjetër.[8]Në këtë këndvështim mund të themi se jemi përballë një Palestine dhe palestinezëve, të cilët shihen në këndvështrime të ndryshme nga palë të ndryshme duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e terminologjisë së Palestinës. Thënë ndryshe, të përshkruash Palestinës do të thotë të përshkruash identitetet që i janë veshur asaj. Nga një këndvështrim historik, do të ishte me vend të fillonim nga këndvështrimi i hebrenjve.

Historia e abrahimikëve, të cilët janë një ndër degët e popujve semitë që besojnë në një Zot të vetëm është e papërcaktueshme deri në momentin që ata krijuan një mbretëri në Palestinë. Ajo që dihet është se në shekullin e 13 përpara erës sonë, ata mbetën pa toka pas dyndjeve të mëdha të aramive. Ka edhe prej atyre që pretendojnë se abrahimikët, të cilët ende nuk dihet nëse janë një shoqëri etnike, apo janë një klasë sociale të jenë një degë e habirve.[9]Pavarësisht mundshmërisë së një lidhje të këtillë mes habrive dhe abrahamëve, rrënjët etnike të hebrenjve datojnë përafërsisht 4 mijë vjet më parë, në periudhën e Hz. Ibrahimit.[10] Libri i shenjtë i Dhjatës së Vjetër (Teurati) pranon si paraardhës të popullin abraham, Hz. Jakubin dhe Hz. Is-hakun, bijë të Hz. Ibrahimit, i cili vjen nga pasardhësit e Samit, djalit të Hz. Nuhut.[11] Sipas Garaudy, ende nuk posedohet informacioni i nevojshëm për të përcjellë në mënyrë kronologjike përkatësitë fetare të popullit abraham[12] dhe se pjesa më e madhe e diagramës historike që paragjitet është një imagjinatë.[13]Nëse do ta shohim në këndvështrimin religjoz, hebraizmi fillon me Hz. Musain me të cilin erdhën dymbëdhjetë fiset e krijuara nga dymbëdhjetë djemtë e Hz. Jakubit të cilët u dëbuan nga Egjipti për në Sina dhe nga filloi zbritja e Teuratit nga Zoti.[14]Megjithatë, dhjetë nga këto dymbëdhjetë fise janë fshirë nga histroia. Hebrenjtë e ditëve të sotme janë pasardhësit e dy fiseve të fundit që kanë jetuar në të shkuarën në Mbretërinë Jahuda.[15] Nuk mund të jenë hebrenjtë ata që kanë krijuar besimin në një Zot të vetëm, megjithatë ata janë fuqia motorike që e kanë bërë monizmin lëvizje të krijimit shoqëror.[16] Nga ky këndvështrim, duke qënë se hebrenjtë nuk mund të jenë pasardhës të Hz. Nuhut në dimensionin social, nuk mund të quhen hebrenjë.[17]

Nga një këndvështrim i aksit relogjozo-politik i hebrenjve, Palestina është “Shteti i Zgjedhur”, ku gjendet “Qyteti i Zgjedhur” i Jeruzalemit,  që përbën qendrën e “Popullit të Zgjedhur”, hebrenjve, ku “Zoti” ka krijuar kontaktin me “Njeriun”.[18]

Tempulli, Mali Moriah, që njihet si sion ka në mesin e tij një dhomë të vogël, e cila është përqëndruar shenjtëria e hebraizmit. Kjo pjesë e Tempullit të Jeruzalemit, i cili ishte ndërtuar më parë nga Hz, Sulejmani dhe qëështë shkatërruar më pas nga mbreti i Babilonisë, Nebukadnezar më parë njihej si vendi ku ka qëndruar Zoti. “I Shtenjti i Të Shenjtëve”, (Heichal dhee Kodesh Kodashim).[19]Aktualisht besohet se kjo dhomë gjendet mbi një shkëmb brenda KubbetusSahra. Hebrenjtë, të cilin Gurin Mualak (Gurin e Themelit) që gjendet aty e pranojnë si gurëthemelin e Tempullit mbrojnë tezën se gurëthemeli i Tempullit gjendet i mbuluar nga Kubbetus Sahra.[20] Periudha se kur babilonasit e kanë shkatërruar Tempullin mbetet ende e panjohur.[21]Ndërsa Tempulli i Dytë, i cili ka zëvendësuar Tempullin origjina është ndërtuar në vitin 516 para erës sonë. Gjithçka që ka mbetur nga ky Tempull i Dytë, pasi u shkatërrua në vitet 70 nga romakët është vetëm ai që njihet si Muri Perëndimor (apo, Muri i Lotit). Musevinjtë ortodoksë dhe konservatorë besojnë se Tempulli i Tretë do të jetë ndërtuar përpara mbërritjes në Mesihut në tokë.[22]

Hebrenjtë vërshimin e tyre drejt Palestinës e shohin të ndërlidhur me pacta e pabesinë e tyre në lidhje me marrëdhnien e njerëzve me Zotin.[23] Sipas hebrenjve, padrejtësia e bërë kundrejt Zotit falet më lehtësisht se padrejtësia e bërë kundrejt njerëzve.[24] Për këtë arsye, Dëbimi Babilonas ka zgjatur shtatëdhjetë vjet, ndërsa Dëbimi Romak ka zgjaur dy mijë vjet.[25] Parë nga ky këndvështrim, për sa kohë ata vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë marrëveshjes, Palestina do të vazhdojë t’i përkasë gjithnjë vetëm hebrenjve. Megjithatë, e vërteta qëndron se hebrenjtë e kanë cënuar këtë marrëveshje.[26]Identiteti hebre që i lidh me Palestinën nuk mund të shpjegohet vetëm me anë të dëbimeve dhe asimilimit. Ky identitet është i formësuar për hir të pritshmërisë së “Kthimit Mbrapsht”. Pavarësisht se hebrenjtë e shpërndarë nëpër Evropë pas dëbimit romak janë ndikuar nga Revolucioni Francez, në atë periudhë Evropa nuk i shihte hebrenjtë si një “popull”.[27]Të krishterët i shihnin hebrenjtë e Perëndimit si një “kanser social”, “parazitë që jetonin brenda mbretërisë”, “jo një popull, por një shoqëri mistike, e papërcaktueshme dhe etherale”.[28] Pavarësisht se, fillimisht kanë rezistuar që të mos njihen si “popull”, edhe rrymat shpirtërore, nën ndikimin e Sionizmit, të cilët i shërbenin qëllimit për dëbimin e hebrenjve nga Perëndimi për në Palestinë janë ndikuar nga nacionalizmi.[29]Në këtë mënyrë, identiteti sionist hebraik iu shtua edhe një anë sekulariste[30], nacionaliste, kolonizatore[31], politike, joligjore dhe reflektuese të dhunës.[32] Megjithatë, lipset të vihet në diskutim nëse ky identitet është hebraik. Ashtu siç ka edhe prej hebrenjve ortodoksë[33] që shprehen se sionizmi ka deformuar identitetin hebraik, edhe në botën islame ata nuk shihen si hebrenjë. Një një fjalim të tij, Ajetullah Humeini shpreh se “Ne jemi të vetëdijshëm se hebrenjtë janë të ndryshëm nga ata (sionistët); ... ata nuk janë hebrenjë; ata janë disa individë politikë që ndërmarrin disa veprime në emër të hebraizmit.”[34]

Kjo histori që shtrihet nga Hz. Musai deri tek sionistët është pjesë e shtuar e historisë në lidhje me Palestinën dhe hebrenjtë nuk janë të vetmit që besojnë në shenjtërinë e këtij shteti. Mendësia e shenjtërisë së Palestinës është trshëguar edhe në besimin e krishterë edhe në atë të muslimanëve. Një pjesë e të krishterëve e kanë devjuar besimin e tyre deri në një pikë sa mendojnë se kthimi i të gjithë hebrenjve në Palestinëështë një parakusht për rishfaqjen e Hz. Isait dhe për këtë arsye, për nga ana sekuariste mbështesin sionizmin.[35]Megjithatë, një gjë e këtillë nuk do të thotë se të krishterët i duan dhe i pranojnë nga pikëpamja fetare hebrenjtë, madje ata besojnë se në sytë e Zotit hebrenjtë nuk janë më të zgjedhurit dhe se në të vërtetë ata janë trashëgimtarë të pasurisë hebraike. Pikërisht si puritanët anglezë, që mund shihen edhe si sionistët e krishterë, po kështu edhe të krishterëtt evangjelikë lobojnë në favor të hebrenje dhe ndërsa mbrojnë idelogjinë e një “shteti sionist me qendër në Jeruzalem” besojnë se pas krijimit të shtetit të Izraelit dhe ndërtimit të Tempullit të Tretë, Shenjti Micheal do të luftojë me Dexh-xhalin dhe se hebrenjtë do të ndryshojnë fenë e tyre në të krishterë ose do të shkatërrohen, në tokë do të zbresë Isai dhe do të sundojë për një mijë vjet.[36]

Ndërkaq, myslimanët e konsiderojnë këtë vend si të shenjtë duke e pranuar si vendin e parë të kiblës (orientimit për t’iu falur Zotit) dhe si vendin nga ku është kryer miraxhi (lartësimi i Hz. Muhamedit në qiell). Pavarësisht se ka qënë halifi i dytë i khalifatit islam, Hz. Omeri i cili ka marrë kontrollin e Jeruzalemit, pa iu dashur të luftojë, ndërtuesi i Malit Tempull Islamik që vazhdon të ekzistojë ka qënë Muavije, i cili në vend të Kështjellës së Antonias së Vjetër  ka ndërtuar xhaminë e parë atje, që njihet si Kubbetus Sisile. Ndërsa në vazhdim, në vitin 691 të erës soë ka qënë Abdulmelik ai që ka ndërtuar Kubbetus Sahran, e cila është një shenjë e vazhdimësisë dhe përvetësimit të misionit hyjnor. Në cepin jugor të Malit Tempull është ndërtuar xhamija Aksa dhe kështu i gjithë Mali Tempull është kthyer në një vend të shenjtë për Islamin.[37]

Pavarësisht periudhave kohore kur Jeruzalemi e ka humbur rëndësinë e tij fetare dhe politike, të tre përfaqësuesit e feve hyjnore kanë pasur përplasje të thella mes tyre në lidhje me Palestinën dhe Jeruzalemin. Gjatë kohës së Kryqëzatave të krishtera, Zemërluani Richard, në një letër që i ka dërguar Selahaddinit, i shkruan se “Për ne Jeruzalemi është një çështje fetare, edhe sikur aty të mbetet vetëm një njeri ne nuk do të heqim dorë”. Ndërsa përgjigja e Selahaddinit ka qënë përafërsisht e këtillë: “Po aq sa për ju, madje edhe më shumë sesa për ju edhe për ne Jeruzalemi është i shenjtë.[38] Ndërsa sipas misionerit amerikan, William Thomson “Jeruzalemi është një pronë e përbashkët e të gjithë të krishterëve.[39] Ezher është shprehur se “Palestina është pronë e arabëve dhe myslimanëve.”[40] Po kështu, edhe Imam Hameini thoshte se “Jeruzalemi është i myslimanëve dhe duhet t’i kthehet atyre.”[41]

Edhe këndvështrimet e atyre që jetojnë në Jeruzalem ndryshojnë nja njëri-tjetri. Qëndrimi i arabëve, të cilët kanë qënë në marrëdhënie me hebrentë që prej shekullit të nëntë para erës sonë ka ndryshuar pas ardhjes së Krishtërimit dhe më pas të Islamit.[42] Ndërkohë që arabët myslimanë i shihnin hebrenjtë sefarad si “Jahud, avlad Arab” (Hebrenjtë janë bijë të arabëve), arabët e krishterë në këngët e tyre të pashkëve i ofendonin hebrenjtë dhe nuk i lejonin që t’i afroheshin kishave.[43] Ndërsa krishtërimi perëndimor i shihte myslimanët si ndjekësë të Muhamedit[44], të devijuarë nga feja e vërtetë e krishterë dhe talleshin me hebrenjtë e urtë qëmblidheshin tek Muri dhe kryenin adhurimet e tyre.[45] Gjuhet e përbashkta të popullësisë aty kanë qënë arabishtja dhe turqishtja.[46]Në përgjithësi, jashtë sinagogave të tyre hebrenjtë flisnin arabisht.[47]

Në 200 vitet e fundit, Palestinës i janë shtuar edhe ambiciet imprialiste. Franca dhe Rusia që kërkojnë të përmbushin axhendat e tyre e kanë vendosur Jeruzalemin në qendër të politikave të tyre. Rusia kishte planifikuar që “kontrollin e saj në lindje” ta vazhdonte nëpërmjet trashëgimisë së kishës, duke e realizuar atë me anë të një sulmi kulturor. Ndrsa katolikët francezë u përqëndruan drejt Palestinës me pretekstin se po e mbronin nga ortodoksët rusë, nuk kishte mjaftueshëm protestantë që këtë mbrojtje ta siguronte Anglia, kështu që politikanët anglezë nuk patën rrugë tjetër veçse të mbështesnin hebrenjtë për t’i dalë kundër rusëve dhe francezëve dhe për të balancuar ndikueshmëritë e tyre. E gjithë kjo ishte vetëm një zgjidhje politike. Detyra e ambasadorit të Anglisë në Jeruzalem ishte që të mbronte të gjithë hebrenjtë, duke përfshirë edhe hebrenjtë rusë që i afroheshin atij për ndihmë.[48]

5.000 libra janë shkruar vetëm për periudhën kohore nga viti 1800 deri më 1875 në lidhje me nteresin që Britania tregonte për Jeruzalemin. Kryeprifti i Westminster, Arthur Stanley i pati bindur britanikët në një libër pati shkruar mbi historinë e Biblës dhe mbi spekulimet arkeologjike se “Jeruzalemi për anglezët është më i rëndësishëm se vetë Anglia”. Arkeologët gjermanë e patën shndërruar “Peligrinazhin e Kryqëzatave Paqësore”, i cili fillimisht kishte vetëm një qëllim të përkohshëm për të analizuar të skuarën në një mjet për të kontrolluar të ardhmen. Në të njëjtën kohë, kjo arkeologji i shërbente edhe qëllimeve ushtarake. Specialistët për lindjen nga Londra kishin arritur ta mësonin jaft mirë gjeografinë e Palestinës duke përdorur spiunazhin arkeologjik, ata e fotografonin gjithë vendin për të krijuar në fund hartën e Palestinës.[49]

Sipas kësaj harte që në qendër kishte Evropën, Palestina ndodhej në Lindjen e Mesme që kishte karakterizuar Marshall Hodgson.[50] Ky rajon i gjerë paraqitet gjeografikisht nga Tayyar Ari i Marokut deri në Afganistan, nga kaukazët deri në Jemen, për nga pikëpamja religjozet paraqitet me përkatësi themelore myslimane, për nga pikëpamja etnike, në rajon jetojnë, turq, persianë dhe një shumicë arabe.[51] Megjithatë, pavarësisht githë kësaj, ekziston një imazh i “Lindjes së Mësme” i krijuar nga orientalistët, që mundohen të shpjegojnë orientin, ta marrin atë nën mbrojtje, të përligjin pikëpamje ushtarake, plitike, kulturore, religjoze dhe ekonomike në lidhje me orientin dhee ta kthejnë atë në gjendje të ngurtë.[52]

Thënë me fjalë të tjera, përkufizimi “Lindje e Mesme” nuk përshkruan vetëm një rajon, por edhe marrëdhënien e këtij rajoni me botën perëndimore dhe kjo marrëdhënie konsiston në sundimin e Perëndimit dhe në një Lindje të Mesme që i përulet. Përqasja e një evropiani nëlidhje me përmbajtjen e këtij përkufizimi është e thjeshtë; Lindja e Mesme i është përulur identitetit evropian sepse ky i fundit është superior mbi të gjithë identitetet e tjera.[53] Kjo sipermaci, që edhe shtyu edhe Napoleon Bonapartin të merrte rrugën për të pushtuar Egjiptin nuk buron vetëm nga fuqia ushtarake, por edhe nga qindra shkenctarë që kishte marrë me vete.[54] Ky pushtim ka formësuar në një lloj mënyre edhe natyrën e marrëdhënies së Evropës me Lindjen e Mesme, si dhe ka qënë zanafilla e prezencës së vazhdueshme dhe aktuale të dominancës së Perëndimit mbi Lindjen.[55]Librat që janë shkruar në lidhje me Lindjen e Mesme nga pikëpamja e evropianëve pas kësaj fitoreje e përshkruajnë rajonin si një vend ku jetojnë turqit e dhunshëm dhe të paaftë, hebrenjtë që konstatisht ankohen si dhe arabët primitivë dhe të pagdhendurë.[56] Parë në këtë kënvështrim, Palestina, si njjë vend i Lindjes së Mesme ishte shndërruar në pjesë të rajonit “e liidhur me një etnicitet”,[57] e cila nuk ekziston politikisht, që edhe nëse do të ekzistonte në sytë e këtij rrjeti racist imperialist politik duhet të ekzistojë vetëm si një vend i rëndomtë i Lindjes së Mesme.[58]

Siç mund të shihet, në Palestinë nuk ekzistojnë vetëm dy pikëpamje, aty gjenden kultura të ndryshme të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe të ndërlidhura gradualisht në kohë. Një gjë e këtillë e çon edhe përshkrimin objektiv të Palestinës edhe ndërlikueshmërinë e gjendjeve objektive që ndikojnë në këtë përshkrim, si dhe pikëpamjet e ndryshme të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë çështje që të nxjerrin përfundime të ndryshme. Përtej kësaj, Montefiore mbron pikëpamjen se histroia e Jeruzalemit është e mbushur edhe me fakte të vërteta, por edhe me legjenda; palestinezët, hebrenjtë dhe më vonë edhe imperialistët evangjelitë të shekullut të nëntëmbëdhjetë kanë mbledhur ngjarje të njëjta janë fajtorë për krijimin më pas të të vërtetave të ndryshme dhe të interpretimeve që bien ndesh me njëra-tjetrën.[59] Po kështu, në të njëtën mënyrë tërheq vëmendjen me atë që thotë edhe Edward Said i cili e sheh si të mundshme që historia e krijuar nga vetë njerëzit mund të jetë prishur nga mostregimi i saj, nga neglizimi i saj si dhe nëpërmjet ormave të caktuara apo edhe të papërcaktuara si dhe më pas të jetë rishkruar.[60] Në këtë situatë mund të themi se ekziston një Jeruzalem dhe Palestinë që shihet në këndvështrime të ndryshme nga hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.

Popujt që do të Qytetërohen, Rendi Kolonizator dhe Sionizmi

Nëse dëshirohet vërtetë që të arrihet në zbulimin e të vërtetës në lidhje me Palestinën, është mëse e nevojshme që të trajtohen terma të këtillë si “zbulime gjeografike”, “kolonizimi”, “sionizmi” dhe “mandatet” sepse në fund të fundit shekulli i njëzetë ka qënë pikërisht momenti kur të gjitha këto koncepte janë takuar me njëri-tjetrin. Zbulimi i Amerikës nga Christopher Colombus gjatë kohës që Evropa po kërkonte territore “Botës së Re” për t’i pushtuar mund të shihet si një pikë kthese në historinë e njeriut.[61]Pavarësisht se ish-presidenti i Amerikës, WoodrowWilson shprehej se “Zoti ia ka dhënë këtë vend njerëzve paqësorë që i respektojnë të drejtat e njeriut dhe e ka lënë këtë vend të paprekur nga pushtimi në mënyrë që të zhvillohen qytetërimet evrpoiane”, në të vërtetë Amerika ka qënë atdheu i vendasve atje para se tëmbërrinin aty evropianët kolonizatorë dhe t’i zhduknin ata.[62]Megjithatë për nga pikëpamja e pushtuesve, nëse në një teritor nuk jetojnë njerëz të bardhë, pra perëndimorë, atëherë këto territore kosiderohen si të pabanuara.[63] Këta persona që kanë mbërritur në një kntinent tashmë të banuarë dhe i kanë masakruar ato popuj për t’u vendosur vetë nuk e shohin veten si fajtorë, përkundrazi e përkufizojnë veten si “njerëzit që kanë sjellë qytetërimin në këtë kontinent.”[64]Ndërsa Wilson qëndronte i mbushur me krenari për qytetërimin që Evropa pati dërguar në Amerikë, në një dokument shtetëror që bënte me dije se në Angli po përgatiteshin një grup pushtuesish të klasës punëtore për t’u zhvendosur në Palestinë shkruheshin fjalë të ngjashme me ato të Wilsonit: “Ekziston një shtet i cili nuk ka një popull dhe Zoti me dijen dhe mëshirën e tij po na tregon një popull i cili nuk ka një shtet.[65]Tashmë kolonitë kishin marrë një formë tjetër dhe kështu “kolonizimi” kishte të bënte me përcaktimin – madje në një pikë edhe në krijimin – e interesave tregtare, fetare, ushtarake, kulturore dhe të komunikimit, po kështu tashmë përfshihej edhe përcatimi i mjeteve të nevojshme.[66] Ndërkohë që mjeti që përdornin shtetet kolonizatore për të konkurruar mes tyre ishin zbulimet e vendeve, tashmë ky mjet ishte Sionizmi.

Termi “Sionizëm”, i cili është futur në literaturën politike nga një hebre rus, Nathan Birnbaum kishte kuptimin e një “organizate dhe partie politike e përbërë nga anatarë hebrenjë, të cilët kanë përqafuar qëllimin që musevinjtë të vendosen në Palestinë.”[67]Megithatë, rrënjët e sionizmit shtrihen deri në vitet 1260 nga Haham Moses ben Nachman, i cili i nxiste hebrenjtë që të ktheheshin në Jeruzalem.[68] Në vitin 188 u krijua një organizatë në Odessa, që mbante emrin “Hovavei Zion”(Të dashuruarit me sionin) dhe besohet të jetë e para që ka hedhur hapin drejt “Sionizmit”. Aj kishte për qëllim që të shpërngulte nga Rusia hebrenjtë që jetonin aty për t’i vendosur në Palestinë dhe Jeruzalem dhe për të krijuar aty një shoqëri buqësore.[69]Megjithatë, duke marrë parasysh vendimet anti-hebraike të vendosura në vitin 1882, shumë pak nga hebrenjtë që braktisën Rusinë arritën që të shkonin deri në Palestinë. Mund të themi se, deri para se sionizmin ta merrnin në kontroll heebrenjtë sekularë, drejtuesit e tij ishin hebrenjë ortodoksë, si autori i librit “Në kërkim të Sijonit” shkrimtari Zvi Hirsch Kalischer dhe se Kthimi në Tokën e tyre ata e mbështesnin mbi besimin se atje do të prisnin ardhjen e Mesihut.[70] Si përfundim kthimi në Palestinë kishte të bënte me faktin se “Parardhësit vinin në Palestinë duke qënë se nuk mund të gjenin akund tjetër kuptimin dhe qëllimin e jetës së tyre.[71]

Në vitin 1896, një gazetar australian, i cili e quante vetën një “gnostik” me emrin Theodor Herzl[72]është shprehur kështu në lidhje me Kthimin Mbrapsht: “Palestina për ne është atdheu unë historik të cilin nuk e kemi harruar kurrë. Do të lindin përsëri makabët” dhe kështu ka publikuar librin e tij nën titullin: Shteti Hebre.[73] Për Herzl “kjo nuk ishte as një çështje sociale, as fetare, por një çështje kombëtare.” Madje sipas tij, sionizmi ishte një doktrinëpushtuese. Në një letër që kishte shkuar për Cecil Rhodes, Herzl shkruante se “Zoti Rhodes, me siguri jeni kureshtar të dini pse po ju drejtohem juve. Sepse edhe programi im është një program pushtues.” Në vitin 1897, në një Kongres në Basel u vendos se Sionizmi është një lëvizje e cila mbështetet në tri shtylla kryesore: politike, nacionaliste dhe pushtuese.[74]

Ata që i kanë dalë kundër idesë së krijimit të një shteti hebre, mbështesin idenë se një gjë e këtillë bie ndesh me traditën hebraike të ndërtuar mbi shprehjen “Teurati është atdheu ynë”.[75]Kjo për arsye se pas shkatërrimit të Tempullit, vendin e Tempullit dhe të shtetit hebre e ka zënë Libri i Shenjtë, “Atëdheu i lëvizshëm i hebrenjve është bërë Jeruzalemi i lëvizshëm”.[76]Shprehja e hebrenjve “Vitin tjetër në Jeruzalem”, më shumë se një kuptim politik ka një kuptim shpirtëror.[77]Pavarësisht se sionistët po mundohen të bëjnë një propagandë të madhe për të bërë të barazvlefshme konceptet sionizëm, musevi dhe hebraizëm[78]duke u shprehur “Hebraizmi dhe Sionizmi janë pasqyra të njëra-tjetrës”[79]Haham Izak Meyer, i cili ka qënë një udhëheqës hebre fjala e të cilit kishte rëndësi në Amerikë dhe se mendonte që sionizmi biente ndesh me hebraizmin, gjatë një konference të organizuar në Montreal në vitin 1897 është shprehur se: “Ne e mohojmë që në thelb çdo lëvizje që ndërmerr ndonjë vendim me qëllimin për të krijuar një shtet hebre. Përpjekje të këtilla paraqesin një devijim të qartë të kuptimësisë së misionit izraelit... që i është shpallur më parë të dërguarve hebrenjë të Zotit... Ne besojmë se qëllimi i hebraizmit nuk është qëllim politik apo nacionalist, por është një qëllim shpirtëror.”[80]

Sionizmi kishte si qëllim krijimin e shtetit hebre, megjithatë në fillimin e shekullit të njëzet popullësia hebreje në Palestinë ishte vetëm 3%.[81] Dhe duket qartë se një popullësi e këtillëështë e pamjaftueshme për të krijuar një shtet. Një ndër emrat më të rëndësishëm të lëvizjes sioniste, Yahudah Alkalai parashikonte tre mënyra si mund të çlironin “Tokat e Shenjta”: diplomaci, blerje dhe shpatë.[82]Mënyrat e para, diplomacia dhe blerja e territoreve provoheshin bashkë. Gjermania, e cila mendonte se sionizmi do të ishte një mjet për rritjen e fuqisë së Gjermanisë nuk arriti t’i bindte turqit pavarësisht përpjekjeve që bëri.[83] Në mesin e kapitalistëve hebrenjë flitej se hebrenjtë që ishin fuqizuar në shekujt 18 dhe 19. mund të blinin territore nga shtetet osmane dhe kështu të bënin të mundur kthimin e hebrenjve në Palestinë.[84]Ky plan ka qëndrua në axhendën e hebrenjve për një kohë të gjatë dhe është munduar që t’i paraqitet qeverive osmane në forma të ndryshme. Në vitin 1901 u formua Fondi Kombëtar Hebre për të marrë territore në Palestinë.[85] Ndërkohë që në vitin 1903, Sadrazam Ferit Pasha Vlora nuk pranoi që t’i jepte me qira 20 mijë hektarë tokë në Tel Aviv njërit prej mbështetësve të lëvizjes sioniste, parizienit BaronRotschildit duke e informuar që një gjë e këtillë nuk do të ndpdhë asnjëherë sepse nuk ka anjë bazë fetare apo ndonjë bazë politike,[86] kur ky plan iu paraqit Sulltan Abdulhamidit të Dytë, i cili nuk ishte kundër migrimit të hebrenjve me kushtin e vetëm që të shpërnguleshin në territore të tjera të perandorisë, duke përjashtuar Palestinën edhe ai e refuzoi prerë këtë plan.[87] Pavarësisht kësaj, migrimi dhe investimet e evropianëve në Jeruzalem vazhdonin. Ndërsa rruga për të aplikuar mënyrën e tretë të parashtruar nga Yahudah Alkalai e hapi Lufta e Parë Botërore.

Ekrem Bej Vlora thotë se rrugën drejt Palestinës për sionistët e hapën britanikët.[88] Duke marrë parasysh luftën, qëndrimi i Britanisë së Madhe kundrejt sionizmit dhe sionistëve kishte ndryshuar. Harbin për të marrë mbështetjen e të krishterëve evangjelikë që lobonin për sionizmin amerikan qindra mijëra sionistët që ndodheshin atje nxiti Arthur Balfourit të thoshte “Unë jam sionist” dhe të krijonte mendësinë se “hebrenjtë janë populli më inteligjent pas grekëve të lashtë të pesë shekujve para erës sonë” si dhe që Churchill ti mbëshhteste të gjitha këto.[89]Më 9 nëntor të vitit 1917, Balfour – duke u mbështetur edhe në tezën e Lord Rotschild – publikoi një deklaratë historike që i premtonte hebrenjve një shtet në Palestinë. Në këtë deklaratë, popullësia arabe që përbënte 90% të popullësisë palestineze shihej si “popullësia që nuk është hebreje”, të drejtat e cilëve ku përfshihen të shtetësisë dhe të drejtave fetare nuk do t’u preken, megjithatë nuk do të kishin të drejta politike.[90] Britania e madhe e kishte arritur qëllimin e saj. Brenda vitit 1918, pas Francës dhe Italisë[91], Deklaratën e Balfour e kishte pranuar dhe përvetësuar edhe presidenti i asaj kohe i Amerikës, Wilson  duke u shprehur kështu: “Mendoni çfarë do të thotë për mua, djalin e një rahibi që të na kthehen Tokat e Shenjta[92] Herzl kishte hedhur edhe një hap tjetër drejt rrugës për të hyrë në historinë e krijimit të shtetit sionist, për të cilin flisnin perandoërt dhe i cili do të mbështetej nga hebrenjtëkapitalistë, megjithatë osmanët nuk ishin mundur akoma dhe nuk kishte asnjë shenjë se ata nuk do t’i mbanin premtimet që u kishin bërë arabëve.[93]

Në vitin 1918, popullësia e hebrenjve në Palestinë kishte arritur deri në 56.000, megjithatë kjo shifër ishte ende e pamjaftueshme.[94] Pavarësisht se lufta ishte një mundësi e mirë për mërgimin e hebrenjve dhe pavarësisht Deklaratës Balfour, mërgimi në Palestinë ishte ende i kufizuar. Një prej arsyeve të ndryshme ishte se në Stanboll ende vazhdonin përpekjet për të punuar në disfavor të sionizmit nga liberalë të ndryshëm osmanë me origjinë arabe, të këtillë si Ruhi Halidi.[95]Pavarësisht këtij kënvështrimi, nuk do të ishte e vërtetë po të pretendonim se të gjithë arabët e kanë përqafuar këtë mendësi. Ka prej atyre që mendojnë se lëvizja sioniste do t’u shërbejë për të arritur qëllimet e tyre vetiake. Ata mendojnë se mund ta përdorin sionizmin si një vegël për intersat e tyre personale që përkojnë edhe me intersat e britanikëve. Edhe familja Hashimi është prej këtyre palëve.

Sherif Hysejni doli sërisht në skenë me ëndrrën e tij për të formuar Mbretërinë Arabe Hashimi, pikërisht në momentin kur Britania kishte nevojë për një kryengritje arabe që të mund t’i dilte kundër qeverisë osmane. Politika britanike – të cilën T.E. Lawrence e përshkruan si “në pamje të jashtme duket sikur të mbështet”[96] – në njërën anë mbështeste Sherif Hysejnin duke e inkurajuar atë me flaë dhe duke e bërë të besonte se do të ishte lider i të gjithë arabëve[97], ndërsa nga ana tjetër mbështeste pikërisht armikun më të madh të kësaj familjeje, sauditët.[98] Kryengritja Arabe, e cila filloi në qershor të vitit 1916 u bë shkak që 30 000 ushtarë turq ta kishin të pamundur të lëviznin nga pozicionet e tyre.[99] Megjithatë, ky rol që ata luajtën gjatë kësaj lufte nuk i kënaqi mjaftueshëm anglezët dhe djali i Hysejnit, Faisali pranoi kërkesat e hebrenjve të Palestinës në këmbim të territoreve të Mbretërisë Siriane, që do t’i kishin kaluar atij nësë do të kishte pasur sukses në kryengritje. Sipas Faisalit Mbretëria Sriane që ai synonte të krijonte, ku vetë do të ishte mbret, por do të udhëhiqte me famijen Hashime dhe me sionistët, do të përfshinte edhe Palestinën në të cilën do të mund të jetonin 4.5 milionë hebrenjë.[100]Për fatin e tij të keq, me mbarimin e luftës nuk u paraqit panorama që ai priste.

Sipas arabëve, që pretendonin se po luftonin për “Çlirimin e popujve, të cilët për një kohë shumë të gjatë tashmë jetonin nën mizorinë e turqve[101] politika kundrejt arabe që u zhvillua pas mbarimit të luftës së Britanisë ishte e pamoralshme.[102] Ndërsa anglezët mendonin se duke qënë se u çliruan nga sundimi i turqve, arabët do të tregoheshin mirënjohës dhe falenderues dhe do të mjaftoheshin me kaq.[103] Në mars të vitit 1920, ndërsa Faisali do ta shpallte veten mbret të Sirisë,[104] ku do të përfshiheshin edhe Libani edhe Palestina, djali tjetër i Sherif Hysejnit, Abdullah e pranoi Sirinë franceze dhe Palestinën angleze, megjithatë mori Jordaninë e sotme, e cila ka mungesë burimesh ekonomike dhe është e lidhur ngushtë me Britaninë e Madhe.[105]Më pas, Churchill do të shprehj kështu: “Pas një dreke në Jeruzalem, vendosa t’i jap Emir Abdullahut Jordaninë në të cilën ndodhet sot.”[106]

Në prill të vitit 1920, nën hijen e Deklaratës Balfour, në draftimin e qeverisë mandatuese të Palestinës u shtua edhe një artikull i ri nga Liga e Kombeve, sipas të cilit Palestina do të ishte nën kontrollin mandatues të Anglisë.[107] Pavarësisht faktit se teorikisht mandatet nuk janë forma kolonizmi dhe shihen si një lloj premtimi i kontrollimit të qeverisjeve të rajonit nënpërmjet Komisionit të Përhershëm i Mandateve, si organ i Ligës së Kombeve, anglezët e kanë trajtuar Palestinën si një shtet pjesë e perandorisë së tyre. Brenda 8 viteteve në Palestinë u vendosën 70 mijë emigrantë hebrenj dhe në krye të tyre u vendos sionisti hebre Sir Herbert Samuel. Në 10 vitet e tjera në vazhdim në Palestinë u zhvendosën edhe 250 mijë hebrenj të tjerë. Me rritjen e ndikueshmërisë së Hitlerit në Gjermani, emigrimi për në Palestinë i ndryshojë drastisht përqindjet e përbërjes së popullësisë aty. Pavarësisht se në Palestinë vazhdonin të ishin në minorancë, në Jeruzalem tashmë hebrenjtë përbënin pjesën dërrmuese.[108]

Kryengritja e parë kundër migrimit që hebrenjtë kishin planifikuar dhe kundër Mandatit të anglisë u zhvillua në vitit 1920.[109] Megjjithatë, kryengritja e parë që krijoi ndikimin më të madh u zhvillua në Jeruzalem, në murin që myslimanët e njohin si Harem-i Sherif – e cila madje e impresinoi Komisionerin e Lartë aq sa u shpreh se “Kam kuptuar se në Palestinë nuk mund të ketë udhëheqës të lartë përveç Zotit”. Kjo kryengritje u zhvillua në vitin 19929, nën emrin Kryengritja e Burakut dhe tashmë mbart një vlerë simbolike në ndërgjegjen e popullit arab.[110]Gjatë kryengritjeve që zhvilloi pas vitit 1935 punonjësi në gjykatën e sheriatit në Haifa, Shejh Izzeddin el-Kassam, anglezët krijuan Qendrën e Hetimit Arab, në të cilën popullësia keqtrajtohej sistematikisht. Dënimi për arabët që posedonin armë ishte me vdekje, ndërsa nga ana tjetër u trajnuan dhe pajisën me armë 25 mijë hebrenj sionistë të cilët u organizuan kundër arabëve.[111]  Më vonë, të njëjtët hebrenj do t’i përdornin armët e tyre kundër anglezëve.

Shpërbërja e Palestinës, krijimi i shtetit hebre dhe dëbimi me forcë i popullësisë arabe u bë pjesë e agjendës së asaj kohe për herë të parë në korrik të vitit 1937 në një raport tëLord Peel.[112]Pavarësisht se propozimi i sionistëve ishte që shteti të vazhdonte të mbante emrin Palestinë, të gjithë arabët – përveç mbretit të Jordanisë, Abdullah – e refuzuan këtë propozim.[113]Pasi përfundoi afati i qeverisej së mandatuar angleze, të cilët u tërhoqën me shpejtësi nga Palestina, në hotelin King David, i cili u hap në vitin 1930 dhe që shërbente si vendi ku mblidheshin në mënyrë sistemanetike emra të njohur të elitës arabe, ndër të cilët edhe mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe gjatë ktyre mbledhjeve drejtuesit anglezë u jepnin atyre detyra për shërbimet e inteligjencës.[114]

Në kohën kur anglezët ishin gati për t’u laguar nga Palestina, popullësia ishte e ndarë në 1 milion e 200 mijë arabë, të cilët zotëronin 94% të territoreve dhe në 600 mjë hebrenj. Teorikisht, numri forcave ushtarake të shteteve arabe ishte shumë i madh, megjithatë kur trupat angleze të përbëra nga 165 mijë ushtarë u tërhoqën nga Palestina, në të vërtetë vetëm 28 mijë prej tyre u larguan. [115] Masakra e Dejr Jasinit, e cila mund të pranohet se ka elementët e një spastrimi etnik, pjesë e planit të sionistëve për të larguar dhe dëbuar arabët na fshatrat e tyre duke ngjallur terror ka qënë një pikë kthese për këtë luftë.[116]Pas kësaj masakre, numri i arabëve që braktisën shtëpitë e tyre arriti një kohë shumë të shkurtër në 940 mijë dhe këta njerëz që nuk u kthyen më kurrë vazhdojnë të jetojnë në kampet e Komsionerit të Lartë të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).[117] Ushtritë arabe, që veten e quajnë luftëtarë dhe hebrenjtë civilë, nuk arritën t’i mbrojnë palestinezët.[118]

Më 14 maj të vitit 1948, vetëm njëmbëdhjetë minuta pasi Ben–Gurion shpalli formimin  “shtetit hebre”, presidenti i asaj kohe i SHBA-së, Truman e ndryshoi emrin në “shtetin Izraelit” dhe e njohu de facto formimin e shtetit nën emrin Izrael[119], megjithatëde juro e njohu për herë të parë Stalini.[120] Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë mbledhjes së Jaltës, Roosevelt është shprehur “Unë jam Sionist”, ndërsa Stalini është përgjigjur se “Parimisht edhe unë jam sionist” dhe ushtria sovjetike shpresonte në krijimin e një shtti hebre.[121] Krijimi i Izraelit është parë si “ekzistencialteti historik” i sionistëve dhe “nxjerrja nga historia” e arabëve.[122] Reagimi i arabëve nuk kishte ndikueshmëri. Bërja e një marrëveshjeje të mbretit të asaj kohe të Jordanisë, Mbretit Abdullah me sionistët për të mos i sulmuar në këmbim tëWest Bank;[123] furnizimi i sionistëve me armët e sovjetikëve që kalonin nga Çeko-sllovakia;[124] rritja e fuqisë ushtarake të Izraelit dhe fitimi i luftës kundër egjiptianëve në vitin 1949 si dhe firmosja e armëpushimit me pesë vende arabe ishin fatale për arabët. Kjo situatë e rrëzimit të regjimeve arabe; rritjes së rrymës nacionaliste i hapi rrugën n vititn 1967 asaj që sot njihet si “Lufta gjashtë ditore”[125] të cilën lideri i ri i Egjiptit, Nasir e përshkruante si qëllimi i shkatërrimit të Izraelit – ndërkohë që Izraeli në mënyrë surprizuesi arriti të paralizonte ushtritë arabe nëpërmjet presionit, vuri flamurin e Izraelit nëKubbetus Sahra[126] dhe hodhi themelin e pozicioneve të shumta strategjike që ne dëshmojmë sot. Në këtë luftë, kur hebrenjtë po dilin nga Egjipti për tek “Toka e Premtuar” vodhën Shofarin dhe gjatë pushtimit të Jeruzalemit u trasmetua në televizione dhe radio momenti kur krye-prijësi hebre doli në Murin Perëndimor , gjë që krijoi një ndikim tek hebrenjtë sekularë dhe evangjelikët amerikanë.[127] Ata besuan në ato kohë se Izraeli ishte një shtet i shenjtë. Edhe një herë tjetër, me Amerika me paanësinë që i mungon mbajti anën e Izraelit, megjithatë arsyeja e vërtetë pse shteti amerikan mban tërësisht anën e Izraelit shkon përtej ndjeshmërisë fetare të amerikanëve dhe qëndron në interesat strategjikë të Amerikës. Regjimi sionist i Izraelit është një bazë ushtarake për Amerikën dhe ka krijuar një sipërmaci të konsiderueshme ushtarake kundër arabëve.[128] Pa kësaj lufte, marrëdhëniet mes Amerikës dhe Izraelit janë zhvilluar në një këndvështrim gjithnjë strategjik. Në mënyrë të këtillë që, nëse një ditë vetë SHBA-ja do të detyrohet që të braktisë bazat ushtarake të saj në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Arabinë Saudite, atëherë do të mund të vazhdojë të përdorë si bazë të saj ushtarake fuqinë ushtarake të Izraelit.[129] Dhe pa kaluar shumë kohë, një dijetar religjoz iranian i cili kishte dalë kundër nëatë kohë të shndërrimit të bazës ushtarake iraniane në pjesë të Amerikës dhe Izraelit dhe e pati dëbuar Amerikën nga Irani.[130]

Pozicioni i Regjimit Sionist në Këndvështrimin e Ulemasë (Klasa e dijetarëve religjozë myslimanë)

Për anglezët ishte një fitore strategjike që Kanali i Suezit dhe kontrolli i Egjiptit t’i kalonte anglezëve. Këto brigje të portës hyrëse për në Indi dhe pikës ku bashkohet trafiku ajëror mes Anglisë, Azisë dhe Afrikës i kanë shtuar një dimesion tjetër konkurrencës mes Anglisë dhe Francës dhe rritën edhe më shumë rëndësinë e Palestinës.[131] Britanikët shihnin farancezët dhe francezët shihnin britanikët si pengesat e tyre kryesore që kërcënonin kontrollin e njëra-tjetrës në rajon. Nga ana tjetër, ky rajon nuk ndikohet vetëm nga legjendat, përbën edhe një vend që shtetet perëndimore kolonizatore kanë indetresat e tyre për shkak të rezervave të paimagjinueshme të naftës dhe të gazit.[132] Edhe udhëheqësit religjozë që ndodhen në rajon janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe e shohin pikërisht nga ky këndvështrim marrëdhënien e perëndimorëve me sionistët.

Shumë dijetarë myslimanë sunni dhe shii (ulema) e shohin migrimin e hebrenjve në Palestinë dhe regjimin sionist e Izraelit si një rrezik jo vetëm për Palestinën por për të gjitha vendet fqinje dhe gjithë botën Islame, si një botëkuptim i devijuar i mbështetur në themele tëpavërteta fetare dhe si një rezultat të kolonizimit dhe mbajnë si përgjegjës të kësaj situate udhëheqësit arabë. Në një fjalim të tij, Shejh Muhammed Al-i Kafish el-Gita është shprehur kështu: “O myslimanë, fatkeqësia jonë e vërtetëështë kolonizimi. Themeli, rruga dhe burimi i çdo fatëkeqsie dhe problemi është kolonzimi. Ata që na e kanë sjellë këtë kolonizim dhe na e kanë futur thellë në personalitetin, pasurinë, pasardhësit, moralit dhe zakoneve tona janë udhëheqësit tanë.”[133] Duke parë shembullin e Xhemal Abdulnasirit në Egjiptit edhe pse disa arabë nacionalistë e shohin krijimin e shtetit të Izraelit si pika më e lartë e imperializmit,[134] edhe pse nacionalizmi arab mbështetet mbi kundërvënjen ndaj racës dhe hebraizmin[135] dhe madje edhe pse Islami pranohet si një element bazë në krijimin e një shteti i cili mban brenda edhe të kërishterët[136], disa dijetarë nuk e mbështesin mendimin se ky problem duhet parë në këndvështrimin e nacionalizmit arab dhe shprehen se kjo do t’i hapte ttugë humbjes, madje liderët arab nuk e kanë lënë me kaq dhe e kanë përkufizuar këtë temë si një problem vetëm brenda arabëve të Palestinës.[137]Sipas tyre migrimi drejt Palestinës nuk ka qënë i ligjshëm dhe se duhet të ishte pranuar si pushtim. Parë në këtë këndvështrim, është një obligim që të mbrohej nga këto vepra dhe nga ky agresion dhe përbën njëpërgjegjësi jo vetëm politike por edhe itikadi-fetare për myslimanët.përpos kësaj, në fetvatë (dekretet) e dhëna nga shkollat fetare ndalohet ,cfarëdolloj marrëdhënie me sionistët dhe përcaktohet se ky xhihad është farz (detyrim fetar).[138]

Ndikimi i Regjimit Sionist Gjatë Revolucionit Islamik Iranian

Pothuajse të gjithë ata që e studiojnë nga afër Iranin aktualisht e shohin Iranin, me një qeveri në të cilën në mënyrë të drejtë apo të tërthortë me anë të zgjdhjeve të shumta edhe populli është i përfshirë, si një rezultat i gabuar i Revolucionit Islamik[139] duke e krahasuar atë me monarkinë e përligjur të para vitit 1979. Në cermoninë e celebrimit të përvjetorit të 2500-të  të organizuar nga Salltaneti i Iranit në vitin 1971, në fjalimin që Kiros i Madh e shpalli veten “Shehinash – Mbretin e Mbretërve” duke u mbështetur në mbretërinë e Ahamenish duke marrë për vete një rol të këtillë. Ndërkohësi është përgjigjur Shahu kurështë përballur me përgjigjen e një studenti të vërtetë të rregullave të Islamit si Ajetullah Humejni[140]Titulli Mbreti i Mbretërve është një ndër titujt më të urryer përpara Allahut[141] në lidhje me ndikueshmërinë e tij para ulemasë në luftën politike për të vazhduar marrëdhëniet me regjimin sonist izraelit? Për të arritur t’i përgjigjemi kësaj pyetje është fillimisht e nevojshme që të njihemi me “shahun”

Kush është Shahu i Iranit?

Udhëheqja e gjithë botës së Ahameshirëve ka qënë një mendim i konceptuar nga lidhja e tyre me zerdushtçunë. Udhëheqësi i botës që njihet si “mbret, shehinshah/mbret i mbretërve” nga ahamenishët dhe sasanijtë ishte një i dërguar i Zotit që zotëron autoritetin e vërtetë dhe ky mendim mbështetej në rregullin “një Zot, një univers, një udhëheqës, një ligj”. Kjo mendësi që ishte kthyer në një pjesë të vetë shtetit iranian është riformësuar më pas duke u mbështur në konceptet islamike dhe ka prej atyre që janë të mendimit se perandoria Sasani  ka rindërtuar edhe njëherë traditën e saj nëpërmjet udhëheqjes së Abbasit dhe në kohën e Safevinjve udhëheqja e Iranit ttë asaj kohe dhe besimin i Shia Imamijes ishin kthyer në një të vetëm. Edhe Safevinjtë edhe Kaçarët i kanë përdorur titujt “shehinshah”, mejithatë në atë periudhë në Iran nuk ka ekzistuar “shteti” siç njihet sot i përkufizuar nga Weber “Një unitet me forcë të përligjur”. Për të arritur deri në këtë koncept duhet të pritet për periudhën Pehlevi. Deri para periudhës Pehlevi, shteti nuk kishte kuptimin e një bashkimi territori dhe politike si dhe nënshtrimin e padiskutueshëm ndaj ekzistencës së një udhëheqjeje të vetme. Ajo ishte më shumë një forcë qeverisëse që përllogariste edhe ekzistencën e fuqive vendase. Personaliteti që ruante balancën në mesin e popujve të ndryshëm ishte mbreti më i lrtë – Shehinshahu dhe ligjshmërinë e tij e fitonte nga tradita dhe historia e përgjithshme dhe ishte një produkt i ideologjisë së udhëheqjes që përbënte mendimin e atij që njihej si Iran.[142] Megjithatë, pavarësisht se titujt kanë mbetur të njëjtë, me kalimin e kohës kuptimësia dhe përdorimi i tyre ka ndryshuar.

Pavarësisht se edhe udhëheqësit safevi e kanë përdorur titullin “shehin-shah”, ata kanë parë si fenë e shtetit dhe udhëheqësin e përligjur atë që mësohet nga Dymbëdhjetë Imamët Muhammer Mehdi dhe janë mbështetur në legjimitetin e Imamit të fituar fillimisht nga jurispudenca islame dhe nga komentimi i bërë jurispudencës islame nga këndvështrimi shiit. Në këtë këndvështrim, burimi i përligjjes fetare buron nga Ehli Bejti dhe një lidhje e fikhut që me anë të pejgamberit lidhet me Allahun dhe kështu edhe shahu konceptohej si stimulues në këtë mes.[143]Mendimi shiit e vë imametin në një pozicion të veçantë dhe shumë të përvetshëm në akaid dhe e sheh doktrinën e velajeteve si një urë ndërlidhëse që lidh risaletin dhe imametin. Po kështu, për shkak të dijes dhe takvasë që janë një përzgjatje e të gjitha këtyre, njeriut me pozicionin më të lartë pas pejgamberit dhe imamëve për nga jurispudenca fetare i jepej një përgjegjësi gjithëpërfshirëse në mesin e myslimanëve.[144]Në vitin 1532, Shah Tahmasb, me një dekret nga ulema për Muhakkık Keraki, “naibu’l-imam” e ka njohur këtë titull.[145]Garthëate e regon kështu këtë pozicionin që ende ka vazhdueshmëri në fikh: “Kur Ismaili i Dytë mori fronin në vitin 1576 u drejtua kështu një muxhtehidi: Ky sulltanet i përket në të vërtetë imamit, Sahib-ez Zamanit... dhe t’i je vendosur në këtë pozicion në vend të tij për të sjellë në vend urdhëresat e Islamit dhe sheriatit. Ti po më shtron tapetin që unë të ngjitem në fron... kështu që unë do të ulem në fronin e shteti dhe do të qeveris duke pasur parasysh vendimet dhe mendimet e tua.”[146]

Lufta shah-ulema në shekullin e 20 dhe ndikimi i regjimit sionist në këtë luftë

Rritja e nikueshmërisë së Perëndimit gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19 në Iran bëri që të vëzhgohej edhe njëherë lloji i marrëdhënies së popullit iranian me shahun dhe kjo periudhë solli si rezultat Lëvizjen e Legjitimitetit të vitit 1905. Tashmë shahu do ta qeveriste vendin bashkë me një parlament që ishte krijuar në bazën e rregullit kushtetues. Më pas, në vitin 1925, Riza Han që mori në dorë pushtetin duke rrëzuar Kaçar Hanedanin u zgjodh shah nga parlament dhe duke vënë në kokë një kurorë dhe zgjodhi emrin diansti për fjalën Pehlevi që mendohej të kishte lidhje me Iranin e periudhës së lashtësisë.nga ky moment, me qëllim që të përligjte udhëheqjen e tij dhe dinastinë, Riza Shah  filloi që të përlartësonte Iranin në periudhën para ardhjes së Islamit. Në këtë mënyrë shpresonte që krijonte një shtet-komb që mbështetej në një nacionalizëm i cili i kishte rrënjët në Iranin e periudhës para islamike.[147] Megjithatë, në atë periudhë ishte e pamundur tashmë që nacionalizmin e iranianëve ta ndaje nga feja e tyre sepse feja ishte bërë një ndër elementët themeltarë të këtij nacionalizmi. Një situatë e këtillë e detyroi atë që me qëllim që të vazhdonte udhëheqjen e tij të ndiqte një rrugë pragmatiste me ulemanë. Duke pasur parasysh kushtet që krijoi Lufta e Dytë Botërore, Riza Pehlevi u detyrua që të jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij, dhe nga viti 1941 deri në vititn 1953 udheheqjen e ligjshme të shtetit e mori përsipër Shahu Muhammed Riza. Kjo periudhë që zgjatet deri në vitin 1979 nihet si periudha kur Irani u mbajt peng për nga ana politike.[148]

Në këtë periudhë, Irani ishte shndërruar në kështjellën e SHBA-së në rajon me praninë deri më 25 mijë ushtarë, këshilltarë dhe teknicienë amerikanë në vend.[149] Në vend nuk gjendej vetëm SHBA-ja, por edhe regjimi sionist ishte vendosur aty. Strategjia e Shahut për të kontrolluar të githë Gjirin Persik dhe “Teoria Periferike” e David Ben Gurionit e kishin kthyer Iranin në një bazë që punonte në të keqe të vendeve fqinje arabe rreth tij.[150]Shahu, i cili kishte si detyrë të tij mbrojtjen dhe përhapjen e Islamit dhe të medhhebit (sektit) Xhaferi e kishte vendosur Iranin në një pozicion që tejkalonte kushtetutën dhe rregullat dhe kufinjtë e vendosur nga ulema në pikëpamjen fetare.[151]Fakti që Shahu po përpiqej që të kufizonte kompetencat e Shahut nuk i krijoi probleme vetëm me ulemanë, por i krijoi përçarje edhe me popullin. Ndërkohë që ulema i kërkonte shahut që të ndiqte kushtetutën, shahu zgjodhi që ta përçudnonte ulemanë. Një gjë e këtillë bëri që ligjshmëria e shahut të tronditej deri në themele.[152]Ajetullah Humejni që pas vitit 1963 ka teguar një opozitë të ashpër kundër Shahut, por që deri në vitin 1970 nuk kishte kërkuar ndyshimin e kushtetutës e paralajmëroi kështu Shahun nga ku ndodhej në Nexhef i persekutuar:[153]Krijimi i qendrave ushtarake, komunikuese dhe të spiunimit për forcat e huaja bie jashtë kompetencave të ligjshme. T’i lëshosh territoret më të mira të vendit të huajve të këtillë si Izraeli dhe bashkëpuntorët e tij dhe të largosh nga aty vetë popullin iranian bie ndesh me kushtetutën dhe është një tradhëti ndaj popullit.”[154]

Ulema besonte se Pehlevi Hanedani nuk i ishte përmbajtur detyrave të tij islamike dhe se kishte tradhëtuar shtetet arabe. Në këtë mënyrë, ulematë në Iran dhe në vetet e tjera vazhdonin që t’u rikujtonin udhëheqësve të tyre dhe veçanërisht Pehlevi Hanedanit përgjegjësitë e tyre. Pikëpamjet e ulemasë në lidhje me këtë temë janë bërë të qartë me shembuj të këtillë si thirrjet e Muxhtehidit iranian, Ajetullah Sejid Ebu’l Kasime’l Kashini,[155] i cili ka rritur fuqinë politike të ulemasë për popullin iranian; thirrjet e muxhtehidit shii libanez, Sejid Muhsin el-Eminit për botën arabe dhe botën islamike; në mënyrë të ngjashme thirrjet e Ajetullah el-Uzma Sejjid Buruxherdi dhe thirrjet për popullin iranian të Nevab Safaviut që bashkë me 5 mijë vullnetarë ligjëronte shkuarjen në Palestinë; thirrjet për popullin iranian dhe të tjetër tëAjetullah el-Uzma Sejjid el-Hansarit, i cili e konsideronte pranimin e legjitimitetit të shtetit sionit izlaerit nga qeveria iraniane, krijimin e marrëdhënieve tregtare dhe diplomatike si një tradhëti të bërë kundrejt Islamit dhe myslimanëve dhe e kishte paralajmëruar qeverinë për këtë si dhe kishte nxjerrë dekretin se duhen dërguar ndihma në Palestinë; thirrjet e muxhtehidit nga Iraku Ajetullah el-Uzma Sejjid el-Hakim, i cili bënte thirrje që në çështjet ku përfshihen përgjegjësitë fetare, si njohja e Izraelit të merren përsipër edhe ndjesitë e myslimanëve dhe që e shihte çështjen palestinez në përgjithësi dhe në veçantësi Jeruzalemin si një çështje islame për zyërtarët e qeverisë iraniane dhe kryeministrit të asaj kohe të Irakut Abdurrahman Muhammed Arif; thirrjet e drejtpërdrejta për shahun na Ajetullah Humejni, i cili solli në aktualitet marrëdhëniet politike sipas rregullave islame dhe që ishte muxhtehidi i parë shii që e shpalli haram marrëveshjen me Izraelin dhe që e akuzoi shahun për shkak të këtyre marrëdhënieve me Izraelin; thirrjet oër udhëheqjen iraniane nga Ajetullah el_uzma Ebu’l Kasim el-Hui, i cili bënte thirrje për ndërprerjen e tregtisë së nftës me jomyslimanët dhe marrjen e përgjegjësive në lidhje me këtë temë etj.[156] Reagimi i menjëhershëm i Shahut në lidhje me këto thirrje ishte fillimisht mohimi i tyre dhe më pas vënja në lëvizje e policisë, shërbimeve të inteligjencës dhe ushtrisë; ndërsa reagimi afatgjatë ishte që të përshpejtonte projektin e tij për t’u kthyer në Iranin e lashtësisë duke larguar për një kohë të gjatë ndikueshmërinë e ulemasë në qeverisjen e tij. Megjithatë, kur vëzhgojmë këtë situatë, vëmë re se në të vërtetë shahu nuk ka mundur që të arrinte asnjërën nga këto gjëra.

Në përgjigjen që Shah Muhammed Riza i kishte dhënë letrës së shkurar nga muxhtehidi nga Iraku, Ajetullah el-Uzma Sejjid el-Hakim në lidhje me njohjen e shtetit të Izraelit, nëpërmjet ndërmjetësimit të Sejjid el-Behbehani shprehej se nuk është e vërtetë se  qeveria iraniane do të njohë shtetin e Izraelit, se kjo gjë nuk do të ndodhë as në të ardhmen dhe se vetë ai personalisht do të tregojë kujdes në mbrojtjen gjithnjë të interesave të myslimanëve në gjithë vendet islamike.[157]Pas krijimit të një regimi të këtillë, pothuajse një vit më pas, kur kryeministri nacionalist Musaddik refuzoi që të ndërpriste marrëdhëniet zyrtare me Izraelin, atëherë kjo përgjegjësi iu vesh Musadikkut. Megjithatë, kërkesat e ulemasë vazhdonin pavarësisht kësaj. Ajetullah Humejni i kishte bërë thirrje disa herë qeverisë iraniane që të bashkohej me shtetet islamike kundër Izraelit. Këmbëngulja në këtë aspekt e rriti edhe më shumë tensionin mes ulemasë dhe shahut.[158] Ngjarja e parë që do t’i hapte më pas rrugën jetës si i persekutuar të Ajetullah Humejnit në vitin 1964 ishte deklarata që ai bëri pas sulmit të agjendëve të shërbimeve të inteligjencës në vitin 1963 në medresenë Kum Favzije ku mbetën të vrarë dy nxënës ku e përngjasoi shahun ne jazidin: “Është Izraeli ai që nuk dëshiron të ketë Kur’an në këtë vend. Është Izraeli ai që nuk do të metë dijetarë në këtë vend... ishte Izraeli ai që ka sulmuar Fevzijen nëpërmjet këtyre agjendëve të padenjë në mënyrë të tërthorë.[159]

Edhe pse ndodhej i persekutuar, Ajetullah Humejni vazhdonte që të jepte ligjërata për të gjithë myslimanët në lidhje me marrëdhëniet e shahut me izraelin dhe me faktin se Irani ndodhej nën kontrollin e sionistëve dhe theksonte faktin se kushdo që e konsideronte veten “mysliman” duhet ta kuptojë se nëse shahu do të ishte i sinqertë në deklaratat e tij do t’i jepte rëndësi këshillave të ulemasëdhe të nxjerrin në dritë se ka prej atyre që po i bëjnë presion ulemasë në mënyrë që t’i shërbejnë sionizmit dhe aleatëve të tyre dhe duke ie shpërbërë ulemanë po vendosin në vendin e tyre hoxha që nuk janë kompetentë dhe t’i shndërrojë ata në nëpunës.[160]Për më tepër ai thoshte haptazi se shahu, FBI-ja dhe shërbimet e inteligjencës sëMossadit patën krijuar në vitin 1957 një shërbim të ri të inteligjencës, SAVAK agjendët e të cilit ishin trajnuar nga sionistët për teknikat e torturës dhe se të gjitha krimet kundër popullit i kanë kryer bashkë.[161]

Ajetullah Humejni, i cili letrave që i shkuranin dijetarët e tjerëi përgjigjes se duke qënë se Islami dhe Irani do të përballeshin shumë shpejt me një rrezik, pavarësisht presionit të shahut duhet që dijetarët të vazhdojnë të ndërgjegjësojnë popullin shprehej se “Sot nuk është dita që të veprohet sipas metodave të mëparshme. Nëse tërhiqemi në një cep dhe qëndrojmë të heshtur do të humbim gjithçka.[162]Një çështje e këtillë nuk ishte një gjë e re për dijetarët fetarë të Teheranit, të cilët në vitin 1922, sapo kishin mësuar për asakrat që pobëheshin ndaj palestinezëve i patën shkruar një letër parlamentit anglez për t’i paralajmëruar ata.[163] Megjithatë me kalimin e kohës këto kushte kishin ndryshuar, anglezët i kanë shtypur protestot e arabëve dhe sionistët kishin arritur dhe korrur suksese ushtarake, politike dhe diplomantike. Ajetullah Shejh Muhammed Husein Âl-i Kashif el-Ğita shprehej se “Pasi shumë shtete e kanë pranuar ekzistencën e shtetit të Izraelit, çështja e Palestinës është vështriësuar në mënyrë serioze dhe është shndërruar në një çështje që ka nevojë për ndihmë, urtësi, durim dhe trimëri. (...) Përfshirja jonë në këtë problematikë të Izraelit rrjedh nga vetë Amerika që e krijoi këtë problem. Ndërsa që të shpëtojmë nga Izraeli do të na duhet të shpëtojmë nga rrënjë shumë të thella të kolonizimit.”[164]E gjithë ulema-ja ishte në të njëjtin qëndrim me piëkpamjen e el-Gitas. Në fjalime që ka mbajtur në data të ndryshme, Ajetullah Humejni kujtonte faktet se është Amerika ajo që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje Izraelit dhe mbështetësve të tij, të krijuar nga duart e vetë shteteve koloniste perëndimore dhe lindore për të krjuar paqëndrueshmëri tek arabët myslimanë; se shtetet kolonizatore, nëpërmjet izraelit nuk synonin vetëm që të pushtonin Palestinën, por që të merrnin nën kontroll të gjithë shtetet arabe; se projekti sionist kishte për qëllim marrjen nën kontroll të gjithë botës islame dhe se ishte veçse një mjet i kolonizimit; se Amerika po mbështet Izraelin dhe shahun për të përfituar pa shpenzuar nga burimet nëntokësore të pasura të myslimanëve; se Amerika është burimi i të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur deri më tani myslimanëve dhe se rrënjët e këtij burimi të djallëzuar duhen hequr me përpjekjet që do të tregojnë vetë shtetet dhe popujt myslimanë me gjithë burimet e tyre materiale dhe shpirtërore. Sipas Ajetullah Humejnit, prezenca e Izraelit në Iran ishte e shumëanshme me anë të përdorjes së ekonomisë dhe propagandës. Nga pikëpamja ekonomike, shahu jo vetëm që i mundësonte Izraelit gjysmën e sasë së naftës që i nevojitej, por i dorëzonte kështu në dorë edhe financën e shtetit. Ai shprehej se, në tregjet e vendit gjendeshin produkte izraelite; shumica e fabrikave kontrolloheshin nga bashkëpunues të shtetit të izraelit; tokat buqësore të Iranit i ishin dhënë me konçesion Izraelit; se e ardhmja financiare e vendit ishte në rrezik dhe se nëse do të vazhdohej kështu bizneset e vogla dhe tregtarët e vegjël do të falimentonin të gjithë. Dhe të gjitha këto përkufizojnë atë që njihet si “shenja të dobësisë dhe skllavërisë dhe një tradhëti ndaj Islamit dhe myslimanëve.” Vetëm për të mashtruar popullin e tij, shahu nuk shprehej për asgjë në lidhje me Izraelin. Ajetullah Humejni, i cili shprehej se edhe shahu i shërbente Izraelit nëpërmjet propagandës e fajësonte atë se në luftën e myslimanëve me jo-myslimanët i mbështeste palën tjetërr dhe se ishte pjesë e një grupi shumë të vogël njerëzish që ende nuk i kishin kuptuar çështjet e arabëve.[165]

Sipas Ajetullah Humejnit, shahu i cili ishte mbështetës i Izraelit dhe aleat i Perëndiit kundër botës myslimane është pozicionuar haptazi në krah të Amerikës në çështjen palestineze.[166] Ai thoshte se në Luftën Gjashtë Ditore, Shahu ka lejuar trajnimin e avionëve Fantom të ushtarëve izraelitë në Iran të cilat u përdorën për të asgjësuar me një sulm Forcat Ajërore të Ushtrisë së Egjiptit, se ai ka qëndruar me gjithë fuqinë e pushtetit të tij famëkeq pranë Izraelit dhe pranë shërbyesve të tjerë të Izraelit, se këto marrëveshje të shahut me izraelin janë pritur me urrejtje nga ulema-ja, nga populli iranian, madje edhe nga ushtria iraniane dhe se shahu kishte tradhëtuar shtetet myslimane.[167] Në një fjalim të mbajtur në vititn 1965 Ajetullah Humejni shprehej kështu” “I bëj me dije të gjithë shteteve myslimane dhe të gjithë botës myslimane që populli i urtë shiit e urren Izraelin, shërbyesit e tij dhe këtë qeveri që i shërben atij. Nuk është populli iranian ai që ka marrëdhënie me Izraelin, populli iranian qëndron larg këtij mëkati; është qeveria që nuk përfaqëson këtë popull që ka bërë marrëveshje me Izraelin” me anë të së cilës kërkonte që të krijonte kontakt me popujt drejtpërdrejt dhe t’i vinte këto popuj në lëvizje.[168]Sipas Ajetullah Humejnit, duke qënë se qeveritë mendojnë vetëm për ineresat e tyre është e kotë që të ulemi dhe të qëndrojmë pa bërë asgjë duke pritur që ata të realizojnë kërkesat tona. Janë vetë popujt ata që duhet të zgjidhin problemet e tyre.[169]Ai vazhdon duke thënë se  popujt mund të shpëtojnë nga tragjeditë që sjellin këto kolonizime famëkeqe me sakrifica duke vepruar me mençuri dhe urtësi. Ndërsa për të arritur një gjë të këtillë, ndërkohë që luftëtarët palestinezë luftojnë me trimëri kundër pushtimit dhe përdhunimeve, populli iranian, ushtria iraniane dhe udhëheqësit e tyre nuk duhet t’i përulen më gjatë kësaj situate, duhet të gjejnë rrugë për të ruajtur sovranitetin e vendit të tyre, duhet të parandalojnë aktivitetet e Amerikës dhe Izraelit në Iran edhe pse kjo gjë mund t’iu shkaktojë atyre dëme personale, dijetarët duhet t’i përkujtojnë popullit masakrat e Izraelit dhe duke përdorur çdo metodologji të mundshme duhet që shahu të rikthehet në palën që mbështet interesat e myslimanëve duhet të detyrohet që ai të mos vazhdojë më të tradhëtojë Kuranin Kerim dhe ndjekësit e tij. Kjo këshillëështë e vlefshme për të gjithë myslimanët aq sa është e vlefshme për popullin iranian. Myslimanët duhet të kishin luftuar kundër këtij burimi ligësie pa u trembur nga shfaqjet e forcës së sionizmit, pa u mashtruar nga premtimet e super-fuqive dhe duke thënë“La ilahe illallah” nuk duhet t’i kishin besuar Amerikës dhe Izraelit dhe nuk duhet t’i kishin toleruar ato.[170]

Ajetullah Humejni shprehej se kundër çdo mbështetje haptazi apo të fshehtë të Muhammed Riza Shahut për Izraelin, duhet të tregohet mbështetje për ,cdo grup që lufton në mbrojtje të Palestinës. Për të mbështetur xhihadin për të cilëin bënte thirrje, ai përdori ,cdo rrugë që i lejonte jurispudenca shiite për të mobilizuar këtë luftë. Ashtu si edhe dijetarët e tjerë, edhe ai ka shpallur dekrete se ndihmat financiare që vinin zekati, humusi dhe sadakaja duhet të shkonin pëër të ndihmuar grupimet që luftonin për Palestinën. Në këto dekrete ai shprehej se “nuk duhet kursyer për të ndihmuar luftëtarët epalestinezë” dhe se kjo gjë ishte e detyruar për të gjithë myslimanët.[171]Qoftë në letrën e qershorit të vitit 1968 Komunitetit Fedai, qoftë në përgjigjen që i jepte pyetjes së pyetur nga lëvizja Fetih, ai shprehej se shpërndarja e ndihmave materiale edhe në mesin e luftëtarëve të kësaj lëvizjeje ishte një obligim për myslimanët. Këto dekrete, duke shtuar edhe fjalimet e dijetarëve të tjerë i kishte përkthyer në katër gjuhë dhe i pati shpërndarë gjatë ritualit të haxhit.[172]

Që prej vitit 1970, rajoni prodhonte gjysmën e naftës për të cilën ka nevojë Perëndim dhe lufta që fillo në vitin 1973 e njohur si lufta Arabo-Izraelite me bojkotin e naftës e katërfishoi çmimin e naftës.[173] Në këtë këndvështrim,Ajetullah Humejni e fajëson shahun dhe udhëheqësit arabë të vendosura si kukulla na shtetet kolonizatore se e kanë përforur naftës si një armë se e kanë shitur Islamin dhe Iranin vetëm për naftë dhe këshillonte që populli iranian dhe ve,canërisht punonjësit në sektorin e naftës të fillonin grevat për të parandaluar shitjen e naftës së Iranit në Izrael. Kur mësoi se ekzistonte një politikë që shahu të sillte nga Izraeli specialistë në prodhimin e naftës, ai nxorri një dekret si më poshtë: “Nëse ata do të vijnë në Iran për tëmarrë naftën që ndodhet këtu, atëherëështë detyrim për të gjithë myslianët që t;i dëbojnë ata, ose që t’i vrasin. Ata janë tradhëtarë të luftës me Islamiin, luftojnë kundër myslimanëve, nëse do të mundim edhe ne duhet t’i çrrënjosim nga këtu. Nëse një izraelit kërkon të vendoset në Iran, ëshhtë detyrim i popullit iranian që ta dëbojë atë. Nëse vjen Izraeli, shkatërron çdo gjë![174]

Ajetullah Humejni përdorte terminologji që e bënte shahun të rëndomtë, madje edhe terna fyes. Në vitin 1969, pas dëmtimit të Xhamisë Aksa ng një sionist, ai e akuzoi shahun se  për të fshur krimet dhe vrasjet e Izraelit vendosi riparimin e Xhamisë Aksa dhe se madje një pjesë të parava të mbedhura i kishte përvetësuar.[175]Në një fjalim shprehej se “Për sa kohë Irani vazhdon të jetë i përfshirë në këtë situatë të turpshme nuk do të arrijë ta shohë fytyrën e lirisë”, ndërsa në një fjalim tjetër vazhdon duke thënë se “Ky i paturpë e ka njohur zyrtarisht shtetin e Izraelit para njëzet viteve... Që në fillimet etij ai ka qënë shërbëtor i tyre dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë më vonë.” Ai përdorte edhe terma të tjerë si “njeri me zemër të zezë”, “tradhëtar” etj për të përshkruar shahun.[176]Kështu, pavarësisht gjithë titujve të tij zyrtarë, përpara një dijetari të respektuar shahu shfaqej një njeri i mjerueshëm.

Muhammed Riza Shau nuk pati sukses në përpjekjet e politikës së tij për të zhdukur ndikueshmërinë e ulema-së, përkundrazi për shkak të marrëdhënieve të tij me regjimin sionist izraelit ai kishte humbur pikë përballë ulema-së, kështu i ishte lëkundur legjitimiteti i tij dhe më në fund u detyrua që të braktiste vendin e tij. Ajetullah Humejni shprehej se “Ne do t’i dëbojmë këshilltarët amerikanë nga Irani; do t’i dëbojmë përfqësuesit e vendeve të huaja nga Irani... me ndihmën e Allahut do të dëbojmë nga Irani personelin e ushtrisë izraleite, ata që kanë marrë tkat buqësore nga populli iranian dhe këto shitje të cilat vetëm i kanë shkaktuar dëm interesave të myslimanëve”, ndërkaq pas sukseseve që kishte arritur, shahu është shfaqur në një televizion perëndimor në një itervistë ku është shprehur se “Ju mendoni se një njeri injorant si Humejni mund të bënte gjithë këto plane, mund të bënte gjithë këto organizime? Unë nuk mendoj se një njeri i këtillë mund t’i bëjë gjithë këto. Kjo është ajo që unë di.”[177] Edhe këtij meraku personal të shahut, Ajetullah Humejni dinte sesi t’i përgjigjej duke thënë se “Sigurisht është Allahu i Lartësuar që i mundëson punë të këtilla”.[178]Me këtë deklaratë ai nënkuptonte se shahu që kishte për detyrë t’i shërbente fesë së tij, për shkak të tradhëtisë që bëri, ashtu si edhe hebrenjtë do të dënohej nga Zoti dhe se do t’i merrej nga duart pushteti që kishte. Edhe pse është e mundur që dështimin dhe rënjen e shahut mund ta analizojmë nga këndvështrime të ndryshme, duhet pranuar se një ndër arsyet është se për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me regjimin sionist, populli nuk e pranoi dhe mbështeti haptazi luftën kundë kësaj gjëje. Si një ironi e historisë shahu i cili ndiqte gjurmët e pasardhësve të hebrenje të Kirosit, për shkak të marrëdhënieve të tij me sionistët nuk humbi vetëm titullin e tij si Mbret të Mbretërve por edhe popullin dhe shtetin e tij.

PËRFUNDIMI

Qoftë individët, qoftë shoqëritë janë subjekte që përparojnë me përkufizimet që ndërtojnë nga të vërtetat e tyre. Ndryshimi i brendësisë së përkufizimeve sjell edhe ndryshimin e së vërtetës së krijuar. Ata që nuk i përdorin përkufizimet sipas kuptimësisë së vërtetë që i është dhënë, individët dhe shoqëritë që nuk i perceptojnë ato në këtë mënyrë e kanë të vështirë që të perceptojnë arsyet e vërteta që fshihen pas tyre dhe kjo gjë nuk i bën më ata subjekte por i bën objekte. Parë nga ky këndvështrim, udhëheqësi i Revolucionit Islamik Iranian, Ajetullah Humejni ka arritur me sukses që të bashkoi botën e ndjeshërisë dhe të mendimit të popullit të Iranit në tezën e tij në lidhje me Palestinën, që e sheh si një situatë ku janë përplasur botëkuptimet e kuptimësive të ndryshme të ndërtuara për të njëjtat koncepte. Duke qënë se botëkuptimi i tij është produkt i trashëgimisë së kufinjve të së vërtetës sëHz. Muhammedit dhe të imamëve, ky botëkuptim është përqafuar edhe nga shoqëria.Në këtë këndvështrim, një mysliman, ashtu siç beson në pafajësinë e Hz. Muhammed dhe të të dërguarve të tjerëështë i obliguar të besojë se edhe Jeruzlemi është i shenjtë si Mekka dhe se Palestina është një shtet i Islamit. Sionistët janë një projekt i hebrenjve të devijuar nga besimi i tyre që kanë shkelur shenjtërinë e Jeruzalemit dhe të luftosh ndaj çdo gjëje që ka lidhje me atëështë njësoj si të luftosh kundër këtij pushtimi. Nga ana tjetër, ,cdokush tjetër që ka marrëdhënie me sionistët i shërben në fakt pushtimit dhe kështu ka tradhtuar Islamin. Ndërsa tradhëtia, pavarësisht se kush është në udhëheqje është një faj i cili nuk mund të fitojë ligjshmëri. Shah Muhammed Riza Pehlevi nuk arriti që t’i jepte përgjigje popullit dhe ulemasë në lidhje me këto akuza që Ajetullah Humejni i bëra atij drejtpërsëdrejti dhe kjo më pas u bë një ndër arsyet që në këtë periudhë ai filloi që të humbte ligjshmërinë e tij.

BIBLIOGRAFIA

Abit YAŞAROĞLU, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Stanboll: Botimet Pınar,  2013

Ekrem Bej VLORA, Kujtime nga Shqipëria Osmane, Përkthimi: Atilla Dirim, Stanboll: Botimet İletişim, 2006

Cafer ABDÜRREZZAK, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, Përkthimi: M. Murat Arısal, H. Uğur Polat, Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Objektif, 1992

Charles LİNDHOM, Tradita dhe Ndryshimi në Shoqëritë Islamike, Përkthimi: N. Çelik, N. Durmuş, F. Sakarya, Vëllimi 1 Stanboll: Botimet Elips, 2004

Dücane CÜNDİOĞLU, Historia e Kuptimësisë nga Kultura e Folur në Kulturën e Shkruar, Stanboll: Botimet Tibyan, 1997

Edward SAİD, Orientalizmi, Përkthimi: Berna Ülner, Vëllimi 7, Stanboll: Botimet Metis, 2013

Erol GÜNGÖR, Roli i Gjuhës në Zgjidhjen e Konflikteve mes Individëve, Stanboll : Botimet Ötüken, 1998

Ervand ABRAHAMİAN, Historia Moderne e Iranit, Përkthimi: Dilek Şendil, Vëllimi 1, Stanboll: Botimet İş Bankası, 2009

Fahir ARMAOĞLU, Historia Politike e Shekullit 20 -1914-1995-, Vwllimi 1, Stanboll: Botimet Timash, 2014

Gene W. GARTHWATE, Historia Iraniane/Nga perandoria Persiane deri Tani, Përkthimi: Fethi Aytuna, Botimet İnkılâp, Stanboll,  2011

Ghada Hashem TALHAMI, Diplomacy of the Kurdish territorial nation, International Journal of Contemporary Iraqi Studies, Volume 7, Number 1

Hamit BOZARSLAN, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, Vëllimi 3, Stanboll: Botimet İletişim, 2014

Henry KISSENGER, Diplomacia, Përkthimi: İbrahim H. Kurt, Vëllimi 6, Stanboll: Publikime të İş Bankası, 2007

Işıl Işık BOSTANCI, XIX. Palestina në një qind vjet, Tezë doktorature, Universiteti Fırat, Instituti i Shkencave Sociale, Departamenti i Historisë, Elazığ, 2006

Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, Vëllimi 1 , Stanboll, Botimet İhsan, mungon data

Jaques ATTALI, 1492, Përkthimi: Mehmet Ali Kılıçbay, Vëllimi 2, Stanboll: Shtëpia Botuese İmge, 1999

Nazgul SULTANOVA, Roli i hebrenjve rusë në strukturën politike të Izraelit, Tezë masteri, Universiteti Marmara, Instituti i Kërkimit të Lindjes së Mesme, Stanboll, 2011

Nial FERGUSON, Perandoria – Formësimi i Botës Moderne të Britanisë, Përkthimi: Nurettin Elhüseyni, Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Yapı Kredi, 2013

Peter MANSFIELD, Historia e Lindjes së Mesme, Përkthimi:Ümit Hüsrev Yolsal, Stanboll: Botimet Say,  2012

Rabi Benjamin BLECH, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të, Përkthimi: Estreya Seval Vali, Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Gözlem, 2003

Roger GARAUDY, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Përkthimi: Cemal Aydın, Vëllimi 1, Stanboll: Fondacioni Letërsia Turke,  2011

Roger GARAUDY, Mitet dhe Terrori Izraelit,  Përkthimi: Cemal Aydın, Vëllimi 7, Stanboll: Botimet Pınar,  2005

Roy MOTTAHEDEH, Veshja e Pejgamberit – Feja, Njohja Politike dhe Fuqia në Iran, Përkthimi: Ruşen Sezer, Vëllimi 1, Stanboll: Botime e Universitetit Bilgi, Stanboll, 2003

Qyestein NORENG, Fuqia e Re –Politikat dhe Marrëveshjet e Naftës-, Botimet Elips, Stanboll, 2004

Salime Leyla GÜRKAN, Hebraizmi në Vijat Kryesore, Stanboll: Botimet İSAM,  2014

S.D. GOITEN, Marrëdhëniet në Dimensionin Kohor – Hebrenjtë dhe Arabët, Përkthimi:Nuh Arslantaş, Emine Buket Sağlam, Botimet İz, Vëllimi 2, Stanboll, 2011

Simon Sebag MONTEFİORE, Jeruzalemi –Biografia e një qyteti-, Përkthimi: Cem Demirkan, Stanboll: Botimet Pegasus 2016

Şahruh AHAVİ, Feja dhe Politika në Iran – Marrëdhëniet Shtetrore Ulema në Periudhën Pehlevi, Stanboll: Botimet Yöneliş, 1990

Tayyar ARI, Lindja e Mesme nga Shkuara në të Tashmen, Politika, Lufta dhe Diplomacia, Botimer Dora, Bursa, 2014

Yves LACOSTE, Të Kuptosh Lojën e Madhe,  Përkthimi: İsmet Akça, Vëllimi 1, Stanboll:  Botimet NTV, 2007

Burmiet nga Interneti:

Richard HOLBROOKE, Washington's Battle Over Israel's Birth, washingtonpost.com, 07.05.2008  (Aksesi për herë të fundit: 20.01.2017)

The Last Shah - Iran History - BBC Documentary (youtube.com)(Aksesi për herë të fundit: 25.01.2017)

 

[1]Erol Güngör, Roli i Gjuhës në Zgjidhjen e Konflikteve mes Individëve, Stanboll : Botimet Ötüken, 1998, f. 40 dhe në vazhdim.

[2]Ibid., f. 40 dhe në vazhdim.

[3]Dücane Cündioğlu, Historia e Kuptimësisë nga Kultura e Folur në Kulturën e Shkruar, Stanboll: Botimet Tibyan, 1997,  f. 15 dhe në vazhdim.

[4]Güngör, Roli i Gjuhës në Zgjidhjen e Konflikteve mes Individëve, Stanboll. f. 91.

[5]Simon Sebag Montefiore, Jeruzalemi –Biografia e një qyteti-, Përkthimi: Cem Demirkan, Stanboll: Botimet Pegasus 2016, Parathënie xx

[6]Montefiore, Jeruzalemi, f.20.

[7] Ibid., f. 433.

[8]Cafer Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, Përkthimi: M. Murat Arısal, H. Uğur Polat, Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Objektif, 1992, f.24-25.

[9]Roger Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, Përkthimi: Cemal Aydın, Vëllimi 1, Stanboll: Fondacioni Letërsia Turke,  2011, f.72-73.

[10]Rabi Benjamin Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të, Përkthimi: Estreya Seval Vali, Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Gözlem, 2003, f.35.

[11]Abit Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit, Stanboll: Botimet Pınar, 2013, f.16.

[12]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.74.

[13]Roger Garaudy, Mitet dhe Terrori Izraelit,  Përkthimi: Cemal Aydın, Vëllimi 7, Stanboll: Botimet Pınar,  2005, f.34.

[14]Salime Leyla Gürkan, Hebraizmi në Vijat Kryesore, Stanboll: Botimet İSAM,  2014, f.15.

[15]Montefiore, Jeruzalemi, f.6.

[16]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.63-64.

[17]Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të, f.68.

[18]Montefiore, Jeruzalemi, Parathënie xxii

[19] Ibid, f.3.

[20] Ibid., f.152.

[21]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.94.

[22]Montefiore, Jeruzalemi, f.3.

[23]Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të, f.67-68.

[24] Ibid., f.70.

[25]Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit dhe Sionizmit f.38.

[26]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.66.

[27]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.198.

[28]Montefiore, Jeruzalemi, f.441.

[29]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.203.

[30]Montefiore, Jeruzalemi, Parathënie xxii.

[31]Garaudy, Mitet dhe Terrori Izraelit, f.18-19.

[32]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.289-290.

[33]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.286.

[34] Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, Vëllimi 1 , Stanboll,: Botimet İhsan, mungon data, f.33-34.

[35]Montefiore, Jeruzalemi, Parathënie xxii.

[36] Ibid., f.501-502.

[37] Ibid., f.188.

[38] Ibid., f.210.

[39] Ibid., f.341.

[40]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.60.

[41] Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.138

[42]S.D. Goıten, Marrëdhëniet në Dimensionin Kohor – Hebrenjtë dhe Arabët, Përkthimi:Nuh Arslantaş, Emine Buket Sağlam, Botimet İz, Vëllimi 2, Stanboll, 2011, f.23.

[43]Montefiore, Jeruzalemi , f.363.

[44]Edward Said, Orientalizmi, Përkthimi: Berna Ülner, Vëllimi 7, Stanboll: Botimet Metis, 2013,  f.72.

[45]Montefiore, Jeruzalemi, f.358.

[46] Ibid., f.362.

[47]Goıten, Hebrenjtë dhe Arabët, f.26.

[48]Montefiore, Jeruzalemi, f.338.

[49] Ibid., f.405.

[50]Charles Lindhom, Tradita dhe Ndryshimi në Shoqëritë Islamike, Përkthimi: N. Çelik, N. Durmuş, F. Sakarya, Vëllimi 1 Stanboll: Botimet Elips, 2004,  f.26.

[51] Tayyar ARI, Lindja e Mesme nga Shkuara në të Tashmen, Politika, Lufta dhe Diplomacia, Botimer Dora, Bursa, 2014,  f.19.

[52]Said, Orientalizmi, f.13.

[53] Ibid.,  f.17.

[54]Montefiore, Jeruzalemi, f.314.

[55]Said, Orientalizmi, f.52.

[56]Montefiore, Jeruzalemi, f.325.

[57]Said, Orientalizmi, f.102.

[58] Ibid., f.36.

[59]Montefiore, Jeruzalemi, Parathënie xxiv

[60]Said, Orientalizmi, f. IV.

[61]Jaques Attalı, 1492, Përkthimi: Mehmet Ali Kılıçbay, Vëllimi 2, Stanboll: Shtëpia Botuese İmge, 1999, f.11.

[62]Henry Kıssenger, Diplomacia, Përkthimi: İbrahim H. Kurt, Vëllimi 6, Stanboll: Publikime të İş Bankası, 2007, f.39.

[63]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.256.

[64]Kıssenger, Diplomacia, f.28.

[65]Montefiore, Jeruzalemi, f.336.

[66]Said, Orientalizmi, f.110.

[67]Işıl Işık Bostancı, XIX. Palestina në një qind vjet, Tezë doktorature, Universiteti Fırat, Instituti i Shkencave Sociale, Departamenti i Historisë, Elazığ, 2006, f.88.

[68]Montefiore, Jeruzalemi, f.280.

[69] Nazgul Sultanova, Roli i hebrenjve rusë në strukturën politike të Izraelit, Tezë masteri, Universiteti Marmara, Instituti i Kërkimit të Lindjes së Mesme, Stanboll, 2011, f.8.

[70]Montefiore, Jeruzalemi, f.378.

[71]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.279.

[72]Garaudy, Mitet dhe Terrori Izraelit, f.18.

[73] MONTEFİORE, Jeruzalemi, f.373.

[74]Garaudy, Mitet dhe Terrori Izraelit, f.18-19 dhe f.173-187.

[75]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.286

[76]Montefiore, Jeruzalemi, Parathënie xxii

[77]Peter Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, Përkthimi:Ümit Hüsrev Yolsal, Stanboll: Botimet Say,  2012, f. 237.

[78]Hamit Bozarslan, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, Vëllimi 3, Stanboll: Botimet İletişim, 2014, f.82.

[79]Montefiore, Jeruzalemi, f.378

[80]Garaudy, Mitet dhe Terrori Izraelit, f.22.

[81]Bostancı, XIX. Palestina në një qind vjet, f.158-159.

[82]Yaşaroğlu, Historia e Hebraizmit edhe Sionizmit, f.49.

[83]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.240.

[84]Montefiore, Jeruzalemi, f.329.

[85]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.238.

[86] Ekrem Bej Vlora, Kujtime nga Shqipëria Osmane, Përkthimi: Atilla Dirim, Stanboll: Botimet İletişim, 2006, f.134-135.

[87]Bostancı, XIX. Palestina në një qind vjet f.93 dhe f.103-104.

[88] Ekrem Bej Vlora, Kujtime nga Shqipëria Osmane, f.135.

[89]Montefiore, Jeruzalemi, f.415.

[90]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.242.

[91]Fahir Armaoğlu, Historia Politike e Shekullit 20 -1914-1995-, Vwllimi 1, Stanboll: Botimet Timaş, 2014, f.182.

[92]Montefiore, Jeruzalemi, f.430.

[93] Ibid., f.379.

[94]Garaudy, Palestina, Toka e Mesazheve Hyjnore, f.269.

[95]Montefiore, Jeruzalemi, f.397.

[96]Nial Ferguson, Perandoria – Formësimi i Botës Moderne të Britanisë, Përkthimi: Nurettin Elhüseyni,

    Vëllimi 2, Stanboll: Botimet Yapı Kredi, 2013, f.295.

[97]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.232.

[98]Montefiore, Jeruzalemi, f.405.

[99]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.233.

[100]Montefiore, Jeruzalemi, f.427.

[101]Armaoğlu, Historia Politike e Shekullit 20, f.179.

[102]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.226.

[103] Ibid., f.256.

[104]Montefiore, Jeruzalemi, f.430.

[105]Armaoğlu, Historia Politike e Shekullit 20, f.186.

[106]Montefiore, Jeruzalemi f.435.

[107]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.295.

[108]Montefiore, Jeruzalemi, f.441.

[109]Hamit Bozarslan, Lindja e Mesme, f.64.

[110]Montefiore, Jeruzalemi, f.440.

[111] Ibid., f.451-453.

[112]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.298.

[113]Montefiore, Jeruzalemi, f.478.

[114] Ibid., f.442-443.

[115] Ibid., f.477.

[116]Bozarslan, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, f.81.

[117]Yves Lacoste, Të Kuptosh Lojën e Madhe,  Përkthimi: Ismet Akça, Vëllimi 1, Stanboll:  Botimet NTV, 2007, f.295.

[118]Montefiore, Jeruzalemi, f.477.

[119]Richard Holbrooke, Washington's Battle Over Israel's Birth, washingtonpost.com, 07.05.2008 (Aksesi për herë të fundit: 20.01.2017).

[120]Montefiore, Jeruzalemi, f.375.

[121] Ibid., f.463.

[122]Bozarslan, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, f.82.

[123]Montefiore, Jeruzalemi, f.478.

[124]Armaoğlu, Historia Politike e Shekullit 20, f.438.

[125]Lacoste, Të Kuptosh Lojën e Madhe,  f.292.

[126]Montefiore, Jeruzalemi, f.497.

[127]Blech, Hebraizmi me Pse-të dhe Përse-të, f.182.

[128]Qyestein Noreng, Fuqia e Re –Politikat dhe Marrëveshjet e Naftës-, Botimet Elips, Stanboll, 2004,  f.14; Për më tepër, Në një fjalim të tij Imam Humenei shprehet se, “Izraeli e ka marrë këtë tumor të përhershëm nga Amerika.” (Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.159).

[129]Noreng, Fuqia e Re –Politikat dhe Marrëveshjet e Naftës, f.17.

[130] Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.56.

[131]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.26.

[132]Arı, Lindja e Mesme, f.21.

[133]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.73-74.

[134]Kıssenger, Diplomacia, f.529

[135]Bozarslan, Lindja e Mesme: Një Histori e Dhunës f.67.

[136]Ibid., f.79.

[137]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.15.

[138] Ibid., f.59.

[139]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme f.455.

[140]Roy Mottahedeh, Veshja e Pejgamberit – Feja, Njohja Politike dhe Fuqia në Iran, Përkthimi: Ruşen Sezer, Vëllimi 1, Stanboll: Botime e Universitetit Bilgi, Stanboll, 2003, f.172.

[141] Gene W. Garthwate, Historia Iraniane/Nga perandoria Persiane deri Tani, Përkthimi: Fethi Aytuna, Botimet İnkılâp, Stanboll,  2011, f.230- 232.

[142] Ibid., f.11.

[143]Mazlum Uyar, Modernizimi dhe Dijetarët Fetarë në Iran, Stanboll: Botimet Emre,  2008,  f.21.

[144]Mehmet Evkuran, Të Kuptosh Paradigmën Sunni, Ankara: Botimet Ankara Okulu,  2005,  f.86.

[145]Mazlum Uyar, Themelet autoritare të Ulemasë Shiite, Stanboll: Botimet Kaknüs,  2004, f.126.

[146]Garthwate, Historia Iraniane, f.174.

[147] Ibid.,  f.18.

[148]Bozarslan, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, f.113.

[149]Garthwate, Historia Iraniane, f.231.

[150]Ghada Hashem Talhami, Diplomacy of the Kurdish territorial nation, International Journal of

     Contemporary Iraqi Studies, Volume 7, Number 1, f.27.

[151]Uyar, Modernizimi dhe Dijetarët Fetarë në Iran, f.171-172.

[152]Bozarslan, Lindja e Mesme: Një histori e dhunshme, f.117.

[153]Garthwate, Historia Iraniane, f.145.

[154]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.85.

[155]Şahruh Ahavi, Feja dhe Politika në Iran – Marrëdhëniet Shtetrore Ulema në Periudhën Pehlevi, Stanboll: Botimet Yöneliş, 1990, f.120.

[156]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.52-53 dhe në vazhdim.

[157]Ibid.,  f.77.

[158]Ahavi, Feja dhe Politika në Iran, f.186.

[159]Mottahedeh, Veshja e Pejgamberit, f.177.

[160] Ibid., f.:49-50.

[161]Ervand Abrahamian, Historia Moderne e Iranit, Përkthimi: Dilek Şendil, Vëllimi 1, Stanboll: Botimet İş Bankası, 2009,  f.100.

[162]Ibid., f.73; Nga ky këndvështrim, Imam Humeini nuk dëshironte që dijetarët religjozë të rrinin të heshtur; Ahavi, Feja dhe Politika në Iran, f.199.

[163]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.134.

[164] Ibid., f.79-80.

[165]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.39 vd.

[166]Abrahamian, Historia Moderne e Iranit, f.204.

[167]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.56.

[168] Ibid., f.74.

[169]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.127.

[170]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit f.84-85.

[171] Ibid., f.81.

[172]Abdürrezzak, Myslimanët dhe Çështja Palestineze, f.99.

[173]Mansfıeld, Historia e Lindjes së Mesme, f.401.

[174]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.31.

[175] Ibid., f.56.

[176] Ibid., f.:63-65.

[177]The Last Shah - Iran History - BBC Documentary (youtube.com), (Aksesi për herë të fundit: 25.01.2017)

[178]Palestina nga Pikëpamja e Imam Humeinit, f.138-139.



Burimi : İranina Studies Journal / İran Çalışmaları Dergisi