Lëvizja për Krimenë:Triumfi i Putinit

  • None
nga Israel Shamir | Publikuar në Mars 22, 2014, 1 a.m.

Lëvizja për Krimenë

Triumfi i Putinit

nga ISRAEL SHAMIR

 

Askush nuk pret që gjërat të lëvizin me shpejtësinë e frymamarrjes. Rusët fituan kohë: ata ndenjën ulur duke parë se si trupat e stuhisë së kaftë pushtonin Kievin. Ata shihnin ndërkohë që Viktoria Nuland e Departamentit të Shtetit dhe kolegu i saj Yatsenyuk (“Yats”) rrihnin shpatullat e njëri-tjetrit dhe përgëzonin veten për fitoren e tyre të shpejtë. Ata panë se si presidenti Janukoviç u arratis për në Rusi që të shpëtojë. Ata panë kur  banadat e kafta lëvizën në drejtim të lindjes për të kërcënuar rusisht folësit në jug-lindje. Ata dëgjuan me durim, ndërsa Timoshenko e sapo dalë nga burgu, betohej për t’i bërë të pavlefshme traktatet me Rusinë dhe për të dëbuar flotën ruse në Detin e Zi nga porti kryesor në Sevastopoli. Ata nuk i kushtuan vëmendje kur qeveria e re emëroi oligarkë për të qeverisur provincat lindore. E as kur fëmijët në shkollat e Ukrainës u urdhëruan të këndojnë “Të varësh një rus në një degë të trashë”, apo kur guvernatori oligarkist premtoi se do t’i dëbonte ruset, sapo situata në Krime të qetësohej. 

Zoti Putin është një kungull i ftohtë. Të gjithë, përfshirë edhe këtë shkrues, mendonin se ishte shumë shpërfillës ndaj shembjes së Ukrainës. Rusët bënë disa lëvizjë të ngadalta, pothuajse të fshehta. Marina ruse ka një bazë në Krime sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare (ashtu si marinsat e amerikanë në Bahrein). Ajo i dha mbështetjen e nëvojshme vullnetarëve të milicisë së Krimesë ( të quajtur Forcat Vetëmbrojtëse), duke qëndruar në fshehtësi. Parlamenti i Krimesë siguroi autonominë e vendit dhe premtoi për një referendum brënda një muaji. Dhe papritur, gjërat filluan të lëvizin shumë shpejt.

 

Rezultai u zhvendos për ditën e dielë, më datë 16 mars. Edhe para se të ndodhte, Parlamenti i Krimesë shpalli pavarësinë e vendit. Rezultati i referendumit ishte spektakolar: 96% ishin për bashkimin me Rusinë. Niveli i pjesëmarrjes ishte jashtëzakonisht shumë i lartë – mbi 84%. Jo vetëm rusët etnikë, por edhe ukrainasit etnikë dhe tatarët votuan për bashkimin me Rusinë. Një referendum i ngjashëm në Rusi tregoi se mbi 90% e popullsisë mbështesnin bashkimin me Krimenë, pavarësisht përhapjes së frikës nga liberalët (se “kjo do të ishte e kushtueshme dhe se do të shkatërronte ekonominë ruse. SHBA-të do të bombardojnë Moskën,” thanë ata).

 

Madje edhe athëherë, shumica e ekspertëve dhe krerët e bisedimeve prisnin që situata të mbetej pezull për një kohë të gjatë. Disa menduan se Putini do ta njihte pavarësinë e Krimesë, në vend që ta zvarriste siç bëri me statusin përfundimtar të Osetisë dhe Abkazisë, pas luftës së muajit gusht të vitit 2008 me Tbilisin. Të tjerët, sidomos Liberalët rusë, ishin të bindur se Putini do të dorëzonte Krimenë, në mënyrë që të shpëtonte asetet ruse në Ukrainë.

Por, Putini e justifikoi fjalën e urtë ruse: rusët i shalojnë kuajt ngadalë, por i kalërojnë shumë shpejt. Ai e njohu pavarësinë e Krimesë të hënën, para se boja e rezultatit të referendumit të thahej. Ditën tjetër, të hënën, ai mblodhi sëbashku të gjithë krerët rus dhe deputetët në hollin shtetëror më të madh, më elegant dhe më të lavdishëm të Shën Xhorxhit në Kremlin, duke i kthyer lavdinë perandorake, dhe deklaroi se Rusia pranon bashkimin me Krimenë. Menjëherë pas fjalimit të tij, u firmos marrëveshja mes Krimesë dhe Rusisë, dhe gadishulli iu kthye Rusisë, siç ishtë para vitit 1954, kur lideri i partisë komuniste Hrushovi ia kaloi atë Republikës Sovjetike të Ukrainës.

Kjo ishte një ngjarje e një rëndësie të jashtëzakonshme për politikanët e mbledhur, por edhe për popullin që e shikonte atë direkt nga shtëpia.  Të paranishmit në hollin e madh të Shën Xhorxhit duartrokitën Putinin si kurrë më parë, më një intensitet dhe zhurmë, pothuajse siç bëri Kongrsi Amerikan me Netanjahun. Rusia ndjeu një kranari të thellë: ata akoma kujtojnë humbjen therëse të vitit 1991, kur vendi i tyre u nda. Fitimi i Krimesë ishte një ngushëllim i madh për ta. Kishte festime në nder të këtij bashkimi në të gjithë Rusinë, sidomos në Krimenë e gëzuar.

 

Historianët e krahasuan këtë ngjarje me kthimin e sovranitetit rus mbi Krimenë në vitin 1870, pothuajse 20 vjet pas Luftës së Krimesë, ku Rusia doli e humbur, pasi iu vendosën shumë kufizime për të drejtën ndaj Krimesë nga fituesit; Franca dhe Britania. Tani flota e Detit të Zi do të jetë në gjendje të zhvillohet dhe të lundrojë e lirë përsëri, duke bërë të munduar që ta mbrojë Sirinë në raundin e ardhshëm. Edhe pse ukrainasit iu sulën objekteve detare dhe i kthyen nëndetëset e zhvilluara të Baklavës në copa hekuri, potenciali është akoma aty.

Përveç kënaqësisë për marrjën e kësaj toke të humbur, kishte edhe një gëzim më tepër për mundjen e kundërshtarit. Amerikanët ujdisën grushtin e shtetit në Ukrainë dhe e kthyen vendin e palumtur përmbys, por fryti i parë i kësaj thyerje i shkoi Rusisë.

Këtë kohë po qarkullon një shaka e re hebreje:

Presidenti izraelit Peres e pyet presidentin rus:

-        Vladimir, a je ti me prejardhje çifute?

-        Putini: Çfarë të bën ta mendosh këtë Shimon?

-        Peresi: Ti bëre që Amerika të paguante pesë miliard dollarë për t’i dhënë Krimenë Rusisë. Edhe për një çifut kjo është shumë e guximshme!

Pesë miliard dollarët i referohen faktit se Viktoria Nuland pranoi se kishte shpenzuar këtë shumë për demostratat (lexo: destabilizimin) e Ukrainës. Presidenti Putin e rrëmbeu fitoren nga nofullat e humbjes, dhe hegjemonia amerikane pësoi një disfatë.

Rusët iu gëzuan qëndrimit të përfaqësuesit të tyre në OKB Vitaly Churkin, në përballjen me fyerjet e Samantha Power-it. Përfaqësuesja amerikane me origjinë iralandeze gati sa nuk u përlesh fizikish me diplomatin e moshuar rus me flokë të bardha, duke i thënë se “Rusia u mund (me sa duket e kishte fjalën për vitin 1991) dhe tani duhet t’i vuajë pasojat... Rusia po kërcënon Amerikën me armët e saj bërthamore,” ndërsa Churkini i kërkoi asaj që t’i mbante duart larg dhe të mos i fliste më në fytyrë. Kjo nuk është armiqësia e parë mes tyre. Para një muaji, Samantha bëri një dyshe me “Pussy Riot” dhe Churkini i tha se ajo duhej t’i bashkohej grupit dhe të niste një tur me koncerte.

 

Roli i neo-konëve në grushtin e shtetit në Kiev u bë i qartë nga dy zbulime të pavarura. Të mrekullueshmit Max Blumenthal dhe Rania Khalek treguan se fushatat e muajve të fundit (protestat e homoseksualëve, çështja e Uahlit etj.) u organizuan nga neokonët zionistë PNAC (tani të quajtur FPI) të udhëhequr nga z. Robert Kagan, bashkëshorti i Viktoria Nulandit. Duket se neokonët janë të vendosur të minojnë Rusinë me të gjitha mjetet, ndërsa evropianët janë shumë më fleksibël. (Vërtetë, trupat amerikane janë ende të stacionuar në Evropë, dhe kontinenti i vjetër nuk është aq i lirë të veprojë si të dojë).

 

Zbulimi i dytë ishte një intervistë me Alexader Yakimenkon, kreun e Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU), i cili është arratisur në Rusi si presidenti i tij. Yakimenko akuzon Andriy Parubiy, carin e tanishëm të Shërbimit Sekret, se ka bërë një marrëveshje me amerikanët. Me porosi të amerikanëve, ai dërgoi armë, si dhe solli snajperistë, të cilët vranë rreth 70 vetë në pak orë. Ata vranë njëkohësisht edhe protestues, por edhe policë.

 

Konspirimi i udhëhequr nga neo-konët amerikanë në Kiev, u krye pavarësisht përpjekjës së europianëve për të arritur një marrëveshje me presidentin Janukoviç, tha shefi i SBU-së. Ata kishin rënë dakord pothuajse në të gjitha pikat, por znj. Nuland deshi ta prishte marrëveshjen, dhe kështu bëri – me ndihmën e disa snajperistëve.

Snajperistët u përdorën edhe në Krime: një snajperist qëlloi dhe vrau një ushtarë ukrainas. Kur forcat vetëmbrojtëse të Krimesë filluan të reagojnë, snajperistët vranë njërin dhe plagosën disa të tjerë. Është i njëjti skenar: snajperistët po përdorën për të provokuar një reagim, me shpresë shpërthimin e një luftimi.

 

Novorossia (Rusia e Re)

Edhe pse Krimea ishte një fitore e lehtë, rusët janë larg të qënit në shtëpi e të sigurtë. Tani, përballja u zhvendos në krahinat kontinentale të Ukrainës Lindore dhe Jug-Lindore, të quajtur Novorossia (Rusia e Re) para revolucionit komunist të vitit 1917. Alexander Solzhenitsyni në vitet e tij të fundit parashikoi se Ukraina do të shthurej dhe do të mbingarkohej nga krahinat industriale që asnjëherë nuk kanë qënë pjesë e Ukrainës para Leninit, - të njohur nga rusisht folësit si Novorossia. Ky parashikim ka të ngjarë që të përmbushen.

Kush lufton dhe kundër kujt luftohet atje? Është një gabim i madh ta konsiderosh konfliktin midis ukrainasve dhe ruseve si një konflikt fisnor. Njeriu i mirë, Pat Buchanani e bëri këtë gabim, duke thënë se “Vladimir Putini është një gjakpirës dhe një nxitës i etno-nacionalizmit që e sheh veten si  mbrojtës i Rusisë dhe i sheh rusët jashtë vendit ashtu si Iraeli çifutët. Dhe si një përson, shqetësimi i vetëm i të cilit është siguria.” Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta: ndoshta vetëm pretendim i çuditshëm se Putin është i prirur për rivendosjen e Perandorisë ruse mund ta konkurrojë.

Putini nuk është aspak një ndërtues peradorish (keqardhja më e madhe e komunistëve dhe nacionalistëve rus). Edhe marrja e shpejtë e Krimesë ishte një veprim i detyruar nga populli me vullnet të hekurt i Krimesë dhe nga agresioni i pacipë i Kievit. Kisha bindjen se Putini shpresonte të mos detyrohej ta merrte këtë vendim. Por, pasi ai vendosi, veproi menjëherë.

Pohimi etno-nacionalist i Buchananit është edhe më mashtrues. Etno-nacionalistët rus janë armiqtë e Putinit. Ata mbështesin Ukrainën dhe etno-nacionalistët dhe marshojnë se bashku me liberalët çifutë në rrugët e Moskës. Etno-nacinalizmi është i huaj për rusët, ashtu siç është dhe për anglezët. Ju mund të shihni një nga Uellsi, apo Skocia, por është e panatyrshme të shihni një nacionalist. Edhe Liga Mbrojtëse anglese u krijua nga një çifut zionist. Gjithashtu, ju mund të gjeni një ukrainas apo një bjellorus apo një nacionalist kozak, por praktikisht kurrë një (nacionalist) rus.

Putin është një përkrahës dhe mbrojtës i botës jo-nacionaliste ruse. Cila është bota ruse?

Bota ruse

Popullsia ruse është e përbërë nga etni të përkatësive të ndryshme; nga mongolët dhe karelsët, te çifutët dhe tatarët. Përpara vitit 1991 ata zinin një sipërfaqe më të madhe të tokës (të quajtur Bashkimi Sovjetik, e më përpara Perandoria Ruse) ku rusishtja ishte lingua franca  dhe gjuha e përdorimit të përditshëm për shumicën e qytetarëve. Rusët mundën të mbanin gjithë këtë perandori të madhe sepse ata nuk diskriminojnë. Ruset janë mrekullisht jo-tribal, një gjë e panjohur në vendet e vogla të Europës Lindore, por e ngjashme me vendet e tjera imperialiste të lindjes, kinezët, hunët dhe turqit përpara ardhjes së Ataturkut. Rusët nuk i asimiluan, por pjesërisht u dhanë kulturën fqinjëve të tyre, për të cilët gjuha dhe kultura ruse u bë një portë për botën. Ruset mbrojtën dhe mbështetën kulturat lokale, si dhe në kurriz të tyre, ata i gëzohen ketij diversiteti.

Para vitit 1991, rusët promovuan një botëkuptim humanist; nacionalizmi u ndalua praktikisht, dhe para së gjithash, nacionalizmi rus. Askush nuk u përsekutua apo diskriminua për shkak të origjinës së tij etnike (përveç çifutëve! Por ata gjithmonë ankohen). Kishte disa diskriminime pozitive në republikat sovjetike. P.sh. një taxhik kishte prioritet për të studiuar mjeksi në republikën e Taxhikistanit, para një rusi apo çifuti; dhe ai ishte në gjëndje të ngjitej më shpejt në shkallët e partisë dhe politikës. Përsëri hendeku ishte i vogël.

Pas vitit 1991, ky botëkuptim universal ndryshoi në të gjitha ish-republikat sovjetike, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe pse Rusia nuk ishte më sovjetike, ajo e ruajti universalitetin e vet. Në republikat, njerëzit me kulturë ruse ishin të diskriminuar rëndë. Shpesh hiqeshin nga vendet e punës. E në rastet më të këqia dëboheshin ose vriteshin. Miliona rus të lindur në këto republika u bënë refugjatë; së bashku me ta, miliona jo-rus, të cilët preferuan universalitetin e kulturës ruse “para” nacionalizmit dhe mendjengushtësisë së vet dhe ikën në Rusi. Kjo është arsyeja pse Rusia moderne ka miliona azerë, armenë, gjeorgjianë, taxhikë, letonezë dhe grupe më të vogla etnike të republikave. Megjithatë, pavarësisht diskriminimit, miliona rus dhe njerëz me kulturë ruse mbeten në republikat, ku paraardhësit e tyre jetuan për breza me rradhë dhe ku gjuha ruse ishte diçka e përbashkët për të gjitha forcat jo-nacionaliste.

Nëse dikush dëshiron ta krahasojë me Izraelin, siç bëri Pat Buchanani, Ukraina, Gjeorgjia, Uzbekistani, Estonia ndjekin modelin izraelit të diskriminimit dhe përsekutimit të “pakicave etnike”, ndërsa Rusia ndjek modelin europiano-perëndimor të barazisë.

 

Franca kundër Ocitanisë

Për të kuptuar problemin Rusi-Ukrainë, krahasoje atë me Francën. Imagjinojeni atë të ndarë në Francën Veriore dhe Jugore. Veriu të mbajë emrin e Francës, ndërsa Jugu i Francës ta quajë vetën “Ocitani” dhe populli i saj “ocitanë”, gjuha e tyre “ocitane”. Qeveria e Ocitanisë do të detyronte njerëzit të flisnin gjuhën provinciale, të mësonin poemat e Frederik Mistralit përmendësh dhe t’i mësonin fëmijët të urrejnë frengjishten, që ka shkatërruar vendin e tyre te bukur në kryqezatat e Albigensianit në vitin 1220. Franca vetëm do të kërciste dhëmbët e saj. Tani i magjinoni që pas 20 vjetësh, pushteti në Ocitani të merrej nga  disa fashistë roamntikë jugorë, të cilët janë të etur për të çrenjosur “800 vite të dominimit frank” dhe kanë për qëllim të diskriminojnë njerëzit dhe preferojnë të flasin gjuhën e Viktor Hygos dhe Albert Kamysë. Përfundimisht Franca do të jetë e detyruar që të ndërhyjë dhe të mbrojë frankofonët, të paktën për të frenuar fluksin e refugjatëve. Ndoshta frankofonët jugorë të Marsejës dhe Tulonit do të mbështesnin Veriun kundër qeverisë së tyre, edhe pse ata nuk janë emigrantë nga Normandia.

Putini mbron të gjithë rusisht folësit, të gjitha pakicat etnike, si gagauzët, abkazët, jo vetëm rusët etnikë. Ai mbron botën ruse, të gjithë rusofonët që duan dhe kanë nëvojë për mbrojtje. Kjo botë ruse patjetër përfshin shumë, ndoshta shumica e tyre në Ukrainë, rusë etnikë, çifutë, grupe të vogla etnike dhe ukrainasit etnikë, në Novorossia dhe në Kiev.

Në të vërtetë bota ruse ishte dhe është tërheqëse. Judenjtë ishin të lumtur të harronin schtetin dhe Yiddishin;  poetët e tyre më të mirë Pasternak dhe Brodsky kanë shkruar në gjuhën ruse dhe e kanë konsideruar veten rus. Megjithatë, disa poetë të vegjël e përdorën hebraishtën për të shprehur vetvetën. Ukrainasit po ashtu, e përdornin rusishtën për letërsi, edhe pse ata flisnin dialektin e tyre në shtëpi për një kohë të gjatë. Nikolai Gogol, shkrimtari i madh rus me origjinë ukrainase, shkroi rusisht, dhe ai ishte kundër përdorimit letrar të dialektit të Ukrainës. Ka pasur disa figura të vogla romantike që kanë përdorur dialektin e artit krijues, si Taras Shevchenko dhe Lesya Ukrainka.

Solzhenitsyn shkroi: Edhe etniket ukrainas nuk e përdorin dhe nuk e dinë gjuhën ukrainase. Për të ndaluar përdorimin e saj, qeveria ukrainase ndaloi shkollat ruse, televizionet ruse, madje edhe bibliotekarët nuk lejohej të flisnin rusisht me lexuesit e tyre.  Ky pozicion anti-rus i Ukrainës është pikërisht ajo që dëshiron Amerika, në mënyrë që të zvogëlohet Rusia.”

Putin në fjalimin e tij në Krime theksoi se ai dëshiron të sigurojë botën ruse - kudo në Ukrainë. Në Novorossia nevoja është akute, pasi ka konfrontime të përditshme mes popullit dhe bandave të dërguara nga regjimi i Kievit. Putini ende nuk dëshiron (në krahasim me Solzhenitsyn dhe kundër ndjenjës së përgjithshme ruse) të marrë përsipër Novorossian, por ai  mund të jetë i detyruar ta bëjë, ashtu si me Krimenë. Ka një mënyrë për ta shmangur këtë ndryshim të madh: Ukraina duhet t’i ribashkohet botës ruse. Duke mbajtur pavarësinë e saj, Ukraina duhet t’i sigurojë barazi të plotë rusisht folësve të saj. Ata duhet të kënë shkolla në gjuhën ruse, gazeta, televizione, të drejtën për të përdorur rusishtën kudo. Propaganda anti-ruse duhet të pushojë. Edhe fantazitë e bashkimit me NATO-n gjithashtu.

 

Kjo nuk është një kërkesë e jashtëzakonshme: Latinëve në SHBA u lejohet të përdorin spanjishten. Në Evropë, barazia e gjuhëve dhe kulturave është një sine qua non. Vetëm në republikat ish-sovjetike janë shkelur këto të drejta - jo vetëm në Ukrainë, por në republikat baltike gjithashtu. Për njëzet vjet Rusia ka bërë kundërshtime të vogla, kur rusisht folësit (shumica prej tyre nuk janë rus etnikë) në shtetet baltike janë diskriminuar. Kjo ka të ngjarë të ndryshojë. Lituania dhe Letonia kanë paguar tashmë për pozitën e tyre anti-ruse duke humbur tregtinë e tyre fitimprurëse tranzite me Rusinë. Ukraina është shumë më e rëndësishme për Rusinë. Përveç nëse regjimi i tanishëm është në gjendje të ndryshojë (ka pak gjasa). Ky regjim i paligjshëm do të ndryshohet nga njerëzit e Ukrainës, dhe Rusia do të përdorë të Drejtën për Mbrojtje kundër elementeve kriminale në pushtet.

 

Shumica e njerëzve të Ukrainës ndoshta do të pajtoheshin me Putinin, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Në të vërtetë, në referendumin e Krimesë, ukrainas dhe tatarë votuan në masë së bashku me rusët. Kjo është një shenjë pozitive: nuk do të ketë mosmarrëveshje etnike në Lindjen e Ukrainës, pavarësisht nga përpjekjet e SHBA-ve për të kundërtën. Ora vendimtare po afrohet: disa ekspertë mendojnë se nga fundi i majit kriza e Ukrainës do të lihet pas shpine.