Hafizi i Kur'anit në Pakistan është vrarë nga terroristët Taleban

Publikuar në Korrik 30, 2017, 11:30 a.m.

Një djal dhjetë-vjeçar i Pakistanit, hafiz  i Kur'anit , ishte një ndër ata që u vranë në një sulm nga terroristët Taleban në Karaçi.

Sipas gazetës ‘Ummat’, anëtarët e grupit Tekfirist  nisën sulmin pranë shkollës Dar ul-Ulum në qytetin Karaçi në Pakistan, të premten.

Tre policë si dhe  hafizi i Kur’anit, Zahidi,  dhjetëvjeçar u qëlluan për vdekje në incidentin terrorist nga gjashtë armatosur hipur në motoçikleta.

Të shtënat u zhvilluan në lagjen Korangi të qytetit Karaçi, i goditur nga dhuna.

Burime mjekësore thanë se tre trupa u sollën në spital pas shkëmbimit të zjarrit dhe se një person i katërt, i cili ishte plagosur, vdiq gjatë trajtimit. 

Hetuesit kanë mbledhur nga vendi i krimit 45 fishekë të plumbave të  pistoletave  9mm.

Karaçi është tronditur nga dhuna politike, etnike dhe sektare gjatë dy dekadave të fundit.

Në qershor të vitit 2014, një sulm vdekjeprurës  në Aeroportin Ndërkombëtar  Xhinnah në Karaçi  përfundoi bisedimet paqësore mes   qeverisë me militantët pro-talebanë. Që atëherë, Islamabadi  është angazhuar në një ofensivë të madhe kundër strehimeve të militantëve.



Burimi : IQNA