Serbët nxitin BE-në që shqiptarët po u bëjnë presion për kufijtë

Publikuar në Prill 29, 2017, 2:38 a.m.

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se Serbia është në rrugën e duhur dhe pritet që së shpejti të hapë kapituj të rinj në negociatat e pranimit, ndërkohë që porositi se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e disa liderëve në rajon që thërrasin për ndryshimin e kufijve.

Komisioneri Hahn tha se pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e anëtarësimit.

Hahn ka shprehur zhgënjimin e tij për shkak të "deklaratave nxitëse nga ana e liderëve të caktuar në rajon" dhe paralajmëroi se deklarata të tilla mund t’u "bijnë në kokë" atyrë që i thonë ato.

Në lidhje me vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Komisioneri Evropian pret që delegacionet së shpejti do të takohen përsëri.

Mungesës së takimeve në nivel politik dhe teknik që nga shkurti, Hahn ia atribuon kalendarit për fushatën zgjedhore në Serbi, por beson se është në interesin e të gjithëve për të vazhduar dialogun dhe se takimi i ardhshëm do të jetë shumë shpejt.