Irani do të paraqet Ekspozitën e Kaligrafisë Kur'anore në Greqi
Qendra Kulturore Iraniane në Greqi do të paraqet një ekspozitë me Kaligrafi Islame dhe Kur'anore në Athinë.
Sipas faqes të internetit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islame, Ali Muhammed Hilmi, atasheu kulturor iranian në Greqi, diskutoi organizimin e ekspozitës në një takim të fundit me Mina Moraitou, kuratore e Muzeut Benaki të Artit Islamik në kryeqytet, Athinë.
Zyrtari iranian theksoi nevojën për paraqitjen e qytetërimit iranian islamik pranë popullit të Greqisë dhe vlerësoi masat e marra nga figurat kulturore greke për mbledhjen dhe ruajtjën e veprave të vlefshme Islame.
Ai tha se qendra është e gatshme të paraqet një ekspozitë të veprave të artit të Kaligrafi Islame dhe Kur'anore në Muze.
Drejtoresha e muzeut e mirëpriti sugjerimin dhe elaboroi historinë e thesarit të Muzeut Islam, metodat dhe procesin e mbledhjes së veprave.
Një numër i madh i vizitorëve të muzeut janë studentë dhe të rinj, që kanë paraqitur një ekspozitë të përbashkët të veprave të Artit Islam do të jetë një hap efektiv drejt njohjes nga brezit i ri me artet islame, tha ajo.
Zyrtarja greke i dhuroi më fund të takimit disa libra fetare dhe broshura të muzeut përfaqësuesit iranian.
Burimi : IQNA News