Vendimet e BE-së për Manastirin të pazbatueshme në vendin tonë

Publikuar në Prill 29, 2017, 2:40 a.m.

Autoritetet në Prishtinë kanë heshtur pasi BE-ja bëri thirrje për zbatim të një vendimi gjyqësor që mbështeti pretendimin e manastirit ortodoks Serb për pronësinë e tokës, duke zemëruar disa shqiptarë të Kosovës.

Vendimi i dhënë në maj 2016 thoshte se toka në mosmarrëveshje i përkiste manastirit dhe jo dy kompanive shoqërore.

 “Ne mbetemi të gatshëm për marrëdhënie të mira me manastirin, por jo për dhënien e pronave që pengojnë zhvillimin ekonomik të Deçanit,” tha Selmanaj.

Zyra e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan gjithashtu dënoi deklaratën e Zyrës së BE-së, duke thënë se vendimet mbi pronësinë e tokës në epokën e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1989 në 1999 ishin “të pazbatueshme në vendin tonë”.

Pas 16 vjetësh përballjeje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët e tokës të barabartë me 59 akra.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi protesta të shqiptarëve në të cilat disa nga protestuesit mbanin banderola ku shkruhej “Gjykata Kushtetuese Shkeli Drejtësinë”.