Myslimanët në Indi protesojn me simbolimin e Bajramit të Zi
Myslimanët në Indi dje kanë shënuar ditën e parë të Ramazan Bajramit, ndërsa të gjithë besimtarët në namazin e Bajramit në xhami erdhën me nga një shirit të zi në dorë si shenjë proteste për shkak të linçimit dhe dhunës në të cilën janë të ekspozuar në këtë vend.
Me thirrje të shumë organizatave dhe liderëve myslimanë, indianët myslimanë sot me shirita rreth dorës u dërguan mesazh autoriteteve të Indisë që t’i mbrojnë nga dhuna të cilën ndaj pakicës myslimane e ushtrojnë grupet radikale djathtiste hindu.
Gjatë disa ditëve të fundit në Indi kanë ndodhur disa sulme ndaj myslimanëve, ndërsa i fundit ndodhi të enjten kur adoleshenti Junaid Khan është vrarë në tren në Haryani teksa kthehej nga dyqani.
Protestën e sotme, të quajtur “Bajrami i Zi” në Indi, e mbështetën edhe pjesëtarët e shumicës së bashkësisë Hindu në vend. Organizata politike muslimane Jamiat-e-Ulema anuloi pritjen dhe manifestimin tradicional të Bajramit.
“Jemi të bindur se Qeveria do të ketë vesh të dëgjojë dhe të inicojë operacione kundër sulmuesve me qëllim që bashkësia muslimane të jetë e sigurtë, ndërsa këtë Qeveria deri tani nuk e ka siguruar”, porositi sekretari i përgjithshëm Mehmood Madani.