A e ka humbur Washingtoni edhe Lindjen e Mesme pas Katarit?

nga F. William Engdahl | Publikuar në Korrik 2, 2017, 1:59 a.m.

Gjatë muajve të verës që lamë pas, Katari filloi bisedimet me Teheranin për gjetjen e një kompromisi për shfrytëzimin e terrenit të përbashkët të gazit Parsit Jugor – Dome Veriore. Katari hoqi dorë nga moratoriumi i tij për shfrytëzimin e fushës dhe zhvilloi bisedime me Iranin në lidhje me zhvillimin dhe shfrytëzimin e përbashkët të këtij terreni. Të dhënat tregojnë se Katari dhe Irani kishin arritur në një marrëveshje mbi ndërtimin e përbashkët të një gazsjellësir për trasportimin e gazit e Katarit dhe Iranit nga Irani në Mesdhe ose në Turqi, i cili gjithashtu do të transportonte sigurisht edhe gazin e Katarit në Evropë

Ekziston një fije e hollë e kuqe dhe e fshehtë që ndërlidh me njëra-tjetrën sanksionet e fundit të Kongresit amerikan kundër Iranit dhe aktualisht edhe kundër Federatës Ruse me vendimin e Arabisë Saudite dhe monarkive të tjera të Gjirit për të vendosur sanksione kundër Katarit. Kjofije e kuqe nuk ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit; ajo që vërtetë ka të bëjë me këto sanksione është se kush do të kontrollojë rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë, si dhe kush do të dominojnë tregun botëror të gazit natyror.

Për diçka më shumë apo diçka më pak se një shekulli, që prej vitit 1914, e gjithë bota ka qenë pothuajse vazhdimisht në luftë për të marrë kontrollin e naftës. Gradualisht me miratimin e politikave të energjisë së pastër në Bashkimin Evropian dhe më veçanërisht pasi Kina ka pranuar që të ulë ndjeshëm sasisnë e emetimeve të CO2 duke zvogëluar prodhimin e qymyrit – veprim kyqë nuk konsiston në ndonjë përfundim shkencor, por është një akt politik – si dhe përparimet në teknologjitë e transportit të gazit natyror, veçanërisht të sjelljes në gjendje të lëngshme të gazit natyror ose LNG, gazi natyror më në fund ka aaritur të krijojë një treg të gjerë globalisht, ashtu si edhe nafta ka aktualisht. Duke marrë parasysh këtë zhvillim, tani nuk jemi më vetëm në epokën e luftërave për kontrollin e vetëm rezervave të mëdha të naftës anembanë botës. Tani jemi në gjenezën e epokës së luftërave për gazin natyror. Zonja dhe Zotërinjë, vini rripat e sigurimit!

Parë nga këndvështrimi i aktorëve gjeopolitikë, asnjë shoqëri politike nuk ka qenë ndonjëherë më shumë përgjegjëse për fillimin e luftërave të padeklaruara të gazit, sesa shoqëria e korruptuar e Washingtonit, e cila i bën politikat e saj në emër të të ashtuquajturave interesa të thella të shtetit. Kjo gjë filloi në mënyrë signifikante dukshëm gjatë presidencës së Obamës dhe po vazhdon akoma në formën e një hakmarrjeje nën shfaqjen amatore të ngjarjes Trump-Tillerson. Udhëtimi i fundit i Donald Trump në Riad dhe Tel Aviv për të mbështetur idenë e një “ NATO-je” arabe sunnite me qëlliminpër të luftuar “terrorizmin”, të cilin Washingtoni e përkufizon vetëm me Iranin, ka nxitur një fazë të re në luftërat globale të gazit që tashmë SHBA-ja i kishte filluar.

Të djegësh shtëpinë për të pjekur mishin

Politika e Administratës së Trumpit në Lindjen e Mesme - dhe duhet të jemi të sigurtë se ekziston një politikë e hapur - mund të krahasohet me atë të legjendës së lashtë kineze në lidhje fermerin që dogji shtëpinë e tij për të pjekur një derr. Washingtoni me qëllim që të marrë në dorë kontrollin e tregut botëror të energjisë, i cili po zhvillohet në lidhje gazit natyror me “nivele të ulta të korbondioksidit” nuk ka vënë në shenjestët vetëm vendin më të madh të rezervave të gazit në botë, Rusinë. Tashmë, Washingtoni ka vënë në shenjestër edhe Iranin dhe Katarin. Le të shikojmë më nga afër pse-në.

Unë kam shkruar edhe më parë rreth takimit famëkeq më 15 mars të vitit  2009 që u zhvillua mes Emirit të atëhershëm të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani në Katar dhe Presidentit aktual të Sirisë Bashar al-Assad, i cili në atë kohë ende konsiderohej si një mik i besueshëm i Emirit. Sipas informacioneve që janë bërë me dije për këtë takim, kur Sheik Hamad i propozoi Asadit ndërtimin e një tubacioni të gazit nga fusha e madhe e gazit të Gjirit Persik të Katarit nëpërmjet Provincës së Aleppos të Sirisë për në Turqi, që synonte të kapte tregun e madh të gazit në BE, Assadi nuk pranoi, duke respektuar marrëdhëniet e tij të gjata me Rusinë përsa i përket çështjes së gazit duke mos e nënvleftësuar vlerën e eksportit të gazit rus në BE duke përdorur gazin e Katarit.

Kjo fushë e burimit të gazit të Gjirit Persik, pjesa e cila gendet në Katar mban emrin Dome Veriore dhe pjesa iraniani njihet si Parsi Jugor, mendohet se si një e përbashkët fusha të jetë fusha më e madhe e gazit në rang botëror. Megjithatë fati deshi që kjo fushë të pozicionohej pikërisht ujërat territoriale midis Katarit dhe Iranit.

Më pas, në korrik të vitit 2011 –  sipas informacioneve thuhet se edhe me miratimin e Moskës – qeveritë e Sirisë, Irakut dhe Iranit nënshkruan një marrëveshje tjetër të përbashkët të një gazsjellësi të quajtur si “Gazsjellësi i Miqësisë”. Kjo marrëveshje bënte thirrje për ndërtimin e një gazsjellësi prej një gjatësie prej 1,500 km për të përdorur gazin e Parsit Jugor të Iranin i cili deri më tani ka mbetur i pashfrytëzuar dhe për ta futur atë në tregun e BE-së, duke përshkruar rrugën nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe në Mesdhe nëpërmjet Libanit. Sigurisht që ky projekt për një gazsjellës u la në pritje duke qënë se NATO dhe shtetet e prapambetura vahhabiste të Gjirit vendosën të shkatërroin Sirinë pas vitit 2011. Ata vendosën të shkatërronin Asadin dhe një shtet të unifikuar sirian përmes subjekteve të ndryshme terroriste që qëndronin nën një flamur të rremë që ata shpeshherë e kanë quajtur ndryshe si Al Kaedën në Irak dhe në Siri – Shteti Islamik në Irak dhe Siri – që në atë periudhë njihej vetëm thjesht  si IS, ose nga arabishtja njihej si DAESH. Për NATO-n dhe shtetet arabe të Gjirit, një gazsjellës Iran-Irak-Siri do të kishte ndryshuar hartën gjeopolitike të energjisë së Euroazisë dhe ndikueshmërinë politikë të Iranit që do të kalonte dominimin saudit vehabist që ekziston.

Në një mënyrë që nuk na surprizon më, kur ISIS në mënyrë misterioze u shfaq në skenë në vitin 2014, ai u zhvendos menjëherë për të pushtuar Aleppon ku ishte planifikuar gazsjellësi për në Turqi nga Katari. A është kjo një rastësi? Me shumë gjasa, jo.

Gazsjellësi i propozuar Katar-Siria-Turqi-BE (blu) do të kalonte nëpërmjet Provincës së Aleppos ndërsa gazsjellësi alternativ Iran-Irak-Siri (të kuqe) do të kalonte nëpërmjet Libanit për në tregjet e gazit të BE-së.

Viti 2011 ishte pikërisht momenti kur Katari filloi të derdhte deri në 3 miliardë dollarë në luftën e tij kundër Asadit, duke u mbështetur në vijimësi edhe nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe sunni të Gjirit, dhe pastaj edhe nga vetë Turqia, e cila më pas filloi të shtonte ambiciet gjeopolitike të shpërndarjes së gazit në tregun evropian dhe aziatik me konvergjencë në vija paralele. Në gusht të vitit 2011, vetëm një muaj pas shpalljes së marrëveshjes së “Gazsjellësit të Miqësisë mes Iranit dhe Sirisë”, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara kërkuan që Asadi i Sirisë të japë dorëheqjen. Forcat Speciale të SHBA-së dhe CIA-s filluan trajnimin e fshehtë të terroristëve të “opozitës siriane” të rekrutuarë nga vende të ndryshme të botës të prekura nga ndikueshmëria sunnite vahabiste në bazat e fshehta të NATO-s në Turqi dhe Jordani për të rrëzuar Assadin nga pushteti dhe për t’i hapur derën një regjimi të kukullave të kontrolluara nga sauditët në Damask të cilët do të tregoheshin miqësorë ndaj ambicieve për krijimin e një gazsjellësi në bashkëpunim me Katarin.

Budallallëku i gjeopolitikës në Washington dhe Riad

Pyetja që lind është cili qëllimi i të gjitha këtyre ngjarjeve duke përfshirë demonizimin aktual i Iranit si “sponsori numër një i terrorizmit” dhe Katarit si mbështetës i terrorizmit nga Trumpi dhe Princi Saudit Selmani?

Të gjitha zhvillimet në rajon janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe ne arrijmë ta kuptojmë lidhjen kur të kuptojmë se Emiri aktual i Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, i biri i Sheik Hamadit, është shumë më pragmatik dhe është i vetëdijshëm se ëndrrat e Katarit për një gazsjellës përmes Aleppos për në Turqi dhe më pas në BE janë të parealizueshme që prej momentit që Rusia hyri në luftën siriane, në heshtje filloi bisedimet me ... Teheranin.

Gjatë muajve të verës që lamë pas, Katari filloi bisedimet me Teheranin për gjetjen e një kompromisi për shfrytëzimin e terrenit të përbashkët të gazit Parsit Jugor – Dome Veriore. Katari hoqi dorë nga moratoriumi i tij për shfrytëzimin e fushës dhe zhvilloi bisedime me Iranin në lidhje me zhvillimin dhe shfrytëzimin e përbashkët të këtij terreni. Të dhënat tregojnë se Katari dhe Irani kishin arritur në një marrëveshje mbi ndërtimin e përbashkët të një gazsjellësir për trasportimin e gazit e Katarit dhe Iranit nga Irani në Mesdhe ose në Turqi, i cili gjithashtu do të transportonte sigurisht edhe gazin e Katarit në Evropë. Në shkëmbim, Doha pranoi të heqë dorë nga mbështetja që i jep terrorizmit në Siri, gjë e cila përbën një goditje të fortë për planet e Trumpit dhe Sauditëve për një Siri të shkatërruarë dhe të ballkanizuarë (përçarë) dhe për të kontrolluar flukset e burimeve të gazit në rajon.

Për të parandaluar këtë katastrofë gjeopolitike, siç shihet kjo situatë, nga këndvështrimi i Washingtonit, Riadit dhe Tel Avivit, kjo treshe e cila në vetvete nuk është aspak e pastër dhe e shenjtë është bashkuar për të fajësuar Iranin dhe Katarin, i cili në mënyrë më ironike të mundshme mbart edhe bazat ushtarake më të rëndësishme të Pentagonit në të gjithë Lindjen e Mesme. Katari është shpallur si ‘Evil Knievel’ i terrorizmit botëror, ku Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, “Qeni i Tërbuar” Mattis deklaron se Irani ishte “sponsori më i madh në kontekstin shtetëror të terrorizmit” në botë, ndërsa krimi për të cilin akuzohet Katari thuhet të ishte roli i tij si financuesi kryesor i Hamasit, Al Kaedës dhe ISIS-it. Ndoshta njëherë e një kohë kjo gjë ishte e vërtetë. Megjithatë, aktualisht Katari po ndjek synime të tjera për të realizuar.

Washingtoni në fakt në këtë mënyrë ka zbardhur rolin që ka luajtur Arabia Saudite Vahhabiste, e cila thuhet se ka shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit për të ndërtuar rrjete terroristësh radikale xhihadi nga Kabuli në Kinë, nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë dhe Siri dhe madje edhe në Iran dhe Rusi.

I predestinuar për të dështuar

Ashtu si edhe shumica e strategjive më të fundit neo-konservatoriste të Washingtonit, demonizimi dhe sanksionet kundrejt Katarit dheTeheranit po i kthehet mbrapsht pikërisht mbështetësve të saj. Irani iu përgjigj menjëherë Katarit me oferta për ndihma ushqimore urgjente dhe ndihma të tjera për të thyer bllokadën, e cila në një farë mënyrë në një kontekst shumë të ndryshëm të kujton vitet 1948-49 kur u bë “dërgesa ajërore e Berlinit 1948-49”.

Po kështu edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është takuar në një kohë shumë të shkurtër me ministrin e Jashtëm të Katarit në Moskë si dhe forcat detare kineze sapo kanë mbërritur në një port të Iranit për t'u angazhuar në stërvitjet detare të Iranit në ngushticën Hurmuz, e cil mbart një rëndësi shumë strategjike përsa i përket naftës. Ngushtica e Hurmuzit midis Omanit dhe Iranit, e cila është e pozicionuar në hyrje nga Gjiri Persik dhe zgjatet deri në Detin e Omanit është padyshim pika më strategjike e kalimit ujor në botën e sotme me më shumë se 35% të të gjithë vajrave të detit që kalojnë përmes saj në Kinë dhe otën tregjet e tjetra botërore.

Tashmë që sanksionet e SHBA-së dhe BE-së kundrejt Iranit janë pothuajse të përgjysmuara, Irani është bërë kandidat për t'u bërë anëtar i plotë i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, si dhe tashmë është një pjesëmarrës strategjik i ftuar në “One Belt China One Road”, projekti i cili më herët njihej si “Rruga e re e Mëndafshtë” që konsiston në projektin më të rëndësishëm të infrastrukturës në botë për të krijuar lidhje ekonomike në të gjithë shtetet e Eurazisë, duke përfshirë këtu edhe Lindjen e Mesme.

Edhe Katari nuk është i panjohur as për Kinën dhe as për Rusinë. Në vitin 2015, Katari u njoh zyrtarisht nga Banka Popullore e Kinës si qendra e parë në Lindjen e Mesme për pastrimin e transaksioneve në monedhën kineze, juan, tani i pranuar nga FMN-ja në shportën e SDR të monedhave, një nxitje e madhe për pranimin ndërkombëtar të Renminbi ose siç njihet ndryshe juanit kinez. Ky status renminbi i pastrimit lejon kompanitë e Katarit të ushtrojnë aktivitet e tyre tregtare me Kinën, për shembull tregtimin e gazit natyror duke përdorur direkt monedhën renminbi. Tashmë Katari eksporton LNG në sasi të konsiderueshme në Kinë.

Sipas raporteve të fundit nga Amsterdami, Katari tashmë është duke i shitur gazin natyror Kinës në renminbi dhe jo në dollarë amerikanë. Nëse një e dhënë e këtillë është e vërtetë, kjo tregon një zhvendosje të madhe tektonike për fuqinë e dollarit amerikan, bazës financiare dhe aftësisë së tij për të paguar luftërat kudo dhe për të drejtuar një deficit federal dhe borxhin publik mbi 19 trilionë dollarë. Irani tashmë refuzon dollarin si monedhë për të paguar në shitjen e naftës së tij dhe Rusia shet gazin e saj në Kinë në rubla ose juanë. Nëse kjo do të ndryshonte ndjeshëm në favor të tregtisë dypalëshe ndërkombëtare në renminbi, rubla ruse dhe monedha të tjera që nuk kanë të bëjnë me dollarin, ky do të ishte në të vërtetë një perëndim për superfuqinë globale të Amerikës. Dritat u fikën, mjaft!

Nuk është e lehtë të jesh Superfuqia e vetme e gjtihë botës sot, të paktën jo aq e lehtë sa ishte për shembull në vitet 1990. As gjeneralët psikopatë me pseudonime të tilla si Qeni i Tërbuar nuk mund të trembin të tjerët për t’iu nënshtruar atyre kur Washingtoni i shqetëson urdhrat që i jep. Nëse do t’i ktheheshim viteve 1990 kjo gjë ishte as e thjesht sa me një lëvizje dore. Me lehtë filluan një luftë në Jugosllavi, arriti të destabilizonte Bashkimin Sovjetik pas një lufte të gjatë në Afganistan, plaçkën ekonomitë ish-komuniste të të gjithë Evropës Lindore. Më keq akoma, bota nuk duket se po i çmon më luftërat e shkatërrimit të Washingtonit. Tani kjo është mosmirënjohje e vërtetë pas gjithë asaj që Washingtoni ka bërë për ta në vitet e fundit ...

A mund të ndodhë që kur të analizohet kjo periudhë nga historianët e ardhshëm, ata do të shkruajnë se vdekja e shekullit të Amerikës filloi pikërisht në vitit 2017, kur Dick Cheney i Washingtonit humbi kontrollin mbi Lindjen Mesme të pasurë, apo siç e përshkruan ai “çmimin e tij strategjik”?



Burimi : New Eastern Outlook / Medya Şafak