Uniteti musliman Suni-Shia, mesazhi i mitingut të madh të 'Imam Mehdiut’ në Islamabad, Pakistan

Publikuar në Gus. 9, 2017, 10:50 p.m.

- Dhjetëra mijëra muslimanë sunitë dhe shiitë morën pjesë në tubimin e madh të 'Imam Mehdiut, një realitet' në Islamabad të Pakistanit për të shfaqur unitet të fortë midis të gjitha sektet fetare në Pakistan.

Tubimi i  madh  u organizua nga Mexhlis-i-Vehdat Muslimin (MWM), një grup i muslimanëve Shia në Pakistan, me rastin e 29-të vjetorit të martirizimit të Allama Arif Hussejn Hussejnit,  një nga udhëheqësit e shquar të muslimanëve Shia të Pakistanit.

Në tubim morën pjesë dijetarë të njohur, udhëheqës fetarë, udhëheqës politikë dhe një numër i madh i burrave, grave dhe fëmijëve nga komunitetet muslimane sunite dhe shiite të Pakistanit.

Allama Raxha Nasir Abbas Xhafri, udhëheqësi i Mexhlis-i-Vehdat Muslimin (MWM) tha se Imam Mehdiu patjetër do të vijë për të vendosur drejtësinë në këtë botë të shqetësuar. Ai shtoi se suksesi i Imam Mehdiut është besimi i çdo muslimani.

Ai vuri në dukje se qëllimi i këtij tubimi është të mbajë idenë e martirizimit të gjallë sipas mësimeve të Allama Arif Hussejnit . Ai shtoi se Allama Arif Hussejni u vra nën regjimin Zia ul Hakut dhe më pas forcat tekfiriste janë forcuar në këtë vend.

Kryetari i Këshillit Sunit Ithehad, Shabzada Hamid Raza tha se duke e mbajtur misionin e udhëheqësit të dëshmorëve, aktivitetet e MWM janë vlerësuar shumë. Ai më tej tha se Allama Arifi ishte një emër i besueshëm për Unitetin e muslimanëve Shia-Sunni, misioni i të cilit ende po vazhdon sot.

Allama Amin Shahidi tha se mesazhi i Allama Arif Hussejnit  është provuar, pasi i gjithë populli qëndron sot së bashku. "Mësimet e udhëheqësit të martirizuar duhet të zbatohen në jetën tonë praktike," tha ai.

Sejjid Masum Nakvi, kreu qendror i Pakistanit  Xhemat i Ulema (Niazi), tha se martirizimi i Allama Hussejnit ishte po aq i dëmshëm për komunitetin sunitë-shiitë në vend.

Folësit me këtë rast gjithashtu i kërkuan qeverisë së re të Pakistanit të ndërmarrë më shumë hapa për përmirësimin e situates në Pakistan dhe të ketë më shumë siguri për banorët e komunitetin musliman shiitë.



Burimi : IRNA